TemA TV/ Tjetër aksident përgjak rrugën, plagosen tre të rinj (VIDEO)

5 Shkurt 2013, 19:02Sociale TEMA

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e Shqipërisë. Ditën e sotme një makinë ku udhëtonin tre të rinj ka dalë nga rruga në aksin Fushë Krujë- Vorë, duke sjellë plagosjen e tre të rinjve.

Mjeti drejtohej nga 22- vjeçari Edmond Shehu nga Tirana, ndërsa në shoqërinë e tij ishin dy vajza.

Policia bëri me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që djali 22- vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

5 komente në “TemA TV/ Tjetër aksident përgjak rrugën, plagosen tre të rinj (VIDEO)”

  1. alban4eva says:

    te rinjte “gangstera” shqiptare, kur shofin femra me sy harbojne fare, u duket vetja VIP…

    1. alfredi says:

      gangstera jane edhe policte qe dolin ne rruge vetem me rrjepe lek

  2. mitro says:

    S’ka njerez me te papergjegjshem se shqiptaret

  3. alban4eva says:

    po Alfred, edhe ajo qe thua eshte shume e vertete.. me ka ndodhur vete qe me ka ndaluar polici, dhe sillej si gangster kafeneje.. donte leke, dhe gjuha qe perdorte ishte me shume se kafsherore..
    per fat te keq, ne Albanistanin tone asgje nuk eshte ne rregull, si ngrahesit e automjeteve, si pordhicat barinj qe kane veshur uniforme..

  4. Une jetoj ne gjermani prej vitit 1990 kurse lejen e drejtimit te automjetit e kam marre ne vitin 1972 ne tirane.Kam punuar edhe ne shqiperi
    shofer makinen e pare qe bleva ne gjermani, ne shtator te 1990 personi qe me shoqeroje per te bere dokumentat kur me pa se si une e drejtoja makinen dyshoi qe une nuk kisha fare leje drejtimi jo se une nuk dija te fusja marshet apo te mbaja timonin por se nuk kisha fare haber nga rregullorja e qarkullimit. E permenda kete rast per te treguar se kur drejtohet nje automjet gjeja e pare qe respektohet eshte zbatimi me perpikmeri i sinjalistikes aty ku ka,sepse edhe ne rast se mungon, kjo eshte e percaktuar ne rregullore (I djathti para te majtit perjashto angline e japonine)dhe e dyta te mos guzosh te konsumosh pije alkolike me perjashtim nje birre ne dite.
    Une kam 23 vjet qe udhetoj neper rruget e europes dhe kur vij ne shqiperi dhe vij shpesh me duhet te kem shume kujdes sepse shume rralle gjen drejtues automjeti qe njeh rregulloren,cfare mund te presesh kur nje drejtues automjeti nuk ka as njohurite fillestare te rregullores se qarkullimit.Une nuk kam pare vend tjeter qe ta krahasoj me shqiperine(ndoshta ne afganistan)Vetem ne shqiperi shikon nje mesimore me te meta teknike te dukshme ,nje mesues shkolle a si quhet ky tani qe nuk vendos rripin e sigurimit, qe pin kafen me konjak apo ferrnet,qe shtrohet per dreke dhe konsumon 3 deri 4 birra apo me shume,Vetem ne shqiperi shikon policin qe duhet te jete pasqyre e rregullit,edhe ai shkel rregulloren e qarkullimit konsumon pije alkolike nuk vendos rrypin e sigurimit ndez sirenen vend e pa vend ka apo jo urgjence etj etj.Ne shqiperi shikon femije qe ngasin makina ,qe ngasin motorra me tarka e pa tarka pa kaske mbrojtese(kur dihet qe ne gjermani per te ngare nje motorr deri ne 49 kubik kur je 15 vjec nuk lejohet qe motorri te nxjerre me teper se 25 km dhe per kete shpesh here policia gjermane kane ne atomjet paisje qe mat shpejtesine e motorrit apo mofes si i thone dhe ne qofte se e kalon shpejtesine prej 25 km bllokohet motorri dhe gjobitet drejtuesi kjo vlen edhe per motorrin 49 kubik i cili nuk duhet te nxjerre me shume se 50 km ne ore kush e shkel gjobitet rende.Ne shqiperi shikon femije nen moshen 12 vjec qe kacavjerren neper xhama te veturave qendrojne ne serdilen perpara kur dihet qe ato lejohen vetem mbrapa dhe duhet te kene medoemos ndenjese te vecante dhe te lidhur.Ne shqiperi shikon qe pasagjeri nuk vendos rryp sigurimi ai eshte i perjashtuar nga gjoba edhe po te diktoi polici a thua se ky nuk eshte njeri kur dihet ne rast perplasje eshte i pari ai qe perfundon me koke ne xham,Ne shqiperi ne pergjithesi konsumojne pije alkolike sic e thashe e dhe me lart duke filluar tek polici i pari,provoje ne gjermani te pish ne qofte se don te mos e shikosh me lejen e drejtimit me sy,Ne ketu kur qellojme e pime dicka e mbyllim makinen , levizim me taxi me tramvai autobus se nuk na e mban se po te ndaloi polici ai nuk te pyet pse pive se kete ti e din qe e ke te ndaluar te konsumosh jo me shume se 0,3 promile alkol . Vetem ne shqiperi ndodh qe pavaresisht qe ti je ne rreth rrotullim dhe dihet qe ke perparesi te vjen makina me shpejtesi dhe te futet perpara (shiko pak rreth rrotullimet te zogu te dogana te kthesa e kamzes cfare ndodh)Ne shqiperi ndodh qe te futet tjetri ne parakalim pavaresisht se eshte vize e pa nderprere ose kthese e pa dukeshme ose ngritje e ulje rruge e pa dukshme,Vetem ketu tek ne ndodh qe kur kthehesh ne kryqezim djathtas nderkohe hapet jeshile edhe semafori per kembesoret me thoni kush automjet ndalon te respektoi njeriun,me thoni ku tjeter i bihet borise si tek ne,ku tjeter si tek ne nuk denojne te hapin edhe sinjalet majtas apo djathtas e shume drejtues automjeti ne autostradat i thencin te verbojne me drita te gjata apo me driten e mjergulles qe ka automjeti e cila perdoret vetem ne rast mjergulle te ne eshte bere mode e mbajne ndezur pothuaj te gjithe vend e pa vend.Prandaj te dashur bashkekombas ,respektoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,mos perdorni pije alkolike automjeti qe leviz te vret,por nderkaq me shkeljen e rregullores se qarkullimit beheni shkak per pasoje aksidentesh edhe te qytetareve te tjere,mos mendoni se ne qarkullim jeni vetem ju aty ndodhen edhe shume te tjere te cilet per shkakun tuaj mund te aksidentohen mendoni per njeriun statistikat e aksidenteve ne shqiperi me pasoje vdekjen ose gjymtime te renda jane te frikshme,Te dashur bashkekombas mbajeni automjetin tuaj ne gjendje te mire teknike,ate e keni ne rralle te pare per veten tuaj edhe nje llambe frenash ka rendesine e vet.Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje