EuroNatur: Lumenjtë e Shqipërisë rrezikojnë të shkatërrohen. Zemra blu e Europës në rrezik

16 Maj 2012, 18:27Sociale TEMA

Një nga fondacionet më të njohur për mbrojtjen e natyrës, EuroNatur, ka dhënë alarmin se ekziston një rrezik akut që lumenjtë e Ballkanit, por kryesisht ata të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të shkatërrohen.

“Ekziston rreziku akut që “Zemra Blu e Europës”, një trashëgimi natyrore e krijuar prej miliona vitesh, të zhduket me një goditje të vetme,” tha Gabriel Schwaderer, drejtues i EuroNatur.

Në lumenjtë e Ballkanit do ndërtohen së paku 573 hidrocentrale të mëdhenj dhe qindra të tjetër të vegjël.

EuroNatur thotë se fati i mirë është që dy të tretat e lumenjve në Shqipëri e Maqedoni janë në gjendje natyrore, ndërkohë që në Gjermani vetëm 10 përqind e lumenjve janë në gjendje natyrore.

Në rrezik janë po ashtu edhe speciet në zhdukje. Në këto ujëra gjallojnë gjysma e molusqeve të ujërave të ëmbël të Europës dhe 28 përqind e peshqve të ujërave të ëmbël, që rrezikojnë zhdukjen.

3 komente në “EuroNatur: Lumenjtë e Shqipërisë rrezikojnë të shkatërrohen. Zemra blu e Europës në rrezik”

  1. i ikur prej llumit ku u fundos atdheu im says:

    te na rroj Saliu.

    1. Mark Marku says:

      Randsi ka si asht me shnet krytari dhe pinjollt e tij!
      Po Lili, qysh asht? A po i run linjat?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

  2. zace says:

    jemi vertete te bekuar nga zoti,na ka dhene gjene me te pasur te njerezimit ujin,na ka dhene nje pasuri te pa krahasueshme gjynah qe qeveria nuk ben gje per mbrojtjen e tyre,do jete teper vone kur te kujtohemi per mbrojtjen e tyre dhe fajin do na e hedhin neve brezit te ri te ketyre viteve per shkaterrimin te tyre,duhet te bejme dicka per mbrojtjen e tyre,patjeter,medeomos le te shtypim butonin sos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje