Ekspertiza: Shoferi nuk vdiq nga ataku. Statistikat: Autobusët në Shqipëri, të vjetër

23 Maj 2012, 10:03Sociale TEMA

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë arritur në përfundimin se shoferi Pëllumb Çela nuk ka vdekur nga ndonjë atak kardiak, siç ishte spekuluar nga disa media. Po ashtu ai nuk ishte as i alkoolizuar. Edhe familjarët e tij e kanë hedhur poshtë një tezë të tillë, duke thënë se ai ishte një ish- basketbollist, që nuk konsumonte alkool dhe duhan.

Ndërkohë sipas disa statistikave të botuara nga Shqip, në vendin tonë ka rreth 3 mijë automjete të tilla dhe mosha mesatare është 14 vjet. Mjeti i aksidentit ishte 25 vjeçar dhe po ecte me shpejtësi në një zonë të rrezikshme.

9 komente në “Ekspertiza: Shoferi nuk vdiq nga ataku. Statistikat: Autobusët në Shqipëri, të vjetër”

  1. fshatari says:

    Automjeti qe drejtoj une mbushi me mai 2012 -24 vjet!Me kete automjet shkoj me familjen time ne gjithe Evropen dhe pa probleme.Se jane ngritur shqiptaret per te fituar me cdo kusht para edhe me jeten e njerezve nuk ka faj automjeti.Po te behet kontrolli teknik pa miqesira do kete edhe me pak tragjedira te ketij lloji! Pra njeriu eshte faktori kryesor!

  2. Kalorsi i zi says:

    Po te mos kesh frena sigurisht qe do ecesh me shpejt. Pesha e autobuzit ne disheze i jep inerci dhe nuk mund te ecesh me marsh te dyte per shume kohe sepse e djeg motorin. Per mendimin tim ka patur problem frenash sepse perplasja ne borduren djathtas mund te kete ndodhur nga shkaku i bllokimit te frenave vetem nga krahu i djathte. Shkaku i frenimit ne nje krah vjen si rjedhoje e nje fuite ne qarkun e likidit te frenave.
    – Ose hipoteza qe frenat nuk funksionuan dhe u detyrua te ulte shpejtesine me ndihmen e barieres djathtas.
    – Ka patur shofera ne shqiperi qe perdornin afoljon per te zbritur dishezat keshtu kursenin dhe naften por dhe qetesonin motorin, mbase e kujtoi me vonese qe ishte tek kthesa e rrezikeshme.?????????

  3. salistalin says:

    Ska per statistika ketu. Mjetet e transportit shqiptar jane mjete te dala nga qarkullimi ne ndonje shtet dhe importohen ne Shqiperi me cmimin e peshes se hekurit dhe jo si mjet.
    Me me shume rendesi jane mosnjohja e vendit dhe “shoferat” hale qe vijne verdalle ne rruget e ketij vendi.

  4. Autobuzet jane vertete shume te vjeter, por, qeveria eshte shume me e papergjegjshme. http://mdcal.blogspot.com/2012/05/mdc-kerkon-dorheqjen-e-qeverise-berisha.html

  5. Kjo qe ka ndodhur eshte per te ardhur shume keqe dhe ngushllime te sinqerta familjareve te viktimave,por mos ti fajsojm tash Shoferet apo mjetet,, ja ka qene i vjeter ja ka qen me Alkohol etj etj,por kjo eshte ne fatkeqsi qe nuk mund ta ndal askush ,,ju e dini shume mire para 2 apo 3 muja nje Autobus me femije u byten ne nje tunel ne Frances ,e shtrohet pyetja edhe ata i paten Mjetet e vjetra ???? NGUSHLLIME.

    1. Enzo says:

      Z Fadil kosova, Udhetoni ju me nje autobuz qe ka difekt funksionimi te frenave ? Duke ditur qe nuk udheton i vetem por ke jeten e 40 te rinjve ne pergjegjesi ? Ngjarjet jane te ngjashme per nga tragjedia qe provokuan po njera ishte e evitueshme sepse dihej perpara nisjes.

  6. Pavaresia says:

    Ne raste te tille, domos qe i takon eksperteve te percaktojne shkaqet e verteta te aksidentit. Po si i behet kur ekspertet jane ose te pa afte ose spekulatore ne mbrojtje te shkaktareve te krimit. Raste te tille po kemi plot ne keto kohera te cuditeshme. Atehere njerezit, per ti u afruar te vertetes, hamendesojne per shkaqet e ngjarjes. Rasti i fundit tragjik eshte fare i qarte se shkak ishte difekti i autobuzit dhe kryesisht ne sistemin e frenimit dhe pas tentatives te shoferit te ndjere per ta ngjeshur anes bordures nga shpati i malit, ka pesuar dhe dhe difektin tjeter- ne sistemin e drejtimit. Per pasoje, nuk arriti ta komandoje mjetin ne drejtimin normal te ecjes dhe autobuzi devijoi nga e djathta per ne gremine. Sa i perket anes shendetesore te shoferit te ndjere, qysh ne minutat e pare pasi u njoftua aksidenti, kreu me i larte i policise, nxitoi te shprehte ,,dyshimin” se shoferi ,,mund te kishte pesuar nje atak kardiak…(!). Pelivanlliqe te qellimeshme! Njoftimet e deri tanishme na bejne me dijeni se autobuzi ishte i kohes te ,,Kral Nikolles”- pra autobuz PLAK. Dhe per kete fakt, dikush apo shume kush, ka PERGJEGJESI dhe pike. Te vertetat duhen te dalin te qarta dhe fajtoret duhet te denohen….

  7. ilire uk says:

    Ti kalorsi i zi egjete qe shoferi e ka lene autobuzin ne foljo se ibene deme motorrit…kete veprim munda ta beje nje persone i pa ditur dhe jo shofere autobusi me eksperjence …Shkaqet e rrezimit eshte e veshtire te percaktohen…Ne rruget qe jane me tisheza e kthesa te forta ,per mbajtjen e mjetit nene kontrolle perdoret frenim motorrike dmth ne mashin me te ulet dhe perdorimi i frenave duhet te jete sa me i paket sepse alkoli i frenave nxehet dhe i ulet efektshmeria ne menyre drastike, ne te njejten kohe e njejta gje ndothe me tamburot dhe ferrotat,ato duke uperdorur fazhdimishte nxehen dhe efektiviteti i tyre arrin nivelin zero..Nuk dua te spekuloje por munde te jete nje gabime gjerzore..thjeshte autobusi munde te kete qene me shpejtesi pake mbi limitet e rruges,e shoqeruar kjo dhe me kushtet teknike te autobuzit dmth gjendja reale e gomave , e amortizimit e sistemit te drejtimit qe kane rendesi absolute per cdo automjet.Jashte shtetit autobuzet jane te pajisur me kamera,pluse qe perdorimi i takografefe qe as nuk diskutohet,te gjitha keto anlizohen dhe ndihmojne ne xjerjen e shkaqeve te nje aksidenti.Jme diplomuar per mekanike makinash ketu ne angli,ndaje the komentova disa fakte,,qe natyrishte shume prej jushe munde ti dije.Ngushellime familjarve,behuni te forte vllezrit e mi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje