Edi Rama: Mirë abetarja e përbashkët, por është bërë shumë pak për një sistem arsimor unik

17 Maj 2012, 21:09Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar edhe promovimin e një abetare të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama thotë se këto vite liri për Kosovën është bërë shumë pak për një sistem arsimor unik.

“Shumë mirë abetarja e përbashkët. Po fare pak nga ana e shtetit shqiptar në drejtim të një sistemi arsimor unik në kaq vite liri për Kosovën.

Përmes programit për një Rilindje Shqiptare ne do të ecim shumë shpejt drejt sistemit arsimor unik në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

Shqiptarët e gjeneratës së re në Shqipëri e Kosove meritojnë të arsimohen në një hapësirë të përbashkët të marrjes së dijeve. Ne do ta bëjmë!” shkruan Rama në Twitter.

4 komente në “Edi Rama: Mirë abetarja e përbashkët, por është bërë shumë pak për një sistem arsimor unik”

  1. Rama Idjoti says:

    O Rama o kokerr idjoti po kur flet per abetare dhe ti qe nuk di abc-ne e politikes. Ik or koqe pikturo bolet e Sales po lere politiken.

    1. raimondi says:

      Pse ore shan ti ?

      Shume mire thote Edi.Gjithe keto vite kane kaluar kot dhe nuk eshte bere azgje per njesimin e gjuhes shqipe

      Pas 20 vjeteve , kujtohet Saliu te bej patriotin me kete abetaren ..!!??

      Ndaj ne kete rast Edi po flet tamam sic duhet folur, keshtu qe ti ben mire te takosh ndonje doktor , se e paske te nevojeshme …

  2. Shqipetari,Copenhagen says:

    Ooo ti Idiot qe shan,kur E.Rama mesonte gjuhe te huaja e pikturonte tabllo te ndaluara nga ai sistem,saliu yt lexonte,mesonte e konspektonte Veprat e Enver Hoxhes.Po nuk me besove pyet saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje