Greqia ndalon autobusët shqiptarë

25 Maj 2012, 22:04Sociale TEMA

Rreth 10 ditë para aksidentit tragjik të 21 majit në Himare, Ministria greke e Transportit u ka çuar një vendim qarqeve të Epirit të Veriut dhe atij të Maqedonisë Perëndimore, që të ndalojnë hyrjen e autobusëve të disa kompanive shqiptare nga Shqipëria drejt Greqisë.

Vendimi, që është publikuar në fillim të kësaj jave, u drejtohet autoriteteve të katër pikave doganore me Shqipërinë, të cilat urdhërohen të ndalojnë disa prej autobusëve të kompanive shqiptare të qarkullojnë në territorin grek, sepse, siç shpjegohet në vendim, nuk u përmbahen kushteve të sigurisë teknike të automjeteve, duke vënë në rrezik jetët e pasagjerëve.

Por, midis të tjerash, aty përmendet se kompanitë e transporteve të vendeve të treta jashtë BE-së, siç është edhe Shqipëria, duhet të plotësojnë një sërë kushtesh për të operuar edhe në Greqi, midis të tjerash ai i bashkëpunimit të tyre me një subjekt grek të transporteve.

Për këtë u ishte lënë edhe një afat deri në dhjetëditëshin e dytë të majit, në rast të kundërt u ndalohej hyrja dhe qarkullimi në territorin grek.

Të nesërmen e mbarimit të afatit, 18 kompani, emrat e të cilave ka në dispozicion Top Channel, janë ndaluar të përdorin autobusët e tyre drejt Greqisë, pasi nuk kanë plotësuar kërkesat e ministrisë greke.

Ndërkohë, ana tjetër e medaljes është se kompanitë greke të autobusëve kanë vite që luftojnë ato shqiptare, për arsye se u kanë marrë një pjesë të mirë të tregut, pasi kanë çmime më konkurruese.

Sipas gazetës së Janines “Proinos Logos”, përfaqësuesit e kompanive të transportit të udhëtarëve me qendër në këtë qytet, konsiderojnë autobusët shqiptarë si mjetet e vdekjes, ndërsa kërkojnë prej shtetit grek që t’u vendosen shoqërive shqiptare taksa më të larta në shitjen e biletave të tyre.

Aksidenti tragjik i Himarës, që bëri bujë të madhe edhe në mediat greke, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar këto zëra, të cilët kanë të drejtë përsa i përket masave të sigurisë, por nga ana tjetër janë edhe abuzuese sepse kërkojnë disa kushte që dëmtojnë kompanitë shqiptare në interes të atyre greke./TCH

14 komente në “Greqia ndalon autobusët shqiptarë”

  1. Arberor says:

    Pa diskutim, ata mendojne per qytetaret e tyre sesi te marrin perfitime nga ky biznes i perditshem. A do ta benin kete politikanet tane? Une them do benin vetem nje marrveshje ku te ardhurat te venin vetem ne 2-3 militante, ku perfitimet te ndaheshin ne mes me te madhin e vendit. Nuk i fajsoj ketu greket, mendojne per qytetaret e vet.

    1. 20 berisha 40 enveri says:

      me shume mendon greku per shqiptaret se shteti albanez

  2. wert says:

    Bravo dhe vetem bravo. Ja cfare na dallon neve nga qyteterimi

  3. Guess??? who says:

    Kush mut gazetar shkruan shqip “Epiri i veriut”. A je ne vete o Mero qe e boton, apo ke ndrru kah dhe ti (gje qe nuk dua ta besoj)

    1. Landi- Sverige says:

      Aty flitet per nje zone gjeografike brenda teritorit te Greqise ne prefekturen e Epirit dhe ska lidhje fare me ate qe “dyshon” ti. Me sakte Epiri ka disa qarqe qe jan ne veri, jug, prendim apo ne lindje te tij. Kuptohet qe qarqet e veriut te Epirit jan te lidhura direkt me kete ceshtje sepse tek keto qarqe sic jan Konica, Kalpaqi dhe Fliates jan edhe pikat doganore qe lidhen me Shqiperine. Pra urdheri eshte dhene vetem per keto tre qarqe si dhe ne qarqet e Maqedonise Perendimore (Florines dhe Kastoris).
      Me qetesi e llogjike more miq se po behemi me keq se ne kohen e Enverit se mos flasim ndonje gje te “palejushme” dhe do te na fusin brenda per agjitacion e propagande! Kufijte aty jan dhe nuk ndryshojne, por ato qe duhet te ndryshojme jan gjithshka brenda teritorit te Shqiperise, ne mentalitet, ne qeverisje, ne funksionimin e shtetit ne baze te ligjeve (te drejtat dhe detyrimet), ne infrastrukture dhe ne cdo aspekt te jetes sone.

  4. TORpiDO says:

    sigurisht qe ne kete pike qeveria greke ka marre nje vendim te drejte..te siguroje jeten e qytetarve te saj dhe qytetarve shqiptare qe udhetojne me keto mjete…jo cdo gje qe vjen nga greket duhet ta urrejme..ata kane ligjet e tyre qe ne duhet ti respektojme

  5. JORGO says:

    GJEJA ME E MIRE QE KA BERE SEPSE KA SHUME AUTOBUZE QE JANE PLERA NGA MAKINERIA DHE NGA JASHTE DUKEN LLUKSOZE.

  6. xhovani says:

    ky qe shkruan veriu i epirit ,te mesoj te shkruj radhen tjeter ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,laskar i keq

  7. Gazi says:

    Bile Greku duhet ti vej kusht per ndotje ambienti, sepse autobuzat shqiptar nuk diskutohet qe e kan KONTROLLIN TEKNIK falco!

    Sot ne shqiperi po nuk njohe ndnje person tek KONTROLLI TEKNIK eshte e veshtir ta kaloj nje vetur dhe lere me AUTOBUZI!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Keta jan bandit te ndyre! Maskarenjte

  8. paskuqani says:

    NE DJALL TE SHKOJN DHE KTO LLOJ KOMPANISH shQIPTARE, SE NUK HECET TER JETEN ME MASHTRIME, SE PO VRASIN NJEREZ TE PAFAJSHEM VETEM PER TE FITUAR,nje dçka kisha per artikull shkrusin desha ti them kush te paguan ty or pler, kisha greke qe na flet me epirin e sateme,kontrollo gazetaret MERO se me duket i ke te dypunsuar, dhe ne gazeten tende, dhe tek Janullatosi,

  9. tourkofagos says:

    shpejt drejt byrazereve turq….per ne Tyrkie keta autobus jane teper normal !

    1. lec li says:

      pse serdhe te manastiri mbreme se kisha sjelle ca turq

  10. Bato says:

    Kjo eshte ulja dhe injorimi me i madh per nje shtet ,greku ne kete ane ka te drejte mbase sepse mund te kete fakte qe autobuzet nuk jane brenda rregullave perkatese europiane por nuk edi greku qe shqiperia ka rregulla tjera hahahaha per shtetin ton mjafton te heci autobuzi kjo ka rendesi dhe per shqipetaret , kemi nevoje per te filluar nga shkronja A me i ndreq gabimet sepse e kemi nje zinxhir qe nuk mban dot lidhur hallkat e tij eshte nje zinxhir i kalbur do na duhet shume kohe te arrijme standartet europiane me keto qeveritar qe lozin video games me popullin dhe me njeri tjeterin skemi per te pare dit te bardh !

  11. onni durres says:

    o popull po greku kerkon vetem te kete dominim te tregut trasporteve drejt shqiperise me ata shoferat e vet pijanec,qe vrasin nga 9 veta pernjehere ne ballsh,sa shpejt harroni mor njerez ca ju beri greku.apo harruat cfare i ka bere shqipetareve keto 20 vjet..ajo fare e keqe izraelito-egjiptjane qe jane greket?duhet shfarosur nga rrenjet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje