Vrasja e 4 protestuesve në 21 janar 2011 ndodhi në sytë e publikut dhe mediat fiksuan qartë autorët e krimeve.
Pamjet që kanë bërë xhiron e botës, dëshmojnë momentin kur njëri prej protestuesve, që qëndronte me duar në xhepa përpara selisë së kryeministrisë, rrëzohet nga një plumb i dalë nga armët e gardës pak metra përballë tij.
Megjithëse viktima Ziver Veizi nuk po bënte asnjë tentativë për të hyrë brenda “vijës së kuqe”, pra rrethimit të kryeministrisë, ai u qëllua drejtpërdrejt.
Gardisti që shkreh armën mbi protestuesit është pikërisht Agim Llupo, që për gati 2 vite nën akuzë për vrasje qëndroi në qeli. Por paraditen e sotme ai fitoi lirinë, falë një vendimi gjykate, në të cilën citohej se “prokuroria nuk kishte provuar vrasjen me dashje”.
Kjo është një video-provë që rrëzon vendimin e sotëm të Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, se gardistët nuk kane qëlluar me dashje mbi turmat.
Në pamje duket qartë, gardisti Agim Llupo që nuk qëllon me armën e tij në ajër, por drejt protestuesve. Për pasojë Ziver Veizi humbi jetën.
Bravo TV TEMA! Video shume qarte,pa fjale… xhirimet flasin me teper se mijera fjale.
Ju lutem te vazhdoni me lajme me video, boll me analista dhe spiker injorante qe nuk dine te flasin shqip apo ne shumicen e rasteve jane frikacake dhe bythlepires te pushtetit.
Turp njerez qe vriten ne rruge dhe askush nuk denohet!Po i ka kapur te gjitha llojet e pushteteve prandaj nuk denohet njeri!Urdherat i jep saliu egzekutimin e bejne bashkepunetoret e tij dhe kur vjen fundi te gjithe dalin te lare!Keshtu s’na mbetet gje tjeter vecse te denojme sali kriminelin!
FUNDI I SALI SERBIT ESHTE I SIGURT. SHQIPETARET DO TE NGRIHEN PER LUFTE MBAS 23 QESHORIT 2013. JO LUFTE ME FJALE POR LUFTE ME ARME.
SALI SERB SHPELLA R.I.P
TA SHOFIM SA BYTH DO KENE GARDISTET KUR POPULLIN TA KENE ME ARME PERBALLE.
voto, mbro, fito//.. saliu kete radhe eshte ”i vdekur”. Rama ka detyra te medha para
berisha do gjak. ai sersih do qe te protestohet por kete radhe populli e ka vendosur me sa duket qe ta godase me vote e ta mbroje fort ate. Rama nga ana tjeter ka detyren te veje drejtesi e sot e tha hapur qe : gjygji ska nisur akoma.
Kjo eshte nje dite qe duhen kujtuar te gjithe te Renet per Demokraci.
Une do risillja ne Memorien e shqiptareve Pishtarin e Demokracise Lirak Bejko:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/11/lirak-bejko-pishtar-i-demokracise.html
Provat jepen ne gjykate dhe prokorori,ne rastin konkret eshte e kot te kerkohen prova dhe fakte,se ne Shqiperi nuk ka gjykat dhe gjykates,por ka bandit dhe mafioz,qe nuk dijne asgje perveqse te vjedhin,mashtrojne, kercenojne,vrasin,perdhunojne.
Mallkim,mallkim,mallkim,per te gjithe ata qe per hire te pasurimit te tyre vrasin njerez te pafajshem,te rinje,qe nuk kan asnje faje,perveqese jetojne ne nje regjim,Berishian,qe era i vjen kerme,qe ka qelbur ajerin ne Shqiperi dhe ne te gjithe rajonin.
Ngrihuni te gjithe ne kembeqe te mbrojme vetveten,te mbrojme femijet,te mbrojme te ardhmen qe Berisha me kompani po na e mohon.
Poshte fashistet,poshte diktatoret,poshte mafiozet,poshte banditet,poshte te gjithe ata qe po imarin frymen ketij vendi.
Rrofte populli Shqiptare,rrofshin te gjithe ata,qe punojne dhe jetojne me djeresen e tyre,pa i u fut ne hak kerkujte.
ke shume te drejt , edhe pastaj thone qe kanuni i Lek Dukagjinit eshte per mesjetaret , imagjino sikur te ishin njerzit e tu ato qe vdiqen ne 21 janar , a nuk do te vlonte gjaku per hakmarrje ? Mua po ! Kur drejtsia ka vetem fjalen te tille se per te tjerat eshte vetem KRIM ateher drejtsi duhet te besh vet !
shikojeni sali ‘trimin’ ketu me poshte
http://www.respublica.al/permbajtje/2013/02/06/ja-dhe-sali-trimi-duke-uruar-xhaxhin-per-75-vjetor
KETE QEN ME EMER SALI BERISHA DO TERHIHET ZVARRE ME KEQ SE ENVERI.ESHTE BERE JO VETEM TURPI I SHQIPERISE,POR I GJITHE EUROPES.
moj shqiperi te kam dhjere,qe nuk u bere shtet njehere……….
popull zoulou………..
VENDIM
Diten e shtune ora dhjete paradites te gjithe ne sheshin Nene Tereza, te rrezojme Sali Berishen, te shpetojme demokracine.
Diten e shtune ora dhjete me date 9 shkurt, FILLON PRANVERA SHQIPTARE.
hahahaha,PRANVERA SHQIPTARE!!!me arabet Zike,Hajriu,turk4eva,demirel,emigranti,ramy……..!!!!
Me ne fund nje lajm i mire! Nuk duhet pritur me qe Shpellari te shkaterroje akome me shume Shqiperine. Ta marrim zvarre bashke me familjen e tij dhe te gjithe ata qe i sherbyen me zellshmeri, deri tani. Djema mos kurseni asnje nga ata qe jane pergjegjes per gjendjen e mjeruar te shqiptareve.
Te gjithe ne shesh qe te rrezojme qelbesiren!!!!!!!!!!!!!
Dil e provoje. O bageti mos e kruani me shtetin . Hajde pro itvoje ne usa ti beje 21 janarin ketu E gjith turma do vritej Dhe skishe gjygj . Po ju cfrytezon rama e gramoz ruci femijet e xhaxhit . Rama eshte i leka zogut se harrova.
Ne USA sndodh se te drejten per te protestuar nuk ja mohojne njerzve dhe plus qe perdorin plumba plastik ne rast kaosi. Mos e krahaso democracine me diktature, shpellare.
Provoje nje here ti “maku” te na dalesh perpara dhe do ta provosh se cfare do te thote zemerimi i popullit.
Eshte e kote te komentojme!
TemA dhe Mero Baze duhet ta dine me saktesi se si trajtohen videot ne gjykatat shqiptare.
Rasti me fantastik:
Ekrem Spahiu duke deklaruar ne Televizionin Shqiptar marrjen e pushtetit me 14 shtator 1998.
Gjykata e quajti videon jo autentike!!!
Ekrem Spahiun me shoke i keni neper ministrira dhe kryeministrira.
Vetem shqiptaret nuk arriten te gezojne demokracine e vertete, por kjo vjen nga frika qe kan. Gjith ai popull frikacak nuk e largon Berishen, po ky eshte kulmi i injorances shqiptare, pra turp te keni qe lejoni nje Berish tju qeverise me stil sharlatizem.
popull zoulou,vetem per te vrare njeri tjetrin e femrat….
Jo, por se shpejti helaqet e haledhes
PO KETO DHE MOS JESH BUDALLA TE BAJNE BUDALLA.TE MOS JESH QJORR TE BOJNE QJORR AHHHHHHHHH QEVERIA E SHKELZENIT
Te renqeth mishin te shikosh keto momente. Por fakti qe gjitha shoqeria shqipetare hesht perballe kesaj ngjarje te renqeth akoma me shume. duhen shfarosur te gjitha forcat politike shqipetare se asnje me sa shoh une nuk eshte per ne mjeranet e shkrete. TURP…
23 QERSHORRI DITA KU SHQIPERIA DO FITOJ DEMOKRACINE E VERTETE,
kete video e ka xhiruar edhe tv klani ate dite gazetare ishte ajo budallaqja qe ka qene dikur te tv shijaku desada apo denada ajo bertiti me te madhe kur u vra ziver veizi,pastaj klani enuk e cfaqi me sepse alibia e berishes ishte ndryshe por kur e cfaqi alban hoxha ne lajmet e mbremjes tek news24 klani e nxorri ne youtube dhe akuzonte ate plakun qe ishte ngjitur me viktimen
per mua te gjithe fajtoret duhet te dalin te pakten nje here ne jave neper artikuj, me fytyra e emra. qe nga gjykatesit,te akuzuarit e kushdo qe ka pergjegjesi. te diskreditohen sa me shume. qe njerezit e indinjuar ti shajne e ti peshtyjne ne fytyre nese i ndeshin rruges.
e cuditshme ! ky perbindesh mbas vrasjeve te 21 janarit ne mbledhjet e qeverise fliste per bujqesine(lajthijat,geshtenjat etj),sot mbas vendimit te gjykates qe nxorri te pafajshem dy vrasesit gardiste perbindeshi u pyet nga media per kete vendim dhe ai foli prap per bujqesine! alibite e tij jane shume banale ,qesharake,tragjike por ai ka nje besim te verber se eshte i paprekshem.sot per here te pare u permend vetgjyqesia nga familjaret e viktimave keshtuqe atij i ngel pervec jelekut antiplumb te mbaje edhe helmete dhe nje pale benevreke antiplumb.
Harrojini vrasjet e 21 janarit dhe pergatituni per vrasjet e radhes pas vjedhjeve te zgjedhjeve te 23 qershorit te ardhshem. Berisha nuk e leshon me pushtetin me vota, prandaj me mire mos protestoni ne qershor kur t’i vjedhe zgjedhjet, se do vrase me teper nga kater. Ndersa BE dhe USA do deklarojne: “Keto zgjedhje paten pak probleme, por jane te pranueshme”.
Cfare provash duhej proluroria te shfaqte ne gjykate per te bindur gjygjtarin keshtu???? Nuk i mjaftoi experti amerikan apo vidio qe pame ketu???
Ky shtet eshte bere me keq se ai Enverist..Per bese shyqyr o zot qe nuk jetoj me ne Shqiperi..
Fshatar frikacak qe kurre nuk vret per trimeri. Duke e ditur fundin e vet, me siguri do mbrohet duke vrare perseri. Jam i sigurte se sot as ai as familja e tij nuk flene gjume. Enderrat makbethiane i marrin frymen. Vuaj or qelbesire! Fryje bulshite dhe tmerrohu nga urrejtja popullore, o kerme e ferrit dantesk!
vetem nje analogji dua te bej, kur ndodhi demonstrata e 2 prillit ne shkoder, u vrane 4 vete. atehere ne ate kohe nuk u vertetua qe kryetari i partise xhemal dymylja kishte dhene urdher dhe se kush i kishte vrare. mgjth ai u denua me burgim te perjetshem, si vrasje me paramendim. ne ate kohe u sulmuan insitucionet shteterore, u dogjen, u plackit komiteti etj. sot jo vetem qe institucionet nuk u preken, por dhe me video dhe me ze tregohet se kush ka qelluar, sot po 4 vete jane vrare, dhe vrasesit do te levizin te lire ndersa familjet e viktimave u vrane perseri.
Ne 1997 shqiptaret humben kursimet e tyre ne piramida dhe ndodhi ajo qe ndodhi.Po ne 21 janari pse u be ?
Mjaft me llafollogji boshe e qurravitje! Ai gjak do “paguhet” aq sa u pagua gjaku i 4500 te vrareve me ’97-’98, gjaku i viktimave te Gerdecit, i Azem Hajdarit, Kosta Trebickes, Remzi Hoxhes, Fatmir Xhindit etj.. Nje popull qe eshte mesuar ne dekada te shtypet, te vritet, te vidhet, te poshterohet, nuk e ka problem pse u vrane kater shqiptar me shume. Disa dite komente te revoltuara ne internet dhe pastaj….qetesi derisa Ndrea Prendi e Llupot me shoke te vrasin perseri me 23 qershor…
“në të cilën citohej se “prokuroria nuk kishte provuar vrasjen me dashje”.
këta janë aq të pafytyrë sa të thonë se nuk paska qënë me dashje(por me qëllim),aq të pafytyrë sa ta nxjerrin të pafajshëm,pavarsisht se e ka vrarë!këta idjotë nuk janë aq të zotë sa të thonë ishte aksidentale dhe se të paktën llupo dënohet me 2 vjet burg,kështu që del me atë që ka bërë!
por në fund të fundit kjo nuk është idjotësi,kjo është thjeshtë TREGIM FORCE!
ky veprim është paradhënja për 23 qershorin!
Do doja nje shpjegim serioz, nga ata qe i dine ligjet ,sipas ligjeve tona , ne cilin rast duhet perdorur arme kur turma sulmon objektet publike si ne rastin e mesiperm .FLM per pergjigjet .
ALEKSI I LEZHËS DHE ALEKSI I ATHINËS
Shënime në hapësirë dhe kohë pas një krimi gjyqësor.
Nga Abdurahim Ashiku,
Gazetar, Athinë
Dje, më 7 shkurt 2013, “drejtësia shqiptare” shpalli të pafajshëm dy vrasës me grada të larta, një gjeneral dhe një oficer, këmbëz e kobures ogurzezë të gjeneralismit shqiptar në pushtet e në shtet…
Një avokat i rrënjëve të krimit “argumentoi” se Gjykata e Strasburgut një rast të tillë e ka quajtur pafajësi…
Qyqtari (qyqe e ngjizur në fole të huaja) i shpalli kriminelët të pafajshëm…
Gjykata e Athinës, policin e cili qëlloi në tokë dhe plumbi rikoshetë vrau Aleksandrin e njomë 14 vjeç e dënoi me BURGIM TË PËRJETSHËM…
Dy vjet të shkuara, si sot, më 7 shkurt 2011 u pata përcjellë gazetave dhe kisha shpërndarë në internet shkrimin protestë: “Aleksandri i Lezhës dhe Aleksandri i Athinës”
I pata përcjellë me disa kronika të shkruara në kohë reale për ngjarjen në Athinë, kronika që tregonin se si u dogj (dhe prej asaj kohe digjet) Athina në kujtim dhe në protestë ndaj vrasjes së Aleksit të vogël…
Po e përcjell meditimin tim të asaj dite pa hequr asnjë presje…
Athinë,e enjte, 7 shkurt 2013
ALEKSANDRI I LEZHËS DHE ALEKSANDRI I ATHINËS
Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin, babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…
I pari është nga Grikë Manatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.
I dyti, Aleksi i Eksarqies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.
I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…
Oh sa lot, oh sa dhimbje!…
I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.
I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole.
I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarqia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare.
I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor kolektiv.
I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë.
Për të parin, Aleks Nikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit.
Për të dytin, Alexandros Grigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm.
Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…
Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…
Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.
Në shtëpinë e Aleksit të Grikë Manatisë do të desha ta pi një kafe të hidhur dhe ti shkruaj dy fjalë njerëzore në ditë zije e hidhërimi të skajshëm. Jam larg, 900 kilometra larg, në dhe të huaj. Nuk e arrij dot korteun e dhimbjes së madhe njerëzore.
Ngushëllimin po e përcjell nëpërmjet valëve satelitore si pjesë të dhimbjes që ndjen në shpirt një njeri i zakonshëm.
Për Aleksandrin e Athinës kam shkruar aso kohe. Po i përcjell ashtu siç i kam përjetuar. Mbase lexuesi i këtyre radhëve do të gjej diçka të përbashkët, jetësore për dy njerëz që me siguri janë në parajsë, vendin e martirëve që japin jetën për një çështje të madhe, për triumfin e demokracisë, për një jetë pa plumba…
Athinë, e hënë 7 shkurt 2011