“A e dini djemtë e kujt jemi, ku guxoni me na lidhë neve”, u kishte thënë Guximi policëve mëngjesin e 15 shkurtit. Policët e kishin marrë vesh se në fakt ishin djemtë e Adem Grabovcit, por pasi njëri prej djemve të tij e kishte grushtuar policin.
Që policia ta merrte vesh se të kujt janë, ishte përkujdesur vetë i ati i tyre, deputeti Adem Grabovci.
Natën vonë kishte shkuar personalisht në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës.
Të kujt janë e kishte marrë vesh edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Merushe Llugiqi, e cila i kishte urdhëruar policët e Stacionit të Fushë-Kosovës që të lironin Ngadhnjim (21) dhe Guxim Grabovcin (19), edhe pse djali i vogël i deputetit të PDK-së ka sulmuar fizikisht të premten e kaluar zyrtarin policor për shkak se policia kishte ndaluar vëllain e tij, Ngadhënjimin.
Prokurores, që kishte qenë kujdestare, i është hedhur i gjithë faji nga Policia e Kosovës se pse nuk ishin arrestuar të dyshuarit, të cilët i kishin shkaktuar një të çarë mbi sy policit Avni Selaci, duke e sulmuar në vendin e punës.
Përveç lirimit të menjëhershëm pas dhënies së deklaratave nga të dyshuarit, sulmin kundër personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo e ka kualifikuar si kundërvajtje e jo si vepër penale të dënueshme deri në 8 vjet burgim./ KD
Shtet Mafioz mi ra grusht policit ku dihet mire qe polici e perfaston shtetin edhe popullin me ket rast i dyshuari e ka ngerit doren kunder shtetit e prokuroja e cilson ose e kualifikon si kundërvajtje e jo si vepër penale e keshtut nuk shkohet ne BE e ase vizat kurr nuk kan mi jeke sepse nuk e meritojm.
Ase ne Kube ose ne Korejen e Veriut ase ne Serbi nuk ndodhin kto raste po qe besa dhodhin ne Kosove (Evrop)
DJaloshi Mergimtar USA Kosovo,,
Keto raste ndodhin gjdo dite ne rajon shembulle para dy mujve ne shqiperi u vra nje police,por ne kosove rste te tilla nuk kan ndodhe derimetashe edhe ne amerik gjdodite vritet nje police dikun,
Ja,per keto gjera e duam Enverin…..Mbas 25 vjeteve do shikonin drite me sy keta “trima”.
Dhe kur te dilnin do te ishin “Zonja” te verteta! ?
Keta jane djemte e nje muti nder me te medhenjte qe ka Kosova.Grabovci vete ne telefonatat e pergjuara i shajti te gjithe parlamentaret e Kosoves.Sigurisht djemte e tij jane pjelle e tij,fare e keqe shqiptare.Para ca kohe A.Grabovci plagosi edhe gruan e vet dhe nuk u pergjigj per kete plagosje fare para organeve te drejtesise.Ne Kosove,kryesore eshte te jeshe ne banden qeveritare pastaj,hiqesh nga çdo pergjegjesi!
PDK ., krenohu me Kosoven.
PDK krenohu me krimin e organizuar dhe korrupcionin e lulezuar.Te lumte komentuesi KETA.Nuk kam cka ti shtoi komentit.
Nji e pa afte prokurore,nuka ka kurrajon te arrestoje vakabomdat,e vakabondit grabovci te pdk,edhe atje e njejta semundje,lumsi ata me shtetin e tyre qesharake.Edhe ata pushtetare rrejne,mashtrojne e abuzojne me fjalen,integrimi per ne BE i shpejte e pa vonesa,vadhe me kto istitucione qesharake do i afroje BE.
A do ishin kaq trima me policet e Serbise,a sikur te ktheheshin jo me shume po nje jave policet e Serbise e te shikonim keta djemt e babit deputet.
shume respekt dhe nder per policin e kosoves bile me kete rast .ju polic e sidomos epror behuni trima e mbroni polocet e juaj dhe mos u frogesoni nga politikanet e as gjykatesit po te kishte qene januz terstena ata far djem von kishin dal nga burgu po mas pari ishin prish krejt si kishin vye askujt ma .e sa per gjykatesen nuk kish guxue as me mendue me lirue se bashk me ta ish fut ne quz.ju polic te nderuar,jeni per ti mbrojtur qytetaret por ne rend te par veteveten.o pasha ni zot me pas qen qiky avdyli gjykatesja kish fluturue per dritare .tug i kish ardh me me pa.kjo nuk esht demokraci kjo esht fashizem.keta far trima grabovcali kan ku shesin trimeri hajt shko dhe sulmoe nje polic te kosoves natan ure edh ata e kan uniformen e njejt.une ne ket rast ma nuk e kisha kqyr detyren zyrtare vetem ate pivate dhe ju kisha than prej siodit nuk jam policse kemi me i qirue hesapet.nje pyetje ku kan qen kleget e tij kure i ka ren policit.keta e kan fajin ma ter madh.nuk po flas nga ana e nje qytetari p[or te nje profesionisti.