Këta të “Save the Children” nuk e paskan dëgjuar doktorin që kemi për kryeministër, i cili ka kohë që na tharton trutë duke thënë se jemi të parët në Europë për vdekshmëri të ulët foshnjore (SHEN.red)
Nga Ardita Simiçia
Organizata prestigjioze Save the Children ka publikuar ditët e fundit raportin e saj vjetor mbi gjendjen e nënave në botë. Raporti është një thirrje për veprim ndaj qeverive mbi vëmendjen që duhet t’u kushtohet nënave për të garantuar një të ardhme të shëndetshme për kombin. Shoqata nënvizon një numër problemesh që vërehen në Shqipëri në drejtim të mirëqenies së nënës dhe fëmijës.
Këtë vit, Save the Children përqendrohet tek rëndësia e ushqyerjes së mirë të fëmijëve në 1000 ditët e para të jetës, një periudhë që përfshin 9 muajt e shtatzanisë dhe 2 vitet e para të jetës së foshnjes. Është një ndër periudhat kritike në jetë thotë specialistja për ushqimin pranë kësaj organizate, Paige Harrigan.
“Nëse problemet e kequshqyerjes nuk kapen dhe korigjohen brenda 1 mijë ditëve të para të jetës, është shumë e vështirë të ndreqet kjo mungesë”.
Raporti i organizatës analizon 165 vende, të cilat i ndan në dy kategori – vende më të zhvilluara dhe vende më pak të zhvilluara, të cilat vlerësohen në bazë të tre indekseve: mirëqënia e nënës, mirëqënia e fëmijës dhe mirëqënia e përgjithshme e gruas. Të dhënat janë përftuar nga statistikat e Të dhënat janë përftuar nga statistikat e Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-it, dhe Bankës Botërore. Shqipëria, e cila përfshihet në kategorinë e vendeve më të zhvilluara, renditet e fundit në grupin me 43 vende në të tria këto indekse.
Megjithë përmirësimet që autoritetet shqiptare deklarojnë në shëndetin e gruas, raporti identifikon një numër problemesh serioze në këtë indeks:
“Në Shqipëri përdorimi i kontraceptivëve është tepër i ulët, në 10 për qind të popullatës krahasuar me mbi 80 % në vende që dilnin më mirë. Personeli i kualifikuar gjatë lindjes është i kufizuar dhe rreziku nga vdekja gjatë lindjes është mjaft i lartë, një në 1 mijë e 700”.
Vdekshmëria gjatë lindjes në Shqipëri mbetet më e larta në kategorinë e vendeve më të zhvilluara. Si ilustrim, ritmet e vdekshmërisë prej 1 në 1700 gra gjatë lindjes janë dy herë më të larta se ato të regjistruara në Mal të Zi, apo afro 4 herë më e lartë se vdekshëria në Serbi ose Maqedoni. Ndërkaq, në një vend me zhvillim të lartë si Italia, vdekshmëria e nënës gjatë lindjes regjistrohet në 1 në 15000.
Shqipëria ka ndërkaq ritmet më të ulëta për sa i përket nivelit të arsimit që marrin gratë brenda grupimit të vendeve më të zhvilluara.
“Vërehet një lidhje e qartë mes nivelit të arsimit të nënës dhe mundësisë së grave për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe mirëqënies së fëmijëve. Kemi vërejtur gjithashtu ndërlidhje mes mbështetjes që u jep shoqëria përparësive të nënës dhe mbarëvajtjes së fëmijëve”.
Zonja Harrigan ndalet në veçanti tek problemet që shfaqet në Shqipëri në vitet e para të jetës së fëmijëve:
“Shqipëria është një rast shumë interesant për sa i përket ushqyerjes. Problemi i kequshqyerjes shfaqet nga njëra anë me peshën e ulët që vërehet në fëmijë të moshës nën pesë vjeç. Por po shfaqet edhe problemi i obezitetit tek një përqindje e fëmijëve. Ky zbulim është diçka që vendim-marrësit duhet ta ndjekin me vëmendje, pasi ka ndikim real tek mbarëvajtja e një popullate dhe produktiviteti i saj”.
Shqipëria ka gjithashtu ritme shumë të larta të vdekshërisë nën moshat 5 vjeç.
Problemet e theksuara ekonomike për një pjesë të popullatës u vërejtën edhe në raportin e fundit të UNICEF-it, që konstatoi se afro një e katërta e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç jeton nën nivelin e varfërisë.
Autoritetet shqiptare e pranojnë ekzistencën e problemit dhe kanë vënë në zbatim nisma të përbashkëta me UNICEF-in dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë të përqendruara tek problemi i kequshqyerjes.
Megjithë vëmendjen dhe fondet, Shqipëria mbetet prapa vendeve të rajonit dhe për pesë vjet radhazi, shoqata Save the Children e rendit në fund të listës të vendeve të zhvilluara në raportin mbi gjendjen e nënave të botës.
Yes, we will!
?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html
Keto jan “arritjet” gjigande te ketij pushteti qe mburet me “sukseset” e tij, duke vrare femijet e se ardhmes qe ne barkun e nenes! Te fundit jo vetem ne rajon, por po i afrohemi listes se zeze te vendeve me te varfera afrikane. Sa per kuriozitet vendi i pare ne bote me vdekshmerine me te ulet te femijve te porsa lindur, ne klasifikimin e kesaj organizate (ku ne kete artikull nuk eshte cilesuar!!), eshte Greqia.
Kush eshte Greqia????.Urraaa.Po cdo gje me Greqin do ta lidhesh o greko-alvanozo-suedezo,,,eshte gazete shqiptare, o JORGOS.
Indipendent , Les pays meilleur et le pire d’être une femme
http://tchadonline.com/les-meilleurs-endroits-pour-etre-une-femme-aujourdhui/
«Les meilleurs endroits pour être une femme aujourd’hui»
8. Le pays le plus sûr pour accoucher: la Grèce (qe do te thote .Vendi me i sigurt per te lindur :Greqia)
Une femme sur 31’800 meurt lors de l’accouchement dans ce pays. Le pire pays pour procéder à un accouchement est le Sud-Soudan. Il ne compte que 20 sages-femmes sur son territoire.
Landi Gia soy.
TemA keni problem ne postimin e komenteve!
Indipendent , Les pays meilleur et le pire d’être une femme
http://tchadonline.com/les-meilleurs-endroits-pour-etre-une-femme-aujourdhui/
«Les meilleurs endroits pour être une femme aujourd’hui»
8. Le pays le plus sûr pour accoucher: la Grèce (qe do te thote .Vendi me i sigurt per te lindur :Greqia)
Une femme sur 31’800 meurt lors de l’accouchement dans ce pays. Le pire pays pour procéder à un accouchement est le Sud-Soudan. Il ne compte que 20 sages-femmes sur son territoire.
Landi Gia soy.
Για σου eleΥΘeriskepsi!
Mendoja se ky artiull do te ngjallte polemika dhe indinjata te shumta sepse flet pikerisht per te ardhmen e ketij populli, por asnje koment pervec ndonje lopcari qe na kujton se kjo eshte gazete shqiptare edhe pse artikulli ben nje krahasim te Shqiperise me vendet fqinje dhe te rajonit!! Nuk shqetesohen pse 1 femije ne 1700 te lindur nuk mund te gezoje ne krahet e nenave, te cilat bejne te pamunduren per ti sjelle ne jete, me veshtiresi e sakrifica, duke pesuar deformime e njolla ne fytyre per shkak te mungeses se vitaminave e deri ne humbjen e dhembeve nga mungesa me asvestio.
Ajo qe me beri pershtypje gjithashtu eshte “haresa” e vendit te pare ne kete statistike. Mbasi Shqiperia krahasohet me vende si Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia, kalohet me pas tek nje vend i zhvilluar matan Adriatikut si Italia me 1 femije ne 15000 lindje, por nuk flitet fare per gjitonet e jugut me 1 femije ne 31800 lindje dhe ku atje jetojne te pakten 800 mije shqiptare ku shumica e tyre jan brez i ri dhe me nje lindshmeri te larte!! Pra ne nje Shqiperi me 3 milion banore vdesin rreth 100 femije te porsa lindur ne vit, ndersa ne Greqine me 11 milion banore vdesin me pak se gishtat e nje dore ne vit ose rreth 19 here me e ulet se vdekshmeria e femijve ne Shqiperi. Pa llogaritur pastaj problematiken e madhe te femijve shqiptare nga mungesat e ushqimeve te bollshme me proteina e vitamina, me semundjet e shumta dhe vdekshmerine e larte te moshave deri ne 5 vjec. Nje tjeter indeks i mirqenies ne Greqi eshte edhe rritja e gjatesise trupore te brezit te ri ne krahasim me brezin e meparshem duke patur rritjen mesatare te gjatesise me te larten ne bote, por edhe anen negative te mbipeshes se femijve duke u klasifikuar mbas SHBA e Meksikes. Po ashtu mosha mesatare ne Greqi eshte ne 5 vendet me te larta te botes. Keto jan disa nga diferencat e “vogla” te Shqiperise me bumin ekonomik dhe te Greqise te krizes ekonomike, qe mire ishte te analizoheshin ndonjehere ne ndonje teme shoqerore me specialista te kesaj fushe.
Mire me Landi mire, po ne ketej na rezulton qe multinacionalet e mjekimeve onkologjike nuk furnizojne me greqine me ilace jetedhenese per probleme pagesash…duke mos konsideruar shume spitale greke ne gjendje te mjeruar (jane akoma me cati plastiko’).
Nga sa dime korrupsioni ne spitalet greke eshte shume i larte sikurse edhe vjedhjet nga strukturat private…nejse mbase ti e di me mire por pak e veshtire te krahasosh Greqine per nivel shendetesie me vendet e evropes.
Sa per Shqiperine, nuk diskutojme qe eshte ne gjendje kafsherore, fakti qe na kane vene ne listen e vendeve te zhvilluara, fyen vendet e tjera qe jane ne liste..