Pezullohet për një vit licenca e Kristal

23 Maj 2012, 14:37Sociale TEMA

Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë për një vit licencën e universitetit privat Kristal. Shkak për këtë është bërë skandali që shpërtheu pak javë më parë me diplomën e djalit të Umberto Bossi-t, Renzo Bossi.

Ky i fundit u zbulua se ka marrë një diplomë tek Kristal, por dyshohet se nuk ka qenë në Shqipëri. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

Ministria e Arsimit pritet që të japë sqarime për pezullimin e licensës, si dhe për fatin e studentëve të Kristal.

Më poshtë vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:

V E N D I M

PËR
PEZULLIMIN E PJESSHËM DHE TË PËRKOHSHËM   TË LICENCËS SË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE  JOPUBLIKE, UNIVERSITETI “KRISTAL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 46, të    ligjit nr.9741 datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”,  për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë.

2.    Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, gjatë periudhës së pezullimit, nuk do të pranojë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ky universitet ofron.

3.    Periudha e pezullimit të licencës së këtij institucioni të arsimit të lartë zgjat për 1 (një) vit, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4.    Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, ndërmerr masat e duhura që studentët e regjistruar pranë këtij institucioni të vijojnë apo të përfundojnë studimet në programet përkatëse, sipas kohëzgjatjes normale.

5.    Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjatë periudhës së pezullimit, merr masat për ushtrimin e inspektimit periodik, çdo 3 (tre) muaj, në këtë institucion, për përmirësimet e bëra në përmbushjen e standardeve shtetërore të cilësisë.

6.    Në përfundim të periudhës së pezullimit të licencës, shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, i nënshtrohet akreditimit institucional sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

7.    Në përfundim dhe në varësi të rezultatit të procesit të akreditimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozon masat përkatëse për këtë institucion të arsimit të lartë.

8.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

23 komente në “Pezullohet për një vit licenca e Kristal”

  1. henri says:

    hopa u bo henri cili me lek tashti .. iku konkurrenti kryesor. pse ska pezullon te gjitheve qeveria licencen???

    1. Mark Marku disident i PeDe says:

      Kristal=LSI

      1. Qi Ljeta says:

        Pse or ti henri? Kot hapet bythesh neper studiot televizive Henri Cili duke mrojt salen? Per ket pune: qe te vjedhi e te abuzoje e te mos kapet!!!

  2. fule says:

    Licencen ja jep prape Ministria perpara zgjedhjeve po turp per ata qe do vazhdojne te regjistrohen ketu dhe ne simotrat e Kristalit. Me teper se turp tashme eshte budallek te vesh leket te keto “piramida”

  3. albaniahello says:

    vetem kaq !! ky eshte ndershkimi !?

  4. loni says:

    ere se ja jepni prap ju ate lishence,,,mos u beni kaq te rrepte sa per sy te popullit,,direkt mbas aksidentit,,,,,,,jane te vjetra keto lloj intrigash o shoku minister arsimi,,,ju ka dale boja si qeveri e qelbet,,mos beni sikur po vini rregulll,,nuk mjafton vetem lishenca,,por edhe personat qe kan dhene dhe vulosur ate diplome te futen ne burge ose gjobe marremendeshe,,,,keshtu punohet,,jo kot sa per sy e faqe i bllokuam lishencen,,,fllucka sapuni…

  5. Tahir Muhedini says:

    Mos….po tani une e Dashi quhemi pa shkolle apo si???

  6. Toni says:

    Kur do shteti te ben gjemen …… se ti hiqesh licensen ketij Tempulli Dijes mbare europian per 1 vit me gjithe ato kontribute te shquara ne fabrikimin e te rinjve buze autostrades Tirane-Durres eshte nje ndeshkim i rende…..

    Meshire per Kristalin……

  7. Enzo says:

    Mire se erdhet ne vendin ku kristali eshte mjegull, genjeshtra, e kunderta e moralit. Mire se erdhet ne shqiperine e Saliut MISS BOTA e Argites. Ska gje jemi ne tranzicion dhe doktori do nxjeri rregullore te re……..

  8. danny says:

    U keput ne byyth Myqremi…. Pse nuk e pezulloi 2 muajt e beharit, meqe jane dhe pushim, sa per sy e faqe ??!!!

  9. Marin says:

    Me dy pare behen berrylat ekonomiste, mjeke e cfare te duan. Mjere kush bjen ne dore te tyre. Prandaj Kristali & company duhen pezulluar pergjithmone. Po keta, prisni kur ta rregullojne per nje muaj. Zv. ministrja e arsimit s’ka si ndeshkon shkollen e vet.

  10. burgaxhiu UK says:

    na paskan fik se deshta me i pru nja 2 bangladeshas me marr 1 diplome per mjeksi,,,looool

  11. Aldi says:

    Eshte nje mase administrative qe nuk permireson asgje. “Semundja” e arsimit te larte eshte me e rende dhe perfshin si ate privat ashtu dhe ate publik. Vetem me nje “tablete”, qofte edhe vetem me nje “injeksion” nuk “sherohet” as Kristali dhe aq me pak universitetet e tjere qe vuajne nga e njejta semundje.

  12. altini says:

    po c’pezullim leshi eshte ky!? gjysma e qeverise eshte e lidhur me Kristalin, ka zv.ministra qe jane anetare bordi e te punesuar part-time aty! Luli vajti e foli ne ceremonine e laureimit, ashtu dhe Berisha! duhet te ikin keta legena se na moren shpirtin

  13. muzapopullore says:

    Po titullin “doktor” te Zhosefines do pezullohet? nuk publikoi se ku, kur, me ke, ka mbrojtur doktoraturen..mos na lini ne terr Tema

  14. Koli says:

    Perfitues me i madh eshte UFO dhe jo cili. E kam thene deri para disa javesh qe heqja e Kristalit nga tregu eshte mbijetese per te tjeret. Me rritjen e kuotave qe beri shteti me VKM, UFO-s dhe te tjereve i bie ta rrisnin moshen e pranimit me mbi 60 vjec dhe ti merrnin direkt nga 9 vjecarja ne te larten. ne fakt tani privatet mbeturinat e shtetit marrin.

  15. jani says:

    ky nuk eshte ndershkim , eshte qe mos prano kete vit studente , vazhdo me ata qe ke sa te harrohet problemi dhe me pas ta rikthejme pasi te kesh paguar pjesen e ministrit. bravo ja hodhi Meti megjithse do i kete kushtuar ca .sa ka si kristali edhe shteterori eshte kthyer ne kristal.

  16. Go West! says:

    Një masë sa për të thënë se MA dhe shteti nuk mori masa…., sa të kalojë kjo valë…
    Asgjë nuk do të ndryshojë, sepse pusht-etarët janë bashkaksionerë në arsimin privat.
    Qëlloi që i doli era Kristalit, por njëlloj janë edhe gjithë të tjerët.

  17. haskoduka says:

    Po zv/ministrja, vallë do të ketë kurajën të japë dorëheqjen që të gjejë zbatim ky vendim i qeverisë?

  18. NYC says:

    PO ME UNIVERSITETEIN E ATI KARAKTERIT KATUNAR nAIM CILI CBEHET??? hahaha katunar me emer Henri hahahahahahahahah..cudira qe vetem ne shqiperi bejne vaki

  19. toni says:

    tronditja e themeleve te “Piramides Universitet” filloi ,pavaresisht se qeveria e beri sa per sy e faqe.
    diploma e Bosit nuk eshte e vetmja qe ka dhene Meti.trecereku i diplomave te leshuara jane fallco pa shkuar asnje dite ne universitet,te tjeret kane kaluar nga gjimnazi ne vit te trete.te tjere me nje vit shkolle u bene me diplome .eh… cfare ti besh kartes se Baolonjes ..ajo e ka fajin ,e jo universiteti e qeveria…

    po le te shpresojme o miq……….

  20. Petro says:

    Kjo qe po ndodh me arsimin e larte nuk eshte turp por krim kombetar.Kush nuk e kupton kete nuk ka kuptuar asgje nga kjo bote.Menjehere Keshilli i Ministrave duhej te mirrte vendimin e provimeve te shtetit per cilindo qe mbaron keto shkolla fantazem.

  21. leka says:

    ju lypset nje diplome. .Turruni te Kristali ne Fier .ju a ban Qazimi me Hysenin me gjysem cmimi,se ashte kushurini i pare i Metit.doni tkaloni nvit me nalt po skeni ba ate me posht ,pun e madhe ta rregullon Qazimi, kot se ka vene kushurini administrator te universitetit per si ksoj gjanash se pune tjeter sdi me ban.as me shkrujt nuk din.
    asht ma se e vertete .
    prvojeni nese ju lypset nji diplome me u ba drejtor.skeni ku me gjet tjeter kaq lir.
    nuk tutet Meti aq lehte per nje lishence te hequn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje