Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, i ka kërkuar informacion ministrit të Energjetikës, Edmond Haxhinasto, në lidhje me shitjen e koncesionit të minierës së Bulqizës tek biznesmeni shqiptar, Samir Mane.
“Mësova se kompania kryesore shfrytëzuese e kromit të Bulqizës, ACR, e cila fitonte miliarda pa përmbushur planin e investimeve, siç nuk e ka përmbushur dhe sot, ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi, prezumoj me miliona euro fitim, e duke lënë pas vetëm minatorët që rropaten po njëlloj.
Ju kujtoj këtu se kësaj kompanie, ministri paraardhës, sot ministër përsëri në detyrë, Z. Ruli, i firmosi një marrëveshje brenda 24 orëve, me anë të së cilës ACR përfitonte shtyrjen e shlyerjes së gjobave. Marrëveshje që nuk u miratua kurrë në Parlament siç e kërkonte ligji. ACR iku pa i shlyer kurrë këto gjoba, duke marrë vetëm fitimin kolosal, duke mos kryer investimet e po kështu, duke mos paguar as gjobat,” shkruan në letrën e tij Tahiri.
Deputeti thotë se fati i kompanive që marrin në shfrytëzim kromin e Bulqizës është i njëjtë.
“Kështu ka bërë dhe Darfo, kështu kanë bërë dhe të tjerat. Të gjitha këto kompani vijnë, shfrytëzojnë mineralin, fitojnë miliarda, nuk bëjnë investime, nuk paguajnë gjoba e krisin e ikin. Siç fati i minatorëve mbetet po i njëjti, skllevër të skllavopronarit të radhës, duke trashëguar varfërinë siç trashëgojnë shfrytëzuesit fitimet kolosale. Po i njëjtë fati i shfrytëzimit të pasurisë publike. Kromi, pasuria jonë më e madhe kombëtare, mbetet mall pa zot, në përdorim të tutorit të radhës,” shkruan Tahiri.
Pyetjet e Tahirit për ministrin
1- Dokumentacionin që provon garancitë financiare të shoqërisë së re që merr koncesionin në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament;
2- Dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës;
3- Praktiken e transferimit të lejes koncensionare nga ACR Sh.A tek shoqëria e re koncensionare;
4- Realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A nga 1 korrik 2009 deri në 31 dhjetor 2012;
5- Dokumentacionin që provon pagesën e penaliteteve nga shoqëria ACR Sh.A për moszbatimin e kushteve të kontratës koncensionare mbi realizimin e investimeve brenda afatit;
6- Grafikun e hapjes te pusit nr.9 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë dhe realizimin e këtij grafiku për periudhën 1 korrik 2009 deri ne 31 dhjetor 2012;
7- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë shfrytëzuar shoqëritë koncensionare dhe prodhimin e mineralit të kromit të realizuar nga këto kompani, të ndarë për secilën shoqëri për të gjithë periudhën e dhënies me koncesion deri në 31 dhjetor 2012;
8- Sasinë e rezervave të mineralit të kromit që kanë mbetur pa u shfrytëzuar mbi nivelin e 14 të thellësisë të Minierës së Kromit Bulqizë;
9- Sasinë e rezervave që është shfrytëzuar nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A për periudhën 1 korrik 2009 deri ne 31 dhjetor 2012 dhe prodhimin e mineralit të kromit që ajo ka realizuar për këtë periudhë;
Keta e kane bere si te tyren shqiperine. Turp i madh , fukarallek poashtu. Te pakten ka ende shprese pas 23 qershorit
te tregoje 7%cin dhe ky? apo ato qe i delegon ai i 7%cit.. mooooooooos, keta e zhvaten vendin.. jemi ne pragfundin e nje epoke.
Pse di te flasi shqip ky haxhinasto? kush eshte ky? ai burri me te zeza shoku atij burrit te shendoshe qe vjedh.
nasto eshte gomar e saliu ben ush.. lilo eshte dhelper e ne do e ”qellojme” me 23 qershor
Te mjeret minatore. Kjo shtrese e pasigurte per jeten per copen e bukes hyn ne dhe i gjalle pa ditur a do dali me. Keta nga ana tjeter vjedhin aq pa mase sa sdi nga do i cojne. cfare masakre
Ne mesjete funksiononte keshtu:vendet e zhvilluara te evropes çonin ne vendet koloni skllever te cilet punonin neper miniera e qe nxirrnin kromin arin e argjendin nga i cili fuqizohej vendi kolonizues!Nderkohe sot:Kolonizues eshte i huaji,skllavi eshte shqiptari qe ben lufte me egzistencen.Por mesjeta me sot ka nje ndryshim ama atehere vendi ku dergoheshin sklleverit nuk kishte udheheqes ndersa sot…..udheheqesi behet pale me”kolonizuesin”.TURP.
Sikur ja moren doren mire ketyre privatizimeve misterioze keto. Kjo kasaphane qe po behet mbi pronat publike duhet te ndalet, sepse nga kjo gje vetem shteti qe nuk po perfiton gje, por po fiton vetem Ilir kokeshtangisti me larot e tij… Te tregoje pse shiten kaq lire hidrocentralet dhe kujt po i shiten ne te vertete. Kush fshihet pas ketyre skemave abuzive
Eja shfrytezo sa te mundesh vidh me jep ca mua dhe pastaj ik me xhepat plot!Kjo eshte politika e Saliu-t i cili e ka katandisur vendin simos me keq!
po pime gjakun e nje populli e do ju zere ne gryke. Ti perzeme per te mos i qasur me kurre keta pislleqe korruptive. mizerjet e nje dekade te marre fund… zgjojuni njerez, vota juaj ka vlere me shume se kuuuuuuuuuuuuurre me pare..
yyyyt, eshte bere deti kos, behen privatizimet si me qene tu shit raki skrapari
Populli rropatet e punon per kafshaten e gojes fjala qe perdoret para futjes ne miniere eshte LAMTUMIRE pasi nuk dihet nese del i gjalle si shkak i kushteve mizerabel.Duhet patjeter reformim i thelle!
kurre me pislleqe ne kurriz te te mjereve
te jape llogari dhe mire madje, se si shume shpejt dhe pa marre vesh po i mbyllin keto kontratat e koncensioneve. Nqs nuk e jep tani sqarimin, me 23 qershor do marre nje kerkese llogarie shume te ashper. Kjo eshte me e pakta qe mund te beje ky plera.
Eshte mëse e qarte Shqiperia eshte kapur nga tentakulat e disa oktapodeve ku oktapodi mëmë quhet Sali dhe shumohet shpejt.Nuk na mbetet gje tjeter veçse ti japim denimin e merituar me 23 qershor dhe ti veme para ligjit keta maskarenj qe po pijne gjakun e popullit
Eshte mëse e qarte Shqiperia eshte kapur nga tentakulat e disa oktapodeve ku oktapodi mëmë quhet Sali dhe shumohet shpejt.Nuk na mbetet gje tjeter veçse ti japim denimin e merituar me 23 qershor dhe ti veme para ligjit keta maskarenj qe po pijne gjakun e popullit!
i doli bytha ketij muhabeti o miq te ndergjegjshem. ti largosh me indinjate, keta te vrasin, ti largojme me vote eshte mundesia e vetme.Vetem te votojme na ka mbetur, e nese as kete se bejme mire e se mbrojme me force, ta dini se do vetevritemi.
LSI, PD e cka jane keto pseudoparti do denohen me vote. Boll me. ne ne meigrim ju shohim nga larg dhe dukeni per faqe te zeze
xhaxhi nasto po ngarkon placka oooo Saimir. Po behet gati te arratiset se eshte i kamur tani ai me gjithe kokemadhin e tij e cakallin sali.. Na i qeroni keta nga vendi e keni bekimin e nje kombi
opozite serioze, qeveri karagjze.. turp per ne popullin. kapitullim kete vit qeverise
eh, sa ngushte jua keni prure pizavengeve bre. keta plehra te tallen me popullin.. jepni llogari o qener sot se mot do kalbeni
ke bere gabim saimir. Kerkoja turimadhit lilo dhe hundepalles sali.. apo tja tregojme ne populli me 23 qershor ketyre
ptuuuu fare e keqe, o edmond haxhinasto… plere, qe talleni mepopullin fukara te bulqizes… “Ne cdo shtet te botes ka mafie, kurse ne Shqiperi mafia ka shtet” – Roberto Saviano…aty ne bulqize eshte misherimi i ktyre fjaleve te roberto saviano
O denoncues patatinash, ky po thoote ujku, ti thua gjurmet.. ik denonco cmimet e jeteve ne bulqize o dereziiii