TemA TV/ Komisioni i Medias, PD e PS nuk arrijnë konsensus për entet (VIDEO)

6 Shkurt 2013, 19:32Sociale TEMA

Projektligji për mediat, që po bëhet me shumë gjasë projektligji më i stërzgjatur në historinë e parlamentit shqiptar, sërish nuk ka marrë konsensus pasi palët janë të ndarë në formulën e zgjedhjes së anëtarëve për dy entet, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Ndërkohë që palët zgjedhin nga tre anëtarë, problemi është zgjedhja e anëtarit të shtatë për AMA.

Opozita në Komisionin e Medias propozon që anëtari të zgjidhet me shumicë të cilësuar në Kuvend, kurse mazhoranca kërkon zgjedhjen e anëtarit të shtatë nga shumica e thjeshtë në Kuvend, nëse dështon konsensusi.

Drafti ka shtatë vite që qëndron në parlament, ndërkohë që Komisioni i Medias ka miratuar të gjitha nenet e tjera me kompromis.

10 komente në “TemA TV/ Komisioni i Medias, PD e PS nuk arrijnë konsensus për entet (VIDEO)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe Hitleri ate thoshte: “Sille ne “institucjonet” e pamvaruara me “kontrollin” e Kuvendit se aty ka votuar vullneti i popullit”..

    1. Besnik says:

      Shume mire qe kembengul PS ne qendrimet e saj sepse me te vertete ato mendojne se si te zgjidhin punet e bera lemsh nga ky sistem. Shpresa eshte e madhe per ndryshim. Mezi e presim

    2. e\ says:

      Ca Hitleri, Saliu eshte qen i egersuar se ndersa mendonte qe ka fituar gjithcka, ka humbur cdo gje. Ne 23 Qershor duket se po i vjen fundi ne menyren me te keqe te mundshme.

  2. flogert says:

    Me uzurpuesin s gjendet paqe. Ai se do lirine..Bravo PS per nismat kaq perendimore

    1. flogert says:

      ska kompromis me te keqen

    2. kunder saliut says:

      ata jane qener te berishes. sa turp, si mund te uzurpoje nje njeri nje popull e ta shtypi ate.. kjo eshte antieurope

    3. pengesa eshte AY says:

      grupi i PS te mos terhiqet. Ska se si te lejoje dhe legjitimimin e mungeses se fjales se lire

  3. cimiqato says:

    aty te gedhihen deri sa te arrihet konsensus per te shtatin kush do qe ta kete pushtetin boll i hapeh rruge maskarenjve

    1. drejtesia says:

      pergezime. eshte e vertete qe tani ka dicka reale jo premtime ne ajer. programi i PS premton

  4. taulanti says:

    Po e ndjen eren e mishit te djegur e gjithe PD-ja dhe po e kupton se jane ata vete. Berishes i ka ardh fundi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje