Gratë paguhen 17.4 % më pak se burrat

18 Maj 2012, 16:43Sociale TEMA

Në fund të muajit, gratë dërgojnë në shtëpi mesatarisht 5 725 lekë më pak se burrat. Kjo nuk vjen për shkak se janë më dorëlëshuara, por se paguhen më pak. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Aleanca Gjinore për Zhvillim me një kampion prej 1 000 personash në zona dhe grupe shoqërore të ndryshme. Sipas studimit, gratë paguhen 17.4 për qind më pak se burrat por diferenca gjinore në pagë rritet apo ulet në varësi të moshës.

Për grupmoshat në prag pensioni, diferenca në pagë shkon në 40 % në favor të burrave. Megjithatë, studimi tregon se diferenca në pagë vjen duke u ulur me ngritjen e nivelit të edukimit. “Burrat me nivel edukimi tetëvjeçar dhe të mesëm janë shumë më mirë të paguar se gratë me të njëjtin nivel shkollimi, ndërsa diferenca në pagë për ato gra dhe burra që kanë edukim universitar ose edhe më shumë zvogëlohet ndjeshëm”, – thuhet në studim.

Pavarësisht diferencave në pagë, ajo që i bashkon të dyja gjinitë në këtë drejtim është pamjaftueshmëria e të ardhurave që përfitojnë nga puna për të mbuluar shpenzimet. “Gati 73 % e burrave dhe grave thonë se paga e tyre aktuale është e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet për nevojat bazike të jetesës si ushqim, veshje, strehim. 63 % e burrave dhe grave mendojnë gati se sistemi aktual i pagës nuk është mjaftueshmërisht motivues”, – vijon studimi.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/5/18/grate-paguhen-174-me-pak-se-burrat-diferenca-ulet-per-grate-e-kualifikuara

7 komente në “Gratë paguhen 17.4 % më pak se burrat”

  1. Nuk kemi perse ankohemi. Kjo eshte Shqiperia Europiane e Berishes. Shoket e tij te idealit nga Afganistani dhe Irani, i mbajne grate te mbyllura brenda mureve te shtepise. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/si-u-bashkuan-hajdutet-vrasesit.html

      1. raimondi says:

        Grate paguhen me pak, se pjesa e papaguar ju kompesohet ne krevat

  2. Ben Chicago says:

    qeveria franceze ka ne perberje te barabarte
    sa bura dhe gra minista

  3. vlonjati says:

    pyes a ka nje pushtetar qw me rogen e vet ose te gruas mund te blej shtepi, makina, te shkoj me pushime ose te bje kostum tre mij euro siuc i kan tani ose varese floriri . Pas sa vite pune mund te blej shtepi them pas 300 vjet ose as nje here. Atehere si e blen me korupsioin ose trafik droge.

  4. ali aliu says:

    burrat qe jane me arsim tetevjecar dhe te mesem eshte normale qe paguhen me teper se grate, pasi me ate nivel arsimimi kryesisht punesimi eshte ne pune fizike dhe burrat jane gjenetikisht me force fizike me te madhe se grate. kjo nuk ka lidhje me diskriminim gjinor por me shperblimin sipas kontributit qe jepet. Prandaj edhe diferenca zvogelohet ndjeshem per grupet e personave me arsim univeristar…

  5. geno says:

    Femrat paguhen me pak ne bordero, por rrogen reale e marrin ne bordello nga shefat e dashnore prandaj jane me makina e jete luksi, flasim per ato femra qe dine te cajne ne jete, si ato te KOPIT te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje