Zëvendësministri i çamëve shet çdo ditë piktura

25 Maj 2012, 11:18Sociale TEMA

“Nuk dimë ku kemi zyrat, pasi, ndonëse ishim shumë punonjës e pak zyra, tani, pasi erdhi dhe i katërti zv/ministër, njerëzit janë nëpër korridore dhe përditë dëgjohet një çekiç nga mëngjesi deri pasdite, që tregon se po modifikohet sërish ndonjë zyrë”. Kështu pati thënë para pak ditësh Nikollë Lesi, zëvendësministër i Turizmit, duke iu referuar ardhjes së zëvendësministrit të ri nga PDIU.

Nëse ndez televizorin paradite dhe e çon tek News 24, do të shohësh çdo ditë një zëvendësministër të qeverisë Berisha, duke shitur piktura. Ndoshta nuk ia kanë bërë zyrën gati në ministri. Bëhet fjalë për Abaz Hadon, që është caktuar së fundmi zëvendësministër i Kulturës, i propozuar nga partia e çamëve, PDIU. Në faqen e ministrisë thuhet se ai është zëvendësministër i Kulturës, së bashku me Suzana Turkun, Nikollë Lesi për Turizmin dhe Dashnor Bajaziti për Sportin. Ndoshta duke shitur piktura, Hado kontribuon për kulturën në vend. Nuk i dihet.

41 komente në “Zëvendësministri i çamëve shet çdo ditë piktura”

  1. Ceni nga fushekruja says:

    po sa kopjojme dhe ne Shqiptaret xhanem,
    se ky zëvendësministër i Turizmit Abaz Hadon na eshte bere si Viktorio Sgarbi ne Itali,
    se dhe ai piktura shiste njehre e njekohe kur ishte ne pushtet dhe deputet.
    per mua o shit piktura dhe lere ate post ndonje tjetri qe mund te beje dicka me shume,
    sesa te shese piktura.

    1. Koli says:

      o Cen me internet. Nuk e ka ‘viktorio” por Vittorio Sgarbi. Dhe sa per dijeni Abzi eshte shume vjet drite Sgarbi-t

      1. Ceni nga fushekruja says:

        Plako shikoje se te njejtin gabim po ben si une nuk e ka “abzi” por Abazi.
        dhe po na thonke qe qenka shume vjet drite Sgarbit,po te ishte ashtu nuk kopionte rrugen e tij plako.
        hajt tung

    2. BERISHA LARGOHU says:

      S’e mbeshtes veprimin e Abazit sepse eshte veprim antikushtetues dhe aspak kristian.Propozoj qe Zoti Abbaz te mos shesi me piktura.

      1. arsen says:

        Jo vetem kaq… por eshte i lejuar te shkoje ne te semes.

    3. Renata says:

      I dashur ceni nga fushekruja.te jesh si vittorio Sgarbi eshte nder por sigurisht ti nuk e kupton inteligjencen e atij ,sepse nga andej nga je eshte shum e veshtir.ti e din kursh eshte abaz Hado ??sigurisht qe nuk e din,keshtuqe me mir mos momento sa te flasesh budalliqe.

  2. hajriu says:

    ………… dhe ?

    1. Kjo asht qeveri n’djet qi ka premute Doktori ne Doktori asht bur qi premtimet i ma siq i ka hije

  3. albani says:

    hahahaha, e kam pare dhe une abazin qe shet piktura, abazi eshte njeri pozitiv dhe me kulture ne fakt, kam pershtypjen ket punen e zvministrit do ja kene kerkuar me detyrim sepse camet nuk jane tipa qe duan pune shteti, duan te merren me punet e tyre,

    1. qytetar says:

      Pershendetje,
      me vjen keq qe mendoni se zv.ministri i kultures dhe drejtuesi i programit Art Oping, eshte njeri i kulturuar. Pozicioni si shites veprash eshte biznes fitimprures dhe nuk di qe ky individ te paguaje tatime mbi te ardhurat etj per kete detyre. Ne te njejten kohe prezupozohet te kryeje detyren si zv.minister, dhe nuk kam degjuar per ndonje politike zhvillimi ne tregun e artit, statusin e artistit, etj etj.
      Ky zoteri duhet te largohet nga njeri nga keto dy pozicione, qe te perpiqet te beje njerin mire! Me shume rezervime, nga ekspert ne fushen e menaxhimit te arteve

      1. eno says:

        i nderuar qytetar
        un mendoj se ato zv ministrat e tjere, kan me konflikt
        interesi se zoti HADO,
        Dashnor Bajaziti eshte biznesmen nderton pallate,
        ka sistemuar niper dhe mbesa ne pune, me drejtori
        dhe zv drejtori,po kjo nuk eshte konflikt interesi.

        Nikollë Lesi ka qene pronar gazetes koha jone dhe
        deputet njekosisht, dhe aktualisht ka disa kazino ne
        tirane,po kjo nuk eshte konflik interesi.

      2. Hado says:

        Brockulla,,,,,,pse duhet te largahet nga njerera apo sepse zilia e njerezve eshte e tepruar. ??
        Sepse camet kan bure ne pushtet dhe ju nuk ju vjen mire……

  4. loni says:

    Abazi mund te jete njeri pozitiv por puna si zevendesminister paguhet me parate e taksapaguesve shqiptare dhe besoj se pa nja 1,2 milione leke ne dore nuk del bazi nga mtkrs. pra, edhe ketu nuk funksionon shteti ose andej ose ketej kjo eshte zgjidhja ligjore perndryshe mos i shperdoro leket e ketij mileti fukara.

  5. Beni says:

    Hado eshte nje profesionist i mire, por ne postin qe eshte nuk duhet te dale ne TV dhe te shese piktura. Ky pozicion qe ai ka marre kohet e fundit duhet ta beje figuren e nje pushtetari me serioze. E cfare mund te mendojne vartesit e tij ne Ministri per titullarin e tyre, qe cdo mbremje del e ben ankandin e pikturave, ne shume raste pa asnje vlere artistike.

  6. Kola i Mishit, Shoku Rrok i Druve, Hasan Fuksi, Lali i Memes etj. says:

    Thuhet se ne KLSh (Kontrollin e Larte te Shtetit) eshte dorezuar nje kasete (nje kopje eshte te arkivi i Fiks-Fare) ku eshte filmuar z. Hado ne veprimtari private (mgjth kulturore) ne oren e punes, por, por…per arsye te mungeses se zyres se punes ne Ministrine e (a)Kultures. Gjithashtu thuhet se z. Lesi nuk del fare ne pune dhe ka nise ta “laje” veten me intervistat proberishiane (dmth per buken e gojes). Se shpejti do te jete tjetra.
    Behet e ditur se 2-3 zevendesministrave te shtuar (sic shtojne makoranat, thone amvisat) L. Basha iu ka gjetur nga nje dhome e kuzhine per zyra, diku rreth mejhaneve te M(a)KTRS. Kallauz, – per arsye te njohjes shume te mire, – eshte caktuar B. Londo.

  7. eno says:

    Nikollë Lesi ka bere edhe gazetarin edhe deputetin, edhe ne kete
    moment qe flasim Nikollë Lesi ka disa kazino ne tirane.

    nuk e kuptoj perse Nikollë Lesit i beka kaq pershtypje,
    apo kur behen 4 zv ministra duhet te haje me pak nga torta,
    e mbetur,Abaz Hados ja lejon ligji sic ja lejon te gjith
    politikaneve te tjetre,
    nqfotese Nikollë Lesit eshte i prokupuar mund ti kerkoje
    berishes ndryshimin e ligjit.
    nuk e kuptoj kete diskriminim kur flitet per camet,
    atehere mund te themi maloku ka ardh ne tirane per Nikollë Lesin

  8. mekaniku says:

    Aja lat çomit ne dor ministrin hajrin keni per ti pa,çomt ne shqipni kan ardh mas lufte te gjith jon me prona ne Tiron,i boni pytie vetes ku i kon gjet kto prona, apo as njoni nuk e vret mendien ne SHqipni dhe te gjith qahen se i kon vjedh pronat,plus ksaj i jepni dhe ministrin,i pafshit hajrin asaj ministrie,maeni me rrog kte tregtarin se ja u nreq ai ministrin, popull lesh.

    1. leka says:

      mekaniku
      Po ju nga malsia keni vjedhur te gjitha pronat
      pronareve,keni zaptu bathoren ,kamzen,babrrun,saukun,

      po fole edhe ju per prona mori fund….

    2. Dauti says:

      Mbase nuk e di zotrote por, qe ta marresh vesh pergjigjen e pyetjes qe ke bere “i boni pytie vetes ku i kon gjet kto prona,” , meso o njeri se prona BLIHET edhe Çamet(jo çomt si i thua ti ) e kan pas ne gen “miqesine me paret” edhe kan ditur per ti bere gjithe kohet edhe me to kane blere pronat e ca katundareve si puna jote.

    3. Hado says:

      Te eroda in ment se paske ik per lesh,zilia kundrejt cameve shtohet cdo dit

  9. tourkofagos says:

    pune camesh,pune te pabesesh………

    1. Jani says:

      Te drejte ke; Camet te pabese ,ndersa greket jane te beses,keshtu i njeh gjithe bota evgjitet.

      1. tourkofagos says:

        hahahaha plak trushkulur,te thashe edhe dje se me ke acaruar aq shume me keto budalleqe qe shkruan sa qe vendosa te mos marre pjese ne ceremonine mortale tenden….rahmet pac!

        1. plaku says:

          gojor,
          Mos eshte me i mire ky modeli tjeter me i bute :
          http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/02/qeni.jpg

      2. tourkofagos says:

        moderator,ku eshte pergjigja ime qe i kam dhene ketij korrakut cam…!!???
        mos montimi i saj,ben qe te shtohen te pabeset ……

    2. lec li says:

      mbylle gojen ti filogrek njesoj si greket kamen e mban prapa

  10. eno says:

    Pun minoritaresh homoqena te pabese………

  11. taku says:

    pune gojoresh si puna jote.

  12. Tahir Muhedini says:

    Ky palo burre qe beri Shpetim largqofti zv.minister ja futi Gales tim. As lulishtar se bene te ziun edhe pse ishte perpara ketij ne listen per keshilltar ne bashkine e tiranes….

    Po ketij lumadhi si kane dhene akoma rrogen ndaj shet piktura. Sa te aprovohet nga dap dhe qeveria struktura dhe fondi i pages ky artisi qe ka kontribuar ne fondin e votave te pdiu me plot nje vot e gjysme do te kete dal ne pension.

  13. Pirro says:

    E para, ai nuk eshte zv/ministri i cameve, por i shtetit shqiptar! E dyta keto lidhjet me zyren e me Z.Lesi, jane ceshtje burokracie dhe faje te qeverise Berisha qe s’di si te ndaje pushtetin. Camet jane njerez qe punojne dhe ajo u ka bere qe sot te kene prona e pasuri. Dhe kjo puna e pabesise eshte turp per cdo shqiptar qe e permend. Eshte turp qe te diskrminosh nje bashkeatdhetarin tend, qe e kane ndjekur nga shtepia e tij me dhune, e me gjak. Une jam himariot, po kur bejne keta pseudogreke dhe greket si engjej, eshte tallje ne fytyren e gjith shqiptareve. TE DUA SHQIPERI ETNIKE, NGA NISHI NE PREVEZ!

  14. Eno says:

    Z.Hado, mesa di une, eshte piktor dhe kritik arti dhe emisioni qe ai drejton prej vitesh “art shoping” ne TV News 24, i ka sherbyer jo vetem promovimit te veprave dhe piktoreve shqiptare, por edhe eduktimit te shqiptareve me vlerat e artit pamor. Sigurisht qe ky emision ka ndihmuar qe dhjetra e dhjetra piktore shqiptare te shesin veprat e tyre me dinjitet dhe te marrin kontributin financiar qe ju takon dhe per kete zoti Hado dhe TV News 24 eshte per tu pergezuar qe ka krijuar nje mundesi profesionale dhe te ndershme per keta artiste dhe nuk i ka lene ne dore te matrapazeve.

    Une nuk shikoj asnje konflikt interesi ligjor ne veprimtarine e Zv/Ministrit te Kultures, i cili drejton nje emision kulture, ashtu sic zhvillon edhe nje pune krijuese dhe hap edhe ekspozitat me punimet e tij personale. Ne fakt Z. Hado, eshte i vetmi qe e ka vendin aty ku eshte dhe ndoshta i takon pak me shume, por gjithe kjo balte hidhet ndaj tij vetem sepse disa personave ne Ministrine e Kultures me siguri qe ju preken interesat sepse e vetmja pune qe bejne eshte te vjedhin dhe te bejne intriga.

  15. mergimtari says:

    Ky zoteri eshte zv/min. i kultures se RSH apo zv/min i rep.çame ? koka e artikullit eshte anti-shqiptare , perçarese tipike filo-greke si ne kohen e komunizmit ,si duket greket perveç politikes paskan zaptuar dhe median , ekon omine kjo tregon turpin qe na ka mberthyer ,nuk ka me NOL e KONICE por misionare te Kostandinopulit e Ahines , jo vellezer inatin e Berishes ,Nanos apo Idrizit nuk mun te fajsojme popullin e çdo krahine .Paris

    1. tourkofagos says:

      hahahahaha camo,shpesh vini ne fuxion koken poshte dhe nuk i kuptoni gjerat dhe per cdo gje ua kane fajin greket!!!! Qestikan greket se ,cfare bene nje minister cam..!!!Me shume interes do te tregonin per zulute sesa per camet….!
      E thexoj;Mos vini koken poshte ne fuxion se ajo nuk eshte per tema te tilla…!

  16. eno3 says:

    O Eno trapi . Nikolla nuk ka asnje kazino apo shkruani duke shpif se do te mbetet dicka ? Nikolla te qifte gruan o legen

  17. Pavaresia says:

    Abaz Hado, piktor e ish drejtor, tani zv. i Bumcit dhe shites pikturash, asht 100 here ma i ndershem se kolegia e tij ne Min. e Aresimit qe shet diploma universiteti ,,made in KRISTAL”. Te gjithe keta veprime te qeveritareve te Berishes jane brenda ,,standarteve” te percaktuar nga komandanti i tyre i pa tjetersueshem….(!)

  18. maks says:

    Eshte shume e turpshme qe te sulmohet nje njeri si Abaz Hado, per dicka qe eshte 100% kulture, kur te tjeret qe na zene stacionet televizive, akuzohen per vrasje, per vjedhje, per paaftesi etj.etj.

    Do te beja nje pyetje njerezve normale qe komentojne ne kete forum (perjashtuar disa grekofile qe paguhen per te percare shqiptaret)

    Le ti krahasojme me Abazin (qe sipas disa injoranteve shet piktura;kur ne te vertete ai promovon dhe edukon art) me:

    1) Homologet e tij ne MKRTS: Bajaziti dhe Lehesi
    2) Me madam Kristalin: Nora Dodani-Malaj
    3) Me zv/ministrat e Shendetesise: Gajo dhe Spahia
    4) Me z/Ministrin e cmendur te transporteve Manjani
    5) Me z/ministrat e LSI tel METE ku njeri filmohet duke ndare para (Beqiri) dhe tjetrin ( burrin e MISS Sodoreles) e rreh Nasip Naco
    6) Me z/ministrin e Financave qe nga teller ne nje banke ne Amerike u katapultua ne postin qe shfrytezon sot.

    Nuk dua te permend kapobandat ministra qe jo vetem nuk kane vlera intelektuale por qe jane edhe keqberesa ordinere si Olldashi, Vasili, Naco,Halimi,Bode etj, qe ne orar te punes dhe jashte saj punojne vetem per veten e tyre.

    Beni ju lutem krahasimin dhe mos i bini ne qafe Abazit.

  19. FENOMENI says:

    Presor Abazi eshte njeri i nderum ne dr cfare te keqe po ben se po shet nai pikture shifni tjeret qe po shesin detin dhe token….

  20. sajo says:

    opo fajin e kane camet,zvicer do ishim ne po mos te ishin ne qeveri ata.brovo mere baze e ke kap problemin prej koke

  21. toni says:

    Aq sa ke qene Zvicer para viteve 1944 sa nuk ishin camet ne Shqiperi,me sa duket Zvicren e ke pare ne TV se nuk e di ku bie deri sa arrin te besh nje krahasim te tille.Qe te besh Zvicren ne Shqiperi duhet ti nderrosh koken shume njerezve,bile dhe prej atyre qe komentojne pa ditur gje fare,Shkrimi fillon,zevendes ministri i cameve,kjo duket qe redaksia ja ka me te mire cameve,pasi ata jane Shqiptare.Z Hado i partise te cameve sic thuhet ne artikull eshte shume here me i ndershem sa eshte dikush ketu qe shan Shqiptaret gjithe diten,si duket per redaksine ky pabuks eshte shume here me i mire.flm

  22. RenataHado says:

    Krenaria e familjes tone…..krenare qe jam Came dhe mesa e ABAZ HADO-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje