Qeveria shqiptare jep 50 milion lek për mjekimin e Agron Aliajt. E shoqja: Të na i jepnin para se të vdiste

23 Maj 2012, 19:33Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka marrë vendim të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të bëra për mjekimin e Agron Aliajt. Sipas qeverisë, 50 milion lekë të vjetra do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të pjesshme për mjekimin që iu bë koreografit, që ndërroi jetë përpara pak ditësh.

“Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të zotit Agron Aliaj. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë e shoqja e koreografit të ndjerë, Valdete Aliaj, tha se qeveria duhet t’i jepte paratë para se të vdiste. Duke folur për GSH, ajo tha se ato para janë për të mbuluar shpenzimet në spitalin privat, kurse tek shtetërori ata thonë se kanë paguar vetë.

 

27 komente në “Qeveria shqiptare jep 50 milion lek për mjekimin e Agron Aliajt. E shoqja: Të na i jepnin para se të vdiste”

  1. Koli says:

    Qelbanike dhe hipokrite. Mijra femije lengojne per nje ilac dhe rrezikojne jeten etj. Prinderit tane kane thyer shpinen gjithe jeten dhe paguajne qimet e kokes ne spital shtetror. E pse i duhet dhene para per kompesim nje njeriu qe eshte paguar tere jeten me mire se shume te tjere dhe ka patur privilegje si shume te ngjashem. Keta birbo “artistet” po na dalin si breta te gjelbra apo delta force qe rrezikojne koken per atdheun. A thua t’i kete cuar njeri me dhune atje ku fvajtene studioan. Duket se e paskan persekutuat ne kohe te Enverit kete qe e bene koreograf. Kategorikisht kundra shperdorimit te felliqur te parave te popullit tim. Edhe njehere e perseris se ne cdo rrethane ky eshte shperdorim dhe madje vjedhje e parave publike.

    1. anastas says:

      nuk do i shtoja as nje presje komentit tend jam dakorte1000perqinde dhe mos degjo se ca thone ata bythe pambuket aty poshte me sa duket do jene parazit

    1. Gusmari says:

      Me mire do ishte t’ja kishin dhene perpara. Tani vetem lehteson familjaret nga shpenzimet.
      I ndjeri Aliaj ka dhene shume per kulturen shqiptare. Shume here me teper se shume prej nesh qe shkruajme ketu! Mosmirnjohja eshte e pafalshme!!!

    2. Tirona e Re says:

      Zogollet e Matit kane marre pronat e trashegimise ne Tirane e Durres ?

  2. Vlora says:

    “vdis pa te dua”.

  3. Ana says:

    Pse cfar ka bere, cfar kontributi ka dhene? Sepse ka kercyer!? Ndajuani pensionisteve keto leke te cilet kane punuar ne punera tejet te veshtira, madje jo-njerezore, me tre turne, ne shi e ne diell. Qeveri e ndyre dhe nostalgjike! Paratë e taksapaguesve shqiptare i perdor ky fare Krye-menaxheri si ti doje qejfi. KOMUNIST!

    1. dritani says:

      Po kontributi yt Ana pervec se te hash, te gromesish, te dhjesesh e pjerdhesh dhe te besh ndonjehere ne te rralle seks te shemtuar cili eshte?

      p.s. lajmin nuk e paske kuptuar fare!

  4. blini says:

    Ju qe shkrueni ma siper (nja 2) duket nuk dini asgja per artistin Agron Alija, nji kercimtar virtuoz, me vlera te paçmueme qe ia ka ndrit fytyren Shqipnis me koreografine e vallet e realizuar. Njeriu nuk ka nevoje vetem me hanger si bagetia, po ka nevoje edhe per argetim, art, kulture, sport etj.etj. T’shkoje ne shkolle cilido nga ata qe permendin shkollen e Agron Alise e te bahen artistë! Artisti lind, nuk bahet. megjithate do 1 here talent e 10 here pune. Ai ishte i punes. Ngushllime familjes per humbjen e njeriut te dashtun e urime Qeverise qe do ta ndihmoje familjen. Nuk di çka po bahet per futbollistin Medin Zhega, futbollistin e paarritshem te “Vllaznise” e Kombetares shqiptare, trajner i kombetares etj.etj. Te ndihmohen ata qe na kane argetue, ua kemi borxh ne taksapaguesit…

    1. Koli says:

      Fytyren ja ndrisim te gjithe ose jo shqiperise. Te flas ty dhe ksaje aulones ketu poshte. Qofte me shendet kushdo qofte artist apo fshesar. Sot jemi ne ekonomi tregu dhe bonus nuk duhet te kete per asnje. A vlen jeta e cdo njeriu te thjeshte njelloj ne kete vend mor pederaste e dreqit? Te kishte paguar sigurime jete dhe shendesore ne privat se nje thesme para kane paguar. dhekemi paguar te gjithe ne sebashku me taksa e me bileta koncertesh e me cdo artikull qe blejme cdo dite. Nena ime nese ska leke te bleje ilacet e zemres vdes dhe askush nuk ja jep pa leke. Ne djall vafshin. te shisnin shtepite ai vete dhe femijet dhe te lanin faturat se per hall te vet i kishin. Shtet moster. A e dini o njerez plera se ka mijra vete qe flen pa buken e gojes ne kete shtet te ndyre berishjan? Dhe u dashka paguar fatura e nje njeriu qe fundja ne makine private dhe per halle te veta beri aksident. Mijra vete operohen ne prvat cdo dite ne shqiperi dhe shumica marrin birxhe e kredi… shesin dhe shtepi per te fetuar i afermi. A ka paguar per ndonjerin ky shtet i qelbur? Ahahaha u dashka qene balerinke qe te te paguaje shteti. Turp e faqja e zeze. Rrace hajdutesh. Duhet te mblidhemi te gjithe shqiptaret e te refuzojme te paguajme taksa, se me taksat tona manaxhere berishjanet tallin kokrren e menderes.

  5. altin21 says:

    onjerez, ato para jane harxhuar ne ndonje spital privat, keta thone na siilni faturat, mundesisht sa me te fryra qe te haje dhe larua dhe balua

  6. NYC says:

    nuk besoj se i hyne ne pune keto pare Agronit.zoti bekofte shpirtin e tij aty ku eshet..keta jane katunaret qe ka shqiperi ne krye

  7. AULON says:

    SHPREH KEQARDHJE TE THELLE PER HUMBJEN E KETIJ ARTISTI,QE ME PUNEN E TIJ DHE KOLEGEVE TE TIJ E KA PREZANTUAR SHQIPERINE TE DENJE PER KULTUREN E SAJ,DHE I KA SJELL KETIJ POPULLI MOMENTE SHUME TE BUKURA DUKE PARE PROGRAMET E NDRYSHME TE ARISTEVE TANE TE SHKELQYER,ME KENGET ,VALLET DHE MUZIKEN E BERE PREJ TIJ,KEMI FESTUAR ME MIJRA GEZIME,FESTA,ETJ.
    KUR LEXOJ C,FARE SHKRUAN KETU NDONJE ZAGAR INJORANT.ME VJEN PER TE VJELLE NGA KETA,KAFSHE,,,.KUPTOHET SHUME MIRE NIVELI JUAJ SHOQEROR,,,ARTI I NJE POPULLI SKA CMIM.

  8. TORRISHTA says:

    mIRE SHPREHNI NDONJE OPINION, MOR TE URUAR, PO PSE ME FJALR KAQ VULGARE? nUK DUHET TA KISH LENE KAQ TE LIRE ZOTI BAZE KETE SOJ KOMENTIMI…

  9. Bardhi Tolabi says:

    Per disa bastarde qe shkruajne me siper,si Koli dhe Ana.
    Ja ku eshte ndryshimi ne ekonomine e tregut midis artistit,sportistit dhe fshesarit:Artisti dhe sportisti,paguhen me miliona euro apo dollare ne muaj,ndersa fshesari,paguhet sa per te mbajtur barkun me buke.Sa per kalibrin e Agron Aliajt dhe Medin Zheges,le te shfletojne gazetat e kohes,jo shqiptare se jane te pabesueshme per ju,por ato nderkombetare dhe do te shihni vleren e tyre.Dhe ne se do jetonin dhe punonin ne sistemin e ekonomise se tregut,do te kishin siguruar aq para,sa do te benin edhe filantropi ndaj personave si ju,te nivelit te fshesarit,ne se do tekishit nevoje.Ne se jeni te afte,dilni ne tregun e shkolles dhe te punes dhe fitoni se jeni tamam ne kohen dhe sistemin qe ju trumbetoni.Sa per vendimin e sotem te qeverise,per mendimin tim,eshte fare pa vlere.Jo se mbulon nje pjese te shpenzimeve,por sikur dhe te mbulonte te gjithe ato,perseri nuk ka vlere.Artisti i madh u largua,pervoja dhe kontributi i tij ne Baletin dhe koreografine Shqiptare nuk kthehet dot me.Por,nivelin e Kolit dhe te Anes,ka dhe kjo qeveri qene,e cila ben sikur na qeveris dhe na vjedh diten dhe naten jo,vetem paret por dhe jeten.

    1. muratori says:

      Bjeri o mik qemanes,a nuk e kupton,qe e gjithe jeta ketu tek ne eshte ipokrizi,lere mor lavdin e kaluar,nuk jetohet me me te.Ky artist qe thua zotrote po te kishin qene artiste me taban,do te kishte bere fame edhe keto 20 vjete te gjoja demokracic,dhe nuk do kerkonte lemosh nga qeveria e dhjere,por me merite qe une mendoje se i ka munguar,do te kishte perballuar te gjithe fatkejsine qe i ra mbi te.Lereni more keto diferencime,te gjithe jane te barabarte,si ai fshesari qe e tallni ju mor palaco,ashtu edhe Gonja gjithe jeten i privilegjuar dhe i paguar.Edhe ai i shkreti qe vuan e vdes nga kanceri,nga aksidenti ka nevoj per ndihme,ai shet shtepine,ve njerzit e tije te keputur ne siklet,dhe as kush nuk jep lemosh si ketij Agronit,a thua se ishte i pikuar nga qielli,nje lloj punoi,si muratori,si minatori,si saldatori,si cobani ku ky i fundit ishte ma artist se ai.

  10. Adriatik says:

    Ca ka bere ky koreograf? Kur lexoj se cfar injorance pasqyrohet shpesh neper blogje, po aq here me shkon mendja te mos lexoj blogun por vetem gazeten.
    E padurushme kur te jep mesime i padituri, kur te ben moral imorali, kur te shan fytyrpalari, kur te prek me duar ay qe eshte i lyere koke e kembe me te pegerat e veta te perditshme. Kjo me te vertete te largon nga njohja e injorances se lige.

  11. LORA says:

    Po per te talentuarin Agim Qirjaqi,si e lane te tretej pa asnje mbeshtetje??????U kujtuan kur u nda nga jeta, per nje dekorate-leter.
    Sic duket,u dashka te firmosesh peticione qeverie, kunder opozites qe te marresh vemendje nga qeveria e dr.dhjeramanit.

  12. tani says:

    Oh popull!!!!Agron Aliaj ishte nje talent i madh shqiptar dhe ne se do ishte italjan,francez apo zviceran do kishte siguruar jeten e Tij dhe te familjes.Ndaj ato leke qe shteti jep per harxhimet qe u ben,nuk jane asgje per cka i dha Ai Shqiperise.
    Agron Alija eshte nje Vace Zela,nje Panajot Pano,apo nje Avni Mula,ne zanatin e vet.Talente te tille jane te rrall,ndaj dhe vlersohen.

  13. Bekimi says:

    S’ka pse të paguajë shteti me fonde të veçanta. Institucioni ku ka punuar i ndjeri duhet të kishte siguracion.
    As për Agron Alianj, as për kërkënd.
    Lexova se shteti do të mbuluaka shpenzimet e varrimit për studentet që humbën jetën në Himarë.
    As për to s’ka pse të caktohet fond i veçantë. Pronari i autobuzit patjetër ka siguracion edhe për humbjet e jetëve, si në rastin në fjalë.
    Megjithë keqardhjen dhe simpatinë për familjarët e tyre, nuk ka pse të lehtësohet firma e siguracionit.
    Shteti, nëse don të tregojë bujarinë, le ta tregojë me fonde ndihmë për cilëndofamilje që humb të dashur të tyre, por jo të veçojë ca të nënës e ca të njerkës.

  14. hugo says:

    po per prokurorin hena perse nuk e shtoj fondin xhaxhi sal lpirsi

  15. Iris says:

    Nuk e çuan jashte shtetit,por e çuan ne kliniken e familjes Hygea,dhe tani nxorren dhe fondin per sponsorizimin e klinikes se familjes, sigurisht mbas vdekjes.

    Pse nuk ia dhane familjes se te ndjerit Agron Aliaj si ndihme ate fond sa ishte gjalle, qe ta dergonin njerezit e afert jashte shtetit. Apo t’ja japin ndihme familjes sot.

    Qeveria tani kerkon fature, qe sigurisht do ta plotesoje vete me shifra astronomke per ato pak dite qe i ndjeri qendroi ne kliniken Hygea, se mesa dihet ai vdiq ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza dhe korrupsioni aty eshte pa fature.

  16. ajdin says:

    Dua te pyse;Kure te vdes Sali berisha sa do te marre Lirie berisha?

  17. Koli says:

    Hapsirat dhe stili i jetes qe ne ndajme, jane njelloj te pista, te pastra plot me drite dije dhe injorance egersisht te eger, te “nderuarit e mij intelektuale te epokes se google serchi-it”. Shpreh keqardhjen per te ndjerin Aliaj thjesht si njeri dhe pak me intereson t’e trajtoj nje semundje apo fatkeqesi ne menyre selektive vetem se disa koqesisht “koqe individe” e kane pare networkun si vend ku here pas here te duken se e zbrazen pakas farmakun e “intelektualit” te revoltuar nga prezenca e vulgut…i cili ndodh qe meqe rri ndonjeher pa lare… dhe madje ben shpesh moral, me logjiken e ketyre mostrave, duhet te vdese e ti lere vendin te jetoje nje individi tjeter, qe mund te jete VIP i tipit lir Meta apo L. Bombaj, M. Kryemadhi apo Ciljeta.
    Eshte e vertete qe i eshte hapur dera lloj lloj plehrave per te ndyre dhe tejndyre emra dhe njerez, vende dhe histori ne internetin e sotem… por mos! mos ju lutem te dashurit e mij pisanjose apo ish pisanjose qe me gjasa ende gelbazoni ne rruge dhe hidhni plehrat nga ballkoni..Mos ju lutem; mos hajde te na shkruani qe te ndiheni “te lare e shpelare”, se te gjithe bashke, perziejme ererat dhe aromat tona ne autobizet urbane dhe u i themi “o shefo”, nje polici injorant trafiku qe ka nje jave qe fle dhe ngrihet me uniforme.
    Kushi ishte Agron Aliaj? E dini qe pak rendesi ka?! Me shume se 95% e shqiptareve nuk kane qene kurre ne opera apo balete dhe na dalka qe katunarisht katunaret e djeshem dhe te djeshmit afro 35 veta qe shkonin ne TOB (thone se shumica shkonin per pordhe), duhet te ngrene ne piedestal dhe ne stilin LGBT te ushtrojne dhunen e pranimit hynor te nje egzitence qe une personalisht refuzoj ta pranoj si vlere qe ne catin qe qofte nga nje njeri i vetem ne bote tentohet te me imponohet.
    Ne shoqerine qe jetojme ka dy forma ekstreme, ne ate te zbatimet ose jo te ligjit. E ku eshte shkruar qe u dashka dhene fond apo ndihme se je i ketij apo atij profesioni. Fondet e emergjencave dhe katastrofave jane tjeter gje. Edhe rezervat e shtetit jane tjeter gje. Te jesh njeri (qenie njerezore) nenkupton te kesh automatikish te drejtat universale te kesaje rrace qe nuk nenkupton kurrsesi, se ne asnje cast do trajtohesh si nje indivit i dores se dyte. I barabarte njeriu eshte dhe duhet te jete vetem kundrejt ligjit. Ligji ketu ne shqiperi mund te jete ne dore te Berishes, Rames apo metes dhe ne e dime se parate e shqiptareve (ato qe merren borxh sidoms) perfundojne ne ojq- e grave ose ne ndonje vjedhtore tjeter, apo kur me te vjedhurrat e vjedhtoreve te kudondodhura ne shqiperi shikon (kryesisht femra) qe ende pa mbushur te 18-at vozisin tmerrshem vetura luksoze.
    Pse t’e ruajme para, i thoshte i shoqi nje amvise nje dite, ne njehere do vdesim dhe jeta eshte e shkurter! Po i ruajm per nje dite halli- i thosh ajo. Dhe pas pak kohe nje goxha shume sherbeu per rimekembjken e nje njeriu te semure. Pak rendesi ka ne ishte koreograf apo pasardhes i atyre qe kane derdhur gjakun e 8 deshmoreve per liri te ketij vendi. A e dini se sa njerez te tille ka apo jo? a e dini se mezi mbijetojne femijet e policeve te vrare nga kriminelet? Dhe ne u dashkemi jo thjeshte te broheorasim faturat e hotelerive me 5 yje te spitaleve private, por te lexojme edhe kerricin dhe gomarin qe ne stilin hidh e prit na kendone me mllef kengen e intelektualeve te “shpirtit te vrerosur”, qe me gjase vetem ata e kuptojne “artin elitar” qe ne qofte i tille, ka te drejte te fuse doren ne xhep te cdonjerit e te cirret dhunshme: Mbylle gojen fytyr palar, se keto para qe po te marr i duhet “x-it” per te shpetuar bythen, se ai nuk e cau te tijen mendere te mendonte per kete dite… se ai dhe ata mendojne per vazhdimsine e superapartamenteve dhe i harxhojne parate ne Majorka e gjetke. Se blejne makina e luks, se hane e pine cte duan sepse… ne erdhte nje dite e zeze, eshte shteti qe me taksta e fyteyrepalareve dhe injoranteve te internetit, do tja zgjidhe hallin ketyre individeve.
    Sa turp! Sa ndot do kish arti ne vetvete per nje seleskion te tille. Kur ndonjeher do kishte sukses nje artist nese ne vepren e vet do trumpetonte perbuzjen dhe rrjepjen e gjakut te miliona fytyre palareve!
    Duart tuaja pergjaken dhe te nesermet lajne fytyrat. Po, “fytyre lare” qe kujtoni se jeni elitare. Ju dh*efsha m’u ne sapunmbajtese. Qe te kuptoni se femija juaja (qe besoj se ju dhemb shume), neser mund tekete fatin e fytyre-palarit qe pret ne rradhe te vdese nese “fati i keq i heroit te kombit” nuk e ke bere futbollist apo koreograf.
    E verteta eshte e xhveshur nga morali qe kerkoni ju ndyresira te beni. Mua me pelqen morali i Krishtit dhe qe eshte dashuria e te fortit per te dobetin… dhe jo rrjepja e tij ne emer te atij keqkuptimi te stermadh qe na kane mesuat ta quajme ART.
    I kerkoj thellesiht ndjese te afermve te te ndjerit Aliaj. Nese do me kerkohej per ckam me te shtrenjte ne bote do jepja dhe leket e fundit te bukes se familjes; Por kete nduk do e beja per nje artist por thjesht se nje njeri ka nevoje. Besoj se per te aferimit ai mbi te gjitha ka tentuar te jete thjeshtesisht njeri. Ne fakt per mua ky eshte edhe thelbi i artit.

  18. Pavaresia says:

    Si cdo qytetari qe e do artin e kulturen, humbja e Artistit te Madh,Agron Aliajt, me ka prekur shume. Dhe keqardhja ne kete rast, shtohet me shume se ia mori jeten nje aksident…(!?). Ngushellime te sinqerta familjes!Sa i perket veprimit te Qeverise per akordimin e pese milion leke , familjes te te ndjerit A.Aliaj, nuk ushqej as nje kompleks apo cmire per familjen qe i ka perfituar ate shume parash. Jam i bindur se Familja e te ndjerit, nuk i ka kerkuar qeverise ti jape para. Por Qeveria ia ka taksur! Te mos i merrte familja Aliaj keto para?He,si thoni ju qe shkruani mbare e prape? Kushdo nuk do ti merrte?. Problemi shtrohet ne nje kend veshtrim tjeter: Pse qeveria jone e ,,nerueme” vepron me dy standarte. Ndryshe vepron me hallexhijte-qytetare te thjeshte(gjithenje e kemi fjalen per probleme shendetesore), ndryshe vepron me nje kategori tjeter qytetaresh, sic jane,vecanerisht, politikane e soji e sorollop i tyre.Pra ketu duhet te ndalemi ne analizat e opinionet tona e jo te shprazim mellefe e fyerje sic eshte dhe rasti ne fjale. Personalisht i kam vuajtur ne kurriz halle te tille. Para se te liberalizoheshin vizat(janar 2009), me vdiq dhenderi 40 vjec, dhe shteti im nuk me ndihmoi per nje vize ne ambasaden e nje vendi fqinj, ku do ta dergonim te semurin per operacion me shpenzimet tona. Ndersa po tu ndodhte ndonje gje e vogel ne familjet e oborrit qeveritar, do te viheshin ne gatishmei strukturat me te larta te shtetit, qofte dhe per te pjelle ndonje nuse pusht-shtetari. Keto jane padrejtesi te dukeshme. Ne rastin e ,,pese milioneve” per familjen Aliaj, kemi te bejme me qendrime servile e deklamative te qeverise ndaj nje kategorie te caktuar, sic jane artistet dhe kjo behet vetem per perfitime politike.Shkurt hesapi, pune votash. Pavaresisht se veprime te tille te Saliut, tashme jane demaskuar dhe do te jene bumerang….!

    1. Sevo Rroshi says:

      Ne radhe te pare ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur.Humbja e nje Agronit eshte humbje edhe per te gjith ne.I lexova me vemendje pothuajse te gjitha komentet pamvaresisht nga menyra e qyteteruar ose jo e te shprehurit me te tilla Vendime Qeverie do te kete gjithmon probleme.Nderkohe qe Kushtetuta e Republikes shprehet per barazi absolute midis qytetareve. Qeveria mesa duket nuk e ka parasysh kete jo vetem ne kete rast por edhe here te tjera.Keto debate do te jene gjithmon te pranishme kur qeveria vepron sipas rasteve dhe jo me Ligj te paracaktuar se kush mund te perfitoj dhe sa sipas kontributit te dhene per shtetin dhe kombin te gjithsecilit.Me te vertet njerezit dyshojne kur ndihma jepet pas vdekjes madje pa u kerkuar nga fasmilja mos valle nen emrin artistit te Madh kenaqen xhepat e Klinikes private qe me siguri duhet te kete lidhje me njerez ne pushtet.Po ashtu dhe me aksidentin e Himares Vendimi i Qeverise per shpenzimet ska pse te mbuloj detyrimet qe ka agjensia Turistike per sigurimin e jetes se pasagjereve qe mer persiper te transportoj(pagesa e cdo pasagjeri eshte nje kontrat qe detyron Agjensin te pergjigjet deri ne nje sipas ligjit.Me shpres ne mirkuptimin e te gjitheve.

  19. shqiptar says:

    RESPEKTOJ VDEKJEN E NJERIUT A.ALIAJ .Por komunistet jane dhe tejet MOSMIRENJOHES.Ka mbaruar shkolle ne Moske me leket e shqiptareve,ka marre rroge te mire 50 vjet .Ju duhen me lek prej ketij shteti te varfer.TURP.TURP.TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje