Berisha: Shqiptarët i kanë dhunti të lindur gjuhët e huaja, anglishtja të mësohet me detyrim

18 Maj 2012, 10:24Sociale TEMA

Kryeministri Berisha, gjatë konferencës me temë “Gjuha Angleze dhe Sistemi Arsimor – Një mundësi e re”, është shprehur se në shkollat shqiptare gjuha angleze duhet të futet me detyrim që nga klasa e tretë.

“Në këtë nismë mendoj se qeveria ka marrë një vendim shumë të drejtë, sepse gjuha globale është gjuha angleze. Nuk diskutohet për të inferiorizuar gjuhët e tjera, pasi çdo gjuhë është e bukur, por anglishtja për një seri rrethanash është kryesore në gjuhën e globalizimit. Është gjuha e kësaj kohe ndaj dhe është e rëndësishme që të shpejtojmë dhe të ecim sa më shpejt të pajisim fëmijët tanë me gjuhën e komunikimit global”, është shprehur Berisha.

Ai ka thënë se shqiptarët mësimin e gjuhëve të huaja e kanë një dhunti të lindur. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se të rinjtë shqiptarë duhet ta mbyllin gjimnazin me dy gjuhë të huaja të mësuara. Mes tyre, për Berishën e rëndësishme është që të mësohet edhe kinezçja.

“Nuk duhet të kemi asnjë ndrojtje për përpjekjet më maksimale për ta bërë këtë komb pas shqipfolës në anglishtfolës. Në këtë proces të përshpejtuar ka vështirësi reale. Unë kuptoj se në disa norma të vendosura nga ne mund të ketë edhe arbitraritet, por ne së bashku i shqyrtojmë, dhe me rëndësi është që të konsolidojmë anglishten nga klasa e tretë deri në provimin e maturës si gjuhë të parë të huaj për çdo fëmijë shqiptar. Me rëndësi është që ne të zhvillojmë atë dhunti absolutisht të lindur të shqiptarëve për gjuhët e huaja, çka duhet thënë që çdo nxënës duhet të mbaroj gjimnazin me dy gjuhë të disponuara, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, por edhe kineze, e cila merr terren dhe rëndësi të veçantë pasi Kina është superfuqia e dytë e botës në ekonominë planetare”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

17 komente në “Berisha: Shqiptarët i kanë dhunti të lindur gjuhët e huaja, anglishtja të mësohet me detyrim”

  1. Iliri says:

    E drodhi tani…Derti dje ishte flamurtar i Kinezqes….Ky ka ikur fare….

    1. Gjethi i thate says:

      Punën e gjuhës e di mirë ky se vetë i ka hedhë në tokë nja dy,sidomos anglisht ta tha piten!

  2. Disho nekrofili says:

    Mesues mundesisht duhet te kemi ty, se ti i qan te gjitha gjuhet e huaja, sidomos shqipen!

  3. Berisha ua ke lanê Komunistêve tê PS-s Kinezcen, iu sjellê nostalgji

    1. tani says:

      po po ke te drejt,se SALIU vete flet gjuhen serbe.

  4. Cute Kadria says:

    Ca thote prape ky PSIKOPATI!!!???……

  5. plaku says:

    Ja se si e flet ti vete anglishten more horr :

    http://www.youtube.com/watch?v=a873vqCQDvQ

    1. armand says:

      Obobo plako na e nxorri bojen ky legeni.
      Kuptoj ndjenjen e inferioritetit qe kane shtetet perendimore ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.Shiko ke kemi zgjedhur (me liber shtepie kush ja jep voten ne te ardhmen) te na perfaqesoje.

      1. plaku says:

        armand,
        Edhe demokracia ka problemet e veta dhe bile Sokrati paralajmeronte per kete gje. Problemi eshte se ne demokraci secili ka te drejte vote dhe shif te lutem se kush voton per Salen :

        http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

        Pershendetje.

  6. Kalorsi i zi says:

    O hajvan, nqse shqiptaret e kane ‘dhunti’ mesimin e gjuheve te huaja nuk ke perse ti detyrosh per anglishten. Problemi jone eshte gjuha shqipe dhe kjo eshte detyra juaj se po bastardoni gjuhen shqipe me fjale te huaja. Gjuha shqipe duhet te jetoje dhe te hyje zyrtarisht ne administrate e jo te perdoret si gjuhe korridoresh. E keni kthyer shqiperine si nje koloni afrikane ku gjuha kombetare eshte kthyer ne gjuhe zulu. Tradhtar te kombit, mjere ju.

  7. Denis says:

    o katunar qe zbrite ne qytet ne moshen e adoleshences ti s’flet dot shqip imagjino sa ne gjendje je te percaktosh dhuntite e popullit per gjuhet e huaja. ‘Dhiz iz e mirakell o’fridom’.

  8. Shqiptari says:

    Mos u merni me kete,ky eshte komplet IDIOT ! Thank you Saleeeee

  9. Vasel Malaj says:

    Edhe ketu ne SHBA e kemi marre veshte qe Kinezçia e Sali Mao CE DUN Komunistit eshte gjuhe e pare ne SHqiperi. Tani fleet per Anglishten!!! SHikojeni si LAJTHITE!!! Lajthitjet e tije tregojne sipas eksperteve PSIKOLOGE, se eshte i semure PSIQIK dhe ka filluar semundja e Allsamer.

  10. Ben Chicago says:

    cdo njeri ka nje 5 minutsh marezie ne 24 ore
    saliu ka vetem nje 5 minutsh te sakte dhe 23 ore e 55 minuta marezi
    keto fjale i ka thene ne 5 minutat e sakta

  11. askushi says:

    Pse qeshte Berluskoni kur fliste italisht Berisha ? Nga gezimi se e fliste bukur,pa gabime?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje