Presidenti Bamir Topi vlerësoi e nderoi dje në një ceremoni dekorimi të veçantë dhe në prani të shumë bashkatdhetarëve, kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.
Presidenti nderoi me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra”, duke i dorëzuar dekretin përkatës Kryetarit të saj, zotit Gjon Buçaj, me motivacionin: “Për kontribut të shquar, si qendër atdhetare e bashkimit të shqiptarëve në SHBA, për ruajtjen dhe transmetimin tek ata të identitetit dhe vetëdijes kombëtare; për ndihmesë të qenësishme në Lëvizjen Kombëtare për krijimin e përparimin e shtetit shqiptar, si dhe për rol të veçantë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane”.
Më pas, Kreu i Shtetit vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes”: zotin Elez Hysen Biberaj me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimet demokratike të Shqipërisë, për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen kombëtare shqiptare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”; Peshkopin Agathangel (Çamçe) (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare, veçanërisht në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe në mbajtjen gjallë të frymës së tolerancës e bashkëpunimit midis komuniteteve fetare në vendin tonë”; At Vasil Markon (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si akt madhor me rëndësi të jashtëzakonshme për pavarësinë e vendit”; Sali Efendi Myftinë (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në krijimin e institucioneve fetare të emigrantëve shqiptarë në SHBA, në mbështetjen e tolerancës fetare dhe të bashkëpunimit në dobi të interesave kombëtare”; Imam Vehbi Ismailin (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në edukimin atdhetar dhe të frymës së tolerancës e të bashkëpunimit midis komuniteteve fetare dhe për ndihmesë në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane”; Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn) (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për ndihmesë të rëndësishme për mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar dhe të harmonisë fetare tek emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimin e tyre në shoqërinë amerikane”.
Gjithashtu, Presidenti Topi nderoi me Urdhrin “Nënë Tereza” zotin Van Sotir Kristo me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm dhe plot përkushtim në ndihmë të vendit amë dhe bashkatdhetarëve të tij, emigrantë në Shtet e Bashkuara të Amerikës, për punë të palodhur në mbështetje të çështjes kombëtare, veçanërisht për fitoren e pavarësisë së Kosovës si dhe për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane”; Antoni Athanasin (Pas vdekjes) me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të emigracionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili gjithë jetën qëndroi i lidhur fort me fatet e kombit dhe të vendit të tij e që derën e mbajti hapur për këdo bashkëkombës që kishte nevojë për mbështetje dhe ndihmë”.
Me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi: zotin Ilir Demalija me motivacionin: “Për kurajon civile të treguar në pjesëmarrjen në shpërthimin e ambasadave, më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”; zotin Agim Karagjozi me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në zgjerimin dhe forcimin e veprimtarisë së Federatës “VATRA”, për ruajtjen e frymës kombëtare tek shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të përkushtimit të tyre ndaj vendit amë”.
Në përfundim të kësaj mbrëmjeje Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” respektivisht: zotin Richard Gere me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta” dhe zotin Geraldo Rivera me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim të thellë, personalitetit dhe publicistit të shquar, mikut të shtrenjtë të shqiptarëve, i cili bëri kauzë të tij ndërgjegjësimin e publikut amerikan, e më gjerë, për krimin monstruoz që po bënte makina ushtarake serbe, në vitin 1999, kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës, duke e demaskuar atë si një spastrim etnik dhe gjenocid”.
Po mue?
?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sala-bin-laden-albania-2012.html
“VATRA” e themeluar nga patriotet shqiptare ne SHBA me atdhetarin e shquar FAN NOLI ne krye,eshte shndruar ne nje BANDE ANTI SHQIPTARE ne sherbim te KLIKES SE SALI BERISHES!!!
Sa per KISHEN ORTODOKSE AUTOQEFALE,do bente mire te TURPEROHEJ BAMIR TOPI,se GJAKUN E DERDHUR PER SHQIPERINE TE PRIFTERINJVE ATDHETARE SI PAPA KRISTO NEGOVANI etj,NGA KISHA ARMIKE GREKE,e perdhosi PARTIA E BAMIR TOPIT ME Sali Berishen ne krye,qe nuk vune nje prift shqiptar,por GREKUN EKSTREMIST,JANOLLATOS!!!
Si nuk u ben pershtypje ky fakt,ketyre GJOJA ATDHETAREVE???
PSE NUK JA PERPLASEN NE SURRAT Sali Berishes kur u erdhi ne SHBA???
TURPI JU MBULOFTE!!!
ME PERRALLA GENJEHEN FEMIJET E JO NJE POPULL I TERE!!!
Ashtu eshte Vatra eshte nje organizate qesharake, ndaj ata anetare3t e saj nuk duhej ti dekoronte se ata jane njerez kot fare dhe nuk kane bere azgje ne gjithe keto ngjarje qe kane ndodhur ne Shqiperi
Ndersa per dekoratat qe i dha Richard Gere dhe Geraldos beri shume mire ,
se edhe Gere vajti atehere tek kambi i kosovareve ne Maqeodni dhe beri figure shume te mire ne favorin tone , por edhe Gerardo ka qene nje ze i fuqishem ne tv pro shqiptareve te Kosoves–
Ndaj te dy ata e meritonin plotesisht te nderoheshin nga presidenti jone
Nuk e kuptoj se perse i bastardoni reagimet e lexuesve ne kete faqe me kete lloj lidhje (imazheshqip.blogspot.com). Nese e keni veshtire te formuloni mendimin tuaj rreth nje teme, eshte mese e kuptueshme dhe e pranueshme, por me kete lidhje (link) nuk besoj se mund te arrish te zgjerosh njohurite personale.
Nje BRAVO e madhe presidentit Topi, qe me kujdesje ne perzgjedhje e motivim, vleresoi keta personalitete shqiptare e boterore… Bukur, shume bukur…
Mos i`a ka dhene ate dekorate per filmin e viteve `90 “Pretty Women” ky ish-djaloshi i Bulevardit?
Ore keta jane bere per te qeshur….!!!!
Sa per Kosoven ndonje kontribut nuk ia paskam ditur.
Me mire ti jepte ndonje teneqe James Blunt, ushtarit britanik, sot kengetar i njohur qe vuri kembe i pari per clirimin e Kosoves se sa ketij qe eshte mbytur ne “Golden Globe” und “Goldene Kamera”.
Paskan lene gjurm te thella ai film me Julia Roberts (ne rolin e prostitutes) dhe Richard Gere (ne rolin e bankierit pasanik) tek ky cun tirone.
Faleminderit Z.President.Natyrisht vetem nje President anrikomunist,qytetar ,atdhetar,mund te beje nje vleresim per dy figura te shquara te diaspores shqiptare,si dhe federaten shqiptare Vatra,per rolin e jashtezakonshem qe ka luajtur,ne sensibilizimin,mbrojtjen ,lobimin,dhe perkrahjen e ceshtjes shqiptare keto 100 vjet,ne shtetin me te fuqishem te botes.
Po rri o Beni, se vetem antikomunist qe nuk eshte Bamiri i Topit. Mos harro se vellai i tij Flamur Topi jepte programe top-view ne TVSH ne kohen e diktatures Komuniste!!!
Tani si thua ti, a do ta lejonte diktatura e asaj kohe, nje familje antikomuniste qe te dilte ne TVSH, nderkohe qe njerezit denoheshin vetem per nje fjale goje 8-vite burg nene nenin e agjitacion-propagandes ??
Nuk e di se cfare datelindje je zoterote, por e ke gabim!! Mos fol budallalleqe, neqoftese nuk di se cfare thua dhe nuk ke informacion.
Sipas llogjikes tuaj i bie qe te gjithe ata qe nuk kane qene neper burgje apo internime te kene qene te implikuar ne regjim dhe komunista?!?!?! Ju lutem lerini keto epitete komunista e demokrate e dreqi me te birin se na cmendet. Ka kryer funksionin e vet si President dhe aq…………. sepse duhet te analizohet karakteri e prejardhja e tij politike se ka dhene ca dekorata kete nuk e kuptoj……. Mos i gjykoni njerezit nga pikepamja polike se late nam. Figurat publike gjykohen vetem nga dy kritere: 1) aftesia per te permbushur detyrat e postit dhe 2) ndershmeria dhe transparenca ne kryrjen e detyres. te tjerat………….. ne djall vafshin se askujt nuk i japin buke! Evolohuni se ngelem ne vend numero!
Bamir Topi mendoj qe eshte figura figura politike me e votuar ne shqiperi nga shumica e sondazheve serioze sot.Nuk e diskuton njeri normal qe eshte
i qyteteruar,i pashem,popullor dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte qe ka extremisht pak bodiguarde dhe nuk e ngacmon njeri ne shqiperi dhe ne bote dhe nqs e i heq bodiguardet qe sot.E kunderta eshte me antiqytetarin berishe qe ka mbi 100 roje legale dhe nje detashment tropojanofonos qe i ka ne gadishmeri nr 1 ne vizitat e tij kudo.
Por keto nuk ndalojne te themi qe Topi dhe familja e tij nuk kane qene antikomunista por kane qene korrekt me rregjimin nuk i kane bere keq njeriu.Dhe nje komentues qe permend Flamur Topin nuk duhet marre konsiderate se eshte qesharake.
Nqs do per aftesine e tij per te permbushur une kam dy verejtje thelbesore:
1-Duhet te kishte mbrojtur nderin e te qenit president ne dy raste extreme
kur u perdhunua publikisht nga monstra berishe :
-kur i tha horr bulevardi
-kur “i zbuloi” voten e 8 majit
Kam respekt absolut per topin si TOP POLITIKANI me i kompletuar ne shqiperi
por kishte rastin te gjuante me top lufte jo top futbolli.Ai duhet te “gjuante” te pakten nje here tek trajneri menaxheri dhe albitri i berishes me emrin arvizu.Jo per gje por po poshtrohemi mbare e prape si komb nga keto ambasadore aq me teper qe ne i konsiderojme aleate..
Take it easy, lana…evolimin filloje nga vehtja..have nice weekend!
nuk e marr vesh tamam se cfare lidhje ka komenti im me bodyguard-et e sales dhe topit po………… nqs te ben te lumtur mire. persa i perket te gjuajturit me “top lufte” po ta bente do kishte rene ne nivelin e sales dhe sherbetoreve te tij. gjykatesi me i mire i politikes dhe politikaneve eshte koha. topi edhe per mua eshte politikani me i ekuilibruar ne shqiperi.
persa i perket keshilles: “take it easy”; what makes you think I am taking anything hard and which part of the evolution link you think I am missing? the one where I don’t offend people?!?!? just out of curiosity not that i give a rat’s ass about your opinion! you enjoy the weekend as well!
replike me Ben Chicago
Presidentin e nderuar Bamir Topin falenderoje si qytetar dhe atdhetar por jo si antikomunist.Nuk mund t’i thuash antikomunist Bamirit,Saliut,Edit biles dhe Xhozefines kur keto pikerisht ne vitet 1989-1990 kane qene per specializime apo udhetime pune ne Rome,Paris,Athine,Vjene.Keto moren flamurin e auto anti komunizmit kur Ramiz Alia “nenshkroi armpushimin” me
Ameriken duke pranuar para se te “nxirrnin koken” bamiri me salen & edin
1-te drejten e fjales lire
2-te drejten e shtypit
3-te drejten e besimit fetar
4-pranimin e pluralizmit
5-heqjen e partise shtet
6-lidhjen dipllomatike me perendimin
7-lejimi i marrjes se kredive
etj..etj
E keqja ndodhi se pas ketij armepushimi qofte ju qe e mbani vehten per mender antikomunista qofte dhe dipllomacia amerikane erdhet ne shqiperi si “clirimtare” dhe e trajtuat palen kundershtare si “te mundur” duke prishur rreegullat e lojes gje qe ka cuar ne shkaterrimin total te shtetit shqiptar.
Kurse per vatren kam mendimin se nga periudha 1908-1928 ka qene brilante
dhe legjendare kurse pas kesaj kohe ka patur oshilacjonet e veta.Ne ditet e sotme ajo nga pan shqiptare eshte kthyer ne paloshqiptare.Biles dhe ne luften e kosoves roli i saj ka qene kontradiktor dhe jo i lavderueshem.
ty sali do te dergojme te zevendesosh Bin Laden e ngordhur se kan ngel talebanet pa kumandar
Dhe kjo vizite e topit ashtu si e berishes shume po shendrit dhe pak po ngroh.Ngrohtesia e vatres ka kohe qe eshte kthyer ne nje dhome frigoriferike.Nje nga arritjet brilante te saj ishte dhe shpallja e autoqefalise se kishes orthodokse shqiptare nga fan noli dhe qindra patriote shqiptare qe dhane jeten .Kush duhet te marre dekoraten
per perdhosjes e kesaj kishe nga janullatosi?
Kush duhet te marre dekorate tek vatra qe e qepen gojen kur u miratua nga qeveria tradhetare e tiranes ndertimi i varrezave te ushtareve greke egzakesisht ne kufirin imagjinar te hartes te vorio epirit nga greko-amerikani nikollaq gaxojani.Perse heshten keto patriote per “fusnoten” qe i futen prapa shpines republikes se kosoves duke shkuar ne nivelin e vitit 1968 si krahine autonome ? Si mund te nderohen njerez qe luftuan dikur me serbet per te drejtat e kosovareve dhe ne vitet 90′ ishin “mysafire”
ne beograd ne bodrumet e udb dhe mediat e beogradit per te shembur shtetin e shqiptareve me ish bashkpuntore te fashizmit si pinjollet e xhaferr deves.Perse nuk dekorohet vatra si nje bastion i PD ne amerike..
Keto ceremonirat e berishes dhe topit dhe shume pjesmarresve duken si
fishekzjarre ne nje funeral home.Na ishte dikur nje vater e shkelqyer qe eshte kthyer ne uturak te urryer.
Si s’te vjen turp o sharlatan qe e ktheve presidencen ne nje hale.
Cfare ka bere Gjon Vucaj qe i jep dekorata? Po Richard Gere?
Pse nuk dekorove njehere ndonje nga ata mesuesat tane qe kaluan gjithe jeten fshatrave?
Shume mire ka bere qe ika dekoruar te tere keta, edhe Richard Gere, por te lesh jashte Tod Kapel (ABC) i cili ne cdo emision “Nght Line”te atyre koheve Kosoven kishte te paren me kronika dhe analiza? Nuk e di por me duket se stafi i tij jane te paafte dhe do kene pare filmat e Richard Gere. Nuk mund te krahasohet ajo qe ka bere Todd me asnje tjeter.
Një tradhtar ikën, një i vjen udhëheqjes arnaute.
c lidhje ka Richerd Gere me Shqiperine??? keta jane komplet te droguar,,dekoro dhe Ariana huffington
Edhe ky s’del nga shabllonizmi.Ky me duket nje koqe kanari qe se ka shokun.Ky me duket se ka hap ndonje punishte qe prodhon dekorata dhe mos shoh njeri dhe i rras dekorate ne qafe.
Po po nje bravo te madhe per presidentin TOPIN e prgezoj dhe i uroj shendet,se o burr ja ka anen ky njeri president gjuan edhe me TOP.
Vatra e dikurshme per kontributin e madh qe ka dhene per krijimin e Shtetit Shqiptar sigurisht qe e meriton nderimin me te madh te Shtetit Shqiptar. Por fatkeqesisht Vatra e sotme eshte kthyer ne nje filiale private te Sali Berishes. Prandaj duket absurde qe drejtuesit e fundit dhe aktuale te saj, respektivisht Karagjozet dhe Bucajt apo Vucajtte cilet jane kryekeput antipodi i kolloseve te Shqiptarizmes Konices e Nolit, te dekorohen nga presidenti i Shqiperise! Perse dekorohen?! Merita e tyre e vetme eshte perçarja e Komunitetit Shqiptar ne Amerike dhe sherbimi pa skrupuj ndaj Sali Berishes, klikes se tij dhe deformimit te demokracise ne Shqiperi.
Po keshtu behen sot “punet” e Shtetit Shqiptar edhe per ca nevoja personale! Turp!
Tung,
Nik
Vatranët e vërtetë dhe vatranët…zyrtarë…
Nga Raimonda MOISIU:
Komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartford CT USA-feston 100 Vjetorin e Themelimit të Federatës Pan Shqiptare “VATRA”
Thënja biblike e Nolit; “ Një popull pa vizion zhduket” do të mbetet simbol epoke ndër breza, për të sjellë në kujtesë të kaluarën, të qartësojmë të tashmen dhe t’i hapim udhë së ardhmes. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli – popullit të tij shqiptar – Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje. Sot më shumë se kurrë janë për të vlerësuar përpjekjet dinjitoze, përkushtimi atdhetar, patriotik e historik në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar. Eruditi Faik Konica dhe Noli ynë i Madh,duke patur mbështetjen e fuqishme intelektuale dhe mëndjendritur të patriotëve të vjetër, të njerësve të penës e të dijes, shënuan kthesën e parë historike të Rilindjes Kombëtare, në dekadën e dytë të shekullit të 20-të e pikërisht më 28 prill 1912 –themelimin e Federatës Pan Shqiptare VATRA-që do të përbënte përfaqësimin më të fuqishëm e më interesant të diasporës shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por do të hidhte bazat e unifikimit të vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, për zhvillimin ekonomik e kulturor, do të hidhte dritën e parë jeshile që do të luante rolin historik e kombëtar edhe për lirinë e pavarësinë e atdheut. Në artikullin redaksional të gazetës “Dielli” të datës 4 prill 1912, Noli ynë i Madh paraqiti argumentet për emërtimin e Federatës Shqiptare : “Përmbi gjithë kombet e tjera, shqiptari ka më tepër të drejtë të përdorë fjalën “Vatra”, si të tijën.”VATRA” fjal’ e butë, e qetë, por sa të madh kuptim!!” Më 14 Prill 1912 u aprovua plotësisht statuti i shoqërisë dhe po në këtë datë u caktua dita e 28 prillit si dita e fundit e bisedimeve për bashkimin e gjithë diasporës shqiptare të Amerikës pa dallim feje e ideje, nën drejtimin e Federatës “Vatra”. 28 Prilli 1912 hyri në histori si dita e themelimit të Federatës “Vatra” dhe më 13 Qershor 1912 ajo njihet zyrtarisht nga Institucionet ligjore të Amerikës. Dhe më pas përgjatë një shekulli Federata Pan Shqiptare Vatra do të bëhej simbol frymëzimi për më shumë punë, përkushtim, mëncuri dhe integritet, do të krijonte degët e saj në shumë shtete e qytete të Amerikës ku jetonin e punonin shqiptarët. Mes enthusiazmit, optimizmit dhe idealizmit patriotik e atdhetar, ditën e shtunë më 28 Prill 2012, komuniteti shqiptaro-amerikan i Hartfordit Connecticut, qytet i njohur në tërë Amerikën si “qyteti simbol i Parqeve, i luleve dhe hortikulturës”, festuan me madhështi dhe krenarinë kombëtare të identitetit shqiptar, 100 vjetorin e themelimit të Federatës Pan Shqiptare VATRA. Ishte një ditë e bukur e freskët e me diell dhe qysh në orët e paraditës, vatranët e vjetër e të rinj të komunitetit shqiptaro-amerikan të Hartfordit do të dilnin me makinat e tyre të zbukuruara me flamurin shqiptar dhe posterat e Logos së Federatës Pan Shqiptare Vatra me mbishkrimin 100 vjet –VATRA, dhe nën oshëtimën e burive do të gjallëronin atmosferën festive përgjatë shëtitores kryesore të South Hartford –Franklin ave, ku më pas do të ndalonin para Arbër’café, aty ku edhe do të mbahej eventi hisorik në nderim të po kësaj dite historike. Në hyrje të Arbër’café ata u pritën mes shtrëngime duarsh , nga pinjolli pasardhës i vatranit të vjetër, Lliko Rrumbullaku,- shkrimtari, patrioti e atdhetari, vatrani 84 vjecar maleshovit, z Andon Rrumbullaku i cili ishte edhe organizatori i këtij eventi historik,- nga një tjetër vatran dhe aktivist i shquar në Fedaratën “Vatra” dhe “studenti” i Fan Nolit, biles nga të fundmit që ka qëndruar përkrah Nolit të Madh, fizikisht, mbështetur e biseduar me të – 85 vjecari përmetar z.Thanas Laska, nga bisnesmeni z.Astrit Karamanaj, pronari i Arbër’café që kishte hapur “vatrën” për këtë aktivitet patriotik e historik, intelektualë, personalitete të artit e kulturës dhe një numur i madh bashkëatdhetarësh, simpatizantë dhe aktivistë të Vatrës të komunitet shqiptaro-amerikan në Hartford CT, por edhe të erdhur nga shtete të tjerë sikundër nga Filadelfia, Neë Jersey, Neë York-u etj. Salla e Arbër café ishte zbukuruar jo vetëm me flamujt respektivisht të dy vëndeve; atij shqiptar dhe amerikan, por në muret e saj ishte fotoekspozita në 100 vjetorin e Vatrës që nga krijimi i saj, patriotët shqiptarë që sakrifikuan në dobi të kombit e deri te Plaku I Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Tubimi historik u hap me himnin shqiptar të kënduar nga sopranoja Lida Mucollori dhe më pas shkrimtarja Raimonda Moisiu – moderatore e këtij aktiviteti- do të mbante fjalën e hapjes ku mes të tjerave tha:
“Në mendjet dhe zemrat e kombit shqiptar, në universin e të drejtave, për të qënë në një status të barabartë me botën e qytetëruar të kohës, shansin për të integruar gjuhën tonë amëtare, identitetin dhe vlerat kombëtare, kulturën, traditën, pavarësisht përballjes me sfidat e kohës së pakohë, për mundësinë e ruajtjes së këtyre parimeve, treguan se edhe kombi ynë ka të drejtën t’i quajë tonat vlerat dhe parimet, si një domosdoshmëri dhe shprehi të një humanizmi thelbësor, se ruajtja e tyre është antiasimilim – atë çka predikuan Noli ynë i madh dhe Faik Konica gjatë gjithë veprimtarisë së tyre erudite e kombëtare duke e finalizuar më 28 Prill 1912-themelimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, si një nga ngjarjet më të shënuara dhe mbresëlënëse, si rrënjën e kombit, si burimin e cdo idealizmi”
Më pas Raimonda do të bënte një biografi të shkurtër të shkrimtarit, patriot e atdhetar, vatranit veteran z. Andon Rrumbullaku, që si një “gjeolog” ka kërkuar dhe rrëmuar në “arkivën” e kujtesës dhe personale, të trashëguara nga ati i tij, vatrani patriot Lliko Rrumbullaku, i cili i ka ruajtur me ndjenjën kombëtare dhe atdhedashurinë për kombin, materialet e shqiptarëve të Amerikës dhe përpos të gjitha këtyre materialeve e fotove ka botuar edhe një libër me titull “Fotoekspozita fotografike – Federata VATRA -13 Qershor 1912”. Vatrani veteran z. Andon Rrumbullaku do të mbante kumtesën po me të njëjtin titull.
Në fjalën e tij z.Rrumbullaku falenderoi audiencën për pjesëmarrjen në këtë jubile historik, dhe më tej do të materializonte me fakte, foto dhe komente respektivisht për cdo foto, -punën, mundin, përkushtimin atdhetar, sakrificat e patriotëve dhe atdhetarëve me në krye Konicën e Nolin, veprimtaritë e tyre patriotike e atdhetare për të arritur atje ku ata dëshironin, punuan e sakrifikuan në dobi të kombit tonë.Ai solli në kujtesë ata burra e gra mërgimtarë që lanë atdheun me dhimbje, të shtrënguar nga kushtet ekonomike për të gjetur mundësi mbijetese dhe të krijonin mirëqënien e familjeve, por krahas saj treguan edhe me vepra se ishin edhe patriotë të flaktë të mbrujtur me idealet e vendit demokratik e përparimtar të kohës, që i mbajti në gjirin e tij, si një Atdhe i dytë. Themelimi i Federatës Pan Shqiptare Vatra –do të përkonte në një kohë me Pavarësinë e Shqipërisë, – u bë qendër e fuqishme me kredebilitet të cmuar, e njohur ligjërisht nga administrata amerikane e kohës, ndërkombëtarisht, me propagandë e ndihma pakursim, si edhe me vullnetarë në mbrojtje të një Shqipërie të lirë dhe për t’u bërë e denjë midis popujve të tjerë të Europës. Jemi sot këtu të nderojmë veprën dhe punën e atyre burrave të gjithë Kombit shqiptar, që nga Noli ynë i Madh e Konica, patriotë e demokratë përparimtarë e humanitarë të shquar, oratorë e politikanë të dedikuar ndaj cështjes shqiptare dhe përparimin e kombit. Vlerësimi i veprës së tyre i rikujton sot Diasporës Shqiptare në SHBA-ës, gjithë shqiptarëve kudo që janë se liria, përparimi e demokracia që e dëshirojmë për atdheun tonë vjen vetëm nëpërmjet mobilizimit dhe përkushtimit shpirtëror, kulturor, patriotik e material, jashtë interesave personale dhe militantizmit të vërbër politik, vetëm me idealin patriotik sic vepruan vatranët patriotë me në krye Nolin e Madh e eruditin Faik Konica-prandaj ta ruajmë Vatrën-cerdhe patriotësh dhe jo militantësh politikë,-do të mbyllte fjalën e tij, vatrani veteran z.Andon Rrumbullaku. Më tej do e merrte fjalën z.Thanas Laska apo sic e thërrasin në komunitetin shqiptaro-aemerikan të Hartfordit, “Babai i komunitetit”, një aktivist i shquar veteran në Federatën “VATRA”, mbi 60 vjet jetesë në Hartford, me një kontribut mbresëlënës,ekonomik, filantropist, qytetar dhe intelektual në Hartford, u shpreh: “ Tani në këtë cast kur shikoj këtë ekspozitë me fotografi e komentet përkatëse, kur dëgjova fjalën e pinjollit të vatranit të shquar Lliko Rrumbullaku-, të cilin ashtu si edhe Fan Nolin kam pasur fatin t’i njoh takoj e bisedoj me ta, nderimi dhe respekti im shkon për ata vatranët e vjetër që nuk rrojnë më, për ata që morrën inisiativën, Fan Nolin dhe Faik Konicën, për atë elitë të shquar patriotësh dhe atdhetarë që i mbështetën fuqishëm, punën e tyre të palodhëshme, veprimtaritë e tyre patriotike e atdhetare shpirtërisht e materialisht, dhe hodhën rrënjën e kombit, si burimin e cdo idealizmi, për ruajtjen e vlerave kombëtare, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane, ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës dhe traditave patriotike. Për mua që jam në këtë moshë të thyer, 85 vjec, i bashkohem thirrjes së z.Rrumbullaku se Vatra dhe vatranët pasardhës, të rinj dhe ata që do të lindin, të ecin në gjurmët e vatranëve të vjetër, të të parëve të tyre, duke i bashkuar të gjithë shqiptarët e Diasporës e të gjitha trojeve etnike, të dallojnë vatranët e vërtetë nga vatranët…zyrtarë, ashtu sikundër e mbajtën Noli e Konica, patriotët e atdhetarët e Rlindjes kombëtare, pa dallim feje dhe ideje, pa paragjykime, militantizëm politik e influenca të dëmshme, se vetëm kështu Diaspora do të unifikojë vlerat e vërteta të kombit, traditat tona patriotike e atdhetare, idealizmin në realizimin dhe ëndrrën e të gjitha kohërave për një Shqipëri demokratike e drejtësi, të denjë për të qenë pjesë e Europës” Më pas bashkëatdhetarë të tjerë morën fjalën, sikundër z.Islam Beci i cili në fjalën e tij do të vlerësonte kontributin e shquar të Vatrës, do të falenderonte patriotët dhe atdhetarët, vatranët veteranë z.Andon Rrumbullaku dhe z.Thanas Laska, për këtë fotoekspozitë kaq mbresëlënëse dhe botimin e librit historik, në përjetësimin e punës dhe kontributit të shquar të atyre që themeluan “ Vatra”-ën, dhe të burrave dhe grave të mëncur patriotë e atdhetarë që mbështetën fuqishëm shpirtërisht e materialisht pa kurrfarë përfitimi personal, kauzën e shenjtë të integritetit të identetit tone shqiptar në këtë tokë të mundësisë e multikulturore, krahas kulturave të tjera respektues të ligjeve dhe vendeve ku ata jetojnë e punojnë. Më pas z.Beci hodhi idenë e krijimit të Degës së Vatrës për komunitetin shqiptar të Hartfordit. Z.Vaskë Bruko në fjalën e tij do të përgëzonte për këtë inisiativë me ndjenjë atdhetare e shqiptarie, për organizimin e këtij tubimi historik në komunitet dhe mbështeti idenë e hedhur nga z.Beci për krijimin e Degës së Vatrës në Hartford CT. Biles z.Bruko shkoi edhe më tej që një përfaqësi e komunitetit shqiptaro-amerikan të marrin kontakt me stafin e Bibliotekës Publike të Hartfordit për të na dhënë “këndin” shqiptaro –amerikan, ku të mundësohet shpalosja e vlerave të kulturës shqiptare me librat e botuara dhe fotoekspozita nga z.Andon Rrumbullaku të vendosen aty, ndërsa z.Alfred Rrumbullaku tha mes të tjerave që të vendosim Fotoekspozitën e FEDERATA VATRA -13 QERSHOR 1912, në muzeun Connecticut Historical Society. Z.Nesim Mucollori duke e mbështetur idenë e krijimt të Degës së Vatrës, hodhi idenë që të hartohet teksti në këtë tubim historik e të nënshkruhet nga pjesëmarrësit dhe një përfaqësi e komunitetit të takohet me Kryetarin e “Vatra” z. Gjon Bucaj, për t’ia dorëzuar atë. U hartua teksti dhe u nënshkrua nga zotërinjtë e zonjat;Thanas Laska,Andon Rrumbullaku, Nesim Mucollori, Lida Mucollori, Vaskë Bruko, Anesti Nova, Thanas Tyta, Raimonda Moisiu, Kristofor Th. Rrumbullaku, Polikseni Proko, Kujtim Llalla Hysen Stankaja, Robert Premto, Edlir Papadhimitri, Bledar Rrumbullaku, Alfred Rrumbullaku, Ana Ruco, Rilinda Premto, Vangjel Haxhiu, Perikli Jani, Bedri Shehu, etj. Aktiviteti u mbyll me trokitje gotash e urime duke kënduar këngë patriotike dhe vizituar ekspozitën fotografike Federata Vatra-13 Qershor 1912- e cila vazhdoi të qëndronte e hapur për vizitorët edhe në ditët e ardhshme.