(E PERDITESUAR)- Janë tre vajza që po luftojnë me vdekjen në Spitalin Ushtarak. Drejtori i Qendrës së Politraumës në Spitalin Ushtarak, Sami Koçeku në një prononcim për gazetarët bëri me dije se studentja Kaltra Pollozhani, Florije Peci dhe Eriselda Guberi po i nënshtrohen një trajtimi intensiv për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen, sidomos dy të fundit
“Po bëjmë maksimalen për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në rast se kemi nevojë do transportojmë jashtë vendit Eriseldën dhe Florijen. Eriselda është politraumë e mirëfilltë. Ka dëmtuar mjaft rëndë shpretkën. Ka një veshkë unike, ne e fusim tek të sëmurët serioz. Florije Peçi, krahas politraumës ka dhe frakturë në shtyllën kurrizore. Duke u nisur nga një sensibilizim i madh meqë janë të gjitha vajza të reja mendohet se mundet t’i transportojmë”,- deklaroi Koceku.
Mjeku i Spitalit Ushtarak, Rasim Madani, deklaroi për mediat se në këtë spital po trajtohen aktualisht 14 të plagosura. Sipas tij, tre vajza janë në gjendje të rëndë, njëra prej tyre në gjendje koma. Madani tha se vajzat e tjera janë në terapi intensive. Mjeku bëri me dije se po shqyrtohet mundësia për dërgimin e dy prej tyre për mjekim jashtë vendit.
Pak më herët diçka të tillë e kishte deklaruar edhe kryeministri Sali Berisha, që vizitoi vajzat e plagosura në Spitalin Ushtarak. “Gjendja e vajzave të aksidentuara në tërësi është mirë, por përsëri dy prej tyre përballen me vështirësi shumë të mëdha. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vendosu lidhje me klinika të huaja dhe në momentin e parë që ato t’i japin dritën jeshile se do t’i pranojnë, ne do t’i nisim, ndonëse këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme. Duke u uruar të gjitha vajzave të plagosura rëndë, në këtë aksident ndër më tragjikët në historinë e vendit, shpesh bindjen se sot, çdo shqiptar kudo që është lutet për to, lutet që ta kalojnë sa më mirë këtë gjendje shëndetësore të krijuar nga aksidenti. Sikundër i garantoj prindërit, familjarët se qeveria do të bëjë gjithçka, çka mund të bëjë mjekësia, për t’u dhënë atyre ndihmën më të specializuar,” tha Berisha.
Më herët ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili që deklaroi se 2 studente janë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rastet paraqiten në gjendje të qëndrueshme. Besoj se për një pjesë të mirë ka kaluar natë e vështirë, por ka një ecuri pozitive. Mbetet problematike dhe serioze gjendja e dy vajzave, traumat e të cilave kanë qenë të gjera. Parametrat mbahen në mënyrë të qëndrueshme. Përgjithësisht mund të thuhet se nga 25 të plagosurit konkludohet se 2 janë në një gjendje tepër të vështirë. Edhe në Vlorë të plagosurit i kanë kaluar rrezikut për jetën. Janë me frymëmarrje të drejtuar. Transporti jashtë është i pamundur. Ata mbahen në jetë nëpërmjet aparaturave.”
Fillimisht pati raportime se ishte gjetur edhe një kufomë në rrënojat e autobusit të aksidentuar ditën e djeshme. Milto Malaj, një banor i zonës e ka konfirmuar lajmin për News 24. Por lajmi nuk u konfirmua zyrtarisht. Më pas u mësua se nuk ka viktima në rrënoja.
Homazhe për viktimat në Elbasan
Qindra studentë, qytetarë të Elbasanit, por edhe nga rrethinat kanë bërë homazhe për gjatë gjithë ditës se marte në nderim të 11 studenteve që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik ne Himarë. Në hollin e universiteti Aleksandër Xhuvani ishin vendosur fotot e 11 viktimave të qarkuara nga një shirit i zi. Që nga dita e ndjeshme në shkallët e universitetit qëndronin të ndezur qirinj në përkujtim të viktimave. Dhimbjes se i janë bashkuar edhe politikanë të lartë, si të mazhorancës edhe të opozitës. Pas kthimit nga Elbasani, kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Ushtarak si dhe tek Spitali Amerikan për të parë nga afër shëndetin e të plagosurave.
Familjet hapin dyert e zisë
Telefonatën e fundit, Fabiola Shehi një prej viktimave te tragjedisë e ka bërë me nënën e saj. 22-vjeçarja nga Bërxulli i Tiranës 20 minuta para aksidentit i ka treguar nënës se orarin e drekës e kishin shtyrë për të ndaluar në një lokal pranë detit. Kjo nuk u arrit kurrë… Vajza e vetme e familjes Shehi ka mbërritur e pajetë në shtëpinë e saj në orën 6 të mëngjesit. I ati, i cili kishte një lidhje me te veçante me vajzën me zor mbahet ne këmbe. Ndërsa i vëllai 19-vjeçar tregon jashtë kamerës përpjekjet dhe shpresën për ta gjetur motrën e vetme tek të mbijetuarit që mbërrinin ne Spitalin Ushtarak. Familjaret e Fabiolës tregojnë se udhëtimi nuk kishte motive mësimore, por një ekskursion para sezonit te provimeve. Aurora Molla nga fshati Vërdove i Pogradecit pritej të kthehej në shtëpi këtë te mërkurë për te festuar ditëlindjen e të fejuarit. Por 21-vjeçarja humbi jetën bashkë me shoqet e saj gjatë udhëtimit në Sarandë. Edhe në fshatin Mashen te Gramshit ka rene zia. Familja e Flamur Guzit ka humbur vajzën e madhe, Denisën 23-vjeçare. Pavarësisht shpresës se mund t’i kishte mbijetuar tragjedisë, ajo është kthyer në shtëpi e pajetë, aty ku janë bere homazhet dhe nderimet e fundit. Banorët e fshatit Çerme Sektor ne Lushnjë përjetuan nga afër tragjedinë kombëtare. Një prej viktimave, Joana Debinja, 21 vjeçe është bashkëfshatare e tyre. Ajo është vajza e madhe e familjes Debinja ndërsa ka lënë pas një motër dhe një vëlla me te vogël. Sipas familjarëve Joana kishte këmbëngulur të shkonte në udhëtim për të mos u ndarë nga shoqet.
Vajzave ju uroj sherim te shpejte dhe familjeve te viktimave ngushellime dhe kurajo. Te gjithe pame trasportimin e te plagosurave me helikopter dhe pame qe asnje nga vajzat nuk shoqerohej me serum dhe oksigjen qe ne keto raste eshte jetike Kaq keq jane katandisur spitalet tona qe mos tu jepet ndihma e pare e domosdoshme qe eshte dhe vendimtare per ecurine e traumave. Qeveritaret dolen dje neper media per shou dhe madje zv ministri spahiu deklaroi se spitalet tona skane nevoje per gjak ne nje kohe qe kryqi i kuq bente thirje per dhurim gjaku Kjo eshte qeveri vrasese dhe fytyra e sali kriminelit deklaron qe kemi shendetesi evropiane .Edhe uganda mendoj qe eshte me mire se ne . TURP
Dje degjoja qe THIREJ PER GJAK.Mungonte gjaku.E ministri Vasili qendron minister.E çfare duhet qe nje minister te dorehiqet.Spitalet nuk jane ne gjendje per te perballuar kete tragjedi.Mungojn ELEMENTARET ne spitalet tona e vasil petriti vetem shton dhjamt.TURP.
Dhente Zoti ti shpetoje vajzat qe po liftojne per jeten e tyre .
Zoti qofte me to !
Lutem per to qe ta fitojne kete lufte …
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vendosu lidhje me klinika të huaja dhe në momentin e parë që ato t’i japin dritën jeshile se do t’i pranojnë, ne do t’i nisim,…
Keto thote ky pizeveng kryeminister…
Cdo spital i perendimit ….na rast fatekeqesish te pranon pa asnje njoftim …. e kur eshte shteti ne mes….problemi lehtesohet edhe me shume
Sa turp per ne , qe kemi keta lloj pisash qe na drejtojne .
ore ky sami koceku mos eshte ai mjeku i spitalit ushtarak qe tha se demostrataxhinjte e 21 janarit jane vrare nga distanca te aferta?
NGUSHELLIME PER TE GJITHE FAMILIARET E VIKTIMAVE,,DHE ZOTI QOFTE ME JU VAJZA ,DHE BIJ NENASH QE PO LUFTONI ME JETEN.SI MUND TE DALI MINISTRI I SHENDETSIS DHE TE BEJ THIRRJE PER DHURIM GJAKU,,KETU DUKET DHE CFARE PUNE KANE BERE QE TE GJITHE QE JANE NE ATE SHTET,,TURP..MJER SHQIPERIA ,DHE SHQIPTARET ,,,O ZOTE VIJ DOREN TI,,,,