Paskuqan, fati po të shkëlqen, Luli po të sjell autobusë me hidrogjen

16 Maj 2012, 19:12Sociale TEMA

Sipas projektit fitues, banorët e Paskuqanit do zbresin drejt Tiranës me autobusë hidrogjeni, mu në një shesh që është projektuar për koncerte të këngëtarëve të mëdhenj. Kështu thotë studioja fituese….

 

Nëse nuk ke çfarë shet në realitet, shit ëndrra. Madje ëndrra nga ato më pabesueshmet, se kështu i mban njerëzit në ajër. Kështu ka ndodhur me Lulzim Bashën, i cili pasi e bëri Sheshin Skënderbej sikur të kishte futur duart Xhelal Mziu, ka filluar të shesë ëndrra për Paskuqanin. Sot ai ka shpallur fituesin e projektit të zgjatimit të bulevardit drejt Paskuqanit. “Lum tironasit qe te kan,te lumt,bravo,” i shkruan Gafur Gazidede Lulzim Bashës në Facebook, mu poshtë lajmit për shpalljen e fituesit për zgjerimin e bulevardit. “Luil te lumte jen si sknderbeu na rofshe,” shprehet entuziast Muhamet Rakipi.

Nuk kanë faj. Studioja angleze, përveçse paska gjetur një lumë që do e bëjë Tiranën si Venecia, do u çojë në Paskuqan banorëve autobusë me hidrogjen. Po, po. Kështu thuhet në ndryshimet që i bëri projektit studio Grimshaw, e cila duhej të ishte shpallur fituese para dy muajsh, por helbete, konkursi u bë pak si shpejt atëherë.

“Zgjatje e linjave të ndërtimit duke krijuar më shumë hapësirë për banim. Kryesisht ndërtesa të strukturuara. Gjerësia e bulevardit mbetet 60 metra. Krijimin e energjisë nëpërmjet përpunimit të mbetjeve. Autobus me hidrogjen që ngjitet në kodrën e Paskuqanit.

Ndryshime në administrimin e transportit, veç linjave të tramvajit, shtohen linja të tjera që mund të lidhin aeroportin me qytetin. Parashikohet ndërtimi i një zone sportive për ta vendosur Tiranën në hartën e vendeve të njohura sportive sot apo krijimin e ngjarjeve kulturore, muzikore që gjenerojnë para, duke lejuar edhe koncerte të këngëtarëve të mëdhenj, një katalizator për të gjithë zonën,” këto janë ndryshimet që parashikon Grimshaw.

Tani banorët e Paskuqanit do jenë më të lumturit. Do zbresin me hidrogjen drejt e në Tiranë, mu në koncert. Apo siç e ka zakon Doktori që bën koncerte njëherë në muaj.

12 komente në “Paskuqan, fati po të shkëlqen, Luli po të sjell autobusë me hidrogjen”

  1. DuaPune says:

    Rrofsh Lulo, dukesh qe je i pari qe ke shpikur motorrin me hidrogjen kundrejt benzines, naftes, apo hibridit.
    Te zent dera e autobuzit qafen ishalla o klon i Saliut, o Mini-me, o 17-Majsh i tredhur!!

    1. Poliksenos says:

      U ba me shit shpiat në Tiranë dhe me lan termin n’Paskuqan, or tai!

      1. Tafut forti says:

        Ti me mire do beje te shisje shtepine ne Tirane dhe te shkoje ta beje ne bythe ne Athine!…

  2. Gjelosh Nika says:

    Ku ka vu dor Luli e nuk ka ba gjamen?
    Akuzohet per 200 milion euro vjedhje e ban pordh?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html

  3. DHELPRA says:

    Te jesh ne nivelin e Gjermanis me ekonomin…. smund te pretendojm dhe per kshu gjerash? Ja lejojm vetes kto gjera se jena Europian jo per gje.

    Paçi fatin qe meritoni! Sa me shpejt.

  4. tani says:

    O mjer rraca e budallenjve buze Adriatikut..

  5. tralalala says:

    pordh me hidrogjen

  6. H says:

    eshte per te qeshur e per te qare. kujtoj konkurset e kohes se rames dhe mund te them vetem: sa poshte kemi rene ?

  7. ben says:

    Futja,kot me kot,u be mode merr tre te huaj,bej makete ,dhe thuaj keshtu do behet Tirona,parlamenti,Shqiperia.Si nuk kane turp,edhe s’kane asi lek dhe premtojne,megjithese mire e bejne,cfare s’ka honger ky milet qe mos ti haje edhe keto prrallat me makete.

  8. Shqiptari says:

    Thanks Luli, rrofsh e marrsh nga ditet e Sales

  9. LEDI says:

    MIRE E KANE , PO SHESIN “endra” ME SHUMICE, POR KUR “keto endra” KTHEHEN NE MANKTHE ATEHERE NUK MBETET ASGJE VEC SHKATERRIMIT, QE PO NA VRET NGADALE.

  10. argjiro says:

    Po cte beje i shkreti Luli dicka duhet te beje .Ato qe kish perfytyruar Edi Rama as di ti ti beje as ka bythe ti beje .Po ja ben ca kartona mbledh ca njerez me ne krye Saliun qe i jepet rasti te shaje Edi Ramen bejne ca foto ben abc e klanit nje kronike dhe me kaq shihemi pa piqemi .Kesaj i thone presh ne kopesht .Po ama duhet te dime se ato kartona kushtojne miliona .Kjo eshte puna me e mire qe di te beje Lulja e bashkise .Ai livadhis se akoma nuk ka cecua bicak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje