Vetëm 25% e përdoruesve të Facebook në Shqipëri janë fansa të Berishës dhe Ramës

6 Shkurt 2013, 12:14Sociale TEMA

Vetëm 25% e përdoruesve të rrjetit Facebook janë fansa të dy liderëve të partive të mëdha politike në vend.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, 1.3 milionë persona që jetojnë në Shqipëri janë përdorues të Facebook, prej tyre 250.000 janë mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, nga 379.373 fansa të tij gjithsej, bashkë me ata që janë jashtë vendit.

Edi Rama në total ka 207.934 mbështetës, kurse me vendbanim në Shqipëri janë 153.000. Referuar këtyre të dhënave, të dy liderët bashkë kanë jo më shumë se 358.000 fansa në Facebook.

Ndryshe nga çka kanë bërë bujë, shifrat tregojnë një mbështetje të ulët, ndoshta për shkak të moshës së re të përdoruesve.

Nga 1.3 milionë përdorues që ka sot Facebook, pjesa më e madhe janë nën moshën 24 vjeç.

“Por ndër përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale përfshihet edhe një përqindje jo e vogël e moshave nën 18 vjeç, kështu 15% e tyre janë 15-17 vjeç, dhe 6% në moshën 13-15 vjeç”, citohet në gazetën Panorama ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo.

Gjithashtu ambasadori i UNICEF-it, Detlef Palm, ka theksuar se: “Është e domosdoshme të dekodohet përmbajtja e papërshtatshme dhe kriminale e faqeve që instalohen në internet. Shkolla, mësuesit dhe autoritetet lokale duhet ta kontrollojnë dhe parandalojnë futjen në këto faqe pornografike të fëmijëve, pasi nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për shfrytëzimin pornografik të fëmijëve”.

11 komente në “Vetëm 25% e përdoruesve të Facebook në Shqipëri janë fansa të Berishës dhe Ramës”

  1. Beso says:

    Saliut i kam derguar une nja 10 here sharje me adresa te ndryshme se menjehere i fshinte e me bente blok. Ja rregullon ajo kurva erla e mehillit.

    1. gert says:

      Fiktiviteti eshte rruga prej nga kalon sb. eshte nje plak qe humbja tani po e mbeshtjell me vehte

  2. alban4eva says:

    hahahahaha, atehere sipas ketij “sondazhi”, i bie qe zgjedhjet i fiton Saleh haleja, hahahahahah..
    ehh mor Saleh, si e perdor ate tastieren, 1-sh je o Saleh kerma,….

    1. ffff says:

      dhe as 25 % sdo e votojne ne zgjedhje

      1. rrote bythe says:

        ka dhe nja 234234570 sekretare qe punojne ne faqen e tij per te fshire paknaqesine e popullit. POr sbulohet dielli me shoshe

  3. -sb says:

    Vetem une kam bere nja 10 here like per te komentuar ose me sakte per te share malokun dhe hundshkaben (princesh argiten) por normalisht jam fshire dhe bllokuar ne sekonde. Por si like kam ngelur

    Besoj qe rreth 1/3 e njerezve qe jane bere fans aty, jane bere qe te “pershendesin” doktorin

    1. Ermal says:

      Per ca i ben like nje faqeje ne facebook o korrak, per te fyer dhe provokuar? Te te lejojne sharjet dhe provokimet do ishte budallallik, jo tregues demokracie si pandeh ti. Po mire beni ti e kokepalare tjere qe tregoni qe paskeni share me 10 adresa, se tregoni sa te ndershem jeni ne loje. Po kur shani femra nga hunda e nderi, nga aq lajme sa keni ndjekur, tregoni edhe sa paburra jeni. Mjere ju qe s’ju ka ngel pike burrerie

  4. vlora 1912 says:

    Kjo eshte nje nga fatkesiste tona; ndoshta eshte gjenetike?! Fansa te Sales dhe Edit? Fanska (Friends) mund te kesh njeres te familjes, shoke, te aferm..? Politika dhe pushta(tetar)?! Ata qe kane rrenuar dhe katandisur vendin ne varferi, kriminalitet, korrupsion, kaos…? Hajdutet?

    1. Ermal says:

      Ashtu eshte, keta pushtatare i kane shume 25%, po besoj se nuk eshte shifer reale.

  5. a says:

    25%, besoj se nuk eshte shifer reale pasi nuk meritojne as 5%SB,dhe Nano vodhen leket e piramidave,kurse Edi betoni eshte xholi tjeter i PS,qe gejnejne popullin per ti mar voten, per tete vite te tjera, si Ilir 7% qe doli pa lag nga berisha,por edhe berisha nga ilirii 7% ,nje dor lan tjetren dhe nuk bejne ate qe duhet per popullin,por vetem mashtrojne per te mbajtur pusht-tetin”per tet vite te tjera….Une do votoj AK.Se do hapi dosjet per kriminelet e SHqiptareve…Genc Pollo.Nje tjeter kal troje..

  6. Gledis says:

    More amani me thoni ju lutem vetem nje gje…
    A DI TE SHKRUAJ VERTET NE TASTIRE; KU TRUNGU QE SHOHIM NE FOTO:::!!!???
    SHIKONI SA ARTIFICIALE KJO FOTO::::
    MAKINEN NUK E MESOI KURRE TA NGASE:::::SE ESHTE MESUAR TE DREJTOJE DHI E DELE::: DHE POPULLIN TONE ; QE VERTET NJE PJESE SHUME E MADHE JEMI SI DHI E DELE:
    ME KETE POPULL BAGETI; KY TRUNGU RRI EDHE 100 VJET NE PUSHTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje