Mero Baze: “Berisha, një vrasës. Shpresoj që fundi i tij të imitojë jetën e tij”. Çfarë mendon për raportin PS-LSI, cili mund të jetë roli i Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit, kush fitoi e kush humbi politikisht sipas tij, me procesin e zgjedhjes së Presidentit
Bisedoi: Adrian Thano
“Do të botoj një biografi politike të Sali Berishës” – thotë Mero Baze dhe shton: “Dua të them vetëm se ai është një njeri i dobët, frikacak, i pasigurt, i pabesë dhe si i tillë, vrasës. Dhe shpresoj që fundi i tij, të imitojë jetën e tij”.
Në këtë intervistë për fundjavën e Shekullit, gazetari dhe botuesi i njohur bën fillimisht një analizë të situatës politike, përqëndruar tek zgjedhja e Presidentit të ri. Politikisht kush humbi? Kush fitoi?
Njeriu i kthyer në një nga zërat më të ndjekur pro-opozitar të momentit, ende sot e kujtojnë edhe si ish-këshilltarin kryesor të Sali Berishës në opozitë. Por pse-të e ndarjes me Berishën “atyre, që rrijnë me çdo çmim për dinjitetin e tyre, brenda oborrit kam neveri t’ua shpjegoj” – thotë Baze.
Ai beson se kultura e partive armike në Shqipëri për fat të mirë ka rënë, por kjo “nuk duhet të na çojë tek kultura e vrasjes së moralit”.
Morali? Hëm! E vështirë për këdo që të “zgjedhë” bazuar te morali në një vend ku politikanët duket se i kanë të gjithë duart në vazon me mjaltë. Profesioni i dytë më i vjetër në botë, ka shkaktuar tashmë një krizë aq të thellë të moralit, sa fjalët nuk mjaftojnë. Dhe duket kaq e turbullt e ardhmja kur sheh se i vetmi model dhe më i pari mësim që u jepet të rinjve është si të jesh hipokrit, i pabesë, dhelparak, shtinjak. Kjo klasë oklokratësh të përbuzshëm që duket se i lan dhëmbët me të njëjtën furçë e ka futur gjithë shoqërinë në depresion, mjerim shpirtëror dhe apati. Një (vetë)mashtrim i madh, të cilit nuk i dihet fundi.
Por ndoshta Baze ka të drejtë në këmbënguljen e tij për të identifikuar pavarësisht rrethanave të gjitha mundësitë për opozicion. Më poshtë, biseda me të:
Ju jeni një nga ndjekësit e vëmendshëm dhe të përditshëm të politikës. Mund ta fillojmë me pyetjen standard: çfarë po ndodh?
Kjo pyetje ka kuptim në një vend normal, ku ngjarjet prodhojnë bilanc dhe politika ndëshkohet apo shpërblehet për atë që bën. Politika shqiptare është një profesion liderësh, të cilët nuk ndëshkohen për asnjë arsye dhe për asnjë bilanc. Brenda dy vitesh ne kemi parë një kryeministër që ka vrarë dhe askujt s’i ka shkuar mendja ta çojë në gjyq, një Ministër të Brendshëm që ka vrarë dhe pas 4 muajsh ka hyrë dhe në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, kemi parë një zv.kryeministër me zë dhe figurë që flet për paratë tona si pronë të vetën dhe është aktor kryesor në politikë dhe një opozitë, e cila është parti e parë në vend dhe rri në opozitë. Në një situatë të tillë anormale, pyetja “çfarë po ndodh?” vlen vetëm si pyetje retorike, kur të zë frika nga këto që ndodhin.
Ndoshta, por ideja se Berisha e merr gjithnjë atë që do, po ngulitet
Jo, më shumë se kaq. E rrezikshmja është se po ngulitet ideja se Berisha është i pandëshkueshëm , jo i pandalshëm.
Një debat i madh është raporti PS – LSI . Ndodhi një afrim dhe tani gjithçka duket si më parë. Kush fitoi dhe kush humbi sipas Mero Bazes nga e gjithë kjo?
Kultura e partive armike në Shqipëri për fat të mirë ka rënë, por kjo nuk duhet të na çojë tek kultura e vrasjes së moralit. Afrimi i LSI-së me PS-në, kishte kuptim vetëm si një afrim që mund të krijonte një shumicë të re. Në këtë pikë, Edi Rama nuk mund të qortohet pse donte të formonte një shumicë të re në vend dhe të shkonte në zgjedhje pa Berishën. Ky ishte bazamenti i takimit të tij me Ilir Metën dhe ajo që ai shpresonte. Meta ia ofroi këtë mundësi për të rritur pazarin tek Berisha dhe për t’u përdorur për një luftë të brendëshme banale në PD, në krah të Lulëzim Bashës…
Opozita… Ka humbur?
Në këtë aspekt unë nuk mendoj se opozita ka humbur nga ky raport. Ajo, thjesht, nuk ia ka dalë të formojë një shumicë të re kundër Berishës, por kjo nuk është në dorë të saj. Në planin afatgjatë ka humbur LSI-a dhe Ilir Meta. Ata kanë zvogëluar profilin e tyre nga aleatë të Berishës dhe të PD-së, në aleatë të Lulëzim Bashës dhe Fari Balliut. Gjithë çfarë Meta bëri ishte një shërbim ndaj tyre. Kjo e ka dëmtuar rëndë raportin e tij me PD-në tradicionale, e cila dhe deri më sot nuk është se e ka gëlltitur afrimin me të. Tashmë Ilir Meta është në aleancë me kollovarët e PD-së dhe jo me PD-në reale.
Në informacionin apo në analizën tuaj, si u prit në PS afrimi me Metën?
Socialistët e gëlltitën, falë Ramës, por për të kuptuar se sa e rrezikshme ishte ajo gjë, mjafton të shikoni sa mirë e pritën kundërshtarët e Ramës. Kritikët e tij më të mëdhenj, Blushi, Malaj etj, e mbështetën, a thua se Rama po arrinte objektivat e tij të jetës, po zbardhte 21 Janarin apo manipulimin e votave. Ata po gëzoheshin që po e shtynin, që e ardhmja e opozitës të kushtëzohej nga njeriu që shkaktoi edhe 21 janarin edhe 8 Majin. Kjo është pjesa malinje e të bërit politikë në këtë opozitë.
Megjithatë opozita doli pa presidentin e saj dhe pa aleancë me LSI-në nga kjo histori…
Opozita e ka humbur presidentin më 29 qershor 2009 kur doli në opozitë. E gjitha ç’mund të bënte tani ishte të provonte se Berisha nuk kishte vullnet për konsensusin që e kërkonte edhe perëndimi, dhe Ilir Meta nuk kishte vullnet të dilte në opozitë. I provoi të dyja dhe e bindi Perëndimin se Berisha ishte i pasinqertë me ta dhe shqiptarët, që Ilir Meta është një ushtar i Lulëzim Bashës, njeriut që ka vrarë për të më 21 janar. Nuk besoj që ka humbur asgjë.
Ka fituar?
Nuk them dot që ka fituar ndonjë gjë, por them se ka dalë më e qartë dhe më e stërvitur nga kjo betejë. Edi Rama ka vepruar drejt dhe në mënyrë shumë parimore gjatë procesit. Ai nuk ka rënë në lojën e garës fallco por i ka qëndruar deri në fund idesë së konsensusit. Përpjekja për ta nxjerrë nga kjo rrugë duke përdorur Fatos Nanon dështoi, dhe kjo është po ashtu, një meritë e Ramës.
Megjithatë Nano vërdallë është…
Është në lojën që ka qenë, si ushtar anti opozitë. Është votuar dhe testuar një herë për këtë lojë kur e ka nisur më 2007-ën, nuk ka pse testohet më.
Shumë socialistë, megjithatë, këmbëngulën që Rama duhet të propozonte Nanon
E ka propozuar si kandidat konsesual. Ia ka ofruar Berishës si të tillë, por Berisha nuk e donte Nanon president, por e donte si marionetë për të zgjedhur presidentin e tij. Rama nuk ra në atë lojë dhe mendoj se ruajti mes të tjerash jo vetëm dinjitetin e opozitës, por edhe dinjitetin e Fatos Nanos. Berisha ka qenë i qartë qysh në fillim se do të kishte president Jozefina Topallin, duke futur Nanon në garë në emër të PS-së ose Bujar Nishanin nëse Nano nuk futej. Dhe ashtu veproi. Opozita i ruajti dinjitetin Fatos Nanos, kurse ky i fundit vazhdon t’i ruajë fytyrën Sali Berishës.
Dmth ju besoni se Berisha i qëndroi një plani apo projekti të paracaktuar për Presidentin?
Po. Në fillim hodhi emrin e Zaganjorit si president konsesual. Zaganjori është një këshilltar informal i Berishës për drejtësinë, një njeri i afërt i tij, por me një profil të besueshëm. Është njeri korrekt dhe pjesë e sistemit tonë të drejtësisë me gjithë problemet e veta. Dyshimin e parë e pata kur, vetë zoti Zaganjori ma konfirmoi se ai do të ishte në garë vetëm tre raunde dhe e mbajti fjalën. Paralelisht me Zaganjorin që ishte ende në garë Berisha thirri Artan Hoxhën dhe e bëri gati për raundin e dytë duke i dhënë garanci se do t’i qëndronte deri në fund. I sigurt se do t’i përdorte në fund një histori të pistë të krijuar prej vetë atij, në vitin 1993, kur e hoqi nga Ministër, ai tentoi ta bënte deri në fund lojën me Hoxhën, biles duke mbledhur edhe firmat. Vetëm kur e pa se Hoxha e mori seriozisht dhe u nis me makinat e Gardës drejt Kuvendit, e ktheu nga rruga dhe e zbriti në mes të rrugës. Pra, ai ishte i qartë: ose Topallin, nëse hynte në lojë Nano përmes Ramës, ose Nishanin. Dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai ka planin e vet. Rëndësi ka që ne të mos emocionohemi më shumë se ç’duhet nga një proces që mbyllet me 71 vota.
Po flisnim për LSI-në… Në mos gaboj ju thatë që në plan afatgjatë Meta humbi nga kjo që ndodhi, etj. Por LSI ka realisht vota, ka kapital politik të vetin. Në fund janë shifrat që vendosin, apo jo? Mbetet një pikëpyetje se si mund “të merren” votat e saj më 2013?
Jo aspak. LSI-a është një parti që nuk gënjen dot askënd. Ajo është një fenomen tribal, jo fenomen politik. Ajo merr vota të pushtetit dhe ato vota nuk janë as të majta, as të djathta. Janë vota që rendin të shkëmbehen me pare. Ekziston ky elektorat në Shqipëri dhe ka kaluar nga një parti në tjetrën. Të tillë kanë qenë republikanët, demokratët e Pollos, tani ushtarët e Metës. Ky inspiron më shumë shanse për të bërë para me politikë. Ilir Meta e ka fituar këtë tender në politikën shqiptare dhe PS-ja lodhet kot t’ia marrë paraprakisht ato. Ato janë tortë e pushtetit, PS-ja është në opozitë dhe mund të bëjë aleancë vetëm me elektoratin opozitar, radikal ose të moderuar, por jo me njerëz të pushtetit. Në këtë pikë LSI-a nuk është problem i opozitës, është problem i natyrshëm i shoqërisë sonë, ku ka idealizëm, njerëz politikë, sharlatanë dhe të korruptuar bashkë. Ata janë të qartë në identitetin e tyre. Janë në politikë për të bërë para. PS-ja dhe PD-ja janë për të bërë politikë.
Rama ka patur disa qëndrime tip një hap para dy hapa prapa në këtë raport.. Sipas Mero Bezes, Rama përfundimisht, ia ka hapur apo ia ka mbyllur derën LSI-së?
Rama ka lënë hapur derën nga ky hyn çdo faktor opozitar. LSI-a e ka të vështirë t’i largohet pushtetit, pa u rrëzuar. Ajo që është e shëmtuar, por e dhimbshme për PD-në është se LSI-a do t’i marrë ato vota që do të marrë duke përdorur paratë dhe pushtetin e Berishës dhe do t’ja ofrojë pushtetit të ri. Do të jetë diçka e pështirë, por do të ndodhë.
Dy ditë më parë Majko u pa të bëjë thirrje për një aleancë të PS-së me AKZ-në e Spahiut dhe partinë e Topit. Mund të ndodhë?
Për Partinë e zotit Topi rezervohem të flas pa filluar funksionimi si parti. Gjithçka që ka bërë deri tani janë disa aktivitete rutinë dhe nuk ka artikuluar asnjë ide politike. Mendoj se vjen nga mungesa e kryetarit në zyrë. Kur Topi të shkojë aty do të kemi shansin të shikojmë çfarë do të bëjë. Kurse Spahiu është tashmë i konfiguruar, si një nacionalist i moderuar, populist, me një mbështetje entuziaste tek të rinjtë dhe pjesa urbane e Shqipërisë. Me opozitën e bashkon qëndrimi i ashpër anti-Berishë dhe shpallja e rrëzimit qeverisë si prioritet kryesor. Kjo është një qartësi politike e admirueshme, e ndryshme nga paqartësia e zotit Oketa, i cili ende nuk është shprehur për rrëzimin e qeverisë. Do të ishte fat nëse Alenca Kuq e Zi ka sukses dhe hyn në qeveri me socialistët. Mund të kompesojnë plot gjëra tek njëri-tjetri.
Në disa nga editorialet tuaja të ditëve të fundit lexohet se SHBA dhe BE po kërkojnë nga Nishani atë që nuk kërkojnë nga Berisha. Është një kritikë kjo?
Më saktë duhet thënë se, jam i dëshpëruar që Perëndimi kërkon të mbyllë problemet që i hap Berisha duke rekrutuar ushtarët e Berishës. Meqë Berisha nuk i pyet dhe ata nuk duan të turpërohen, mendojnë se do t’i zgjidhin punët duke rekrutuar Nishanin, Pollon, Metën, Rulin etj. Është një ide qesharake. Shqiptarët besojnë Perëndimin, jo Berishën. Le të flasë qartë kundër tij, se këtu e flaknin si leckë për 5 minuta .
Është edhe një pyetje që ju bezdis gjithnjë sa herë flisni për Berishën. Kur e kuptuat që ai njeri nuk duhej mbështetur?
Më bezdis kjo pyetje për një arsye shumë banale se e bëjnë si retorikë njerëzit e Berishës, ata që nuk e kuptojnë dot se: Liria e një njeriu nuk ka asnjë lidhje me Lirinë e Saliut. Fatkeqësisht, e kam kuptuar kush erdhi në pushtet në ditët e para të pushtetit të tij dhe në fund të betejës, pasi e kisha mbështetur për të ardhur në pushtet. Ai shfaqi disa cilësi të frikshme të kontrollit të familjes mbi pushtetin. Gruaja e tij, vajza e tij, djali i tij, morën papritur kontrollin me njerëz të tyre në pushtet, që nuk kishin asnjë lidhje politike me PD-në. Ishte përsëritje e konfliktit të vitit 1992, kur ai shkoi drejt pushtetit me themeluesit e PD-së dhe pastaj ua dha pushtetin një rrethi të ngushtë njerëzish të tij të thirrur për të qeverisur.
Nuk ke patur ndonjë moment konflikti personal me Berishën apo diçka të ngjashme?
Unë nuk kam ikur për asnjë konflikt personal me Sali Berishën. Por këtë nuk mund t’ua shpjegosh atyre, që rrijnë me çdo çmim për dinjitetin e tyre, brenda oborrit dhe kam neveri ta shpjegoj. Një gjë është e qartë dhe nuk ndryshon kurrë.Kushdo para, tendera, koncesione dhe miliarda nuk ikën vetë nga pushteti. E frikshme është se ky njeri e ka politizuar shoqërinë aq shumë, sa administrata e tij të shikon si armik, edhe kur ti shkon të marrësh një shërbim banal. Do të botoj një biografi politike të Sali Berishës dhe natyrisht do të përpiqem të jem i drejtë në raportet e mia me të, kur ai ishte në opozitë, dhe me shtazërinë e tij ndaj meje dhe njerëzve të mi, kur mori pushtetin. Dua të them vetëm se ai është një njeri i dobët, frikacak, i pasigurt, i pabesë dhe si i tillë, vrasës. Dhe shpresoj që fundi i tij, të imitojë jetën e tij.
Intervistoi Adrian Thano
Aneks
5 pyetje shtesë për Mero Bazen nga Koço Kokëdhima
Pesë pyetjet e mëposhtme janë shtuar në intervistim nga kryeredaktori i Shekullit, z.Koço Kokëdhima. Më poshtë, përgjigjet e z.Baze.
1 – Ke gënjyer në ndonjë rast ?
Me vetëdije si gazetar jo. Por ka ndodhur që e kam kuptuar që po citoj ose raportoj një gënjeshtër. Ka qenë në janar të vitit 1997 dhe e kam shpejguar hollësisht tek libri im.
2 – Kur shkruan për Berishën, cili Mero ndodhet përballë Saliut? Dmth fiton gazetari apo kundërshtari politik?
Përpiqem të fitoj gazetari, pasi ashtu edhe e dëmtoj më shumë. Unë Sali Berishën nuk e kam kundërshtar, e kam personazh dhe si i tillë nuk më duhet të fitojë apo humbasë përballë tij, por thjesht ta paraqes siç është. Dhe falë njohjes besoj se këtë e bëj mirë.
3 – Do të shohim ndonjëherë me shtizë edhe “drejt zemrës” së Edi Ramës ?
Nuk i kam objektiv zemrat e politikanëve dhe kam frikë se edhe po ta kem, nuk di ku t’ua gjej. Besoj se kam konsumuar boll kritika dhe sulme ndaj Ramës në periudhën kur ai hyri në politikë dhe sidomos kur me lejet me studim të pjesshëm në Tiranë, krijoi modele të dëmshme sociale të urbanizimit siç është Komuna e Parisit apo Don Bosko. Sekserët e tij akoma ngatërrojnë çelësat e hyrjeve që u kanë marrë ndërtuesve si bakshish, por për fat nuk janë më me Edi Ramën. I keni të gjithë pas Bashës, prehës së rradhës. Tani gjithë sulmet ndaj Ramës, mbështeten tek ato që i kam thënë unë dikur. Në këtë vend as fantazi për të sulmuar nuk ka.
4 – Sa para ke?
Nuk kam asnjë. As në bankë dhe as në shtëpi. Jetoj me atë që siguroj gjatë muajit dhe shpesh mbetem pa lekë fare, por nuk e kam ankth. Ka ndodhur para pak muajsh që për gati një javë nuk kisha asnjë lekë dhe nuk kisha asnjë ide se ku mund të gjeja. Në këtë vend nuk njoh më njerëz që kanë lekë, veç sekserëve të qeverisë. Biznemesnët më të mëdhenj janë më të varfër se unë se kanë shumë borxhe. Unë kam vetëm një kredi 120 mijë euro për të shlyer dhe një biznes që e ka shkatërruar Sali Berisha dhe e mban ende të rrethuar me polici. Por e kam zgjidhur psikologjikisht raportin me lekët, nuk i hyjmë në punë njëri-tjetrit.
5 -Po të kishe 1 milion euro do ishe i gatshëm të investoje kaq para në shtyp ?
Po. Dhe besoj se me kaq përvojë sa kam dhe kaq keq sa kam hequr, do ta bëja shtypin më të lirë dhe më të vërtetë.
Je i madh, Mero. Brravo te qofte. Liria e fjales, nuk blihet me leke. http://mdcal.blogspot.com/2012/07/19-organizana-jofitimprurese-ne.html
nuk dua te te shtoj asgje o mero, je vertet i madh.
je personi te cilit, ja presim shkrimet per ti lexuar.
jep qartesisht realitetin e politikes shqiptare.
URIME.
NANO, THE LOOSER!
ASKUSH NUK PATI SHANSE ME SHUME SE AI PER TU BERE LIDERI I VERTETE I SHQIPERISE POST KOMUNISTE!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/n-ishte-nje-here-fatosnano-prapa-i-vjen.html
Mero! Ca gjera duhet ti kishe bere me mire me aftesite qe ke. Por, si i thone: “Sikur te behesha edhe nje here nuse, pa e dinja une :-)”
Suksese e pena top!
Ke te fala,
Nga Sala ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html
Cfare te themi! Z. Mero eshte i jashtezakonshem i ka thene te gjitha. I them Z. Mero se edhe une kam kontribuar pak per Sali Kriminelin ne fillimet e ashtuquajtures demokraci. Pas nje muaj qe u be president ne 1992 Sali Krimineli filloj te flase kunder komunizmit. Ne koshiencen time u ngriten dy pytje e para, a votuam 70% per PD mos ky njeri donte 100% e te kalonim ne nje monizem te ri, e dyta, ky person eshte President uniteti i kombit o kryetar partie. Nga 20 vjet jam kunder Sali Kriminelit dhe çdo gje qe kam parashikuar ka dale e perpikte. Ky person do ta çoje popullin ne lufte civile prap. PS eshte nje parti e tipit europian (dmth e bute) dhe nuk mund ta rrezoje Sali Kriminelin. Sali Krimineli do te rrezohet vetem me force se USA dhe Bruksel nuk perdorin grusht te forte kunder tij. Sa per hyrjen ne Europe as qe behet fjale per shqiperine. Ne mendimet e Z. Mero gjejme vetvehten, Ju falenderojme me gjithe zemer Z. Mero. Vdekje Diktatorit!Rrofte demokracia!
Z. Baze! Botoje librin per Berishen dhe ke per te pare qe do te thyesh rekorde shitjeje. Boll me me llapebythelepiresa si Fevzira e Ballira. Guximi juaj i duhet nje opozitari te verte. Por nuk keni vetem guximin. Keni edhe mendjemprehtesine. Me duket, se kur lexoj me sa llogjike ju jep pergjigje e zgjidhje shume problemeve, them me vete: Po ky E. Rama, mban keshilltare, apo ben cfare i vjen ne mend. Nese nuk ka, atehere le te lexoje Mero Bazen.
Erion Brace, ne nje reflektim te tij, dje per kandidatet per deputete, rekomandonte, degjimin e zerit te elektoratit per ti perzgjedhur ata. Shume e drejte si teori, por e veshtire per tu realizuar.
Ja propozimi im, Z. Brace! Hapeni nje blog online dhe merni mendimet per keta kandidate.
Po e filloj une. Ne listen e PS per Tiranen, pas E. Rames, te jete Mero Baze.
Lexues! Ju bej thirrje, mbeshteteni kete nisme! Mero eshte zeri juaj. Doni te degjoheni? Flisni me zerin e Meros !
Ndryshe, heshtni per gjithe jeten!
Ne asnje menyre MERO ne nje parti olitike te caktuar,ashtu nuk do te ishte kurre ky qe eshte, ne te kundert nj president si ky vetem do rriste dinjitetin e vendit ! NJESHI I SHQIPETAREVE MERO BAZE!
I dashur Mero.Te uroj nga pertej Atlantikut, shendet dhe te na sjellesh per dite shkrime si keto.Ju meritoninderoimin e te gjithe shqiptareve te ndershem, vecanerisht te pensionisteve qe u drudhet dora te pine nje kafe jasht shtepise.Te duam shume.
Z.Mero,ju jeni nji nga personat me te pasur,dhe kete e kuptojme ne qe lexojme shkrimet tuaja,ju keni shpitin dhe inteligjencen,kjo ka me shume vlere se paraja..
O Mero djali, nuk na the ndonje gje te re. Te re per ne, qe te njohim dhe kemi kendveshtrim te mjafte per te ta kuptuar shpirtin.
Ate enderren sa te pafajshme, aq edhe patriotike per te investuar ne vertet-pavarur-moral-media 1 milion euro, harroje o trim !
Askush ne politikebiznes dhe biznespolitike nuk ta ofron kete mundesi.
Vetem nese arrijme te bejme sindikate te vertete, do kesh mundesine te ballafaqohesh me enderren tende, pa qene nevoja per ato 1 milion eurot. Por as sindikate te vertete o Mero kapedani nuk do kush as ne Shqiperine tone, dhe as nga partneret apo miqte tane nderkombetare.
Perfundimi:
1. Aritmetika eshte shkence e dhimbeshme, sepse te vret me thjeshtesine e saktesise se vet.
2. Shpresa dhe besimi megjithate e kapercejne aritmetiken. Beteja vazhdon.
Z Mero,si personazh i Hygos,per Ju mund te zbatohet vendimi i komandantit pjesrerisht. Ne asnje menyre i plot.E kaluara u shlye.Uroj te vazhdoni me kete kurajo,guxim e saktesi.
Fakti qe ju nuk i publikoni komentet e mbeshtetesve te qeverise, tregon qe nuk eshte e vertete qe do te krijoje nje media te lire! Edhe ju demagog si te tjeret jeni!
FatOS Nano eshte tashme nje figur e diskretituar qe i ul reputacionin partise socialiste, ai eshte nje personazh i dal boja qe vertitet sa majtas dhe sa djathtas per te rekuperuar ndonje gje ne personalitetin etij te deformuar.
Fatos Nano eshte nje njeri i paturp qe paturpe’sine e shet si virtyt dhe pandershmerine e shet si karakter dinjitoz.
Respekte dhe mirenjohje Mero!
Je nje koker servili ti Mero.Ke ngel pa lek si duket.”Faleminderit” Tema e di qe nuk do e botoni.
Ndersa ti je nje koker idioti.
Ja tu botua. Po qenke shume i thelle the argumentues per lexusin mesatar… tamam sic ju do ai burri.
nje personazh si inderuari zoti mero baze, do ishte perfekt per vendin e presidentit, njeri i sinqert i drejte dhe zeri i se vertetes., respekte per ty zoti mero.
Respekt z. Mero. Ah sikur ti kishim te gjithe ministrat tane “Mero”.
RESPEKTE MERO PAC FAT PER CDO GJE
Po ti mo Pasho ku e sheh servilizmin ketu?Futja kot.Gjithsesi rralle te gjesh njerez me te tille karakter si Merua.Tani e ke fituar idenditetin dhe imunitetin,ec e mos ndalo Mero.Te falenderoj.
Do shkruaj me sinqeritet,ju kam urryer kur ju mbronit Saliun me cdo cmim,por evolimi juaj kah realiteti i ka cjer masken nje njeriu te paskrupullt qe e ka demtuar shume Shqiperin.Un jam plotesisht ne nje mendje me ju qe Saliu eshte frikacak dhe i pabese,por mbeshteja e qarqeve te caktuara perendimore e kan trimeruar duke e bere dhe me te rrezikshem.Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat,presim te lexojme librin tuaj per Saliun, mbasi njohja nga afer dhe pena e gazetarit Baze do na japin nje Sali me gjithe lakuriqesin e tij.
Interviste shume e mire!Pergjigje racionale!PS vertet e ruajti Nanon,por Nano ende nuk kupton se PS nuk mund ta propozonte,por do e votonte nese shfaqej kandidature e tij.Nuk mund ta propozonte sepse PS eshte goditur ekstremisht nga Nano…por nuk harrohet se ishte kryetar i saj.Baze flet saktesisht per Berishen,Bashen,Meten.Berisha,Basha duhen cuar perpara drejtesise,nese ka dinjtet shqiptaresh dhe parti opozitare qe ben vertet demokraci.Meta,drejte thuhet,i humburi i madh!Ai eshte spurdhjaku bythmedh qe fluturon per para,me njerzit e tij te peshtire ne piramiden e tij te liliputeve.Ai serish do tentoje.Zgjedhja e presidentit nuk eshte aspak faj i Rames,bile Berisha normalisht e nxori ne skene sepse i duhej per partine.Meta duhej te bllokonte sepse ka perrallisur per integrimin dhe integrimi kerkonte president konsensual.E kishin percaktuar dhe nderkombetaret.Meta eshte rrezuar ne hale,me kete miratim sepse tashme nuk ka perse te kerkoje integrim dhe te thote luftoj per te integruar Shqiperine!Meta nuk gaboi,por ra brenda nga kapja qe i ka bere Berisha,Basha qe vrane shqiptare me 21 janar,per Meten!Nuk besoj qe kokrra te mbetur me shprese dinjiteti,si Luan Rama,pershembull(nje perqind dinjitet dihet t’i kete mbetur)nuk kupton gafen skandaloze te Metes qe votoi Nishanin,kur nderkombetaret per integrim kerkonin konsensus!Luan Rama e ndonje tjeter besoj kete e kuptojne se ku te con ne syte e shqiptareve.Kthesa e Baze drejt lirise,mire do te ishte te ishte bere qe diten qe Ramizi me porosi te Beogradit dergoi Berishen tek studentet…Ka qe e dine mire kete “Giallo”te Bandes se Veriut ne krah te diktatorit Ho ha,kapur”rob”qe pas infraktit 1973…Sabotimi i Gjermanise,me pare Kina,lufta e ashper e klasave,burgjet,interrnimet,varferimi ekstrem me”tufezat”,per te mos pare Kosova nga Shqiperia;jane fakte tashme te konsoliduara(Kadare ka kerkuar arsye,pergjegjesi me te drejte per sabotimin e lidhjes me Gjermanine,por nuk ma pare Kinen,fene bllokuar,keputjet e kokave te komunisteve nacionaliste) jane fakte predominante qe mjerisht Baze dhe ndonje tjeter “albergjik” per gjithsha te monizmit(industrializimi borxhi zero,jane kushte sot per vende ne BE)qe vertet kishte mangesi monstruoze te prodhuara prej Bandes se Veriut,agjenture jugosllave qe pas Konferences se Bujanit-dhjetor 1943-janar 1944-dhe Berisha rekrutuar prej Alise 1970-1972(pas pranimit ne PPSH).Baze nuk kupton ende perlen e shkruar mesiguri vetvrasje,prej M.Shehut,per Jagot…Jagua i Jagos Ramiz eshte dhe do te vdes i tille,Berisha!Ka shume fakte qe Meto nuk i shikon,fillo me Krushovin qe nuk pranonte Aline ne mbledhjen e T.Varshaves,per ngritjen e Murit te Berlinit.E ka shkruar kete edhe vet Alia,por sipas oreksit te tij.Cfare di te Krushovi per Aline,dhe cili mund te jete agjenti i Beogradit,ne lartesite e partise,pas eleminimit te Koci Xoxes?Merua ne kete interviste nuk i thote dote,e kuptueshme,por kjo lidhet me fleksibilifetin e tij,muptimin,per ikje nga Berisha…qe ne Paris u thirr urgjent nga Alia,me koperture mbuluese Sabit Broken,per te ruajtur naten Hysni Kapon,i cili nuk arriti dot te jetonte dhe vdiste ne shtepi,ne Tirane,por”vdiq”,si dihet,ne Paris dhe Alia gezohej hapur,qeshte,kur familjaret e Kapos iu drejtuan diktatorit,per dyshimin qe nuk eshte aspak dyshim!Mero keto mund t’i hetoje ne kendveshtrim te ri!Dhe mjeku roje i Kapos,nuk behet kotesisht drejtues i PD,misioni i se ciles eshte”ruajtja e pushtetit te bandes!Nuk ka arsye te mos kuptohet Berisha edhe sot,si e kuptoi mire,por jo shume mire Baze!Meta gjithashtu eshte cirak i prure majtas nga “ustallare”te Ramizit,jagot,pas Jagos qe nenshkroi paster komunisti nacionalist Mehmet Shehu!Ja perse nuk mund te fitoje demokracia qe edhe kete rradhe do trukohet nga Banda e Beogradit ne Tirane!21 janari eshte prove e pergjakur e opozites qe duhet te kerkoje drejtesi.Opozita shqiptare,nje tren qe i kane hequr rrotat!…Duhet te leviz ajo,me pare se familjaret,shoket,miqte e viktimave!Mero Baze ka arsye te thellohet!Nuk ka nevoje per shume para,nje shtyp qe di te trondise politiken e cila ne Shqiperi,me pushtetin e vjedhur,grabitur dhe vrare,i sherben Bandes dhe njeriut te Jagos,ushtarit te Beogradit,Berishes!
Nje interviste teper e vecante e Mero Bazes. E vecante per faktin se aty kemi je pershkrim te sinqerte, te thjeshte, te kuptueshem, ku linja per te lene dy kuptime nuk gjendet ne asnje rresht, aq e perhapur tek gazetaret e tjere pa diskutuar ketu per politikanet. Kjo nxjerr ne pah karakterin e tij idealist, qe pak sherbyes te medias e kane.
Duket qe Mero eshte vetem Nje, nje te Dyte nuk mund te gjesh dhe kjo e ben ate te jete ndoshta gazetari me i lexueshem i shtypit shqiptar.
Pese pyetjet e “Shekullit” ishin disi te drejteperdrejta dhe ndoshta ndonjehere eshte mire te shtrohen keshtu.
Aty ku Mero ka “genjyer” ka qene rasti kur ka qene reperter i “Zerit te Amerikes”, kur raportoi ne ate gjurulldi te vitit `97 djegien e bashkise se Lushnjes kur ajo ne fakt nuk ishte sulmuar akoma. Ka qene padyshim lajm i “pershpejtuar” i tij, qe e beri si fakt te kryer ne ate kohe, kohe kur njekohesisht ishte edhe keshilltar i Berishes!
A mos ishte ky lajm qe Berisha e ka regjistruar ne dosjen e tij?
Eshte fat per median dhe shqiptaret te lexojne Meron, kete ze te vecante qe po konkurron me se miri tere gazetarine shqiptare.
Kjo me ben pak te mendoje qe pyetjet e Koco Kokedhimes kishin nje sens tendencioz ne kete mes.
“Shekullin” dikur e kam lexuar, tani nje faqe te sakte nuk po nxjerr, analizat i ka “per toke”.
Me “Temen” qendron ndryshe muhabeti. E lexoj, e analizoj dhe e komentoj.
Ne fund te fundit me jep nje kenaqesi shpirtore qe nuk le rehat ata “grabitqare”, “cliroj” per pak kohe koken nge mendime te tjera dhe pse jo, ndonjehere ndikon edhe ne vendimet e mia.
Por jo vetem kaq…
Faleminderit Mero!
Mero je gjigand i analizes. Faleminderit qe me shkrimet e tua te thella na ndricon mendjen dhe na qeteson shpirtin. Batuta per marrdhenien tende me lekun eshte shume e goditur, por na ben te ndjehemi keq sepse ne vendin tone te mjere nese do te kesh marrdhenie te shkelqyera me te duhet te jesh ne lufte te perhershme me moralin dhe virtytin.
Respekt per kurajon dhe guximin qytetar.
Verejtje me vend. Vlerat e verteta qe krojohen si kudo edhe ne kete vend, jane ato qe bazohen ne punen dhe moralin. Te tjerat jane genjeshtra dhe kusari…
Mero, te jesh kritik ndaj opozites nuk te ben ne krah te qeverise. Per me teper, te thuash se Edi Rama ka vepruar drejt ne lidhje me LSI-ne, eshte nje gjykim tejet i gabuar per mendimin tim. Nqs ti Mero mendon se cjerrja e maskes se koalicionit PD-LSI eshte objektivi kryesor i Rames dhe se kjo do te ndihmoje ne zgjedhjet e ardhshme te 2013s, atehere une them se ky eshte nje nder mendimet me te gabuara tuajat. Per mendimin tim, vija e rruges eshte mese e qarte: kjo qeveri duhet rrezuar shume perpara zgjedhjeve te ardhshme. Ne kete kontekst, del e qarte qe nuk duhet te na interesoje aspak se cfare perceptimi kane nderkombetaret per partite ne pushtet. Gjithcka eshte midis nesh, opozitareve, dhe qeverise! Te huajt nuk hyjne ketu. Pra objektivi kryesor i Rames dhe i opozites duhet te jete rrezimi i qeverise dhe jo marrja e pikeve politike ne sy te amerikes dhe BE-se. Eshte shikuar qarte ne shume raste qe nderkombetaret, sado te rrepte qe te tregohen, gjithnje terhiqen tamam atehere kur te krijohet pershtypja se do te kete nje perplasje te tyre me pushtetin. Kjo eshte mese normale. Ata perdorin vetem diplomacine dhe ne asnje menyre gjuhen e ultimatumeve. Kete te fundit na takon ne qe ta perdorim. Prandaj, e gjithe perpjekja per ta vertitur situaten rreth qendrimit te nderkombetareve eshte nje loje qe i intereson vetem saliut per dy arsye. E para eshte se krijohet nje diversion dhe ai nuk eshte shenjestra dhe e dyta se atij nuk i plas hic se c’mendojne nderkombetaret per te.
Cfare propozon ti personalisht ?Si mendon se rrezohet Berisha?
Trim i mire me shoke shume….
Te lumte Mero Baze ,je model qe shoqeria civile duhet te jete aty tek ne.Ju uroj gjith te mirat dhe shendet…..
I dashur Mero,
Saliu, pa dashur, punon edhe per ty! Sa te jete ai ne pushtet, suksesi yt eshte i garantuar… Kjo natyrisht fale vizionit tend mjeshteror ne mbrojtje te Lirise dhe morisë se “gazetareve” kokëbosh. Te ardhmen e ke me vehte…
Gazeta Tema dhe ne vecanti editorialet e z.Mero jane nje fije shprese qe ne kete vend atdhetarizmi nuk ka vdekur akoma.
Kam ndjekur disa intervista tek opinioni i blendi fuckziut dhe me duket sikur shikoj nje hetues gestapo apo te MPB te kohes kadri hazbiut dhe nuk habitem aspak me kete monster por me gjithe ata qe e ndjekin “me goje hapur”
Kam ndjekur gjithashtu disa madherfackers-analiste si hajrullah henri cili ,artan hafije hoxha dhe shume e shume te tjere qe jo vetem te neveriten kur i ndegjon por habitesh si ka mundesi per dy dekada perseri kto quhen annaliste profesioniste.
Shikoj nga ana tjeter ikona si dritero agolli qe jo vetem jane shperfyteruar duke vrare heronjte e veprave te tyre por jane bere dhe te frikshem sa te tromaksin femijtet qe ne barkun e nenes.
Shkurt muhabeti ka 20 vjet qe mediat, gazetat,televizionet jane bere
nje sistem kompleks ne sherbim te qeverise kriminale te berishes qe i bejne lavazh ndergjegjes kombetare.
JANE PUSHTUAR “24 ore full”EKRANET E TV DHE TE INTERNETIT NE SHQIPERI NGA SURRATI I SHPIFUR I BERISHES ME ATE GOJE JARGAMANE EKSTRA LARGE QE KANE BRENDA
CA DHEMBE PREJ VAMPIRI.KETIJ SHEMTIE I BASHKANGJITEN DHE DIPLLOMATE
E AMBASADORE ME NE KRYE ARVIZUNE QE ME DALJEN E TYRE AQ TE SHPESHTE DHE BANALE ME TEPER DUKET SI TERRORR PSIKOLLOGJIK SE SA MESAZHE
PER PAQE DHE URTESI APO PER KETE ‘ACT NOW” QE U BE SI KLLOUN ESTRADE.
Ne gjithe kete atmosfere te mirefillte invazioni dipllomatik zeri i mero bazes duhet ndegjuar,respektuar dhe vepruar.
FALEMENDERIT ZOTI BAZE !
Z.Mero te falederoj per guximin dhe qartesine ne analizen qe i ben zhvillimeve politike ne Shqiperi.Per sa i takon pyetjeve te “Shekullit” mund te them se eshte burreri e ndershmeri pranimi i dickaje ne te shkuaren.Z.Mero te lumte pena per analizat qe ben bandes tradhetare e hajdute te Sali shpellarit e ILIR matrapazit te cilet e shkateruan dhe e shiten vendin tek te huajt.Trimi i mire me shoke shume.Ju uroj shendet .
E pres mezi librin tuaj,zoti Baze,per biografine politike te dr.dhjeramanit.
ZOTI MERO,gjithnje shkelqeni me editorjalet dhe shkrimet tuaja, pore sot jini tamam si nje margaritar qe shkelqen ne fund te detit,jini ze ne shkretetire qe i beni autopsine dhe grafine atije populli dhe atije vendi. Ndryshe nga sali satanaja qe cdo dite ky genjeshtare, hipkrit, mashtrus ipa skrupull mundohet ti mbush mendjen popullit dhe tehuajve se shqipetaret jetone ne vendin me te lumtur, me roga e pensjone te larta, shembull ne ballkan dhe evrope. TAMAM SIC MBUREJ ENVERI. intelektualet dhe gazetaret te marin shembull nga trimisy patremburdhe patriotiishquar MERO BAZE. ju falenderojme sinqerisht nga Amerika.
Zoti Mero Baze,
Gjithmone ju me mbushni me shpresa sa here qe ju lexoj.
Ju faleminderit per kurajon qe keni .
Jeni shume i sakte, shume i qarte dhe shume kurajoz…fatkeqesisht dhe shume i varfer.
Te jem i sinqerte , vetem nje here kam kontribuar tek TemA me $ 25 ..jam prej disa muajsh i papune.
Per sot (eshte e Djele, finalja Itali-Spanje)e kisha vendosur qe do te blej disa birra dhe do te shikoj ndeshjen me kenaqesi. Vendosa qe vehtes te ja shtoj kenaqesine e ndeshjes me shume duke anulluar birrat dhe duke bere nje tjeter kontribut prej 25 dollaresh tek TemA.
E bera kontributin..e mora konfirmimin nga Pay-Pal..dhe u ula per te shkruar kete komentin duke falenderuar edhe nje here zotin Mero per shpresen qe na jep dhe per kurajon qe zoteron.
Ju faleminderit eddhe nje here
Agimi..
shijoni ndeshjen Spanje-Itali.
Po,more Elinor,
si te deshironi ju dhe Mero do te behen keto pune:Genje e shpif njeri,korigjo e shto tjetri dhe gjthcka ashtu do te behet,sic iu ka qejfi juve.Vetem nje gje nuk ka burre nene ta kuptoi:si eshte e mundur qe Baze,per aq kohe sa punoi per Berishen,te zezat i shihte vetem te e majta,ndersa tani qe po punon per Ramen te gjitha te zezat po i gjene vetem te e djathta,madje pa asnje perjashtim,apsolutisht pa asnje perjashtim.A ju thote ndonjegje kjo,o zoterij komentues te”arsyeshem”…?!
Frak florida e tj:
natyrisht bande tradhetare do quani ju qeveriene demokratikee,sepse qe ajo qe”tradhetoi”shembi dhe sfidoi regjimin tuaj barbar Enverist…Sido qe te ndodhe tipat si ju mos u ngazlleni kot,cdo qeveri qe do te vij ne Shqiperi nuk do te jete me per ju,qe jeni fshehur andej neper bote,nga frika se do te jepnit llogari per bemat qe keni katranosur ne vendin tuaj..
per komentuesin e verteta !
ti mor cull kelmendi nuk e di pse po te verbojne syte editorialet e mero bazes dhe disa komentues ketu.
ju tani me ate berishen tuj -ghost of ballkans- i keni pushtuar te gjitha ne shqiperi:
-parlamentin
-presidentin
-kryeqytetin
-ambasadat
-gjykatat
-ushtrine
-policime
keni shpartalluar prokurorine dhe opoziten dhe po beheni gati te pushtoni dhe shik-un.
DUKENI QE JENI PERSON ME PROBLEME PSIQIKE SEPSE DHE I KENI FITUAR TE GJITHA DHE KENI FRIKE NGA NJE MERO BAZE ?
SA PER ATA ENVERIN AI ISHTE BARBAR PER ATO QE U TORTORUAN NE BURGJET E SPACIT JO PER SHURRE MBAJTESIN DHE BYTHELEPISIN E TI ME EMRIN FACKSALI BERISHA.
ISHTE KUSH ISHTE AI KARADUZI I GJIROKASTRES POR MALSORET DHE AMBASADORET I VINTE NE RRJESHT DHE I BENTE “KULTURE MASIVE”
BILES RACA JUEJ I KENDONTE BAC ENVERIT
“E VERTETA OSHT PARTIA
QI NA FEITI DRITAT N’SHPIA”
ju or torollake keni fryke mero bazen se ka perkrahje shume te madhe nga emigrantet qe jane kunder kesaj qeverie banditesh ,kunder kesaj opozite frykacake dhe kunder disa veprimeve antishqiptare te dippllomacise perendimore qe per hir te nje stabiliteti pervers
po poshtrojne nje komb te tere.
IK O VIKTIME E SALES .KUSH JE TI O VIKTIM QE THUA QE PARTIA DEMOKRATIKE ISHTE AJO QE RREZOJ RREGJIMIN E ENVERIT .IK O SERVIL DHE SHKRUAJ NE GAAZETAT PER FEMIJE JO KETU O VIKTIM.KU ISHE TI MO DHE SALEA JOTE KUR U BON RREMUJAT NE TIRON O RROCKE.NE 91NJISHIN KE HENGER NDONJE DRU NGA POLICET KETU NE TIRON O QEN. KU ISHE TI TE NA THUASH PER PARTINE DEMOKRATIKE DHE SOCIALISTE ,U BO COBANI TE NA JAPI MEND IK E SHIKO DHENT PASTAJ FOL I KE DHON UJE GOMARIT O GOMAR
Pseudonim i degjuar ky i yti!? Vazhdon te punsh ende per Sigurimin?
BRAVO MERO JE I VETMI GAZETAR QE NUK I LEPIN BYTHEN POLITIKANEVE DHE THUA GJITHMON TE VERTETEN DHE TE DREJTEN. PRANDAJ SALA DHE SEKSERET E TIJ TE PERNDOQEN . VAZHDO KESHTU SE NUK DO HUMBESH ASNJEHERE TI JE SYRI DHE GOJA E KETIJ POPULLI QE NUK FLET QE KAN FRIKE NGA KJO QEVERI SE MOS I HEQI NGA PUNA. POR NJE DITE DO TA KUPTOJNE SE MO MIRE PA PUNE POR TE JESH I LIRE TE THUASH MENDIMIN ,TE SHPREHESH LIRSHEM PA FRIKE. PO JETOJME NE DITAKTURE POSHTE DITAKTURA BERISHIANE
Mero TRIMI! Edhe une do t’a blej Librin Tend per Saliun.Me pensionin simbolik qe marr,pas 51 vjet pune, do te vecoj aq para per Librin! Kam ndjekur rregullisht shkrimet e Tua ne Gazeten TEMA. Kam bere edhe ndonje koment ne mbeshtetje te BETEJES, qe ke ndermarre perballe VAMPIRIT Sali. Si TRIM qe je, e njohe mire nga afer, e pe se c’kriminel ishte dhe mbetet, JO vetem u distancove por edhe i u kundervure me fakte dhe argumenta keto vite! Je nder te paret Analiste Kritike perballe ketij “peshqeshi” qe na u be ne keto dy dekada. T’u befte Pena TOP dhe u SHTOFSHIN Analistet Kritike perballe BISHES qe na u poftis!!!
Ne Shqiperi eshte e veshtire te flasesh per politike se vetem ajo nuk behet.Per deri sa ky vend nuk ka nje bilanc te qarte se c’far kishim ne vitin 90 neekonomi ,shendetesi,arsim e mbi te gjitha ne dinjitet,cilat jane aritjet e c’far duhet te permiresojme s’mund te flasim per asgje.Kemi 20 vjet qe vetem vjedhim ,shkaterojme,vrasim dhe me llafe e populizma duam ti mbushim mendjen vetes se po ndertojme kapitalizmin.C’far shteti qe nuk ka te evidentuar njerezit se ku janee me c’far merren?Shoqeri e lire eshte ajo ku vepron ligji i xhungles por ku mbreteron arsyeja e shoqeris njerezore.Bjeru Zoti MERO te gjithe qelbesirave qe e ndyn kete vend.Opozitar me te keqen nuk te ben mungesa e karriges por vizioni per te ndryshuar gjerat qe vendi te eci perpara.
Gjithnje i vertete, i sakte dhe konciz !
Shkruaje sa me shpejt kete liber Mero dhe i bej thirrje gjithe shqiptareve qe te kursejne pak nga leket e bukes dhe ta blejne te gjithe brenda dhe jashte.Kam bindjen qe do te jete libri me i shitur.
Uroj sa me shume kopje te shitura,qe te fitosh sa me shume para qe te investosh me shume tek gazeta.Ketu ne qytetin tim duhet te kesh mik qe te blesh nje kopje te gazetes TEMA.
Partia Socialiste i ka ruajtur dinjitetin (ne se ky ka patur ndonjehere dinjitet) nje personi qe me ndergjegje te plote e ka humbur vete ate.
Mero Baze gazetari numer nji i shtypit Shqipetar, dhe pas 100 (njiqind) vendeve bosh mund te rendisim dike!!!!
o gur i bazës,
mir që mero e paska inat zBasha,po ti çfar po bën po i lëpin bythën mender nesh??? po shkruajte me emrin tënd dhe je në krahë të pushtetit!nuk do të thotë gjë tjetër veçse bythlëpirje!e njohur dhe si “ti bësh hyzmetin vëndit të punës”!
A.Shehi usa,
Ngushllohet ajo kategori emigrantesh qe moren arratine pasi u shemb e u terhoq zvarre busti i audhuuesit te tyre,nga frika se do te jepnin llogari per bemat e tyre…
-Nga keto lloj editorjale te sajuara vetem kalamajte ose atyre qe u pelqen te ushqehen me endrra mund te tremben…
-Kuptohesh sa i drejte dhe qarte je, kur ne te njetin tekst mburr “karaduzin”qe i pati bere rrjeshtore te gjithve dhe nga ana tjeter ankohesh per kete te sotmin se po pervetson pushtetet…
-Ay “karadyzi” qe permend ti me mburrje ishte nga njerezit me frikacake qe mund te egzistonin,perderisa kishte frike edhe nga nje fjale goje,edhe nga nje verejtje e vogel,edhe nga hieja e tij,edhe nga shoket e tij,qe i eleminoi njerin pas tjetrit…E jo si keta te sotmit qe iu kane lene juve e cilitdo te shkoni,te levizni,te organizoheni,te besoni,te pasuroheni te thoni,genjeni e te shpifni…. si t’iu doi qejfi..
-Sesa kulture patriotike keni kuptoheni kur popullin shqiptare e percani ne maloke e qytetare…
-Diplomacija perendimore kurre nuk do te jete ne krah te pasueseve te partise komuniste,qe asnjehere nuk u deklaruan kunder atij regjimi.Ndersa ay qe ti me shpifje ordinere e cilson”shurmbajtes”e ka deklaruar hapur dhe me qindra fakte veten kunder atij regjimi.
-Nderkombetaret edhe po te konstatojne se asaj partije qe ka ne krye nje ish minister te sigurimit e bijte e nipat e bllokmeneve i behet ndonje hile,do ta mbyllin nje sy,mbasi ata e dine c’kan hequr per ta shembur komunizmin kudo neper bote…e tj.,e tj.
Ndersa ti”IK O VIKTIME E SALES”
pergjigjen per komentin tend e jep po ti vete:mjafo te lexojsh se si shkruan e si shprehesh qe te kuptojsh se kush eshte coban e ruajtes dhensh…
e verteta fare,”fare”,
po vazhdoj te punoj per sigurimin,kunder ish sigurimsave…
per komentuesin e verteta
i perkas asaj kategorie njerzish qe nuk u perzie me sistemen e enver hoxhes as te mender sali berishes por as me ato te perndjekurit politik.Te gjithe se bashku keto tre kategori njerzish nuk perbejne me teper se 20 % te popullit shqiptar.Pjesa tjeter e pa indoktrinuar as me enveristet as me salistet as me zogistet,edistet,nanistet ilirmetistet jane 80% e popullit shqiptar ne te cilen bej pjese dhe une.
Po te tregoj shkurtimisht se ne cfare shkalle eshte katandisur vendi yne sot:
-1-Komplet klasa politike sot po i tregon botes se shqiptaret jane nje popull qe nuk di te vetqeveriset.
-2-Po kjo klase politikanesh po fsheh kapitullimin e financave shqiptare perderisa ka ne filluar te shiten hidrocentralet.
-3-vetem lejimi i ngritjes se varrezave te ushtareve greke ne vijen
imagjinare te vorio-epirit tregon shkallen e larte te tradhetise kombetar te berishes-nonos-rames-metes etj.
-4-politikanet tane kane lejuar qe ky vend te menaxhohet ne menyren
me poshtruese te mundeshme nga ambasadoret e huaj.
-5-kurre ne historine shqiptare nuk eshte pare nje urrejtje kaq e madhe midis grupeve politikeve dhe militanteve te tyre si puna juaj
duke shtuar ketu dhe ndasite krahinore veri-jug
-6- ME KETE SITUATE PERVERSE NUK BEHET FJALE ME PER SHTET SHQIPTAR
POR PER NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE QE GOVERNORE JANE AMBASADORET
DHE BERISHA ESHTE NJE XHAFERR DEVE.
nuk behet me fjale per opozite dhe drejtesi sepse ai vend e ka marre
rrugen e shejtanit,sepse kur nje k/m deklaron se e kam mik shtepie
udbashin e deklaruar damir fazllic dhe ka akoma shqiptare si puna jote
qe masterbojne me jarget e berishes nuk mund te komentohet me gjate se eshte humbje kohe.
Shehi,
fjale te medha,por shumica te pa verteta:
-Anesija juaj ne skenen politikes shqipetare duket mese qartazi:Njerit s’ia permend as emrin ne”vorbullen”e politikes shqipetare,tjetrit ia permend me parashtesen”me nder”…
-perqindja e shqiptareve qe ne nje far menyre angazhohen ne politike,nuk jane 20 %,por rreth 60%.Nje nga to,madje paksa aktivist,dukeni te jeni edhe ju,nga menyra disi e njeanshme si i trajtoni problemet politike te vendit.
-Mekembja e nje shteti,qe vjen nga nje prapambetje shekullore dhe kulture,mentalitet e varferi te trasheguar e te infektuar nga regjimi i eger komunist,nuk mund te arrihet me aq shpejtesi sa mund te “deshiroit” ju e kushdo tjeter.Eshte i lexueshem shkaku perse ju beni kasandren…
-Gjendja financiare dhe ekonomike nuk duket te jete aq e zeze,sa, mesa duket,e deshironi ju.Po edhe ne qofte dicka e tille,nuk eshte ndonje katastrofe,ne kohen e nje krize boterore kur mjaft vende mjaft me te zhvilluara po e kalojne neper nje situate te tille.Hidriocentralet edhe ne mos u privatizonin sot,qe mund te jete e nevojshme per te forcuar financat ne kete kohe krize,perseri ne te ardhmen, do s’do, do te privatizohen nga cdo qeveri qe do te vij ne pushtet,pasi tashme eshte vertetuar se”pasurija ne doren e privatit vlersohet dhe administrohet ku e ku me mire”…
-Pse i shtoni ter ato prapashtesa”usbash”e”mik shtepije” emrit te nje far Farzllici,kur ay s’eshte gje tjeter vecse nje qytetar bisnesmen anglez,me origjine boshnjake,me banim ne Vashington,mik i ish drejtorit te cia-s amerikane,Tom Rixh …(!)?
-Vertete e beson se lejimi i varrezave te ushtarve grek eshte”tradheti”,apo ashtu ta don propganda…Ne cdo vend te botes ka varreza te ushtrive ndeluftuese…
-Mesa duket keni verejtje per nderkombetaret,sepse ata ne shumicen e rasteve nuk kan perkrahur anen qe do te deshironit ju…Por kjo ka ndodhur per disa arsye,qe s’eshte vendi te zgjatemi…(mos harroni se atje eshte Ruci e tj.,e tj.e tjer…)
-Per urrejtjen dicka te madhe politike ndermjet shqipetareve keni nje far te drejte,por ajo mori vrulle sidomos nga ish militantet e PPSH-s,pasi pane se demokracia ishte tolerante e i la te lire te cfrenin mllefet per shembjen e strofkulles se tyre…Ndersa ndjenja e ndasive jug-veri,eshte e rralle,e nxitur edhe kjo nga militantizmi politik,sidomos i simpatizanteve te PPSH-s.Cfaqe te tilla,ndermjet krahinave ka ne cdo vend te bote,gjer edhe ne Zvicren teper zhvilluar…
-E verteta eshte se ay qe ju,qe jeni gjoja”asnjanes”,e quani Xhaferr Deve,ka bere dicka per kete vend gjate ketyre 7 viteve.Pa qene nevoja te permenden te tjerat,mjafto antarsimi ne NATO dhe heqja e Vizave…A mund
priste Shqiperija dhe shqiptaret ngjarje me te rendesishme se keto?pervec atyre,ku mesa duket beni pjese edhe ju…
-Si perfundim do te keshilloja te mos shqetesoheni,mbase duhet thene edhe mos u gezoni,se Shqiperija,sidoqofte,ndermjet veshtirsive e pengesave,perseri do te behet…Demokracija dhe koha punojne ne te mire te saj…Demokracija i ka mekanizmat e korigjimit dhe permirimit…
per komentuesin e verteta:
-e nderpres debatin me ju se konstatoj se jeni vecse nje zyrtar propogande qe paguhesh nga partia ne pushtet.
-te pergezoj se kete detyre po e kryen mire qe sic thoje me siper:
“po vazhdoj te punoj per sigurimin,kunder ish sigurimsave”
good luck !
Zoti Mero !Faleminderit per intervisten kaq cilesore .Jeni i vetmi gazetare i lire qe ka ai vend.Uroj qe fjala juaj te veje ne vesh te popullit .
1.Fundi i Sali Berishes te imitoje jeten e tij .
2.Perendimi le te flase qarte kunder Berishes ,se ketu e flakin si lecke per 5 minuta.
Jane vlerat qe ju mbartni pa jeni kaq ndryshe dhe ne, mezi presim tju lexojme .
I ke te dyja Mero! Zgjuarsine dhe trimerine, kjo eshte ajo qe ben ndryshimin tuaj ndaj kolegeve.
Nuk kam dyshim qe po vure dore ti e zuri tartakuti burravecin ,tiger prej letre eshte,behet “trim “se ka gjithe pushtetet ne dore,ja pame trimerine ne 97 ,per 5 minuta ia ngriten kembet kriminelit .Uroj te mos jete e larget ajo dite dhe do jete dita ku do na mbledhi kombi te gjitheve nga jemi e ku jemi .
Mero te uroje shendet e te befte pena top se je melhem per zemrat tona .Jam shume me fat qe lexoj edtorialet tuaja ,pres me padurim te dale libri juaj dhe nuk dyshoj qe do jete” best seller”
Meqe Kokedhima guxon dhe nge qipin lart perballe Bazes une mendoj se vlen qe intervistes se lavderueshme te Meros, dhe 5 pergjigjeve po aq te lavderueshme te Meros – t’iu shtohen edhe 5 pergjigjet e supozuara te Kokedhimes.5 pyetje shtesë për Koco Kokedhimen nga Mero Baze.
Pesë pyetjet e mëposhtme janë shtuar në intervistim nga kryeredaktori i Temes, z.Mero Baze. Më poshtë, përgjigjet e z.Kokedhima.
1. Ke gënjyer në ndonjë rast ?
Kokedhima. Pergjigje: Pa nderprerje. Jam anetar nderi i shoqates “Genje pakufi”.
2 – Kur shkruan për Berishën, cili Koco ndodhet përballë Saliut? Dmth fiton gazetari apo kundërshtari politik?
Kokedhima. Pergjigje:Fiton biznesi.
3 – Do të shohim ndonjëherë me shtizë edhe “drejt zemrës” së Edi Ramës ?
Kokedhima. Pegjigje: Qendrimi im do te jete ne vartesi te situatave qe do te perjetoje Rama.
4 – Sa para ke?
Kokedhima. Pergjigje:Kurre nuk do te me mbarohen. Sepse jane pare populli. Nuk jane pare djerse. Nje fshatar i mire nuk le sise pa pire, dhe prinder pa … .
5. 5 -Po të kishe 1 milion euro do ishe i gatshëm të investoje kaq para në
shtyp ?
Kokedhima. Pergjigje: Po. Sepse, ne shtetet e dobeta, mediat jane ne sherbim te elitave te koruptuara qeverisese.