Siguracioni i makinave: Nga 6 mijë në 18,500 lekë brenda 5 javësh

7 Shkurt 2013, 10:49Sociale TEMA

Çmimi për sigurimin e detyrueshëm të makinës brenda pak javësh është rritur në vlera marramendëse. Nëse në fillim të janarit tarifat ishin rreth 6 mijë lekë, sot ato janë rritur me më shumë se tre herë. Çmimi ka arritur në 18,500 lekë. Madje jo vetëm kaq, por kompanitë e sigurimeve kanë hequr diferencimet sipas fuqisë motorike të mjetit. Sigurimi kushton njëlloj si për një makinë me motor 800 kubikësh, ashtu edhe për një me motor 3.000 kubikësh.

Çdo rritje apo ulje e tarifave kryhet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë. Pikërisht për arsye të rritjes së bashkërenduar të çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës i shpalli vitin e kaluar kompanitë e sigurimeve fajtore dhe i ndëshkoi me gjoba, në përpjesëtim me pjesën e tregut në sigurimin e detyrueshëm motorik. Si përfundim, kemi dy institucione që i bien njëri gozhdës dhe tjetri patkoit, duke u shqetësuar secili vetëm për detyrat e veta, dhe pa asnjë vullnet për bashkëpunim rreth çështjes në fjalë. Dhe në fund janë qytetarët që vuajnë pasojat e një tregu të pastabilizuar dhe të pasigurt.

http://respublica.al/artikuj/2013/02/07/siguracioni-i-makinave-nga-6-mije-ne-18500-leke-brenda-5-javesh

8 komente në “Siguracioni i makinave: Nga 6 mijë në 18,500 lekë brenda 5 javësh”

  1. raviku says:

    Haqjdutet e kesaj qeverie nuk mund te rrine pa i futur duart kudo. Nga siguracionet nje tjeter sulm kunder xhepave te shqiptareve.
    Nje tjeter arsye per te thene “Falemnderit Sali Berisha!” ne 23 qershor.

  2. stela says:

    Epo nuk arritem te kemi nje dite pa ndonje lajm te ketij lloji. Flasin qe nuk kemi krize, po me sa duket cdo gje eshte e zhytur ne kete. Kjo qeveri po na merr frymen

  3. ai says:

    Siguracioni i makinave: Nga 6 mijë në 18,500 lekë brenda po njëlloj si për një makinë me motor 800k, njelloj si 3,000 kubik. ,po per makinat qe vin nga europa pse paguajne 50,euro per 15 dit o pusht-tet ,doni qe mos te vin me, e kriteret e Europes ku doni te shkoni jan ndryshe,a doni te futeni ne europ ,apo e beni sa per te mar votat…

  4. Xhema nga Tirana says:

    vlera e një siguracioni të detyrueshëm me ligj (siç është edhe siguracioni i automjeteve) duhet të kontrollohet me përparësi ( sigurisht nga shteti) për të mos u vendosur ” ÇMIME MONOPOL ).

    XHEMA !

  5. dritani says:

    Normal sepse sic paguajme dritat per “tironsit” e rinj ashtu do te paguajme siguracion edhe per ata me timon djathtas.

  6. saliheqenefi says:

    thone ; kush gjen budallenj ben,……Relax,Relax

  7. marsi says:

    Futja Plako futja se kshtu e don ki Derre populle se te votuan tank merrujae grate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje