Varroset një ditë me vonesë: Do vij edhe e vdekur më 23 maj

24 Maj 2012, 09:11Sociale TEMA

Një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënë është varrosur një ditë me vonesë, ndërkohë që familja ka plotësuar ‘premtimin’ e fundit të vajzës se do vinte edhe e vdekur më 23 maj për të festuar ditëlindjen e të fejuarit. Siç raporton GSH, Aurora Molla është varrosur dje, për ditëlindjen e të fejuarit, Erjon Maxhari, të cilit i ka rënë të fikët disa herë gjatë ceremonisë. “Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime,” ka thënë Maxhari.

E ëma e vajzës, Shqipja, thotë se ajo kishte thënë se e edhe e vdekur do vinte të festonte ditëlindjen e të fejuarit.

Kurse daja i vajzës, Lutfi Muçka, thotë se Aurora i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. Ai thotë se ka peng që nuk ia botoi poezitë përpara vdekjes. Për GSH ai ka rrëfyer një nga poezitë e saj. Lexojeni më poshtë:

 

Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,

Se do të fle e qetë larg njerëzve,

Hipokritë e llafazanë,

Dhe më duhet të pres të papriturën,

E aq shumëpritur,

Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa.

6 komente në “Varroset një ditë me vonesë: Do vij edhe e vdekur më 23 maj”

  1. coku says:

    romeo e zhulieta!

  2. ajdin says:

    NGUSHLLIMET E MIA FAMILJES E GJITHE MIQEVE TE DASHUR TE FAMILJES

  3. ARVANITIS says:

    Shume e prekshme!!

  4. S says:

    me vjen shume keq …

  5. wwwww says:

    duket sikur e ka parandjere …;
    gjithesesi poezia vertet prekese tani qe e kupton dhe qe eshte larguar nga kjo bote kaq e lodhshme.

  6. Te nderuar prinder,Vedhezer e Motra te viktimave te aksidentit tragjedik ne prroijn e vishes ne Himare,Na pranoni ngushllimet tona ma te sinqerta,Ne keto dite zie. Ne jemi me ju edhe pse jetojme larg vendlinjes por me zemer dhe mendje jemi me ju ta ndajme sebashku kete dhimje qe ju pllakosi zemren tuaj,Sot ju derdhni lot,zemra juaj eshte ber cop.po kaloni momente te veshtira dhe momente tronditje,Edim qe nuk ka ngushllime per ju,nuk ka as nje lloj fjale qe ja u zvoglon boshllikun tuaj per femijet tuaj.
    Jeta e ketyre filizave u pre ne mes,edhe endrrat e tyre u pren ne mes,Sot ato Motra jane ne boten tjeter ne boten e amshuar.O zot i madhe ti tani i ke ne gjirin tan jepu force e shpers Prinderve tyre qe ta kalojne keto momente te veshtira ne keto dite zie,Mos paci ma te keq ne shpijat tuaja,Shoqata Dukagjini me aktivitet ne shtetin e Michganit,USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje