Bojkotuan zgjedhjet e vitit 2009 për rrugën, do i bojkotojnë sërish për rrugën (dhe pushteti fërkon duart)

6 Shkurt 2013, 14:18Sociale TEMA

Rruga që lidh tre fshatra të komunës Portëz në Fier u bë shkak që 9 mijë banorët e zonës të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

I njëjti aks dytësor, sot edhe më i degraduar, që lidh Fierin me Ballshin, duket se do të kushtëzojë pjesëmarrjen e banorëve edhe në zgjedhjet e 23 qershorit.

Ata shprehen se do të bojkotojnë serish zgjedhjet, pasi rruga është plotësisht e shkatërruar prej vitesh.

Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësuesit e komunës Portëz shprehen se pavarësisht mbështetjes ndaj banoreve për problematikën e rrugës, ata nuk mund t’i përkrahin në këtë bojkot.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kjo komunë refuzoi pjesëmarrjen në votime, duke mos tërhequr materialet zgjedhore. Ndaj komisionerëve u zhvillua edhe një proces gjyqësor, ndërsa banorët protestuan se nëse rruga nuk riparohej, ata do të vijonin bojkotin edhe në zgjedhjet e ardhshme.

6 komente në “Bojkotuan zgjedhjet e vitit 2009 për rrugën, do i bojkotojnë sërish për rrugën (dhe pushteti fërkon duart)”

  1. Dean says:

    Kjo copez rruge lidh Fierin me Beratin,Patosin dhe me tutje vazhdon me Ballshin.Nuk behet fjale per qindra dhe as dhjetr Kilometra ,por disa qindra Metra.Por fatkeqesia eshte se nuk eshte zone malokesh.

    1. Ilir says:

      Dean mbaroje fjaline mer djale…Por fatkeqesia eshte se nuk eshte zone malokesh, por zone mocaloresh.

  2. Kritiku says:

    Perse beheni kaq te trashe more njerez? Rruga e bojkotit te zgjedhjeve nuk eshte rruga e duhur tani. Nese ju ndjeheni te zhgenjyer nga qeveria atehere me voten tuaj mund te ndryshoni situaten. Votoni per ate qe ju besoni qe do tju ndihmoje ne hallet qe keni. Nese ju nuk votoni, ju me shume i beni nje nder qeverise sepse e ka te sigurte qe nga ana juaj nuk shkon ndonje vote kundra. Ju mund te beni presion ndonje Partie qe te zgjedhe si deputet ndonje njeri nga ana juaj qe mund ti besoni dhe keshtu votoni per kete person. Mos prisni nga te tjeret, por merrni vete situaten ne dore.

    1. tani says:

      shume e sakte.bojkoti eshte shprehje mendimi dhe pakenaqsie me shume vlere dhe shume qytetare por ska asnje pike vlere kur politikanet nuk e kane mesuar kete shkronje te alfabetit,nuk e kuptojne kete gjuhe.e vetmja gjuhe qe dine eshte vota,edhe ate e kthejne ne hieroglife kur duan dhe kur ju jepen mundesite…nuk keni rruge tjeter.denoni ata qe ju quani pergjegjes me vote.eshte e vetmja rruge ne kete moment.po nuk votuat do i beni vetem dem vetes tuaj.deri sa qeveria nuk e ve ujin ne zjarr per ju ,verini ju zjarrin ujit te qeverise qe te avulloj…ose dhe pushtetit lokal po mendoni qe jane ata pergjegjes,por duhet te zgjidhni jo te bojkotoni.

  3. Dule Bisha says:

    Popull me bole se ne shqiptaret nuk ka. Duan te zgjidhin problemet e tyre duke mos u marre fare me problemin. popull dele…

    1. Ben Chicago says:

      kope me dele me nje coban nga tropoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje