Shoqatat në mbrojtje të mjedisit i kanë propozuar Kuvendit të miratojë një moratorium për ndërtimet në zonën përreth Liqenit Artificial në Tiranë. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues nga disa shoqata të njohura ambientaliste.
Sazan Guri, i cili shfaqet tepër aktiv në debate apo aktivitete që synojnë të mbrojnë apo shtojnë hapësirat e gjelbra, i propozoi Komisionit Parlamentar bllokimin e çdo ndërtimi në këtë zonë.
“Kemi informacione se dhjetëra firma ndërtimi interesohen dhe hartojnë projekte për të ngritur pallate shumëkatëshe përreth pyllit, tek kodrat e Liqenit, ndaj ky është momenti i duhur për të ndalur këtë katastrofë natyrore”, u shpreh Guri.
Ndër propozimet e hedhura nga grupet e interesit ishin edhe ndalimi për një periudhë të caktuar kohore i prerjes së lëndës drusore në gjithë Shqipërinë.
Ekspertët e fushës pohuan se çdo vit me mijëra metra kub dru, priten dhe dërgohen për djegie apo për qymyr në vendet fqinjë, si Greqia apo Italia.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Jemin Gjana, tha se ndalimi i prerjes se pyjeve, nuk duhet kryer njëkohësisht dhe për gjithë territorin, pasi ka zona pyjësore të vjetëruara ku duhet ndërhyrë për t’i rigjenenuar ato.
Lulezim qelb erimi.. lul kafsha me kunatin
I gjithe shteti dhe bashkia i sherbejne vetem nje qelbsire
Sali e ka emrin dhe deri ne 23 qershor do te vazhdoj te jet mallkim per gjith shqitparet. Pastaj fillon jeta normale me qeverin e PS
Ore mire po me pyllin dhe liqenin ckane….. jo po me thoni me pyllin dhe liqenin cpaten
LULI i eshte falur kunatit e jo me Saliut.
Tani duhet te ndertoje dhe Sandri dhe Fevzo bashke, se nuk u dalin me parate e reklamave e gjithe gjerave te tjera qe i kane zhvatur ketij populli.
Megjtihate llogaria do te behet ne 23 qershor dhe keta do dalin jo vetem pa vota, po edhe pa breke fare
Lulezim e ka emrin
Shpyllezim mbiemrin
Oliver
A e ke pa pallatin 25 katesh qe po ndertohet ke fusha e sportit pas stadiumit Qemal Stafa, ku kan qen studiot e Klan-it. Nje volum qe ka xan jo vetem pallatet qe jan pas tij, por edhe 80 % te kodres mbas tij.
Jam kurioz, kush e ka dhan ket leje ? Brojka, Rama apo Luli. Sepse me duket skandal ai volum ndertimi ne ate vend. Te pakten pallatet qe ishin ndertuar para tij ne ate zone ishin 8-10 katsh jo 25.
Oliver
A e ke pa pallatin 25 katesh qe po ndertohet ke fusha e sportit pas stadiumit Qemal Stafa, ku kan qen studiot e Klan-it. Nje volum qe ka xan jo vetem pallatet qe jan pas tij, por edhe 80 % te kodres mbas tij.
Jam kurioz, kush e ka dhan ket leje ? Brojka, Rama apo Luli. Sepse me duket skandal ai volum ndertimi ne ate vend. Te pakten pallatet qe ishin ndertuar para tij ne ate zone ishin 8-10 katsh jo 25.
Oliver
A e ke pa pallatin 25 katesh qe po ndertohet ke fusha e sportit pas stadiumit Qemal Stafa, ku kan qen studiot e Klan-it. Nje volum qe ka xan jo vetem pallatet qe jan pas tij, por edhe 80 % te kodres mbas tij.
Jam kurioz, kush e ka dhan ket leje ? Brojka, Rama apo Luli. Sepse me duket skandal ai volum ndertimi ne ate vend. Te pakten pallatet qe ishin ndertuar para tij ne ate zone ishin 8-10 katsh jo 25.
Boni ca foto o cunat e Tirones, se mesa duket, kunoti nga Rexhini i Kurveleshit ka me na e tha fare liqenin ku jena la me brek te bardha
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/peshkatari-i-liqenit.html
thojini shqip gjerat, Bashkim Ulaj interesohet. Njeri i Berishes e i Gites, me origjine nga fshatrat serb te skajit me verior te Tropojes. Por ama edhe njeri i Edit. Mik i tij, nderton ne Tirane me lejet e dhena nga Rama.
cuni i saliut, ai lul basha, kokrra legenit
Lule lule po luke vyshkur qenke
Shume e sakte anonim. Kjo ishte dhe arsyeja e prishjes se pazarit te Rames me Berishen, ndarja e kesaj zone. Prandaj dhe Berisha e hoqi si legen diten per diell ne sy te gjithe botes e sju dridh syri
Ja nje shqiptar i mire i cili mund te jete nje ligjvenes i mire.
Per Referendumin kunder Plehrave u mblodhen 60 mije firma. (Nje nga ata dhe une)
I bejne pune opozites?!
Pse di gje ti?! Ka opozite ne Shqiperi???!!!!
te gjitha drute e prere , do ti mbledhim edhe do tia fusim miss buzqeshjes ne Byth….
o plere, o legen, o grua kurve
VOTONI PRAPE QELBESIREN, SE ME KEQ AKOMA DO SHKONI, O POPULL I TIRANES, QE VETEM TEIRANAS NUK JENI, PER CDO GJE QE BENI SOTE, DO JU BI NE KOKE MOT… HAHAHAHAHAHAHAHAAHAHAAAAAAA
SHFAROSJA BARBARE E PYJEVE DHE MORATORIUMI !
Nga: Mehmet Metaj*
A ka më pyje Shqipëria, ç’fond pyjor dhe kullosor kemi në letër dhe në fakt ?
· Po t’i referohemi të dhënave statistikore të inventarit kombëtar të pyjeve në letër fondi pyjor dhe kullosor zë sot rreth 62% të sipërfaqes së Shqipërisë (1.5 mln ha pyje dhe 480 mijë ha kullota, (sipas inventarit me te fundit, 2004), nga të cilat 36% janë pyje, 18% kullota dhe 8% sipërfaqe me bimësi pyjore, djerr e inproduktive, dhe nëse do të ishin vërtetë të tilla në sipërfaqe dhe vëllim do të përbënin një pasuri të madhe kombëtare në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, sidomos atij rural.
· Sa pyjet dhe sa pyje janë zhdukur gjatë tranzicionit ?
· Gjatë tranzicionit u prenë në mënyrë të parestaurueshme dhe 100 mijë ha, ku nuk u kursyen dhe drurët e mbjellë anës rrugëve auto-nacionale në rreth 150 km linear, ku ende s´janë ripyllëzuar dhe janë një dëshmi e vandalizmës sonë. dhe u degraduan mijëra ha të tjerë apo u kthyen në shkurre e toka djerrë, shumica e të cilave janë ende të parestauruara.
· Janë zaptuar rreth 50 mijë ha teritore në bregdet dhe zona te tjera me vlera te veçanta natyrore e biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike dhe rrezikuar në mënyrë të parikthyeshme potencialet e zhvillimit të vendit, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhe), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar ne Gjirin e Lalësit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnje) dhe deri në rivierën e Vlorë-Sarandë´s, etj, fenomen ky që vazhdon ende, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë dhe
V. K.M-te. për këtë qëllim (Dajt, Karaburun etj),.
· Janë dëmtuar rëndë dhe janë në gjendje të shkatërruar zonat që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi PK-Lurë, Dajt-Bizë-Martanesh, Bozdovec, Gërmenj-Shelegur, riviera bredgdetare dhe u prenë shumica e kurorave te qyteteve.
Per ironi ka patur dhe një V.K.M Nr. 692, date 14.10.1996, “Për miratimin e PK-Lurë si objekt i rendësishëm”(vendim që nuk u zbatua asnjëherë dhe sot Lura nuk është më PK-?!).
· Pyjet përveç rrudhjes së sipërfaqes që pyjet pësuan nga sistemi i kaluar (në rreth 300 mije ha) paguan një haraç edhe më të madh gjate këtyre viteve të fundit dhe u shfarosen ne menyre te parikthyeshme rreth 100 mije ha dhe u demtuan rende dhe po demtohen dhe digjen cdo vit rreth 30-50 mije ha pyje dhe kullota dhe nuk ka snje investim rehabilitues. Gjatë tranzicionit korruptiv dhe të paaftësisë së shtetit për kontrollin ndaj tyre, për mbrojtjen e tyre nga abuzuesit dhe trafikantët e lëndës drusore, dhe druve të zjarrit dhe i qymyrit të drurit gjithashtu, duke u bërë një gangrenë e pyjeve të ulet dhe shkurrve mesdhetare në jug të vendit. Dhe për mrojtjen e pyjeve ka një strukturë “de jure” që quhet inspektoriati i kontrollit të pyjeve, dhe 36 Drejtori te Sherbimit Pyjor,
· A ka strukture shtetërore per mbrojtjen dhe administrimin e pyjeve ?
· Po ka një strukturë të ç’organizuar ”nën” Ministrine e Mjedjist, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujrave, ku punojnë rreth 1000 vetë por ky shërbim dhe ky inspektoriat dhe DSHP-te e rretheve janë bërë aq inaktiv, sa priten dhe eksportohen në sytë e tyre çdo vit rreth 1 mln m3 dru zjarri dhe mijra m3 lëndë punimi dhe shifrat as nuk evidentohen dhe as raportohen, sepse është i pafuqishëm dhe i ç’orgnaizuar, sepse vet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave punon në konflikt interesi, ku Ministri ka të drejtën e dhënies së lejeve të shfrytëzimit të pyjeve dhe burimeve natyrore dhe vet bën dhe kontrollin e zbatimit të ligjit përmes këtij inspektoriati (si asnjë vend në Evropë).
Mjafton të shkojmë këto ditë (se kjo ndodh çdo fillim dimri) tek fushat e depozitimit dhe tregëtimit të materialit drusor kudo në Tiranë dhe rrethe dhe do të gjejmë qindra mijra m3 lëndë dhe dru zjari (rreth 500 mije m3 në rang vendi) të prera ilegalisht nga kontrabandiste dhe patrapazë të pyjeve dhe të bëra gati për tu eksportuar, shumica e të cilave tregëtohen në sheshe në mes të Tiranës.
Ç’thotё Kushtetuta jonё pёr mbrojtjen e pyjeve ?!
Neni 59, pika 1/dh e Kushtetutës sё Republikës së Shqipërisë për mjedisin dhe pyjet sanksionhet se: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotesim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: “mbrojtjen dhe shfytezimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”.
· Ç’ka bëre shteti për mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të pyjeve ?
· Ndryshimet në politikat ekonomike kombëtare në përshtatje me kushtet e ekonomisë së tregut dhe kërkesat shoqërore në pyje kanë patur ndikime direkte dhe substanciale në institucionet e qeverisjes së pyjeve dhe në rregullimet administrative për mbarështimin e qëndrueshëm dhe shumë-funksional të tyre. Këto përfshijnë përshtatje të politikave qeverisëse dhe reformimit institucional të sektorit te pyjeve, me objektiv rritjen e efektivitetit mbarështues dhe decentralizimit të tij dhe përshtatjen e strukturave menaxhuese.
· Po përse është degraduar Shërbimi Pyjor për mbrojtjen e pyjeve ?
• Shkatërrimi i Pyjeve filloi me shkatërrimin e institucioneve të qeverisjes së pyjeve: në v. 2005 u prish Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, dhe në vend të sajë ju dhanë pyjet dhe kullotat, bashke me ujrat dhe peshkimin Agrarëve-ose-Ministrisë së re të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) dhe kjo Ministri “funksionon” ende’ në konflikt interesi, pasi bën vet polikat dhe ligjet dhe amendimet e tyre dhe vet lëshon liçensa dhe bën administrimin e burimeve natyrore, kur në asnjë vend të Evropës nuk ka një Ministri të tillë, Ministritë e Mjedisit kan dhe duhet të kenë vetëm funksione rregullatore dhe politike bëresë dhe monitorojnë mjedisin në tërësi të një vendi.
• Pas 2005-ës filloi dhe prishja e administratës së pyjeve dhe sot në 36-Drejtori Pyjesh vetem 7 Drejtorë janë inxhinjere pyjesh të tjerët janë militant-partiak të PD apo PR (?!) kur Ligji i Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor, pranon të punojnë në drejtimin e sektorit të pyjeve vetëm inxhinjere pyjesh. (?!). MMPAU ka tre Zv. Ministra dhe nga këta
asnje nuk është inxhinjer pyjesh, kur nga rreth 1300 punonjës qe ka kjo Ministri rreth
1000 janë personel pyjor, dhe pyjet dhe kullotat mbulojne mbi 50 % të teritorit të
vendit.
• Ende kemi në shkelje të Ligjit të Pyjeve Nr. 9385, datë 4.05.2005, me 36-DSHP kur në kete ligj është e sanksionuar riorganizimi me 12-rajone i Drejtorive Rajonale të Pyjeve dhe konvertimi në zyra pyjore në rrethe, kemi akoma një DSHP me 800-1500 ha pyje ose fond pyjor kur dihet se vetëm një inspektor pyjesh duhet të ketë nen patronazh (mbrotjtje dhe mbarështim) rreth 1500-2000 ha ! ).
• A ka patur fonde investimesh për mbrotjen dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të pyjeve nga zjarri ?
• Është sa anakronike dhe shkatërruese politika shtetërore e viteve të fundit, ku për mbrojtjen e pyjeve nga prerejt ilegale dhe zjarret, për pyllëzime dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të djeguar (nga viti 2007- 2012 janë djegur mesatarisht rreth 25-30 mijë ha/vit) dhe për mbrojtjenen dhe parandalimin e zjarreve në pyje nuk ka patur asnjë fond investimesh per pyllezime, dhe ato pak fonde qe akordoheshin vite me pare ju aluan gjoja fondit të zhvillimit të rajoneve dhe mbjelljes së ullinjve dhe arrorëve duke
devijuar fondet e rimbjelljes dhe rehabilitimit të pyjeve.
• A ka patur mbështetje të huaj dhe investime për pyjet ?
• Për pyjet gjatë periudhës se tranzicionit ka patur dy projekte të mëdha mbështetëse dhe pyjet u shfarosen dhe Shërbimi Pyjor nuk mundi te riorganizohej dhe ngrihej ne nivelin e një administratë të përgjegjëshme për mbrojtjen dhe mbarështimin e pyjeve. Dy projekte me vlera relativisht të konsiderueshme janë implementuar për pyjet (20 mln USD sejcili, njeri në v. 1995-2005 dhe tjetri në vazhdim, 2005-2012), dhe një projekt i Ri që po përgatitet për Shërbimet Mjedisore të Pyjeve (2013-2018), përsëri ristrukturimi i Shërbimit Pyjor dhe gjendja e rënde në pyje, nuk po gjejnë ende përgjigjen e kërkuar me një strukturë efikase mbrojtëse dhe mbarështuese ku pyjet të kenë rolin e tyre ne zhvillimin e zonave rurale dhe ekuilibrojne ndryshimet klimatike.
• Po dhënia e pyjeve komunave a ka qënë efektive për mbrojtjen e tyre ?
• Në në këtë gjendje impasi Qeveria me justifikimin se s’mund ti qeveris dot pyjet me miratim të KM pas v. 2005 gjeti “zgjidhjen” në formën më e papërshtatëshme dhe ju dhanë 50 % (750,000 ha) e pyjeve dhe kullotave komunave pa administratën teknike-menaxhuese por pa administratën menaxhuese, këto pyje janë sot res nullius (pronë e askujt), të paregjistruara nga komunat dhe “të bera dalje” nga shteti, dhe kur ne shumicën e komunave të vendit nuk jane ndarë përfundimisht kufijt administrativ dhe ka mbivendosje të sipërfaqeve dhe këto pyje kan mbetur ende të parregjistruar prej tyre dhe kjo u bë që në fillim e pamenduar dhe në kushtet kur komunat tona kan mungesën e kapaciteteve të tyre njerëzore dhe financiare. Dhe këto pyje sot janë ne mëshirë të fatit pa administratë mbarështuese lokale dhe 50 % e zjarreve të kësaj vere kan qën në këto pyje.
· Cilat janë pasojat nga prerja e pyjeve dhe zhveshjes së ujëmbledhësave ?
· Përmbytjet e mëdha dhe të papërmbajtëshme në zonat e Shkodërs, Lezhës por dhe në shumë zona të tjera të vendit, ku ka vite apo po bëhen tashme dekada që nuk bëhen më investime as për rimbjellje as për prita malore, dhe pyjet e lartë janë prere dhe s’ka kush e pengon ujin, pyjet e vërtete do të mbanin rreth 20 % të reshjeve.
· Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet nga 20-30 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga me te lartat ne bote).
· Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kan ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve ne masen mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës ( nga 100 vjet të parashikuara ne project) , që një dite do të bëhen shqetësim për në por për më gjerë etj.
· Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.
· Ditët e fundit për ti thënë stop abuzimeve me pyjet është hedhur ideja e një moratoriumi për pyjet, a mund të “shpëtojnë” pyjet nga ky moratorium ?
· Nisur nga shfrytezimi ilegale dhe trafikimi i materialit drusor (ku çdo vite pritet në mënyrë të paligjshme jane prere dhe eksportuar rreth 1.5-2 mln m3 material drusor, nga e cila rreth 1.5 mln m3 jane dru zjarri dhe nga e cila prodhohen dhe qymyri drurit që del jashtë (kjo e stimuluar dhe nga parimet e pranuara të antarësimit të Shqipërisë në OBT (Organizata Botërore e Tregëtisë)…u mor iniciativa dhe doli një V.K.M. Nr. 648 date 13.12.2002 per “Ndalimin e përkoheshem të prerejes së lendës drusore, me përjashtim të asajë që përdoret për dru zjarri”, i cili u abrogua pasi mbeti i pazbatueshëm.
· Shqipëria megjithe gjëndjen e rëndë të pyjeve dhe daljen nga kontrolli të prerjeve ilegale të tyre, nuk mund dhe nuk duhet të bëj moratorium për shfrytezimin e pyjeve (se kjo s’mund të ndalohet se fshataresia në zonat rurale do ngrohet domosdoshmerisht me dru zjarri ) por mund e duhet të adoptoj një moratoriumi rajonal i shfrytëzimit të pyjeve (resilience, me përjashtim të druve të zjarrit dhe kjo vetëm për plotesimin e nevojave të fshatarësisë), dhe moratorium kombëtar për eksportet e materilalit drusor për një peruidhë të pacaktuar dhe promovmi i maksimizimit të funksioneve turistike dhe publike të pyjeve, deri në një rivlerësim të gjendjes dhe rikuperimi i pyjeve dhe ekosistemeve pyjore (mbi 10-vjet), kjo ka qënë dhe pika e parë e objektivave strategjike që në vitin 2004.
· Cila do të ishte një politika e re për ringritjen e sektorit të pyjeve dhe të Shërbimit Pyjor në Shqipëri ? (2013-2023)
• Strategji e re e Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave;
• Ligj i Ri “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor”;
• Uljen e nivelit të prerjeve ilegale permes moratoriumit të eksportit të materialit drusor
• Përmirësimi i qeverisjes së pyjeve pëmes ringritjes institucionale;
• Reforma dhe zhvillimi institucional duke krijuraa institucionin e mbarështimit të pyjeve;
• Riinventarizimi kombëtar i fondit pyjor dhe kullosor;
• Mbyllja dhe kompletimi i proçesit të dhënies së pyjeve në përdorim te komunave dhe krijimi i njësive/strukturave lokale për mbarështimin dhe shfrytëzimin e pyjeve komunale nga vet komuniteti;
*Specialist për pyjet, Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST ([email protected]),