E rrallë, nëna lind në gjendje kome

6 Shkurt 2013, 16:56Sociale TEMA

Patris Nika, 32 vjeç, ishte në një betejë me vdekjen, në momentin që do të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Gruaja shtatzënë ka pësuar një sëmundje akute të zemrës dhe mushkërive, ka rënë në koma dhe fryma i është mbajtur artificialisht nëpërmjet aparaturave, raporton Ora News.

Në të tillë gjendje mjekët vlerësuan se duhej ndërhyje emergjente për të shpëtuar jetën e nënës dhe fëmijës, i cili do të vinte në jetë para kohe. Mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur dhe aktualisht 32-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e shtruar në Spitalin e Mushkërive  “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Patris thotë se ndodhi një mrekulli që ajo dhe fëmija jetuan pas atij komplikacioni të rëndë.

32-vjeçarja ende nuk e ka parë fëmijën e saj, sepse foshnja është në maternitet, ndërsa nëna po vijon kurimin në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mjekët thanë se gjendja është normalizuar dhe brenda pak ditëve do të bashkohen nëna dhe foshnja dhe madje do të lënë edhe spitalin.

8 komente në “E rrallë, nëna lind në gjendje kome”

  1. egla says:

    zoti eshte i gjith fuqishem dhe ka ne dor cdo qenie.me jete te gjat!

    1. Bledi says:

      Nuk e shpetoi zoti por mjeket qe kane dedikuar jeten e tyre per te sheruar njerez. Kur vdes njeri thoni e kishte fajin mjeku, kur i shpetojne thoni i shpetoi zoti. Falenderoni njehere bluzat e bardha se nuk jane te gjithe te korruptuar. Kurse ai zoti juaj tere diten rri dhe shikon adoloshentet si masturbohen dhe krijon denime per ata, ne vend qe te shohi miliarda njerez ne bote qe po vdesin urie dhe dhe ti shpetoje nga varferia. Zoti eshte vete NJERIU. Mjaft u bete dele te feve qe nxisin vetem percarje.

      1. bravo says:

        Jam shume dakort me ty Bledi. Nuk do t’i hiqja asnje pike e presje mesazhit tend. Feja eshte opium i shoqerise dhe kjo po vertetohet dita -dites duke i bere njerezit me injorante sec duhet.

      2. elinor says:

        Tamam si me provimin…kur e kalon, thote “e mora”, kurse kur e humb thote “jaaa, s’ma dhane”!!

      3. Epirioti II says:

        +1 Bledi. Bukurthënë e bukurnxënë.

  2. dritani says:

    Po ndonje karrige ne koke mjekut kriminel apo babai eshte duke u bere tape ne klub me shoqnine!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Feja e Shqiptarit, eshte Shqiptaria…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje