TemA TV/ Shqipëria, në provë përballë Gjeorgjisë (VIDEO)

5 Shkurt 2013, 19:27Sociale TEMA

Të mërkurën Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë, një takim miqësor i cili do t’i shërbejë trajnerit De Biazi për të konturuar skuadrën para sfidës së 22 marsit ndaj Norvegjisë.

Gjithashtu, testi i parë i këtij viti kalendarik do të jetë i nevojshëm që italiani i bankinës së Kombëtares të shuajë dilemat e tij për mënyrën se si do të rreshtojë ekipin në përballjen e Oslos.

Gjeorgjia ishte kundërshtari me të cilën nisi aventura e De Biazit në stolin e kuqezinjve, pikërisht sfida e 29 shkurtit të 2012-s e zhvilluar në Tbilis. Një miqësore që Shqipëria e humbi me rezultatin 1-2, në klimën e një gjykimi që linte shumë për të dëshiruar.

Formacioni për ndeshjen e nesërme ende nuk dihet, por e sigurtë është që do të mungojnë Mavraj dhe Kukeli për shkak dëmtimi dhe Meha, për shkak të gjendjes gripale. Në sulm, De Biazi mund të aktivizojë nga fillimi dyshen Sadiku-Bala.

3 komente në “TemA TV/ Shqipëria, në provë përballë Gjeorgjisë (VIDEO)”

  1. ilir says:

    shife ai i uluri tek muri ne fund te videos,,,cme hoqi mallin e viteve ’80.
    para shqipnia …i grini keta spurdhjaket e rusve

  2. razo says:

    Tema TV bravo me kto video pa komente dhe pa analiza boshe qe te merzisin trapin ne lajme e ne fund 100 flasin dhe asgje s’merret veshe.

  3. duro says:

    Kujdesni me Gjeorgjine se eshte ekip ters

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje