Kartolina nga Shqipëria për botën- Një geto e harruar (FOTO)

17 Maj 2012, 11:14Sociale TEMA
Kartolina nga Shqipëria për botën- Një geto e harruar (FOTO)

Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.

 

Nga Ilaria Lonigro

La Repubblica

 

“Është si një Scampia shqiptare, ku nuk hyn dhe nuk del”. Këto i thotë Stefano Morelli, autor i këtyre fotove të tmerrshme. Jemi në Institut, një geto në lagjen e shkatërruar të Kodër Kamzës, në periferi të Tiranës. 200 metra larg Universitetit, ku vajtje-ardhjet e studentëve dhe profesorëve flasin për një normalitet të rikthyer. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë.

Në këto korridore- të errët për disa orë të ditës- jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve.

Mes banorëve të Institutit, ka persona që kanë emigruar nga Kosova dhe nga fushata e viteve ‘90, kur Tirana, e menduar për 300 mijë banorë, u pushtua pa asnjë rregull urban. Më shumë megjithatë janë ata që janë arratisur nga varfëria e veriut. Dhe nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni.

“Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten”, shpjegon Stefano Morelli. “Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian”, shpjegon Stefano Gaddini, zëvendëspresident i shoqatës L’Impronta, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale. Këtë e konfirmon edhe Simore Mori, anëtar i Comunità Papa Giovanni XXIII, që prej 10 vjetësh punon në veriun e Shqipërisë për të pajtuar gjakrat. “Lufta ndaj Kanunit është një prej kushteve për të hyrë ne BE”. Që megjithatë, duket se është injoruar.

Rruga George W. Bush, rruga e Parlamentit, e emërtuar nga ish-presidenti amerikan, ndodhet vetëm 15 minuta me makinë nga turpi, sipas Google Maps. Aty, në fillim të majit, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, për të diskutuar mbi hapat për hyrjen e mundshme të Shqipërisë në BE.

18 komente në “Kartolina nga Shqipëria për botën- Një geto e harruar (FOTO)”

  1. daku says:

    mire na e bo bota,se kur dhe surrati jone sha kosovaret,llogarit ca te bo fqinji

    1. Vlora says:

      neser njeri prej ketyre femijve mund te na behet kryeminister i shqiperise, dhe ec e te presim te na beje njesoj si bota…..

      1. eno says:

        PO SALIU I SHEF KETO??????

      2. Bekimi says:

        Si shumë priske prej ndonjërit nga këta. Le të shpresojmë që njëri prej këtyre ta heqë qafesh kryeministrin, e jo të bëhet i tillë.

    2. elio says:

      Si do ja bojm, do i japim ene ktyne kai cope toke, qul se kena plot. I kena dhone Bathoren, Kamzen e gjithe rrethinat e Tirones…ja legalizum,ja bom me rruge, ja bom me kanalizime ene me drita posiiii, tashi e kane dhone ene per ndertim se helbere, jone bo qytetare e dun me nejt ne apartamente e famija e axhes osht rrit, kon zbrit pri malcie..Jo per gjo po nuk pagujn as drita ene as uje…i pagujm ne te gjitha taksat, drita, uje etj etj…Tani zbythuni ne shtepite tuaja se mjaft ju mbajtem ne kurriz, juve dhe maloket pa fund…

    3. xha Jaho (nga Auschwitz) says:

      Pamje të tilla kam parë vetëm në kampin nazist të auschwitz, ku njerzit digjeshin nëpër krematoriume.

      Një fjalë e urtë thotë: Përderisa nuk ja ke shitur shpirtin djallit, djalli nuk do të rreshtë së tentuari të të blejë.

      Kjo është Shqipëria një euro, pa vlerë dhe e sakatosur nga përbindëshat dhe vampirët që po o pinë gjakun dhe po i hanë mishin, jo pak nga pak siç bënin paraardhësit e tyre, nazistët, por përnjëhersëh, me pangopësi dhe grykësi të pashoqe

  2. analist says:

    Realitet shqiptar!

  3. coku says:

    e pastaj. ne jemi vendi i pare, po ata pas nesh.

  4. LINDA says:

    PERSHENDETJE!
    PER TE ARDHUR KEQ.
    pER NE QE KEMI JETUAR NE ATO GODINA,NE ATE QYTEZE TE VOGEL DHE TE BUKUR,JANE SHOKUESE ATO FOTO,JETA E STUDENTEVE,4 VJET NE ATO DHOMA,
    NE ATE AMBIENT TE BUKURA,TE GJELBERUARA ME ZERAT GUMEZHUES TE STUDENTEVE
    SOT NE NJE “GETO”.SHUME KUSH NGA ATA TE RINJ KA PJESEZA TE JETES NE ATE VEND,DHE ESHTE MIRE QE TE MOS I SHIKOJNE KETE VEND SE SI ESHTE KTHYER.

  5. kujtim says:

    EDhe ne vendet me te pasura mund te gjesh realitete te tilla.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po shume e drejte…Si ne Indi, Pakistan, Afganistan, Azejbarxhan…Dhe keto vende per ty o kujtim kerma, jane me te pasurat..

  6. ed says:

    Kjo eshte Shqiperia, keta jemi ne Shqipetaret, kjo eshte pjese e jetes Shqipetare….mbos mbyllni syte, por hapini ato me shume te shikoni cdo detaj te ketyre fotografive shume domethense….

  7. plaku says:

    More qen bir qeni, cfare digjitalizimi do ti besh Shqiperise more horr??!! Shif se si jeton nje pjese e popullit tend. Je Zvicer me det thua, more horr. Hajde nje here ne Zvicer dhe te shofesh se, si jeton populli zvicerjan more qen e i biri i qenit.

  8. SupremeCommander says:

    Tani nuk duhet doemos me rene dakort me cdo person te mundur qe ka vrere me vjelle per Shqiperine. Hajde po shkojme ne Napoli nje here e ne Milano neper disa cepa jo shume larg qendres, me nje aparat trendy nga ato qe i shkojne socialiteve te sotshem dhe po shkruajme dhe per gjendjen e Italise. Ose hajde po shkojme nga fqinji te raportojme se si po varen dita dites e po flejne rrugeve. Me dash me bo keq eshte shume e thjeshte, por ne rastin e Italise, ata kane tejkaluar veten e tyre duke dashur ti heqin vetes stigmen e mafias. Qysh kur kane shkelur ne Shqiperi pas komunizmit jane mare me droge e prostitucion, per te mos thene qe ata e kane mbajtur gjalle kete trafik dhe ne kohen e komunizmit ngaqe kishin lidhje me eliten e atehershme, qe nuk ka ndryshuar shume nga ajo e sotmja.

    E keqja eshte qe na ka rene te kemi te bejne me disa njerez si puna e ketyre qe na keni imponuar ne krye, sepse perndryshe as do kishim nevoje fare te hynim ne bashkimin europian. Jeni ju qe ne fillim na mbyllet brenda nepermjet shokut Enver, e sot po na kushtezoni levizjet nepermjet fjaleve te medhaja “standarte” e budallalliqe te tjera. Po Ettore Sequi qe shkon tek Big Brotheri cfare mendon per realitetin Shqiptar ? A eshte cekuilibruar dhe koquar mjaftueshem per tu futur ne Evrope ? A eshte depersonalizuar mjaftueshem ? Sepse loja ketu me shekuj eshte bere qe te zberthejne cdo element psiqik te Shqiptarit, te krijojne nje erozion kudo, por edhe me keta maskarenj e plehra te shitur qe na keni imponuar, here si te huaj kur vinin pushtuesit e here si tanet si ne rastin e tanishem nuk kane bere fajde. Ka dhe surrat kjo te shkruaj fill pas atij maskarait te Lega Nordit qe u shpreh me terma gjenocidale kunder Shqiptareve.

  9. Kujdestari disident says:

    Keta,dhe qindra mijra qe Saliu i zbriti nga malet'(apo u dhuroi lirine e grabitjes), per te fitur shumefish votash,jane me mire se une(me shoke) qe i kishim shtepite dhe na i grabiten nepermjet firmave piramidale.Ne keto godina qe shikoni ketu dhe 27 te Qytetit “Studenti”,ne kushte me te veshtira kane jetuar e studjuar gjenerata te tera studentesh…Ndesa keto familje,vertete keq jane,por i kane gratis keto banesa.

  10. Me dhimbje shikoj keto foto .Jam nje ish student i ketije instituti,i cili ka qene nje bukuri e rralle.Ky eshte nje turp i madh qe nuk ka nevoje per koment.

  11. tomori i beratit says:

    Si ka mundesi qe “udheheqesi yne i dashur” ishallah i bie infarkt ne zoren e trashe tha qe ne jemi para Frances,Anglise e Italise,na e kalon vetem Gjermania .Po keshtu tha edhe FASHISTJA E ZEZE topalli.Qysh na katandise o sali qe bashk me gjith larot e tu dhe gjith debilat e pd do ta paguani deri ne nje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje