Simbas kokës fesin, apo përkrenaren!

19 Nëntor 2012, 19:22Politika TEMA

Nga Ardian Ndreca

Tashma asht dhanë lajmi se veziri i qeverisë që merret me kulturën ka sjellë në Shqipni për 28 nandor përkrenaren e Skënderbeut. Më bani përshtypje pse vetëm përkrenaren e jo edhe shpatën! Apo pse nuk duen me fye të ftuemin e nderit: Erdoganin, por ma vonë erdhi lajmi i dytë se do të sillnin edhe shpatën!

Ndoshta shpata e Gjergj Kastriotit, e cila i pat sjellë lirinë arbnorëve, ketë vit do të ndillte keq, sidomos tue pasë parasysh se sot nji vjetë kemi edhe zgjedhjet!

Fillova me andrrue sesi me 27 nandor në mbramje e gjithë mazhoranca do të shkojë mshehtas me nga 30 makina me sirena e me roje për me e pa privatisht dhe me e prekë me dorë përkrenaren historike. Si në përrallën e Hirushes, njeni mbas tjetrit ata do të nisin me ba prova tue u mundue me e vu në krye për me pa se cili asht mbasardhësi i denjë i Kastriotit. I pari e merr me e provue skraparlliu, por rrashta i tij nuk asht ba për përkrenare t’atilla, por për ndonji saç, fes apo shashie leshit. Mbas tij e marrin me rradhë Patozi, Bumçi, Gjana, Mediu, Halimi, Alibeu, Ndoka, Ristani, Kosovrasti, Islami e do brakiqefalë të ardhun përgjatë shekujve prej skutave të Azisë. Dikujt i bjen shalapjerdhtaljan, dikujt i randon qafën e hollë prej sinjorine, dikujt tjetër i bajnë alergji brenat e dhisë.

Bregun, Dodën dhe Çiljetën, Jozefina nuk i lejon as me e provue ndopak, madje i qet për zhelesh e jashtë si të padëshirueshme. Vetëm Idrizi nuk pranon me e vu në krye, për arsyena personale që do t’ia spjegojë Doktorit në darkë me nji sms.

Në fund e provon edhe vetë Hirushja, Doktori pra, tue mbetë i zhgënyem keqas: as atij nuk i bjen përkrenarja e Skënderbeut. Mbi krye i janë rritë dy brena të vogla me majuc e përkrenarja s’i zen vend. Atëherë çojnë me thirrë nja dy kovaçë turq të Kurumit për me e përshtat përkrenaren simbas kokës së Doktorit, por as kovaçët e Erdoganit nuk bajnë fajde. Në fund dikush shkon me pyet doktor Petrelën nëse mund t’i bahet gja atyne katrovave të drunjta, ndonji sharrim i vogël, ndonji rreth i hekurt për me ja zvoglue diametrin … por as ai s’u ban derman: shkenca ende s’ka shpikë gja për ato soj krenash. Tue pa se situata asht e pashpresë Doktori vendos me e kthye përkrenaren urgjentisht në Vjenë, që të mos e provojë Edi Rama, me justifikimin se ai asht shumë i gjatë e për sherr ba me i ra mirë nuk ka me mujtë me hy në parlament pse ka me i ndeshë kryet te dera kryesore.

Të gjitha këto andrra në beze i pashë sapo lexova lajmin e kthimit të përkrenares e shpatës së Skënderbeut në atdhe.

A thue kanë ndonji veti çudibase? – pyeste njeni sot, nji i papunë që lexon gazeta.

– Vendit tonë sot s’kishte me i ba derman as vetë Skënderbeu ba me ardhë e jo ma përkrenarja e tij, ajo s’e mbron dot Shqipninë prej hajnave, të korruptuemve, vrasësve me pushtet dhe delinkuentave ordinerë që e kanë kapë atdheun e Kastriotit në çdo nivel.

44 komente në “Simbas kokës fesin, apo përkrenaren!”

  1. Labi Vlore says:

    Enderr Kuptimplote.Vetem porositni mos te i tregojne Shpaten Erdoganit,se fyhet.

    1. Dardan says:

      Ike ore lere ti erdoganin shiko Grekun ka Greqizuar gjysmen e Jugut te Shqiperis e ti ben halle ketu erdogani, Apo keshtu ju keshilone Janullati sulmoni sa nuk na kane sulmuar deri sa aje ben kerdi ne Juge te Shqiperis ju shisni pordha ketu jo Turku jo erdogani , Turqia ka ike shoku tashe e 100 vite harrove ti, pastaje Turqia tashme esht Shteti me mike i Shqiptarve dhe qka esht me e rendesishmja nuk ka asnje pretendime teritoriale ndaj Shqiperis si vellezrit tuaj Ortodhokse Greke e Serbe, Harroni me keto gjera se nuk i Indoktrinoni me Shqiptaret me gjera te tilla pa boje, Armiqe te Shqiptarve jane Serbet dhe Greket kaqe,

      1. albert says:

        Armiqte e shqiptareve,o Dardan jane serbet,greket dhe turqit.

        1. Mr. G says:

          Mos haro dhe renegate qe ne ate soin tuaj jane me oke.

      2. gjergji tr says:

        Shiko ne cfere shkruan dhe ne cfare gjuhe shkruhet vula e Skenderbeut(Greqisht) gjendet ne muzeun e Kopenhagenit(shiko ne internet”seal of scanderbeg”).Sa fillohelen qe na ishte ky Skenderbeu.

    2. xyz says:

      NDRECA KA TE DREJT QE THOT : AS SKENDERBEU NUK DO TE KISH MUNDESI ME I NDIHMU SHQIPETARET.

  2. Ben Chicago says:

    te lumte ardian ndreca

    1. LIQUID says:

      E goditur ,,,,,,,,

  3. kelmendasi says:

    O Z. Ndreca ta kane me hile se ne Shqiperi kane ardhe Perkrenarja dhe dy Shpata njera e harkuar dhe tjetra me e vogel.Por si verior Katolik ta botojne kete artikull qe te diskretitohesh .Kujdes nga keqinformimi dhe keqperdorimi Profesor

  4. dritani says:

    Me vjen keq po ia ke fut pordhes gegnisht.
    Delinkuenta cfare do me than’ n’toskrisht?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Njerez qe thyejn ligjin…Fjale e shekullit te 15 angleze e adoptuar nga vende te ndryshme..Eshte perdorur gegerisht nga shtresa te veriut kur ktheheshin nga jashte (mergim) ku ato vende kishin sistem gjyqesor…

      1. dritani says:

        Ishte ironi My friend per kete obsesionin e gegnishtes se kulluar.
        Gjithsesi shkodranet kete fjale e kane mesuar nga RAI dhe jo nga anglishtja e shekullit te 15.
        Hera e pare qe degjoj qe verioret kane emigruar ne shekujt e meparshem. Ku?
        Ndoshta gabohem…

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Qe ne kohen e Arbnoreve…Itali shumica…

          1. dritani says:

            Se mos e ke per arbereshet…
            Kush eshte kthyer?

  5. beso........ says:

    nuk kam qene atje po Edit Durham te “Brenga e Ballkanit” duke treguar se se ne 1908 u shpall kushtetuta thote” ne Shkoder e lexuan kushtetuten po ne gjuhen Turke por aty vetem 20 perqind e musulmanve dhe 3 perqind e katolikeve e dinin turcen.”Kjo tregon se sipas librit Shkodra ne Shekuj familjet muslimane shkodrane dominohen nga ish katolike te zbritur nga malet dhe qe kane kthyer besim duke ndryshuar profet por pa ndryshuar zotin .Sot ndryshojne Partine pa ndryshuar…….tung zoteri..

  6. LORA1 says:

    a do vijeper festa edepsez erdogani o Kelmendas halldup?

    1. beso........ says:

      do vije per te pare shpaten te cilen Gjergj Kastrioti – Skenderbeu e ka patur edhe pa ardhur ne Shqiperi —

  7. VERONIKA says:

    Hahahahahahahahahh,komplimenta Profesor!!!!
    Ju bèjnè alergji brirèt e dhisè,hahahahahahahha…
    Vendit tonè nuk i bèn dot derman as vetè Skènderbeu!Sa e vètetè e hidhur
    Nuk mund ta mbajnè atè pèrkrenare,askush nga kta tè pafytyrè,jane tè gjithè hamza….sa reale kthehet ajo kohè aq e largèt;Liria qèndron nè majè tè shpatave tona.Gjithmonè kam pasur njè farè adhurimi pèr Skènderbeun,mendoj se èshtè mè i veçanti nga tè gjithè,iku aq i vogèl,u rrit,edukua ,nga ish-erdoganèt,dhe kurrè nuk harroi kush ishte,kurrè nuk harroi vendin e tij,nè rastin mè tè parè i tregoi vendin perandorisè mè tè fuqishme…kta sot çfarè bèjnè…e shitèèèèèèènnnn ktè vend,pa asnjèèèèè arsyeeee,pèr 30 denar tè qelbur,nuk na e kanè fajin erdoganèt,as pashiçèt,na e kanè fajin hamzatè,ata qè ne mbajmè nè pushtet.
    nuk na ndihmon dot as vetè Skènderbeu,e jo mè pèrkrenaria.

  8. asti says:

    Ky fare pseudo shkrimtari e pseudo historiani me duket sikur do ti jape rendesi vetes duke shkruar gegerisht.E morem vesh qe eshte krenar qe flet gegerisht po te pakten kur shkruan mund te perpiqet te perdore standaret e shqipes korrekte te mesuara ne shkolla.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur ..

  10. kelmendasi says:

    Lora 1
    Vjen apo svjen Erdogan eshte tjeter pune.Ne gjithe ish kolonite ne raste festash kolonizatoret marrin pjese ne festen e shtetit qe dikur e kishin koloni.Kjo ndoll ne Kongo me Belgjiken ,kjo ndoll me Angline dhe Francen ne te gjithe ish kolonite e tyre.Ti nuk e din se me sa duket aq merr vesht.Erdogan si erdhi si nuk erdhi ska rendesi,Po erdhi Ai duhet te ndihet pak i turperuar per kolonizimin e tyre.Kjo ndoll kudo.
    Ti ndofta deshron te vije Fidek Kastro,Putin apo Kim Jong II.Nejse per inate te komunisteve kjo feste festohet me Berishen ne krye.Kete e ka vendos populli dhe jo fanatiket komuniste.
    Por Ndrecen e kane mashtrue per shpatat duke i thene se nuk erdhen.Kjo eshte thelbi qe Ndreca del Klluf

  11. Artan says:

    Ne fakt Berisha pervec Erdoganit duhet te ftoj dhe Dukagjinasit qe ju ofrun Skenderbeut 13vjet mbrapa dhe per ket Ndreca veshtire se gjen ndonje shpjegim…dhe tjeter, meqe Ndreca e ka merak kryqin ne cdo lloj horrlliku te kesaj nature qe leshon, po i kujtoj se perkrenarja me brir dhijet eshte simbol i paganizmit dhe jo i kryqit…po turp per verioret dhe Shkodrane qe kane mbet me i perfaqesu ne shkrime njerez te kryqezum si Ndreca…Ka kohe qe Shkodres i jane tret burra si Bushatllinjte, qe vetem libra kishin sa ckishte veriu shpi e rob bashke…

  12. tironci says:

    Ardjon Nreca nuk osht shkodran por prej katuneve te lezhes. Tashi ka bo marreveshje me Ed Romes per te shkru kunder malokeve qe te perfitoje nonji post kur te vije Roma ne pushtet!
    sht i çike rob i shitun ky Ardjoni!!!!!

    1. Burgaxhiu UK says:

      Ardian Ndreca eshte profesor ne Universitetin e Urbino-s ne Itali ca do kerkoje ai nga PS-ja ???????
      per kuriozitet ju si “tironc” cfare jeni qe thoni do shkruaje kunder malokeve?????? ku i fut tironcit ?????

  13. Etika says:

    Dengla,enderra e sarkazem pa asnje lloj vlere.Migjithate ka tipa qe u pelqen e u duket e bukur,pasi jane edhe vete te nivelit per te tilla perralla…

  14. labicmendurmecaderpistolete says:

    dritan delikunta eshte si puna e asaj qe thone se ku eshte ndryshimi midis kurves dhe putanes.

  15. mjeku says:

    i bukur shkrimi per te ngritur pak humorin po nuk e di se si ndikon te saliu e plehrat qe e rrethojne ate?

  16. MEMEDHETARI says:

    T`u lumte,ARDIAN NDRECA!!!!

  17. Gegnia says:

    Shume shkrim i bukur z.Ndreca por nuk jane te gjithe “myslimanet” shqiptare te ardhun. Shumica jane te kthyem gjate shekullit te 19-te dhe jane arkivat e dihet kur jane kthye te paret e tyne. Besoj kete e di.
    Shume mire ben qe shkruan ne gegnisht!

  18. Revista Mapo says:

    Sa per sqarim qe ne fakt duhej ta kishte vendose Gazeta Tema.
    Ky shkrim eshte botuar ne shtator ne Revisten Mapo te rubrika Kodra mbas bregut.
    Nje ironi e pashoqe e nje humor shume i holle.
    Bravo Profesor Ardiani

  19. paskuqani says:

    TE PARET E ERDOGANIT, SKENDERBEU ne koh te vet nuk i pranonte as njiqind kilometra larg çadres ku pushonte,ishte komandanti me i zoti qe kishte njohur perandoria ku shet pordh sot Erdogani.

  20. Arbereshi says:

    I nderuari Prof.Ardian.Nuk po ju marr vesh fare tematiken qe keni trajtuar keto dy dite ne shtypin shqiptar.Na e bere mendjen …corbe!Dje na folet me te madhe per “binomin ardhja e Mesharit dhe kthimi i eshtrave te Zogut”(Nuk e trajtuar binomin e vertete historik te ardhjes se Mesharit dhe shpates e perkrenares se Skenderbeut,simbolet me historike kombetare). Dje tek MAPO lavderonit mbretin tradhetar, Zogun e te ashtuquajturat merita te tij,si dhe Berishen per ceremonite e temanarat qe i ofroi ketij mbreti tradhetar.Sot shkruat per ardhjen per ekspozim ne Shgqiperi te shpates dhe perkrenares se Skenderbeut dhe,mbas kritikave qe moret nga lexuesit dje,sot sikur po na dilni me ndonje “dacke” per kryeministrin.Ne kete rast nuk kemi nje binom te drejte,apo jo?Si t’u lexojme zoti Ndreca,sic u lexuamn dje me temenara e levdatat me te medha per binomin tradhetar Ahmet Zogu-Sali Berisha apo si po u lexojme sot ne kete shkrim per endren tuaj me sy hapur!

  21. pelivan says:

    Bravo Arbreshi,nje arsyetim precize,nuk mund te shtosh as nje rresht me…

  22. trgirl says:

    amon o njerz ,,,,ca bohet ktu ke tema…ngaterrohen ,plenat me seltjashin…nga SKENDER BEU,KE ZOGU,nga berisha,rama,ndreca,,,por,,,,i kali,por,,,, keci,=o

  23. hasa says:

    O shqiptar me te vertet mendoni se kjo eshte origjinalja? kurr eshte fallco ashtu si dhe vet qeverija hajdute.

  24. Fort iu djege ju komunistoislamistaortodoksofon ky Ardiani.NUK E RRUN ARDIANI PER JU E PER ED RAMEN E SAL BERISHEN.PUNON E JETON NE NJI PLANET TJETER. TE TREDHUN

    1. dritani says:

      Ashtu ashte!
      Nuk e rrun hic por i delkan n’anderr!

  25. Tingujt e Kosoves says:

    Euuu, hallall te kjoft gjini i nanes qe t’ka dhan o bir shqiptari- Ardian Ndreca. Po qe bukur na paske shkruejt… po m’pelqen edhe gegnishtja qe ke zgjedhun, gegnishtja e Gjergjit, Fishtes, e shume rilindasve te tjere.

    Ju pershnes nga Kosova, dhe dhasht Zoti qe t’i mrrijn edhe nja 900 vjet t’tjera Shypni e Kosove bashke, rrethuem ne nje sofer!

  26. FAIK KONICA says:

    Sa i lodhun po me dukesh o Driitan,a punon ne CEZ apo don me fillu ne tatime ne 2013

    1. dritani says:

      Nuk e gjete.
      Profesionist i lire. Free as a bird!
      Thene shqip: me rruajne bishtin te dyja palet.

      Po don ta shkruj edhe gegnisht.
      M’thuj!

  27. Gjuha Shqipe says:

    Ti nuk je delinkuent* ordiner*² Ardian Ndreca por një bukëshkalë që ke filluar të shkruash në dialekt geg me lejen e Meros që nuk i falet këtu tek “Tema”.

    * delinkuent (lexo keqbërës, e marrë nga italishtja-delinquente, si shumë fjalë të tjera të gegnishtes)
    *² ordiner (lexo i rëndomtë, e marrë nga italishtja-ordinario, si shumë fjalë të tjera të gegnishtes)

  28. FAIK KONICA says:

    Kur ta rrujne ty bishtin..,Nreca nuk ka bisht o bird o alias Artan Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje