Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një fjalim në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni. Pasi ka përmendur zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, Thaçi ka thënë se themelimi i Bashkimit Evropian përmes lënies së shoqërive ballkanike jashtë tij ishte shkak plotësues për ndezjen e konfliktit të madh ish-jugosllav.
Në vazhdim Thaçi ka thënë se 20 vjet më vonë, procesi shumë i ngathët dhe i vështirë i anëtarësimit të shteteve të reja ballkanike në këtë union vazhdon ta mirëmbajë frymën e rivalitetit rajonal, e mungesës së bashkëpunimit dhe për më tepër, sikur në rastin e Republikës së Kosovës, vështirësimin e normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore me Republikën e Serbisë.
“Në anën tjetër, sot është e qartë se, fatkeqësisht, ‘dilemat ballkanike’ nuk e përbëjnë më majën e listës së telasheve të udhëheqësve të Bashkimit Evropian… Sot, të gjithë evropianët dhe aleatët e tyre janë të vetëdijshëm se stabilizimi ekonomik i Unionit është një proces sa i rëndë, aq edhe i gjatë. Këtu, s’do mend, e keqja e recesionit ekonomik është recesioni i fuqisë politike dhe, rrjedhimisht, recesioni i vizionit ideologjik. Brenda nate, problemet e brendshme ia zënë vendin angazhimeve ndërkombëtare përderisa qeveritë konsumohen në mirëmbajtjen e mirëqenies elementare të qytetarëve të tyre. Shkurt, sot, vështruar nga Ballkani, zëri i Brukselit pothuajse nuk dëgjohet fare nga jehona e deklaratave dramatike nga Berlini, Parisi e Londra, dhe, tutje, nga Athina, Madridi e Lisbona”, ka thënë Thaçi.
“S’do mend, e vetmja gjë të cilën ai do të mund ta pohojë me siguri të plotë është fakti se, së paku, ai dhe vendi i tij nuk janë përgjegjës për recesionin e sotëm evropian. Mirëpo, kjo s’do të thotë se ai dhe vendi i tij nuk bëjnë pjesë në grupin e viktimave të këtij recesioni. Mes brengave serioze të sigurisë, izolimit, pamundësisë së lëvizjes së lirë, kufijve të hekurt dhe aplikacioneve për viza—në Kosovë, ai qytetar sot përballet edhe me mbyllje të përditshme të vendeve edhe ashtu të pakta të punës, me varfëri dhe skamje, të ngjashme me atë nga dy dekada më herët”.
“Sot, shteti ynë është i vetmi në të gjithë Ballkanin që mbetet i bllokuar dhe i paralizuar nga pamundësia e lëvizjes. Unë dua të besoj se Brukseli nuk do të vonohet për të marrë vendimin e duhur port ë vonuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës—për të mundësuar lëvizjen e tyre të lirë nëpër Evropë. Zgjerimi i Unionit dhe anëtarësimi ynë nuk ka alternativë. Për ne, debati rreth asaj se çfarë nënkupton sot Bashkimi Evropian në këtë botë të transformuar nuk ka ndonjë rëndësi. Ekzistimi i tij dhe gatishmëria jonë për të qenë pjesë e tij vazhdojnë të jenë shpresa dhe motivacioni i vetëm për t’i ikur asaj që kërcënohet”, ka thënë ndër të tjera kryeministri i Kosovës.
—për të mundësuar lëvizjen e tyre të lirë nëpër Evropë = drug export
Kure kemi levizur ne te lire ne Evrope ju nuk e keni ditur ku i bie evropa ike mos na shitni mend ju neve keni qen jeni dhe do mbesni te fundit ne Evrope , ndersa ju dihet boterishte se jeni te paret ne evrope per prostitucion Degjenerim vrasje dhe narkomani mjaftone ti shikoshe medijat ditore te shiperis ku per gjdo dite shefe ngjarje nga me te trishtat ne evrope me qka mund te krahasohi vetem me brazilin dhe Afganistanin , mos na shitni mend se ju njofim tasheme