INTERVISTA/ Hafizi: Varfëria, papunësia dhe përmbytjet i dhanë goditje PD-së në Shkodër

27 Qershor 2013, 12:06Politika TEMA

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, deputetja e ardhshme e koalicionit të majtë, Mimoza Hafizi flet për shkaqet e fitores së këtij koalicioni dhe për humbjen e së djathtës në qytetin e Shkodrës.

 

Zonja Hafizi, rezultati në qarkun e Shkodrës është surpriza më e madhe e zgjedhjeve? Shkodra, që nuk e pranoi kurrë regjimin komunist të Enver Hoxhës, ka qenë njëzet e dy vjet bastion i së djathtës, duke votuar për PD, voton për herë të parë për të majtën. Si e shpjegoni ju ndryshimin e orientimit te popullata?

Shkodra është rajoni me burimet më të pasura natyrore dhe njerëzore në vend, por realisht thuajse më i varfëri dhe më i papuni. Ky realitet është rrjedhojë e një qeverisjeje pa shpirt, mosmirënjohëse dhe abuzive. Shkodranët e kishin kuptuar me kohë paradoksin e votës, që sjell varfëri, por u desh një forcë politike, që t’u jepte shpresën. T’u jepte dhe guximin për të dalë nga skemat e atrofizuara politike, të krijuara përmes propagandës rrenacake apo përmes trysnisë së grupeve në pushtet.

Programi i rilindjes ishte zgjidhja e duhur dhe shkodranët nuk mund të mos e përqafonin. Ndërkohë, skuadra jonë e rilindjes bëri një fushatë shembullore e të përkushtuar. Organizimi ynë për mbrojtjen e votës hutoi e mpiu prirjet tradicionale për manipulimin e votës. Shkodra jo vetëm u bë pjesë e lumit të rrëmbyeshëm të rilindjes, por i dha atij një drejtim. Shkodranët përmbysën balancat e votës, me mençurinë, guston e hollë, shijen qytetare dhe intelektuale.

 

A e priste koalicioni i majtë këtë fitore kaq të thellë me kaq epërsi ne Shkodër që para votimit, apo ishit disi të befasuar nga rezultati?

Unë jam shkodrane, lindur e rritur në atë qytet, të cilin e ndjej shumë mirë. Jam edhe fizikane e matematikane, me intuitë shkencore për të kuptuar çdo prirje. Që në fillim të fushatës e kam deklaruar maxhorancën në Shkodër, si objektiv të skuadrës së rilindjes. Nuk ishte bllof, se dinjiteti nuk ma lejon të them absurditete. Ishte objektiv, fillimisht i vështirë në dukje, më pas i pranueshëm dhe në fund realitet.

 

A do ta kishit siguruar fitoren ne zgjedhje në qarkun e Shkodrës, edhe sikur të mos kishin qenë votat e LSI-së?

Një llogaritje e shpejtë e numrave, që ka dhënë 23 qershori, tregon se votat e LSI ishin faktor i rëndësishëm plus në favor të së majtës, por fitorja jonë do të ishte ruajtur gjithsesi. Unë vetë jam e lumtur, që koalicioni ynë s’ka lënë asnjë forcë të majtë jashtë vetes. Ne dhe LSI kemi programe shumë të përafërta qeverisëse.

 

Çfarë problemesh kanë ndikuar konkretisht në ndryshimin e orientimit politik të popullatës në qarkun Shkodër? Si shpjegohet kjo lloj humbje e PD-se, kjo rënie e thellë e popullaritetit të saj?

Varfëria, papunësia! Përmbytjet e përvitshme, që drobitën popullatën e ekonominë, por gjithashtu treguan qartë se si ky vend po keqmenaxhohet. Aferat tronditëse korruptive të përfaqësuesve të djathtë në pushtet! Klanizmi në qeverisjen lokale e rajonale, i çimentuar deri në neveri. Trysnia e papërballueshme politike, prirja e qartë drejt autoritarizmit!

 

Sfidat që presin fituesit e zgjedhjeve, janë plotësimi i premtimeve elektorale, punësimi, luftimi i varfërisë, luftimi i korrupsionit. A ekziston rreziku që në fushatë të bëhen premtime më shpresëdhënëse nga ç’e lejon realiteti, e pastaj gjatë mandatit shihet mundësia e realizimit të tyre?

Programet e premtimet elektorale janë objektivi teorik, i shpallur nga forca politike. Një forcë serioze politike shpall objektiva sa më të realizueshëm. Unë jam e bindur se programi ynë është shumë realist dhe i mundshëm, veçse kërkon përkushtim të madh. Realiteti e lejon, mjafton të shfrytëzohen maksimalisht të gjitha burimet. Fryma ekziston. Gjithçka është në favorin tonë, përveç startit nga ku po e nisim, në gropën e thellë ku na hodhi kjo qeverisje. Unë besoj se do ia dalim me sukses, në aleancë me shqiptarët.

 

Me fitimin e mandatit, cilat duhet të jenë relatat tuaja me opozitën e ardhshme p.sh, përsa i përket punësimit në administratë, punës në parlament e në komisione?

Ne jemi forcë europiane e do ta tregojmë këtë edhe në relatat me opozitën. Fund arrogancës meskine, fund arbitraritetit vulgar, fund mediokritetit në drejtim! Fund abuzimit me pushtetin! Administrata jonë do të jetë shembulli i cilësisë në shërbim.

 

Ju jeni një profesoreshë e mirënjohur e astrofizikës në fakultetin e shkencave të natyrës dhe i njihni problemet e arsimit. Çfarë pritet të përmirësohet në arsimin shqiptar për ngritjen cilësore të tij?

Arsimi shqiptar do të rilindë. Mësues të kualifikuar, tekste të cilësisë së lartë, kushte normale pune. Arsimi do t’i përshtatet objektivit për të formuar njerëz qytetarë dhe të aftë për punë në tregun shqiptar e europian. Arsimi i lartë do t’i thotë stop mashtrimit e diplomave pa vlerë. Ne gjithçka e thamë hapur e me guxim, populli na votoi, tani mbetet që ta realizojmë bashkërisht.

50 komente në “INTERVISTA/ Hafizi: Varfëria, papunësia dhe përmbytjet i dhanë goditje PD-së në Shkodër”

  1. coku says:

    kemi shpetuar, jemi zgjuar nga nje enderr e keqe. tani te jetojme si njerez.

    1. andi says:

      dardha e ka bishtin mbrapa o coku, mos u ngut. prit te provosh dhe meta-rama pastaj thuaj se sa ke shpetuar dhe si do jetosh si njeri

      1. coku says:

        po ti nostradammus cfare parashikon. a e kishe parashikuar fundosjen e zombit apo njelloj eshte ti vazhdo helmin per te vene perseri ne gjume popullin. eshte mire edhe te enderrosh pak se ai na i vodhi te gjitha edhe endrrat. jo se rama do na sjelle pare nga qielli, por nuk do jete kurre si zombi.

        1. andi says:

          une e besoj qe ti u zgjove nga nje enderr e keqe per te rene ne gjumin e ariut polar. parashikoj qe ti do hash me luge floriri genjeshtrat qe te serviren rama-meta. nje shtet qe do fitoje me pak dhe do japi me shume per popullin, se si ndodh kjo le ta shohim. pak dite para votimeve filluan te dergohen listat ne drejtim te rames per punonjes te administrates PD-iste qe duhen shkarkuar dhe te zevendesohen me PS-iste. ne baze te premtimeve meta-rama per hapjen e vendeve pune te reja, i takon qe jo te shkarkohen nga detyra por, te marrin dhe te tjere ne pune. dhe kete le ta shohim.
          sa per permbytjet e shkodres, prit te vije dimri dhe ta shikojme.

          1. coku says:

            atehere ishim me mire me zombin besoj. vazhdo vella ec per para. kur te shohesh se si jemi ne po te duash bashkohu nqs jo vazhdo per para. deri kur….

            1. raimondi says:

              Pa asnje dyshim PS-ja i ka vjedh votat ne Shkoder

              Nuk ka mundesi te fitoje PS-ja ne Shkoder , se jo per gje por ata gjeten rehat me ujin, shto pastaj qe ata jane popullsia me hajvane ne planet ,
              Keshtu qe eshte jashte cdo llogjike te mos fitonte PD-ja ne SHkoder

              Vetem do ju lutesha tu thoni nje gje :
              Qe te mos thone se Shkodra eshte djepi i kultures se na diskretiaun fare si shqiptare , se ata kane nivel tmerresisht te ulet

              Edhe malesori me ne fshatin me te larget te Shqiperise ka nivel shume me te larte se shkodrani me pak i lagur nga permbytja e pare ,
              se atij te permbytjes se 5-te ja merr 100 here

              Shkodranet mund te kene cdo gje nga azgjeja , por sidomos me kulturen nuk kane asnje pike kontakti , sepse jo per gje por ata kontaktin e kane me ujin , nga te gjitha anet ..lol.

          2. dario says:

            Andi po futem direkt e ne teme —–a eshte e denje drejtoresha e arsimit te qendroje me ne pune,A eshte i denje drejtori i policise ne shkoder te qendroje me ne pune.A eshte me e ndershme te qendroje me ne detyra shteterore Astrit Bushati,a eshte mire te qendroje me ne pune njerez qe nuk kane bere gje tjeter vetem qe kane punuar me financat e shtetit vetem per veten e tyre,a eshte e drejte ku prej nje familje e ashtequajtur demokrate te punesoje ne shtet te gjithe personat e familjes, kurse nje tjeter te mos kete asnje njeri ne pune,a eshte e drejte qe jozefina ti ndaje njerezit ne katolik dhe mislimane kur ja kane dhene voten te gjithe pa perjashtim,ata duhen te shkarkohen dhe te mos duken me ne administraten e shtetit dhe te mos duken me ne te

            1. baca says:

              Dario,mos harro te lutem drejtorin e doganes se shkodres,super te korruptuarin Ormir Rusin i cili arbitrarisht nuk zbatonte Kodin Doganor,nenin 34,mbi rastet e aplikimit te referencave.Ne kundershtim te plote me ligjin,me vetedije te plote,dhunshen dhe arbitrarisht aplikonte referencat doganore per cdo lloj malli qe zhdoganohej,me qellimin e vetem perfitimin e rryshfeteve,eliminimin e biznesit te ndershem dhe favorizimin e monopoleve partiake….
              Ormir Rusi ka qene i preferuari i Jozefina Topallit,partiak medioker…Doni te dini kush i vuri kazmen pushtetit te Partise Demokratike..!? administrata e saj

      2. anticensurë says:

        andi
        me berishën skrahasohet kush!!
        për këtë të jesh i sigurtë!!që këta të rinjtë,pothuaj se koklopa është i vjetër,sma merr mëndja që tia arrijnë dot atij!!
        më keq se sali berisha mund të jenë vetëm dy sali berisha!!

    2. zamira says:

      Krahaso nje here kete me Xhozin!! Dita me Naten , inteligjenca me idiotesine,modestia me kapadaillekun, etika me arrogancen…….

    3. toni says:

      o coku po qeverria e rilindjes nuk I ka marr akoma funksinet nga jeton si njeri tani me 3 dite

    4. Ky percaktim e kthen Shkodren per gjithmon ne nje periferi te pa rendesishme te Shqiperis derisa ishte ne piedestal dhe percaktojke edhe rrugen nga do shkoje Shqiperia.

      PS. Sipas gjitha gjasave Lul Basha do jet Kryetare i PD,se ndersa dihet se Luli ka prejardhje nga Elbasani pra kjo natyrshem do e kthej Elbasanin ne kryeqender te Shqiperis dhe ne bastion te PD,se ashtu si esht Vlora per PS,en fatkeqsishte ky esht realiteti Shqiptare keshtu funksionojn gjerat dhe Shkodra tashe e tutje do jet nje qytet i pa rendesishem ne Shqiperi.

  2. futja kot says:

    PD u godit edhe per shkak te abuzimit. korupsionit dhe mos dhenie te Drejtesise nga sistemi i Drejtesise. Mos zbatimi i vendimieve te ketij stistemi

    1. andi says:

      gjithashtu u godit dhe parate qe ndau ilir meta per te blere votat. ndryshe nuk ka asnje shpjegim llogjik qe nje person qe u pa ne video te perfintonte ne rruge korruptive 700 mije euro, te fitoje 17 vende ne parlamentin shqipetar.

      1. anticensurë says:

        o debil a mund të më thush se ku i bëri ato para ilir meta??
        nuk i bëri nën regjimin e sali berishës??mos vallë nuk ishte sali berisha që e mbrojti nga burgu??
        “futja kot”këtë po të thotë!!ti se hape gojën se të mbante në pushtet!ti iu gjete pranë kur të tjerët ju vunë kundër!i ndihmove si saliun dhe metën kur vranë së bashku 4 njerëz dhe për fat vetëm plagosën dhejtra të tjerë!!
        kështu or debil të leverdiste të votoje deri dje për metën,për ta nxjerrë të larë,për të mohuar vjedhjen e tij,por sot që ta ka fut tërthor po u kujtoke se paska qënë hajdut!!mos harro se po aq hajdut ishte dhe ai i çmënduri që qynte si fëmijë mbërmë!!jo se i dhimsesh ti!jo!se ty ta ka futur sa na i ka futur dhe ne,ndryshimi është se ty të pëlqen,ti je i dashuruar!!
        shkoni mor rracë e trashë,nuk e kupton se po pështyn mbi fytyrën tënde.nuk kupton se po e përdhos dhe më shumë idhullin tënd!!
        sa për lugëfloriri mos u mërzit!nuk kemi për të ngërënë!!por dhe nuk kemi për të ngrënë gënjeshtrat e të çmëdurit!!shpresojmë të mos e shohim më në tv se na tromaksi familjet!!na bëri me zogj!!

        1. coku says:

          jupergjigja andit shkurt, nuk e kisha lexuar komentin tuaj. shume dakort vetem mos e fyej. keto jane ditet e para dhe jane te inatosur, dhe nuk dine c’bejne. nuk kane faj kane kohe pa pare njerez, u duken te gjithe si soji i tyre. ndoshta e kuptojne me vone perndryshe le te vazhdojne per para. kur te shohin qe s’ka para do vazhdojne vetem per…

          1. anticensurë says:

            ky kërshtu ka qënë gjithnjë!pellavreqi ka folur!!nuk ka lidhje me llogjikën fare!!
            tek ky tip “truri”,shërben vetëm për të mbajtur tëlidhur veshët në kokë!

  3. liu says:

    si do fitonte pd kur hapeshin digat dhe njerzit dilnin ne qytet me varka sikur ishin ne venecie

  4. gjuhadoli says:

    ik moj Gjurgjevic(hafizi) mimoza ne srbi, se nuk kan nevoje shqiptaret per ty
    te dhjefsha ne fiziken,matematiken e shkolles te enver pederastit,ik n’Mal Zi
    nga e ke prej ardhjen se nuk kemi nevoje pere shkollen tende te qelbur edvinis

    1. artan bytyqi says:

      Nuk mund te flitet keshtu per nje zonje te nderuar.poulli that kur nuk din eshte ma mire mos me fole

    2. Elsa says:

      Urimet me te ngrohta per zj.Hafizi. Jeni nje intelektuale e shkelqyer dhe e kompletuar ne te gjitha drejtimet. E vleresuar shkelqyeshem ne fushen profesionale si fizikante ne France, (qe eshte vendi i kultures dhe shkences europiane dhe boterore), me integritet te larte moral dhe shoqeror, me aftesi dhe kapacitet menaxhues eshte krenari per forcen politike ku aderon dhe per te gjithe ata qe e kane votuar. Kam besim te plote ne realizimin e premtimeve te saj.

    3. nuk harroj says:

      Po per ke ka nevoje shqiperia more zoteri?Mos valle per Rulin?Imamin?Patozin apo Xhozin qe i jene qepur PD si menderi pas kepuces dhe e kthyen ne nje parti moter me ish partine e punes?E ke shume gabim more zoteri.Per njerez te shkolluar kemi nevije,per njerez me ide per ne eurpoe e jo per ne turqi kemi nevoje.Por ju more zoteri jeni si puna e atij qorrit qe kur i thane do te japimj syte u pergjigj se nuk i dua mire jam ketu ne erresiren time.

  5. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Zonje, po ku i din ti qe fle per shkodren, ti nuk jeton ne shkoder jeton ne kokqytetin e moçalorve

  6. Mergimtari says:

    Ne baze te sjelljes se shkodraneve ne votime,keta deshmuan se kane nevoje edhe per nje mandat te Enver Hoxhes (40 vjeçar).

  7. Shkupi says:

    Tani do shohin se ceshte varferia,papunesia dhe permbytjet.Do e kuptoni Ramen online shpejt dhe do keni ato gjera pa pagese qe premtoi,por e keni ngrene per 4 vitet e ardhme.Vetem pas 6 deri 12 muaj do ekuptoni se cfar keni bere.Do merni edhe ju defa(dajret) dhe do kendoni.Se kush ka ra nga fiku do e kuptoni pas.Per hajr ju qofte ,,fitorja,,.

    1. shkodrani says:

      kur komenton prape ai redneku e safeti- i kuptoj se i ka ik baca per lesh. dhe ose i rrezikohet vendi i punes qe kane marre ne administrate megjithese skane me shume se 8 klase shkolle ose e kane nga kapaciteti i inteligjences te tyne qe te le per te deshiruar kur mbrojne nje pale e shajne nje pale.

      Partite nuk duhet te mbrohen sikur te ishit duke mbrojtur baben tuaj o popull katunar… megjithate ai popull katunar do te jete edhe shume kohe deri sa te fillojne robt me shku ne shkolle e me ba 2 klase shkolle.

      KJO gje nuk me habit pasi u mesuam me tipat e safetit e qafekuqit POR ajo qe me habit eshte PSE PSE PSE

    2. shkodrani says:

      kur komenton prape ai redneku e safeti- i kuptoj se i ka ik baca per lesh. dhe ose i rrezikohet vendi i punes qe kane marre ne administrate megjithese skane me shume se 8 klase shkolle ose e kane nga kapaciteti i inteligjences te tyne qe te le per te deshiruar kur mbrojne nje pale e shajne nje pale.

      Partite nuk duhet te mbrohen sikur te ishit duke mbrojtur baben tuaj o popull katunar… megjithate ai popull katunar do te jete edhe shume kohe deri sa te fillojne robt me shku ne shkolle e me ba 2 klase shkolle.

      KJO gje nuk me habit pasi u mesuam me tipat e safetit e qafekuqit POR ajo qe me habit eshte PSE PSE PSE JANE kaq injorante kosovaret e shqiptaret e maqedonise dhe kerkojne te na japin mend e te na tregojne se do e shikoni ca do behet tani qe erdhi rama ne pushtet…….

      po ti o hale shkupit. O muti i shqiptareve te shkupit shiko mor hallin tend atje ne shkup se ju q..u nanen maqedonsi e doni te na jepni mend ne se ca duhet te bajme.

      po kush je ti o mut shkupian qe me vjen e me thu mu se cfare asht ma mire per mu. vetem debilat kerkojne te japin mend. vetem ato qe skane mend kerkojne te japin mend…..

      nuk ja vlen te besh debat per te ta mbushur mendjen ty se cfare eshte me mire per ne shqiptaret pasi ti je debil i pashkolle – dhe gjuha qe merr vesht ma mire asht kjo qe po te flas.

      kshu qe ti shkupian qe he muti i shqiptareve te shkupit qe je turpi i shqiptareve te shkupit ule koken ne halene tande e rri urte

    3. anticensurë says:

      o shkop
      përse nuk shkopohesh e të zgjidhësh problemet e tua por tall mythën me hajdarin tonë!!
      shko mor kokrra e injorantit dhe rregullo shtëpinë tënde,tonës ja gjemë ne drejtimin!!

  8. Horri i Bulevardit says:

    Une uroj me gjithe zemer qe Edi Rama, tani e tutje te di si ta administroje kete fitore, prandaj tani e tutje sduhet te ngutemi, duhet ti leme kohen e duhur Edi Rames, per te realizuar projektin e tij dhe une besoj se do ta realizoje.
    Por sduhet te harrojme se diktatoret nuk lindin te tille, por behen ne kohe, prandaj ne sduhet te kalojme ne eufori, natyrisht dy vitet e para te qeverisjes, shqiptaret duhet te jene te duruar, por sduhet te pranojne aferat qe mund te vijne, si korrupsion, ato duhet ti denoncojme gjithmone, panvaresisht se kush eshte ne krye te qeverise.

  9. miri shkodra says:

    Qazim Gjurgjej mbahet mend si nje njeri shum i nderuar ne Shkoder, prandaj ti “gjuhadoli” qe nuk te lidh asgje me gjuhadolin, laj gojen para se ta permendish kete emer. Pikrisht ne “GJUHADOL” e permendin me shum respekt kete njeri, te gjith nxenesit e brezit tim, dhe e tille duhet te jete edhe zonja Mimoza.

    1. baca says:

      ekzakt Miri…Baba i Mimozes,Qazimi apo axha i saj Nazimi kane qene burra te nderuar te shkodres…respekti do te ndjeke kujtimin e tyre dhe te familjeve te tyre….Persa i perket ndonje komentuesi dritshkurter qe do te na tregoje se kjo familje e ka prejardhjen nga Podgorica,Shkodra,shkodranet jane te nderuar qe ne gjirin e tyre kane patur familje nga podgorica apo Ulqini,sikurse nga Malesia apo fshatrat perreth….Ne shkoder nuk ka patur kineze…!!

  10. nina says:

    Shkodra, djepi i kultures se kombit shqiptar,votoi per endren e madhe per demokracinie.
    Ne ekipin e rilindjes kombetare,vazhduese te personaliteteve te ekipeve te Kultures se VLLAZNISE, si LORO BORICIT, SABAH BIZIT,ASTRIT HAFIZIT,DIN ZHEGES,TANO BANUSHIT,ZELIHA MILOTIT TINKA KURTIT ,BIK NDOJES.IBRAHIM TUKICIT dhe shume te tjere,ben pjese dhe zonja e nderuar ne fushen e arsimit, MIMOZA HAFIZI,
    ju uroj suksese per rilindjen e arsimit.

  11. gentian says:

    Eshte per te ardhur keq sa posht kan rene keta socialistet, sepse kishin 4 vjet qe nuk pushuan vetem duke share ilir meten dhe sot dalin sikur nuk ka ndodhur asgje ne kete shqiperi dhe neser nuk esht cudi qe edhe juve tju degjojme se ajo video ishte e montuar, dhe tjetra nga asnji socialist nuk kam degjuar qe mbas humbesit me te madh ishte edhe vet edi rama sepse 8 vite ne opozit me nji qeveri shum te korruptuar nuk arriti te mare asnji mazhorance te thjesht, prandaj vazhdoni te festoni per ilir meten que ju kthej ne qeveri sepse me opoziten qe kishit von do te kishte ndodhur,,,, urime hajdutave qe mbasi na vodhen 4 vjet ne qeveri na i vodhen edhe votat per kater vjet te ardhshem……

  12. Haj medet! says:

    Shkodranet,i votuan ata te vdekurit dhe te gjallet qe ua vrane:patriotet kombetar dhe fetar si dhe pioneret e demokracise si,Ruçin,haj medet!

  13. mergim tari says:

    Znj. Hafizi,

    Une po lexoj vetem titullin e intervistes tuaj.

    Druaj se ato qe keni thene jane te verteta por jo te plota.
    Pervec halleve, problemeve te tyre shkodraner jane njerez te
    shkelqyer, me zemer artisti dhe shpirt demokrat rebel.
    Ata nuk mund te mbanin me ne kurriz nje vrases.

    Per ta eshte koha te dale e verteta e 2 prillit, e
    Azem Hajdarit, e
    Remzi Hoxhes e
    Fatmir Xhindit e
    Kosta Trebickes e
    26 te pafajshemve te Gerdecit e
    krimit makaber te 21 Janarit.

    Ata nuk harrojne se kush ja shiti naften Milloshevicit per te vrare vellezerit tane kosovare.

    Populli i rrethit te Shkodres dhe gjithe Shqiperise nuk harrojne tradhetarin qe donte ti falte detin Greqise, duke kafshuar perseri token shqiptare.

    Populli i Shkodres si e gjithe Shqiperia kane qene dhe jane si perhere te bashkuar. U perpoq ti percante nje bandit politik por nuk mundi tja dilte sepse ne si popull jemi nje veri e jug.

    Une nuk jam krejt nga veriu por shoket dhe miqte e mi me te mire andej i kam patur dhe i kam.
    Perhere kam enderruar pr sot uroj dhe jam krenar te them….

    “Ma ka anda me e pa Shkodren te clirueme prej percarjes fashiste qe mbolli Sali Berisha ne ket qytet te iluminuem prej dijes dhe mencurise shekullore”.

    Duhet te jemi te gjithe fatlume qe po jetojme dhe pas 22 vjetesh e shohim prape Shqiperine te cliruar perfundimish, nga fashizmi, komunizmi dhe se fundi nga Neo Nazi-komunizmi anadollak Berishjan.

    Tani beteja jone duhet te jete duke bere opozite me te majten.

  14. My name is taken says:

    Sa Turp!!!!!

    Shkodra djepi i qyteterimit e kultures Shqiptare qyteti me i persekutuar ne evropen lindore bastioni antikomunist dhe rilindja e besimit tek zoti vendosi te votoje per pasardhesit e persekutoreve e ish komunisteve qe e kane denigruar ne vite.
    E them Prap SA TURP????
    As varferia harresa apo figurat e peshtira tashme si Xhozi e kompani nuk jane nje aresye per tia dhene votat socialisteve.
    Kishte ardhur koha per ti kujtuar PD se me Shkodren nuk luhet dhe dakort ne shenje proteste votat i jepen nje tjeter force te djathte psh FRD apo nje tjetre por te votosh majtas??
    Rilindje?? Me cilin me Gramoz Rucin e Ilir Meten.
    Per mua te humbesh nje pale zgjedhje eshte normale por te humbesh Shkodren eshte dicka shume me e madhe dhe shpresoj qe nje e djathte e vertete dhe e bashkuar duhet te filloje rilindjen e saj pikerisht nga ky qytet ku cdo gur te kujton krimet e eterve qe te bijet sot per nje karrige jane gati ti mohojn.

    1. shkodrani UK says:

      I dashur “my name is taken”…..

      TURP per prinderit tuj qe te lane te pashkolle e nje te paditur…

      TURP per ty qe akoma nuk di dhe nuk arrin te kuptosh se cfare do te thote demokraci.

      TURP per ty qe akoma me formim enverist mendon se udheheqesi yt duhet te jete i perjetshem

      POR une te meshiroj se nuk eshte faji jot qe je i paditur, pasi kshu te donte partia ty, te paditur se vetem kshu mund te kishte nen kontroll trurin tend te vogel dhe ta nguliste ne koke qe saliu duhet te jete kryeminister edhe pas vdekjes

      Nuk e di nese je shkodran, por mos mi thuaj shkodres teme “sa turp”..
      Nuk eshte turp te hapesh syte dhe te shikosh per rreth…
      Nuk eshte turp te dish se ne demokraci pushtetet nderrohen me njerez te ri e me energji per te punuar per kete vend.

      Une krenohem me shkodren, jo per faktin qe votuan Edi ramen pasi une ne Angli nuk me lidh asnje gje dhe skam asnje perfitim nga ai, por me faktin qe shkodranet filluan te hapin syte e te kuptojne se partia demokratike vetem emrin e ka te tille pasi nuk eshte demokratike.

      TA KESHILLOJ EDHE TY TE HAPESH SYTE DHE TE KUPTOSH SE NE DEMOKRACI NUK KA UDHEHEQES TE PERHERSHEM “O DEMOKRAT” ME BINDJE ENVERISTE

    2. mergim tari says:

      Po pse o njeri i mire mendon se te majtet jane pasardhes te persekutoreve e komunisteve. Cfare ishte Sali Berisha qe Shkodra e votoi dhe i besoi me shpirt. Mos ishte i persekutuar nga komunistet.

      Une dhe ti e dime shume mire se kush ishte partia qe kishte edhe ne krye nje komunist persekutor. Por me mire se ne e dine ata qe ky faqezi u ka bere dem e u ka sjelle zi. Per kete ju ftoj te merrni me shume informacion nga jeta e HYSEN SHESHORIT.

      Nese keto nuk ju mjaftojne, shikoni disa fotografi ne varka ose prane oxhakut ose nje kope byroistesh, ku ne te gjitha keto fotografi, ndodhet edhe nje njeri qe sot shuem gomere e quajne hero madje edhe Skenderbe…..

      Jepini fund ketyre vjershave koperativiste te nje folklori bajat kur beni krahasime midis komunisteve, persekutoreve etj….., kur ne krye te tyre ka qene vete ai, heroi, Skenderbeu, trimi, prijesi SALLO kapedani qe nuk donte te ikte nga politika me te mire, por u qerrua me TURP.

  15. Gjok Martini says:

    Shkodra vuajti nen rregjimin e Mehmet Shehut, Koci Xoxe dhe Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise e Sali Berishes nje stalinist psudo demokrate
    qe gjeti shoke te korruptuar ne Shkoder qe i sherbyen me vrulle kesaj
    makinacioni te ri dhe parfituan te paket dhe u leshuan ne emigrim te tjeret per tu kethyer ne bastion te fuqishem ne propagande
    dhe korrupcion gjersa i doli boja dhe e pane klasa fshatare dhe pake punetor te pa organizuar me 11 permbytje dhe shkaterrime ne ekonomi dhe kulture te mrrekullueshme te Shkodres.
    Erdhi fitorja e pa pritur kur Edi Rama me shoke hapi fuqishem fushaten e bukur ne Shkoder nuk mendojshim se do ishte fitore aq e fuqishme si
    nje tajfun qe perfeshiu te gjithe Shqiperine.
    Nje fitore glorioze e arte dhe heroikisht fitore te gjithe popullore
    qe coj ne pension at uzurpator te krimit e te turpit.
    Eshte fundosur nje here e mire psudodemokracia qe jetoj me aq zell per 22 vjete. Edi Rama me shoqeri te mrrekullueshme dhe atdhetare do garantoje cdo copez te shqiptareve kudo qe ndollen do u jep kujdese te vecante ne edukim shqip, shendetsi , punesim te garantuar pa frige qe do te keputet punesimi perse shkon ne mitingje!

  16. My name is taken says:

    Hey Shkodrani from UK
    Kujt i thua ti i pashkolle?
    Une te garantoj pa reveluar anonimin se kam me teper shkolle se Ilir Meta dhe Edi Rama se bashku qe do te drejtojne atdheun neser po ajo qe une nuk kam eshte
    Nje spiun kriminel Enverist si baba apo nje familje qe e kthen ombrellen nga fryn era.
    Ne se e lexoni shkrimin tim me vemendje une jam dakord me ju se kishte ardhur koha per ndryshim se Shkodra kishte te drejte morale te ndeshkonte Partine Demokratike.
    Sa Turp eshte per ata qe jane persekutuar e terrorizuar nder vite jane vrare e pushkatuar internuar nga eterit qe sot i votuan te bijte.
    Nuk flas per Partine Demokratike por per ideale te djathta qe nuk ndryshoen per nje premtim bosh.
    Nuk flas per Sali Berishen nje ish komunist flas per ata qe e kan aspirate idete conservative te bazuara ne te drejten e lirise se individit vs nje shteti baba qe do kujdeset per ty qe do te ndertoje Edi Rama dhe qe ti ne UK i ke parasysh pasojat.
    Po e mbyll duke tu drejtuar ty dhe te tjereve qe mendojne si ty se sot Shkodra ka humbur identitetin e saj si e djathte (mos e ngaterroni me partine demokratike te qenit te djathte)dhe ka vendosur ti jape besimin nje te majte te dyshimte te ndertuar ne kompromis.
    Ti e di si i thojne anglezet kompromisit (Compromise is a good umbrella but a very bad roof.)

    1. liqeni says:

      O My Name is taken! Shkodra ka pasur 88016 votues te regjistruar.
      Nga keto 610 flete votimi ose jane te pavlefshme ose te demtuara.
      Per rilindjen qe trumbetojne njerezit kane votuar 11 788 njerez
      Nuk dua te permend se sa u vodhen dhe sa u shiten nga keto vota.
      Po 70 000 votuesit tjere cfare roli luajne ne Shkoder?
      A mund te thuhet se Shkodra zgjodhi rilindjen e Metes dhe Rames?
      U votua ne menyre demokratike dhe votat i fitoj e majta dhe pike por jo se populli i Shkodres u be i kuq.Une skam pike dyshimi se popullit ne pergjithesi i ka ardhur ne maje te hundes per korrupsjonin qe eshte bere plage e madhe por ketu ata njerez qe votuan PS kane shfryre mllefin e tyre kunder PD por jo se dashurojne PS sic perpiqen ta paraqesin driteshkurtet militante!Persa i perket propagandes se Hafizit dhe te tjereve mbi permbytjet as nuk pati cti beje Berisha as nuk ka per ta ndaluar Meta dhe Rama ashtu sic nuk eshte ne gjendje ta ndaloje Gjermania permbytjet e natyres qe i kane ndodhur dhe do ti ndodhin me gjithe ate fuqi ekonomike qe ka.

    2. shkodrani UK says:

      My name is Taken

      Nuk mund te gjykosh shkodren qe votoi socialistet.

      Ti nuk mund te lidhesh socialistet se baballaret e tyre ishin komuniste apo edhe nje pjese e vogel si Ruci kane qene komuniste.

      Ti nuk mund ta besh kete gjykim pasi keto ish komuniste kane drejtuar dhe po drejtojne edhe ” te djathten” shqiptare. Te djathten ne thonjeza pasi Shqiperia nuk ka pasur ndonje here te djathte dhe nuk ka akoma. Dhe me injorantet dhe katunaret si Nul Moka dhe filozofi Nard Ndoka nuk rilind e djathta…. atere cfare te djathte mund te krijonte nje komunist qe ecen me bindje enveriste si sala. Sala nuk ka vetem bindje enveriste por edhe formim klanor e tribal qe e bente edhe me te rrezikshem.

      Edi Rama drejton sot partine socialiste por me i djathte eshte Edi Rama sesa Sala me kompani. Pavaresisht se i jati apo daja i tij ka qene ca kane qene.

      Duke mos pasur te djathte te vertete ne shqiperi Shkodra ka treguar se ka vlera dhe nuk ha bar per te ja dhene prape nje jo thjesht komunisti por fashisti si sala, voten.

      Shkodra ka votuar gjithmone me sy mbyll. Ka votuar me sy mbyll pasi ka marre per baze propogandat alla berishjane. ne 92 shkodra e mbare shqiperia nuk votuan per salen. votuan per te rrezuar sistemin.
      ne 2013 shkodra dhe gjithe shqiperia nuk votoi per edin por voti per te rrezuar berishizmin qe ia nguli thonjte ne fyt atij populli.

      Shqipera ka vuajtur dhe vuan per nje te djathte qytetare dhe jo te djathte “katunare”.

      E “Djathta” e sotme eshte alla katunare.

      Ne mungese te se djathtes nuk mund te akuzosh nje qytet pse votuan te majten. Dhe nuk me duket e llogjikshme te mendosh qe pse votoi shkodra per pas ardhesit e komunisteve.

      Une do thoja eshte TURP per shkodrant qe Shkodren me e perfaqesu nje njeri si nard Ndoka qe sdi me lidh 2 fjale se per zhelefinen spo lodhem te flas.

      FRD kishte shansin qe te afirmohej por fatkeqesisht si a arriti, pavaresisht se une jam me bindje te majta, (me bindje te majta ne aspektin teorik) une do te doja qe FRD te kishte fituar 4-5 deputete dhe e majta te kishte fituar me pak. Pasi kshu do te lindte nje force e djathte qytetare shqiptare.

  17. gjeramadhi says:

    coku dhe andi. do te jemi te lumtur vetem mos na vidhen votat ,dhe per kete te jeni te sigurt qe Rama nuk vjedh vota ,te tjerat si gjithe bota

  18. Ermali says:

    MIMOZA LEJI TEORIT IDIOTE QE NUK I HAN NJERI E DINE MIRE NJEREZIT QE SHKODREN TE DIELEN E MBYTI PARJA.50.000 LEKSHAT E TOM DOSHIT PAULIN STERKAJT MARK FRROKUT DHE AGRON CELES JTHYEN REZULTATIN

  19. NINA says:

    Shkodra, djepi i kultures se kombit shqiptar,votoi per endren e madhe per demokracinie.
    Ne ekipin e rilindjes kombetare,vazhduese te personaliteteve te ekipeve te Kultures se VLLAZNISE, si LORO BORICIT, SABAH BIZIT,ASTRIT HAFIZIT,DIN ZHEGES,TANO BANUSHIT,ZELIHA MILOTIT TINKA KURTIT ,BIK NDOJES.IBRAHIM TUKICIT dhe shume te tjere,ben pjese dhe zonja e nderuar ne fushen e arsimit, MIMOZA HAFIZI,
    ju uroj suksese per rilindjen e arsimit.
    me respekt kostandina, shkolla “EDITH DURHAM”

  20. iliri says:

    E more Hafizi,Po ne Lezhe,Tiran,Elbasan,Durres,Vlore,Korc,kush ishte fajtor?

  21. shkodrani UK says:

    Ermal..

    E vertete.. edhe une ketu kam degjuar qe LSI e kompani kane paguar per votat….. por mos harro se edhe saliu ka paguar.

    kane paguar disa mijra aq sa kane pasur takatin por skane paguar mbi 900 mije votues ermal.

    Sic duket shqiptaret moren ushqimet / leket/ lopet qe shperndane saliu e partia e tij por sia dhane voten.

    po ashtu moren edhe leket e te majtes por ja dhane voten.

    Kjo tregon se dicka nuk shkon.

    Saliu u pordh kete ere nuk kishte takat te bente me propogande – nuk e besuan me por thjesht ja moren ato leke e ushqime qe shperndau

  22. Eddie says:

    Ka qen per te ardhur keq qe nje qytet si shkodra ti shkonte pas nje comunisti nje dictatori megjithate e kuptuan me mire vone se kurre berrisha nuk i pelqen hubmja pasi communistes nuk e njohin démocracin hubmja eshte normale madje do ti sherbeje dhe vete pd per tu pastruar ndersa cfare do bej edi rama nuk besoj ndonje gje te madhe ne kete periudhe crise por madheshtia e rames qendron pasi largoje dy plehrat me te medha te politices shqiptare ne nje fare menyre po e pastron ate ne sensin économique nuk besoje shume suksese ps si pd pa comunistin berrisha pasi vendi ka nevoje per nje opozite

  23. gjeramadhi says:

    me cuditin disa gjera qe thone shkodra nuk e donte komunizmin dhe Enver Hoxhen , pse kush e donte komunizmin asnje , kishte dhe atehere qe e donin por ata ishin shume pak dhe ishin sozi e xhlefines, e mulit, dodes ejt, pa kete lloj specie s’do te kish kuptim bota

  24. Mergimtari says:

    Shkodranet,u lidhen me progreket e Janullatosit,te cilet Shqiperine e kane shendrruar ne arene antishqiptare dhe e harruan,A.Harapin,Zef Pellumin,Gjergj Fishten etj.te cilet,jetuan me kallezue,tragjedine komuniste dhe te komunisteve te gjalle ose pinjolleve te tyre,te cilet bene marreveshjen,si Enveri dikur me Milladinin,Mugoshen,Tempon etj.keta ne Shkoder,me Tadiçin dhe sllave e greke tjere antishqiptar.Shkodrane,e keni harruar sentencen e Migjenit,jete te derrit te kenaqur a te Sokratit te vujtur.Sigurisht,une do te jetoja si Sokrat i vujtur.Po ju…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje