Fytyra e pistë e Pavarësisë

19 Nëntor 2012, 18:23Politika TEMA

Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur, paçka se 4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për një dozë xhamadani patriotik falas.

Nga Koloreto Cukali

Vendi ku gjej emocionin më të madh atdhetar së fundmi janë lokalet me muzikë live (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’“zhanri” i përkasin). Njerëz të djersitur nga avujt e alkolit dhe të tollovisë bërtasin me zërat e ngjirur “xhamadanin vija-vija”. Në momentin e duhur, kur eksitimi ka arritur në tavan, del edhe një flamur i madh që tundet. Brohorima e xhamadan, aq sa të tërë i kap një përlotje patriotike.

Pyes veten, pse këndojnë? Pse bërtasin e përloten për Shqipërinë në lokal? Kur të dalin nga ajo sallë të tërë do shkojnë në shtëpitë e tyre, për të vazhduar jetët e tyre të mbushura me zgjedhje (jetësore) të korruptuara. Nesër, do t’i kthehen rutinës së tyre duke u bërë pjesë e ingranazhit që e ka shqyer Shqipërinë si një rreckë vija-vija. Nesër do ngrihen herët t’u bien pas masterave të rremë a CV-ve të rreme; të kapin miqtë për të rregulluar “ato gjërat” që i dinë vetë ata; të shohin mos bëjnë ndonjë lek; të shohin a ka mbetur ndonjë vrimë e sistemit pa ngulur pipën për të thithur padrejtësisht përfitime. Ajo që e kujtojnë ‘pipë’ dhe ajo që u duket si ‘sistem’ lehtësisht i abuzueshëm, në fakt është trupi i Shqipërisë. S’po ju them se çfarë thithin ato pipa. Shoh njerëzit që tërbohen me patriotizëm në lokale (pub-e a club-e, rrallë janë të identifikueshme se ç’“zhanri” i përkasin) dhe shoh pastaj fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.

Emblema e pushtetit

Unë nuk preferoj të merrem me individë, sepse e keqja e këtij vendi shkon përtej individit. Ama, të paktën 1 herë në 100 vjet mund të bëjmë një rezyme njerëzore, e të merremi pak dhe me figurat. 1 herë në 100 vjet, mund ta shohim veten në sy e të pranojmë se e liga në këtë vend përfaqësohet nga disa njerëz, më saktë në mënyrën sesi e përdorin pushtetin ata njerëz. Nuk më harrohet një mik që më thoshte që Berisha është tip interesant të rrish të bësh bisedë të lirë (që nuk e di nëse bën më, ja se nuk i kanë mbetur më bashkëbisedues që t’i rrinë afër për të shijuar biseda të lira, ja se vetë termi “i lirë” duhet t’i japë tension). Unë e besoj këtë. Por, përtej njeriut interesant e inteligjent Berishë (më inteligjenti nga të gjithë, thoshte një plak në autobus – dhe po, unë eci dhe me autobus) është mënyra sesi ai përdor pushtetin.

Dhe në këtë kuadër, fytyrat e Pavarësisë tonë janë të pista

1 herë në 100 vjet, është mirë të mos merremi me sistemin por me njerëzit, me mënyrën si ata përdorin pushtetin. Në këtë moment qartësie, meqenëse unë nuk këndoj xhamadan e nuk përlotem në lokal për Shqipërinë, mund ta shoh qartë si po shkojmë drejt pavarësisë. Ne po shkojmë me Sali Berishën, me Ilir Metën, me Edi Ramën, me Fahri Balliun, me Lulzim Bashën, dhe nuk e keni vështirë për ta vazhduar vetë listën nën secilin. Çfarëdo përpunimi t’i bëhet “xhamadanit” këta mbeten realisht fytyra e Pavarësisë. Për të ditur se çfarë përfaqësojnë, një analizë të thjeshtë për këto 100 vjet mund ta bëjë kushdo.

Fytyra e kartëmonedhës 100-she

Pas 100 viteve, ne kemi bjerrur. Me përjashtim të televizorëve dhe elektrifikimit, gjithçka duket më keq. Pas 100 viteve, Shqipëria nuk është e jona. Shqipëria u përket një grushti njerëzish. Malet, lumenjtë e lisat nuk janë më ato të Naimit; pas 100 vitesh, janë rrethuar, mbuluar e masakruar me përbindësha prej betoni. Para 100 vitesh, një burrë ishte i barabartë me një burrë. Sot, edhe 1 fëmijë mund të jetë i pabarabartë me 100 mijë burra, varet se fëmija i kujt është. Deri dhe gjakmarrja tani pas 100 vjetësh është më keq, më paburrërore, më e ligë. Ajo është kthyer në një mjet dhune e shantazhi në vend se një peshore kanunore e së drejtës. Edhe pas 100 vjetësh, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria.

Pas 100 vitesh, jemi ende anës sofrës së pangrënë, anës lumit të palarë, anës dijes… madje më keq, i kemi mbushur mendjen vetes se jemi të ngopur, të pastër e të ditur. Para ndonja 100 vitesh kishte një grup idealistësh që ëndërronte, shpresonte dhe punonte duke falur veten për Shqipërinë. Tani, “Punëtorëve të Rilindjes” ua kemi hequr dhe emrin te rruga, për t’ia vënë dikujt që ka interes Partia. U deshën 100 vjet për të vrarë idealizmin. Vrasësit janë fytyrat me të cilat po shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë.

Fytyra qesharake e Pavarësisë

Standarti i ri shoqëror i sheh idealistët si budallenj. Në rastin më të mirë si naivë. Ata që korruptohen, dhe janë shumë, tallen herë me të keq e herë me dashamirësi me ata që nuk duan të përlyhen. Dhe po flas për korrupsion të shpirtit, jo thjesht për videon me bllok shënimesh. Kalamajtë që pinë cigare përpiqen me çdo mënyrë t’ua mësojnë dhe shokëve të tyre që nuk e shkelin rregullin, thjesht se i bezdis prania e dikujt që është moralisht më superior (tek cigarja, të paktën), me të njëjtin entuziazëm 3 milionë të korruptuarit e këtij vendi përbuzin ata pak që nuk konformohen në korrupsion. Fytyra e tyre, fytyra e idealistëve, e atyre që besojnë tek një Shqipëri e mirë, janë fytyra qesharake e Pavarësisë.

Më praktikët e shohin se çfarë po ndodh. Nesër, kur pushteti të bëjë rotacionin e vet, gjithçka e bërë deri më sot do të konsiderohet si “janë bërë ca gabime”. Të tjerët që do vijnë, do vijnë për të bërë dhe ata “gabimet” e tyre. Pas rotacionit, dëshira për “vendetta” do bjerë, vjedhjet e abuzimet do të parashkruhen, ata që morën copat e xhamadanit do të vazhdojnë t’i gëzojnë. Pragmatistët dhe inteligjentët e parashohin që kështu do ndodhë. Në një spirale që nuk mbaron kurrë, për poshtë.

Entuziazmi patriotik me flamuj, me kombëtare e me xhamadanin vija-vija, është një show perfekt i asaj që jemi. Na pëlqen që të marrim një dozë të lehtë e të padëmshme dashurie për Shqipërinë në pub a club (rrallë janë të identifikueshme qartë se ç’ “zhanri” i përkasin) si puna e atyre që firmosin një peticion kundër dhunës në Internet, për të menduar se e bënë pjesën e tyre. Prandaj habiten kur i shohin që ngjiren në lokalet live. Ne nuk kemi asgjë për të gëzuar në këtë Pavarësi. Asgjë për të kënduar. Asgjë për të festuar. Ne, jemi ende në pikën 0.

Zeitgeist

Unë mendoj se ka vetëm një rrugë për të rifilluar nga zero. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Konica që këtë vend e ndërtuan idealistët… unë nuk shoh rrugë tjetër përveç kësaj. Nuk mund të ketë asnjë rilindje nëse nuk ka brenda idealizëm të pastër (budalla e naiv, siç e konsiderojnë shumica). Kjo kohë ndoshta nuk ka ardhur akoma. Me sa shoh, askush nuk e konsideron idealizmin si armë për të bindur votuesit e për të ndërtuar pushtetin. Por, ky vend nuk mund të rilindë nëse nuk vendoset një frymë e re, e bazuar mbi idealizmin e sado pak vetëve, edhe përkundrejt një shumice të korruptuar. Shqipëria nuk bëhet me kompromise. Çdo justifikim është vetëm dredhë për të mos i shkuar deri në fund.

Koncerti i “Bulevardit”

Do më pëlqente që sheshi i koncertit të Pavarësisë të mbetet bosh. Si vetë festa. Të mbesnin vetëm fytyrat e Pavarësisë mes 1000 deshëve të therur (4 desh mund të mjaftonin në atë Bulevard). Por, druaj se askush nuk do t’i rezistojë tundimit për të marrë një dozë xhamadani patriotik falas. Prandaj, mirupafshim në Shqipërinë e lirë, siç thotë një miku im aktor: “e lirë”, në kuptimin “cheap”.

46 komente në “Fytyra e pistë e Pavarësisë”

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Titulli i shkrimit esht shum i pazgjedhur.
      Mund ta quanit Fytyrat e pista ne kete 100 vjetor pavarsie,por ne asnje menyre fytyra e piste e pavarsise.
      Ju lutem korigjojeni sa me shpejt.
      Nuk kemi me kohe per deshperime,por duhet te mbledhim gjith forcat dhe llogjiken e ftohte per te festuar 100 vjetorin ne Vlore,ashtu siç e meriton ai akt suplem i Ismail Qemalit me patriotet nga te gjitha viset shqiptare.Ta largojme menjeane depresionin,friken dhe nenshtrimin per tu treguar tradhtarve dhe perçarsve te kombit shqiptar se te drejten per te festuar ne Vlore me 28 Nentor nuk na e prishin dot.
      Me 27 Nentor ti qellojme me veze,domate e presh kliken hajdute te Sali-Jozefin-Bujar.dhe pastaj me 28 Nentor te valvisim flamurin Kuq e Zi ne Sheshin e Flamurit.
      Nuk eshte koha per te vajtuar,as per te fshehur syte,eshte koha per te FESTUAR dashurin per Flamurin kuq e zi dhe Shqiperine,memedheun tone.
      Ne Vlore me 28 Nentor.

      1. raimondi says:

        Po ngaqe ka keta lloj gazetare te piste opozita ndaj edhe nuk fiton dot pushtet

        Nuk e voton njeri kete opozite qe perfaqsohet nga gaztare te tille djallezore
        te cilet perfitojne nga rasti nga gabimet e pushtetit per fyer dhe denigruar Shqiperine dhe cdo gje te shenjte shqiptare

        Keta jane bastarde dhe shume te rezikshem —

        Ne kete gazete ke tituj shkrimesh si ky i ketij qe fyen pavarsine gjasme eshte i indinjuar nga pushteti

        Apo ai halabaku tjeter gazetar, Blendi Mane qe shkruan tituj “Shqiperia e ndyre –dhe pastaj shton emrin e Fevziut se gjasme e ben per te goditur Fevziun

        Keta jane gazetare te terbuar Antishqiptare, dhe kjo ben qe te votohet gjithmone Sala ne pushtet….

        Pikerisht keta jane faji qe populli voton Salen

        1. fule says:

          Kjo e thene me siper nuk qendron? Vetem per kete meriton te vlersohet ky artikull. Boll na hapet barkun me kete defrim katunaresh. Nuk e zbukuron dot fytyren e pergjakur te Saliut asnje lloj feste ne bote.

          Keto jane 100 vjetet e turpit.
          Ate dite te gjithe duhet te qendrojne koke ulur perballe Flamurit, dhe te kerkojne ndjese me radhe, se ku e katandisen kete cop vend. Te fundit ne Evrope per gjithcka dhe te rrjepur.

          1. sinan hibro says:

            Shume bukur , ate dite te gjithe duhet te qendrojme kokeulur perpara flamurit !

        2. Anti talebani says:

          Ik o Raimond, se le nam.

          Nese je i partise ne pushtet, ik e gezo ato perfitime qe ke, e mos shkruaj ketu.

        3. Pimpinella says:

          Shoku, informohu nje here cdo te thote gazetar e cdo te thote opinioist, c’do te thote mendim i mire, e cdo te thote realizem, e pastaj nis e shaj me liber shtepie.

      2. anonim says:

        shyqyr qe ka dale nje dibran jashte radhes se pd-se o inxhinier eshte turp te merresh me pd-istat.

      3. Pimpinella says:

        tradhtarve dhe perçarsve te kombit shqiptar ua tregoni vetem nje dite ne 100 vjet se te drejten per te festuar ne Vlore me 28 Nentor nuk na e prishin dot. Na rrofte festa, se kur te mbaroje, te tera rruget do jene zhul nga mbeturinat e “te lireve” te paqyteteruar dhe te patrioteve qe sheshin interessin e perbashket cdo ore, ne cdo dite te vitit, per interesat personale.

    2. Dardan says:

      Ky rizgjime i Shqiptarve esht duke i terbuar, Vllehet ,A rumunet dhe Greket Ortodhokse te Shqiperis, Tash po dalin ne sheshe fytyrat e pista qe urrejn ket Pavarsi, Po se harova dje ne Korce ku dominon ky komunitet esht perdhose flamuri kombetare Shqiptare,

      1. fule says:

        O Katnary. E nxorre veten se cfare llumi je. Shpellaret vetem gezimin barbar mund te kuptojne.

      2. pelasgian3 says:

        Krishti ne kryq tha: “Fali Ate se s’done se c’bejne”…kshu edhe puna tende, ne duhet te themi: Fali Zot se s’dine se c’thone.
        Gjyha e arsyes me juve nuk funksionon.
        HAP SYTE O PLEHRE E VERBUAR!!!

  1. safeti says:

    Bravo nje shkrim i perkryer. Do ta lexoj me von kur te mbaroj librin qe kam ne dor.

    1. shqiptari says:

      ahhahahahaha: “bravo shkrim i perkryer” thote Safeti por “do ta lexoje me vone”. aaaaahahahahahahaha.

    2. Shtegtari says:

      E forte kjo e jotja o Safet, ku e di qe eshte shkrim i perkryer perderisa nuk e ke lexuar akoma, po do e lexosh pasi te kesh mbaruar librin qe ke ne dore?
      Mos po tall bezhdilet me Cukalin?
      Natyrisht qe per mua shkrimi eshte i mire, dakord plotesisht me Fred Dibranin per titullin, eshte jo fort i gjetur

  2. alban4eva says:

    revolucion, vetem revolucion, kunder Salehut dhe shpures se tij.. po nuk u terhoq zvarre Salehu rugeve te Tiranes, nuk ka shpetim per kete vend..

  3. une says:

    Vleresimet e mija maksimale per kete artikull vecanerisht paragrafi me titullin “Fytyra e kartëmonedhës 100-she”.

  4. Drin says:

    E hidhur por e vertete.

  5. peci luku says:

    MOS U MBLITHNI O POPULL PER TE PARE SURRAT ZINJTE E SHQIPERISE SI VRASESI SALI ME LULEZIM BASHEN FATMIR MEDIUN QE PO JU SHPETON GJYQEVE SI MIU ME ILIR METEN KETE KAFSHE MISHNGRENSE ME BYTH MADHEN MONIKA KRYE LESHI ESHTE ME MIRE TE JENI PRANE FAMILJES TE PINI NJE GOTE SE SKA ARSYE TE FESTOSH VENDIN E SHKATERRUAR NGA KRIMINELET E QEVERISE E PARTIVE PER EDI RAMEN AS DUET TJA SHOHI BOJEN JA MORI BUKEN NGA DORA MACJA CAKERRE QE I JANE BERE TURINJTE SI BYTHE PER BAMIR TOPIN AI BERI GABIM QE VAJTI NE VARRI I TRADHETARIT E HAJDUTIT TE VJETER NJE MINUS I MATH PER TE

  6. Mali says:

    O gazetare grekofil .po karombete o tu mbyllte. Nuk perbaltet festa nga greko serbet plasni

  7. shqiptari says:

    Porteti Shenjt i Paveresise Kombit Shqiptar ,
    u shemtua qellimisht nga kockat e qelbura te tradhetarit te kombit ,
    zogut te kurves Matiane ahmet haneme serbis zogollovic, qe prostituta sali berisha i fodhi perpara .

  8. Rroku says:

    Ky vetem shkrim nuk eshte, por eshte nje pacavure e nje njeriu delirant dhe nihilist.
    Nuk shoh asnje mesazh jete apo gezimi ne kete shkrim per kete 100 vjetor. Nuk dalloj asnje linje llogjike apo perpjekje per te shkruar dicka.
    Shoh vetem halucinacione te nje te droguari pa dine e pa imam sic i thone ne gjuhen popullore.
    E kuptoj qe Tema eshte nje organ mediatik i hapur. Por gjithesesi keto shkrime nuk kane asnje vlere, per mua te pakten

    1. ZGJOHU says:

      z.Rroku, ky eshte nje shkrim brilant mbi te verteten e ketij vendi. Si pret ti te te shkruaj nje mesazh jete apo gezimi kur ato ne shqiperi nuk ekzistojne. Ky shkrim eshte nje realitet i hidhur per te gjithe por jo pacavure. Ti ndoshta prisje te te premtonte se “ME MIRE DO BEHET” sic te premtojne dhe politikanet e ketij vendi, por Jo se e mira nuk vjen vete. Duhet te zgjohesh te lash syte e te shikosh pertej mjergulles dhe iluzioneve te rreme qe te jane krijuar qe te marrin vleren e duhur keto shkrime. Dhe kete liri qe ke per te shkruar mbrapa perdeve te interrnetit, ta kesh dhe ne jeten reale. ZGJOHU o popull i mjere Zgjohu, se po i beni varrin femijeve tuaj me kete gjume kaq te rende…
      Braktiseni Tiranen nje dite, te gjithe ne Vlore se ju pret Ismail Qemali… Do te jete nje mesazh i forte per kete diktature fashiste qe po jetojme… ZGJOHU…

    2. hakihakiu says:

      o rrok nuk eshte faji yt qe nuk e kupton autorin e shkrimit -nje shkrim brilany -dhe seshte fajim yt qe je vegel e diktatures

  9. kol tivari says:

    Disa e quajkan shkrim te perkryer!!!!!!!
    Ky shkrim eshte turp eshte nje shkrim pis i nje njeriut me te piste qe mund te kete.Vetem gjak shqiptari nuk ka ky njeri Turp Turp Turp per kete palo njeri dhe gazeten qe ja boton

  10. Demi says:

    Kur demi shikon n’gjyren e kuqe terbohet, keshtu jan terbu edhe kete shkrimtare apo gazetaret anti shqiptaret mos e me keq! po mundohen se si tja ulin vlerat kesaj feste madhashtore per shqiptaret ne mbar boten, kjo feste festohet ne gjidh zemrat e shqiptarit e jo si pas politikes,se cfar muti hajn politikanet s’na interesonjne, Koha eshte e maskarejve por shqiperia e shqiptarve.

  11. IL says:

    Ju lumte per shkrimin. Shkrimi juaj eshte per at qe dine te lexojne dhe kjo per mua eshte fatmiresi. Por ne tashme ne kemi humbur rruge dhe te hasdisur kerkojme te bejme zhurme per te fshehur veten. O zot them a mund te krahasoj nje burre te asaj qeveri te pavarsise me zejmenet e qeverise te diteve te sotme qe sfidojne ligjin,shtetin te drejten dhe dhunojne qytetarin e thjeshte qe eshte identiteti i nje kombi. Kur sheh nje minister qe del duke qeshur naga istitucion i akuzes sheh me krylartesi dhe deklaron skeni cfare me beni. Nuk ka vende as per moral as idal as qytetar. Per mua ne tashme kemi humbu rrugen, idalet tona Shqiperia si Evropa deshtuan ato rane preh e nje skenari antishqiptare dhe sot ne muajin e pavarsise kerkojne te privatizojne dhe gezimin e shqipetarve qe ata te qeshin kur duan ata dhe te gezojne kur duan. Ai do te theri deshe ai do gjak ai do kerme. Primitivizem ne gene.Dhe te tjeret heshtin si manekin qe kerkojn te fusin koken ne feste per pak biografi dhe thone amin,amin,per pak pushte,per pak para,keta vemje skane as feas imam as komb as ideal dhe sot keta drejtojne kombi Shqipetar ne kete 100 vjetore te pavarsise. Heshtja dhe lulet prane ketyre burrave te rende te pavarsise do ishte kujtesa qe mund te ndricoj idealet tona.

  12. era says:

    E vertete pasqyra por duhet optimizem dhe jo nenshtrim ndaj kriminelit te serbise,
    Me pelqen nje komentues Fred.Dibrani.Hamburg qe thote se duhet te ngrihemi te largojme friken dhe nenshtrimin,te organizohemi te shkojme ne Vlore ne 28.

  13. Petro says:

    Shkrim qe ve pikat mbi i. Sigurisht autori i perket brezit te ri te studiuar ne perendim.Do te duam edhe shume kohe akoma.Populli ata do te votoje.Idealistet jane ne minorance, dhe minoranca ngushtohet edhe me per faktin qe ata kane mbetur me xhepa bosh.A mund te fitohet me xhepa bosh?Ja nje poezi mes te shumtave qe censura e kalon ne heshtje.Ka gjetur heshtjen si mjet.Deri kur?…

    Kënga e nomadëve

    Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon
    E dorë më dorë më shumë të ndjej.
    Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?…
    Se unë mbi to më mjalt nuk gjej.

    Ne si nomadë shkretëtirash ngjajmë,
    Humbur rrugëve të qytetit
    Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë
    Mes ëndërrës dhe realitetit.

    E kohën vrasim, oaze kërkojmë
    Me netë pa gjumë në qiell të hapur.
    Atje ku duam, kurrë s’ përfundojmë,
    Se Zonjën Liri prapë e kanë kapur.

    Lirinë gabele me ngjyra – ngjyra.
    A ka vallë liri me xhepa bosh?!…
    Lirinë që paska aq shumë fytyra,
    Lirinë që qenka veç për kodosh.

    Nomadë të dashurisë ne jemi,
    Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz.
    Të ndalemi, ne mendje s’ kemi,
    Rebeles erë i shkojmë nga pas.

  14. Claus says:

    Shkrim i goditur Koloreto, nuk ke c`fare i shton.

    Zeitgeist!
    Spirit of the time! Ne shqip “shpirti i kohes, shpirti i momentit, pjekja e kushteve” mund te gjesh dhe sinonime te tjera por nuk arrin te japin kuptimin e togefjaleshit te gjermanishtes “Zeitgeist”.

    Ai moment plot hov dhe shprese kaloi pa e kapur. Ishin fillimvitet `90.
    Ka kaluar pothuaj nje cerek shekulli nga ato vite plot vrull. Ai moment zor se kthehet me, brezave te tashem dhe te ardhshem u jane manipuluar shpirtrat sa qe dhe optimistin me te madhe e kane bere besoj pesimist.
    “Zeitgeist” ishte koha e renies se Murit te Berlinit, “Zeitgeist” ishte koha e Rilindjes tone Kombetare, “Zeitgeist” ka sjelle vepra te medha te njerezimit.
    “Zeitgeist” leviz njerez me tere fuqine tyre. A do te jemi ne ne gjendje te levizim nje dite me tere hovin tone?
    Nuk besoj. Ne Ballkan duhen shekuj te tere besoj.
    Ne te presim njehere c`do te na sjelle “koha e rrotes”, ah me falni koha e rrotacionit, edhe ajo nese vjen.

  15. ilir pashë krimi says:

    Fred.Dibranit Hamburg.(ne vend te komentit)
    Respektoj komentet e tua ,e natyrisht sugjerimin per titullin e shkrimit.pse une e quaj me vend titullin ‘fytyra e piste e pavaresise’:
    -Sepse ajo po na ‘vjen’ jo me fytyren e saj te vertete.
    -Sepse ‘asaj’ ne vend te ballit te ‘larte’ te I.Qemalit i vune ballin e ‘ngushte’ te Zogollit’
    -Ajo po perdhoset e shperfyteruar sepse ne vend te musteqeve te intelektualit e patriotit L.gurakuqit’kerkohen ti vihen,po arriten,me mustaqet e nje qenje njerezore me emrin ‘Bujar’ pa mbiemer.
    -Sepse ajo erdhi 100 vjet me pare pa stoli e sot ja llangosen fytyren zonjat e ‘para’ te ‘dyta’ e te treta te ‘ilirjaneve qe do darkosen 2 here ne dy qytete me qingjat e femijeve shqipetare qe do qelbin pas darkave jo vetem pavaresine por tere historine.

  16. Shqiptari says:

    Shume dakord me ty. Nuk e di se si mund te jetoje nje njeri normal qytetar ne kete realitet shqiptar.

  17. ILIRET says:

    Shkrim me shume ngjyra i z. Koloreto. Duket se me keni lexuar ne opinionet e mia, dje dhe disa dite me pare, per XHAMADANI VIJA VIJA. Vetem se une nuk mundem ti shpreh me aq talent, si Koloreto.
    Perderisa nje shtet ben himn kombetar, nje tekst kenge si xhamadani vija vija, eshte…….va, eshte…….ija. Se mund te jete shume mire Serbija, Rusija, Maqedonija, Greqija dhe . . . qija me radhe. Cfare eshte ky tekst pa tekst dhe pa frymezim. Pastaj, ku e gjeten xhamadanin vija vija shqiptaret. Po te jete vija vija, nuk eshte shqiptar.
    Keto kenge hite,te shqiptareve te dehur me avujt e patriotizmes me pak se te alkolit, garojne me njera tjetren me “byrek, byrek, kater copa, bejne dy lek” dhe hop, bie Faja nga fiku.
    Dhe qe Kosova dhe Shqiperia, te mos kene me vija, vija qe i ndajne, sepse nuk jane shqiptare, duhet qe dikush te na jape ne dore nje fjalor, si tua perkthejme ato fjale te huajve, qe pasi e marin vesh ne gjuhen e tyre tekstin e kenges, buzeqeshin dhe pothuaj e thone: ” njerez te trashe (apo te eger)…
    nuk kuptojne cfare kendojne”.
    A duhet nje censure ne keto raste? Po. Po c’lesht censure? Ketu nuk po censurojne dot Lazaratin, jo me tekstet e kengeve…

  18. ZADRIMA says:

    Bravo Koloreto,si gjithmone i mrekullueshem ne shkrimet tuaja.VETEM IDEALISTET MEGJITHESE NE MINORANCE MUND TA SHPETJNE KETE VEND NGA DUART E BARBAREVE.

  19. NUK E DI says:

    Nuk e di origjinen e ketij gazetari por,ne baze te ketij shkrimi do te thosha se nuk eshte shqiptar dhe ne Kosove,shqiptaret( nuk e quaj veten kosovar)i dine jo shqiptaret:çfare flasine,shkruajne dhe deklarojne!Vete titulli eshte i papershtatshem,tendencioz,fyes dhe denigrues.Ne qofte se dikush eshte i piste ne Shqiperi,ata jane joshqiptaret, te cilet ushqehen ne Shqiperi ndersa,punojne per shtetet e tyre shoveniste qe tanime,djalli na i ka vene ne fqinjesi.Ketyre te pisteve,kuptohet ju bashkohen edhe disa lider partiak te cilet bejne punen e armiqeve tane.

  20. Shkrim shume i mire ne pergjithesi. Mllefi me duket i tepruar, por dhe i justifikuar ne realitetin tone te ketyre diteve. Po, duhet te jesh shume i ceket te mos kuptosh se perendimin ku po kerkojme te behemi eshte i tille vetem se ka lindur e ritur idealiste ne gjirin e tij. E kjo ka ndodhur sepse ata popuj jane bere per te lindur te tille iluministe.

  21. asd says:

    Une nuk shoh asgje qe nuk shkon. Kjo eshte Shqiperia dhe keta jane shqiptaret. Ja dhe Saliu ( festja ).
    Eshte ceshtje paketi. Ky paketi yne kete ka; O lere o merre. Po te shkosh ne perendim edhe atje ka te mira e te keqija… Ai eshte paket tjeter, por edhe ai ashtu eshte : O lere o merre.
    Qenkan 3 milion te korruptuar ? E atehere cfare duam ketu, ne te paktet e tjere ? Ah… duhet te mbushim rreshtat e Temes.

    Shqiptaret nuk kane per tu bere kurre franceze, e as Berishat Volter e Russo.
    Gezuar festen.

  22. ROBERT PRIFTI says:

    Pershendetje dhe urimet e mia me te sinqerta zoti Cukali. Nuk eshte nevoja te bej ndonje coment (te terave) shrimeve te Cukalit (per mua i pa arriteshem ne gjithe teritoret e shqipfolesve),por desha tju bej dy “verejtje” miqesore :e para na ke munguar, u be kohe pa lexuar te madhin Koloreto Cukali-n,e kemi ndjere mungesen tuaj ,shume ,tmerresisht shume. E dyta (kjo e veshtire per nje klas si K.Cukali)ne shkrimet tuaja ndjenjat e holla (rafine)te humorit dhe te ironise jane te pa perceptueshme nga jo “idealistet” e shumte ne numer ketu ne web dhe ne realitet,per kete do tju lutesha qe ne shkrimet qe do te vijojne dozen e humorit dhe te ironise “trashe” zoti Cukali “trashe” (me kazem) se jo-idealistet nuk hane pyka kollaj jene tere nyje nga koka e deri tek kembet dhe gjilperat e tua skane ç’ti bejne nyjeve zoteri. PS ….kete te dyten mos e merr seriozisht zoti Cukali (ju drejtova nyjeve) ju i nderuar vazhdoni shkruani ,e shkruani per ne, qe idealin nuk e kemi nxjerre ne ankand dhe mbajme akoma gjalle shpresen se nje dite “koke-nyjet” dhe “koke-xunkthat” do ti lene vendit njerezve me tru per tea bere ate vend (Shqiperine). Pershendetje nga nje idealist.

  23. e verteta says:

    pse ziheni dhe shani ketu,,?kesaj i thoni arritje sepse ka mberritur shpata per gisa dite,arritje e vertete eshte qe ju te mund te ktheni ne atdhe arbereshetnga italia.me beri pershtypje po lexoja biografine e skenderbeut,e jema e tij ishte bullgare,dy motra te martuara meserb,nje moter e skenderit ishteshenjtore e kishes serbe???????????????vellai i tij e kishte emrin serb stanisha,motrat milica, vllajka???skenderbeu kishte lidur greko ortodoks,dhe vdekur katolik,djali i tij gjoni ishte martuar me serbe.kur i shiko njerezit rrugeve te shqiperise me ben pershtypje se si ka mundesi qe te duket vetja sikur je ne ndinje vend si armenia greqia libani turqia cecnia georgia bullgaria,pra popull shkurtabiq koke kungullor,jo shtatlart bjond sy kalter sikurse iliret e vertete???/pra konkluzioni im i shari shan,,,mjaft me perralla dhe helmeta,700 mije ne greqi te kryqezuar,700 mije ne itali edhe nja 20 vite do te jene italiane te kryqezuar,,3 milione ne turqi te turqizuar,femra nga shqiperia nuse ne serbi dhe maqedoni,,po shikoja harten e ilirise se vjeter dhe tani e kuptoj se iliret e vertete ndodheshin ne rajone te tjera te ballkanit,,lesh i perzier,,

  24. Cakalli7 says:

    paret e shqiptareve jane te pastra, jo dmth pavaresia e shqiptareve eshte e paster …
    edhe pavaresia punen e pareve ka marre

  25. X-i says:

    Shkrim jashtezakonisht REALIST.

  26. tirona.10 says:

    KAM NJE VREJTJE ???PSE FLAMURET TE SHTRIRE KETU KE FOTO???E SA PER KOMENTI NR 2 …DO SHKOJME NE VLORE…KUR TE NA JAP RRAPORT DOKTORI,,,,TUNG

  27. davidi says:

    Ne keto njeqind vite shtet duke filluar nga ahmet zogu e deri tek sali berisha te gjitha shtetet ne shqiperi kane vrare qytetaret e vet por ama me te fresketa vrasjet jane nga i madhi sali i cili vrt vetem per pushtet, nje pushtet qe del me vota te vjellura eshte normale qe te vrase e te prese te vjedhe e te djege dhe kete po e ben me se miri sala me zagaret e tij.

  28. dritani says:

    Kolo je si gjithmone i modh!

  29. i/e menduari/a says:

    BRAVO!! shkrim nga ata qe thua dhe une e kam menduar ne kete menyre, po bravo atij qe e shkruan & e qendis ne menyre te tille.
    SH E GODITUR PER ATA QE DUAN TE “SHOHIN”!!! pa ndarje partish etj.. DIKUSH QE DO TE MENDOJE PER PAK TE ARDHME DO TA KUPTOJE SHKRIMIN. se e sheh tek vrasja ne ndjenja dhe per se gjalli e personit te cili i ze vendin e punes duke e ditur qe vete NUK eshte me i mire se ai,, dhe gjendet nje dite pa pune edhe ai, se nje me i “mencur” do ti zere vendin………….
    Bravo Koloreto per sforcon qe mundohesh te zgjosh sa me shume e te kerkojne me te miren per vete dhe per familjen e tyre (sherbime publike kryesisht per femije e te moshuar, punesim, standart jetese, etj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje