Këshilltarët e opozitës: Basha të thotë sa milion euro na kushton maketi

16 Maj 2012, 18:15Sociale TEMA
Këshilltarët e opozitës: Basha të thotë sa milion euro

Këshilltarët socialistë kërkuan sot nga kryebashkiaku Lulzim Basha të sqarojë se sa miliona euro do kushtojë projekti për zgjatimin e bulevardit. Ata thanë se këtë periudhë janë zhvilluar konkurse me shpenzime marramendëse për projekte që kanë qenë gati.

“Basha t’ju thotë qytetarëve sa milion euro ka çuar dëm në këto 10 muaj në krye të bashkisë dhe sa milion euro ju kushton qytetarëve maketi i tij i mashtrimit sot.

Sa e shkatërrojnë ekuilibrin social dhe mjedisor të Tiranës kullat e klientëve që ai ka programuar të ngrejë në maketin e tij.

Qytetarët kanë dëgjuar vetëm të pavërteta në këto muaj ndërsa e ardhmja e tyre vazhdon të rrezikohet nga mashtrimi publik me makete, me miliona euro të çuara dëm si në rastin e sheshit Skënderbej, me taksat që do uleshin por që u dyfishuan, me hipoteka që do i gëzonin, por që ende s’i kanë në dorën e tyre, me planin urbanistik të 2008 që po devijohet e paraqitet si plan i sotëm i Tiranës etj,” thuhet në deklaratën e këshilltarëve të majtë.

Ndërsa një pyetje tjetër që të vjen në mend është se ku do e gjejë Basha ujin se në projekt duket sikur ka vërshuar një lumë gjigand?

9 komente në “Këshilltarët e opozitës: Basha të thotë sa milion euro na kushton maketi”

  1. daku says:

    kerkojani edit,njesoj jane

    1. wert says:

      Jo jo kerkoja kryetarit te veteshpallur, shko e bej takim me lulezimen, ai te pret deri ne 11 te nates.

    2. Sali=Geddaf says:

      O daku, po cpune ka Edi ketu ai ka 1 vite qe nuk eshte me kryetar bashkie, kemi lulken tani krietar, pastaj mos harro se cfare ben me sheshin Skenderbej, nga nje projekt ne perfundim e prishen vetem e vetem qe mos ti linin gjurme se kete gje e ndertoj Rama, e shkuan ne plehra miliona dollare, kush mbajti pergjegjsi per kete gje? Askush, po fundja fundit parat tona jan, se mos jan te lulkes.

  2. ALKET says:

    Jetoj shume shume afer tek Stacioni i Trenit, por kurre s’kam pare nje lum te tille aty afer. Qe po te ekzistonte do ishte mire po te mos kthehej ne Moçal apo ne pisdheqe. Ne kazan plerash.

    Po shoh maketin prape por spo kuptoj asgje , ç’do gje ne maket eshte pa lidhje dhe shemtuar.

  3. Kritiku says:

    Qe te krijohet lumi i Bashes dhe Berishes bashke, do te miratohet nje ligj i ri qe do ti detyroje te gjithe banoret e Tiranes qe te dalin cdo mengjes dhe te bejne shurren tek stacioni i trenit apo me vone ish stacioni i trenit.
    Ta gezojme te ardhmen e bukur qe na pret duke u miratuar keto lloj projektesh utopike qe behen vetem per te vjedhur leket e shqiptareve sepse per nje realizim te tyre nuk behet fjale. Me keto projekte Lulzim Basha po pregatit vjedhjen tjeter te milionave te Eurove sepse kujton qe sa te jete ne qeveri shpellari ate dhe te tjeret nuk do te denohen asnjehere….

  4. Illo says:

    Nje deputet , ne fjalimin elektoral , u tha zgjedhesve : Do t’u bej pallate , rruge dhe ura .
    – Ne nuk kemi lumenj , i thane degjusit . Nuk na duhen urat .
    – Edhe lumenj do t’u bej, nxitoi te premtoi deputeti .
    Keshtu ndodh dhe me kete rrast . Ku eshte kyj lume , qe do te kapexejne autobuzet e hidrogjenizuar ? Illo

  5. kastriot says:

    Pergjigje keshillyateve socialiste ne Bashkine e Tiranes:
    Ju jeni mesuar qe cdo ndertim te behet ne tym, pa projekte paraprake, pra te behet “partizance”!
    Gjith bota e qyteteruar dhe moderne cdo gje apo per kete rast ne fillim ben projektin, pastaj fillojne ndertimet. Ju jeni mesuar me ramen qe i bente ndertimet si “lopa bajgen” ku te mundte.
    Pershendetje keshilltare prapanike!

  6. shkodrani says:

    hajde rrenaxhi hajde.ky klloun lulzim basha ashte 1 hajdut qe se ka pa ai vend.sa bukur fliste ne 2005 si pjestar i kopit.na rriti shpresat se po hynte fryme e re ne qeverisje te vendit.po ky mut mutit se baben spo ja shaj paska kene nje kopil qe vetem me vjedh din.ban projekte po nuk kane perafersisht anje cmim se sa do kushtojne.po se kena luksin e vendeve arabe o lul qe pak miliona ma shum ose ma pak ska rendesi..ketu ashte vend i varfen ku njerezit diskutojne buken e ky ban projekte miliona dollareshe.mos ti gezojne ai dhe pronari i tij sali katili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje