Agron Tufa: Blendi Fevziu, mercenari që ndryshon sipas pushtetit

22 Korrik 2013, 10:45Politika TEMA

Nga Agron Tufa

Personazhet e medias, bash ata aktorë që përndezin sfondin e “pushtetit të katërt” nuk janë prej shumë kohësh ndërmjetësues të së Vërtetës. S’kemi pse t’i idealizojmë. Në Shqipëri ata njihen prej gjithkujt, sidomos me faktorizimin absolut gjatë fushatave zgjedhore, kryesisht në sajë të shërbimeve me efikasitet të lartë që i bëjnë vetvetes, kompanive multimediatike të biznesit, i cili është i lidhur açik me dy partitë politike. Pa ua përmendur emrat të gjithëve (sepse më të njohurit njihen me gishtat e njërës dorë) mund të themi se të gjithë ata e kanë pasur kohën e bollshme të na bindin, që i vetmi rol i tyre është jenë “viagra” të pushteteve politike.

Kështu skema e mercenarizmit mediatik nuk ka ndryshuar fare në këto dy deceniet e fundit për këto kryepersonazhë, që e sundojnë median e ekranit dhe letrës; sipas kësaj skeme perfitimesh ata ndahen në dy palë: njëra e nxjerr “karburantin” e makinerisë së servilizmit nga pozita në pushtet, tjetra – nga opozita. Ka dhe një palë të tretë, e cila në sajë të stazhit të gjatë të përvojës e ka pasuruar skemën, duke e nxjerrë “karburantin” edhe nga pozita edhe nga opozita. Në këtë rast kemi të bëjmë me formatimin dhe promovimin e një tipologjie të re në peisazhin mediatik – atë të “Qerratait të madh”. Këtë piruetë striptize të mercenarizmit mediokratik sapo e shfaqi Blendi Fevziu.

Efekti i tij shkaktoi një zilepsje të admirueshme tek siamezët e mediave të tjera, ndaj në njërën prej të përditshmëve tona pamë të na shpjegonte se “si u prish me Berishën”.  Kështu karakitatura e Bruno Vespës e vërtiti elokuencën e shpjegimit duke e shpënë atë në një sferë krejtësisht mistike, mitomane e fatidike. Në një faqe gazetë të intervistës së tij, në stilin rrëshqitës e fërshëllyes të togut të bashktingëlloreve gjarpëruese  me “fvz”, tregon “mosmarrëveshjet” (apo keqkuptimet) që ka patur me Berishën e krerë të tjerë të PD-së. Në thelb të misticizmit të tij, Fevzi shpjegon se mosmarrëveshja ka natyrë “stili”; se, gjoja ai nuk ka pranuar të drejtonte “Taun Holl-in” e Berishës, njëlloj siç nuk ka pranuar ta bëj këtë më 2005 për Bashën, për shkak se, “nuk përputhej me stilin tim”. Që ka stil mercenarizmi, këtë nuk e vëmë në dyshim. Po ç’lidhje ka kjo me atë farë “stili” të Fevzit, që ose përzihet dhe flet vetë më shumë se të ftuarit e tij, ose ndërpret sipas interesit me tundje-shkundje krahësh e këmbësh, si polic trafiku, ose kërcënon me shkop apo firas përfare nga prania në studio, duke i lënë ta kapërthen e kacagjelon palët në debat? Të vetmin stil (nëse quahet stil) të Fevzit e kemi parë të shfaqet jo në parametra stilistikë të zhanrit, po në shërbimet e vyeshme ndaj palëve fitimtare, aq hapur, aq trashë e ulëritshëm, sa të bën me turp para ekranit. Stili i Fevzit nuk shfaqet në parametra të zhanrit. Ai është një komponente përtej zhanrit ku studioja e tij dhe ai kanë shërbyer si “zjarrfikëse” për problemet e shtruara. I famshëm Fevzi është bërë, si një ndër gazetarët që, ndryshe nga të tjerë mercenarë, nuk i refuzon shtrimet e çështjeve të nxehta në studion e tij. Por ndryshe edhe nga ata, që nuk hezitojnë, më të rrallë, t’i shtrojnë çështjet e problematikat e mprehta publike për diskutim, Fevzi, këto çështje të zjarrta i sjell në studio për t’i fikur, apo më saktë, për t’i çaktivizuar. Kështu përgjatë rradhës së pafundme të “Njëmijë e një netëve” të tij në studio, Fevzi është marrë profesionalisht me ç’aktivizimin dhe ç’minimin e çdo problemi të madh që e mundon shoqërinë tonë. Duke i rënë nga dera e pasme problemeve të mëdha, Fevzi e ka pranuar bujarisht ndezjen e debatit, por ama me të njëjtët alihoxhë e hoxhalinj i ka ç’aktivizuar në mënyrë të përsosur, duke ua heqë tejzat e zërit, pa e shterruar asesi asnjërën prej tyre. Natyra bizarre e kësaj intence thotë kështu: ekzistojnë problemet? Bujrëm në studion time! Aty do të fitoni… memecërinë e sigurtë! Dhe njëmend përftohet diç e mjegullt: çështjet e nxehta shtrohen, për ta u fol dhe këtu përfundon misioni. Dhe pikërisht nga mënyra se si hapet debati mbi problemet më ekzistenciale të shoqërisë, se si flitet dhe kush janë adeptët e përhershëm – kjo mbetet enigmë, deshifrimin e të cilës e ruan për vete Fevzi. Në këto kuvende studiosh personazhi kryesor është vetë Fevzi, ndërsa pala përtej ekranit, ajo që është e interesuar dëshpërimisht për t’u përfaqësuar, mbetet e përjashtuar, me gisht në gojë. Sepse Fevzi është një zjarrfikëse!

Në vitin 1998, në “opinionin” e Fevzit, në debatin midis Gramoz Ruçit dhe të ndjerit Azem Hajdari, mbaj mend një moment delikat, kur Fevzi nuk pranoi të vinte një kasetë që kishte sjellë me vete i ndjeri, me qëllim që shqiptarët të shihnin qartë se kush u printe turrmave të egërsuara vandale në Vlorë 1997. Këmbëngulja e Hajdarit dhe hezitimi i Fevzit morën fund nga zilja e telefonit fiks në studio, pas së cilës Fevzi refuzoi ta shfaqte kasetën. Aty kuptuam që Fevzi ka eprorë, para të cilëve s’pipëtin. Pamë gjithashtu që studioja e tij “Opinion”, si një anije me vela mori kursin majtas “pro pushtetit”, kurs të cilin e ndryshoi djathtas me një gjarpërim taktik të orëve të fundit me 2005 dhe vetëm në 2013, kur u pa se miljet e gjata ujore të së djathtës po ndeshnin në shkëmbinj nënujorë, e ndryshoi sërish timonin me një gjarpërim psikotaktik në stilin e tij, tashmë të regjur në përvojën e erës së pushtetit. Arsyet janë se “i ka pëlqyer Rilindja”, por më së shumti i pëlqen argumenti irracional, bestyt e profetik, sipas të cilit nënkuptohet – “ai lider që refuzon të vijë në studion time, e ka të humbur betejën politike”… A thua se studioja e tij na qenkësh një akuarium plot ujë jetëdhënës, apo rasat ku mund të gjejnë mjedisin e domosdoshëm për mbijetesë të të gjithë koranëve në rrezik. Fevzi i referohet studios së tij përvojëshumë, duke ndërmendur se, “…në 2005 Fatos Nano nuk erdhi në Opinion pasi e kishte konfirmuar; në 2009 po ashtu Edi Rama nuk pranoi të vinte; këtë vit Berisha refuzoi të vinte, pra s’është diëka e re”.

Ti, lexues kokëtrashë, a e kupton tani se ç’do të thotë të mos shkosh në studion e Fevzit?! Sepse studioja e tij nuk është thjesht Opinion, jo! Është shumë e më shumë! Është Medium përcaktuas për fatin e mëtejshëm politik për çdo lider! Në një medium të tillë, liderët që e kanë “kafshuar njëherë gjuhën”… vijnë dhe, ashtu, të penduar kridhen në ujërat mistike fevziane ku Fevzi nuk është gazetari! Absulotisht! Ai është ajo figura e falltarëve të moçëm në tempujt antikë, zçri i Fatit, Tiresia vetë në tempullin e Delfit, që parathotë të ardhmën në trajtë simbolesh; është bazilika antike e Jerusalemit  dhe ai, Fevzi koranor, është një shën Pagëzor që ep bekimin për bashkëudhëtarët ngadhënjyes në pushtetin e ri; është tempulli valëzor me energji besimi, prekja e të cilit i shëbëllen prekjes hyjnore të mureve të tempullit të Mekës! Lum kush merr dorë e bekim te Fevzi e mjerë kush i bie hasha Opinionit të tij!

Pushtetet do të ndërrohen. Ato janë nomadë: liderë nomadë, ministra nomodë, qeveri nomade, siç është në të vërtetë karakteri çdo pushteti. Vetëm një është i paluajtshëm në gjithë këtë stuhi ndryshimi, në këtë pantha rei: Fevzi i përjetshëm! Nëse media është “pushteti i katërt”, kjo gjë nuk vlen për Fevzin: ai është pushtet i Parë, pushtet mitik, porfetik e i përjetshëm. Është magu që ripërtërin vetveten në një rrethqarkullim të pandalshëm; fytyra e re e Janusit romak drejt së ardhmes, që lë prapa shpine kohën, historinë me epokat e saj, traditat dhe kulturat e saj që plaken pandreqshëm dhe të cilat, kanë të vetmet vlerë si relikte, të vetmen ekzistencë, qoftë dhe të vobegtë, vetëm nëse renditen në memuaret e Fevzit për t’u shitur në tirazhe marramendëse. Se vetë e vërteta flet drejt e nga buzët e Fevzit, apo jo? E ndjeni si fërshëllen ajo kur gjarpëron në narrativën e tij? Vetë e vërteta madje, sesi, ka kohë që ka marrë shembëlltyrën e Fevzit. Dhe aq shumë është shkrirë në këtë ngjashmëri, sa shumëkush vështirë e ka ta dallojë të vërtetën nga identifikimi i saj i plotë me vetë Fevzin. Mos është vetë e vërteta mishërim i plotë i Fevzit? Mos është Fevz? Fvz?

Kujt i kaluan të rrënqethura në shtat nga kjo dilemë? Nga kjo pandehmë?  Me siguri liderëve politikë… Po, po, atyre! Për një gjë duhet të jetë e qartë kjo specie supersticioze: nëse duan të bëjnë hajër, nëse ua kanda t’i mishërojnë ëndrrat dhe deliret e tyre, nëse ndjehen të dobët, impotentë në vullnetin e tyre për pushtet, ata do të gjejnë dermanin në ujërat e Fevzit: aty gjejnë ilaçin, balsamin, eliksirin, nektarin e ambrozin – viagrat e rritës politike, se vetëm prej aty bëhet kërcimi mbi hamshorin e pushtetit. Në mos jo, xeni mend!

Kaq pako gjë ma merr mendja se e kanë ngulitur mirë në kokë pretendentët për liderin e ri të PD-së këto ditë. Dhe atyre, nëse nuk e kanë kuptuar vetë, më vjen t’u them: a e patë more djema se ç’ndodhi me ata që i ranë hasha Fevzit?! Çfarë prisni more! Lerini more fushtat… fushatën…! S’e keni aty kismetin! Kismeti ka kohë që ju pret në studion e Fevzit! Aty madje (provoni të mos e merrni seriozisht!), e vetëm aty ju vjen kurorëzimi, spiralja e ngadaltë por e ëmbël e ngjitjes! Ngjitjes thashë?! Ç’ngjitje more! Inicimit! Te Fevzi, si san shpirtëror, mund të ketë vetëm inicim! Dhe duhet pritur në paradhomën e Fevzit, pa bëzajtur, plot besim, dikë bërë zap kalin e harbuar të mosdurimit deri në ditën e Madhe të marrjes së pushtetit, që siç dihet, kalon vetëm e vetëm përmes një rruge të njohur e të rrahur mirë: t’i përmbaheni besnikërisht stilit të hollë, fin, elegant e sidomos të padukshëm të Fevzit… Fvz…Fz.

http://shinasi.wordpress.com/2013/07/21/agron-tufa-mbi-stilin-shpetimtar-te-fevzit/

35 komente në “Agron Tufa: Blendi Fevziu, mercenari që ndryshon sipas pushtetit”

  1. adi says:

    ky artikull fillimisht ka qene botuar te gazeta start: http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=13094

    1. Xha Barka says:

      Shume rendesi i jep Fevzo Plehres ky artikullshkruesi!

    2. fl says:

      Mes nje fevziu dhe nje A.Hoxhe-qorr apo Qim.peke apo tur.zheji ngelet shume me i pertypshem perseri nje fevzi.

    3. Dardan says:

      Titelle e shkrime me te bukur ka kohe ce nuk kame pare ne mediat Shqiptare bravo shum shum e vertet ky Blendi esht nje Mercenare pa morale pa dinjitet e sharlatan.

  2. Lala says:

    Eshte me se e qarte qe mediat Shqiptare , funksionojne ne nje primivitet dhe ne nje menjure censureske
    Kjo vjen per arsye jo te demokracise se mediave , por per arsye te sinthesit qe mediat kane brenda tyre..
    Rastet jane te panumurta dhe cdokush lexues i paster dallon me lehtesi se cilet jane sot gazetaret te cilet jane te paster ose botuesit asnjanes
    Per ke gazete dhe per ke kanal televizis mund te me thote dikush qe nuk ka ndryshuar rrote , fill ose pas zgjedhjeve ??
    A nuk jane valle ata botues qe sot kane opozite deri dje ishin te dashurit ose dashnoret e cdo sistemi apo qeverie ??
    Emrat jane te shumte , por me e neveritshmja jane kritikat qe ata bejne me pas te bazuar per gjera dhe histori qe ata njohin nga koha kur ata i sherbenin qeverive ne mazhorance !!

    1. Neorealizmi says:

      Nje Kameleon qe shkruan per Kameleonin!

  3. Argita says:

    FEVZO FSHESA DIHET QE ESHTE PA KARAKTER SI KAQI I ZI E NARD NDOKA SALDATOR GOMISTI ,SI FRANGAJ ,FARI BALLIU JANE NJE PRERJE .KETA JANE FYTYRAT ME TE URYERA TE KOMBIT SHQIPTAR

  4. Glendi says:

    ky qerosi eshte vertet shume i ulet, nje sahanlepires i ndyre, nje uturak i te gjithe kryeministrave qe ka pas Shqiperia nga 1992 e ketej. Dhe flet per profesionalizem ne gazetari, kur vete dhe emisioni i tij e merr drejtimin nga fryn era. Tamam Alihoxhe dhe Hoxheali….

  5. lira says:

    Cfare ke bere deri me tani ti more Zotni,perveçe ke lepire prapanicen e ketij pushteti.
    Ndryshimi i yt me Fevzi ngjalen eshte se ai i ja lepin te gjitheve dersa ti vetem disave.

  6. ILIRET says:

    Prit Agron, prit! Edhe ti je i farketueshem… Je si ai kali i mire qe di te shtoje tagjine e vet…

  7. arapi says:

    Shumë urrejtje paska grumbulluar artikullshkruesi.Fevziu është Nr 1 pa diskutim kije inat jepi hakun

  8. Rita says:

    Me thane te drejten une nuk mund te perceptoj gazetar shkrimtar,krijues letrar qe te flase ,pershkruaj e te krijoje cfaredo jashte realitetit e shkeputur nga realiteti apo pushteti qe udheheq !!Cdo njeri kur dicka boton e krijon gjithmone do te jete ne krah te politikes qe qeveris apo qe do qeverise ,si ne rastin e z.B.F. Do te me pelqente e do te ishte e udhes qe sot gazetaret perpos se vertetes e vetem se vertetes duhet te mbetem pergjithmone asnjenjanes !!!Ne se mbajne kete qendrim gjate gjithe karjeres se tyre gazetare do te mund te kuptohen nga lexuesit dhe pse e verteta do te qelloje qe te anoje jo gjithmone ne nje rryme politike !!!!

  9. BrightEyes says:

    Shiko cfare shkruan ky zoteria Tufa dy dite perpara zgjedhjeve: http://www.panorama.com.al/2013/06/20/a-eshte-e-pergatitur-ps-per-humbjen/
    Duhet te jesh me keq se “lexues kokëtrashë” qe mos kuptosh se ky njeri deri dje ishte per vete ne fuknsion 100% te propagandes me te felliqur te Saliut. Por te pakten Fevziu ka dale me i mencur se ky qe deri ne momentet e fundit enderronte dhe bente propagande per humbjen e opozites. Ky eshte nje legen qe nuk kaluan as tre dite nga ky shkrim dhe e drodhi menjehere vete, pa mbajtur asnje lloj qendrimi ndaj shkrimit te tij tre dite me pare. Turp! Turp! Turo! Jo per kete qe po shkruan per Fevzon por per pozicionet e tua ne gjithe keto vite.

    1. Arber says:

      Tufa dhe te gjithe anikomunistet e mirefillte nuk i kane ndryshuar qendrimet jane dhe mbeten antikomuniste, dhe une nuk shoh asnje me te voglin ndryshim qendrimi. Apo te flasesh kunder Fevziut te majte?

      1. Genci says:

        @Arber….apo…[email protected]
        Se po me dukesh si i njejti person.
        Cfare antikomunisti shembullor, duke i sherbyer BErishes.
        Ik se na bere per te qeshur….

  10. malsori says:

    pushoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo……………………

  11. busho says:

    A gjeni ndonje ndryshim me Neandertal men (njeriun e Neandertalit) te ketij sherbetori rregjimesh? Si tek ai njeri primitiv, edhe te ky shihet qarte rreshqitja e trurit ne qafe…, tipar dallues i debilave e dallkaukeve. Asgje me teper!

  12. inspektori says:

    Eshte per te vene duart ne koke kur nje plehre si Fevziu merr nje rroge qa edhe prezentatoret e rrjeteve te fuqishme evropiane e amerikane do ta kishin zili. Nderkohe qe ne Albanistan ne nje republike katunaro-bananesh kjo rroge tingellon si nje “lajthitje” e pabesueshme por ne te vertete dhe fatkeqesisht eshte e besueshme. Askush nuk ka marre mundimin te pyese se si financohen keto televizione te dyshimta ku vegjetojne plehra e katunare si Fevziu apo “Qim” Peka. Ky vend plehre i banuar nga plehra ka prodhuar shume plehra qe kane qeverisur e mashtruar plehrat e shumta qe perbejne banoret bageti ripertypese. Mendoj se ky Fevziu duhet te jete gazetari me i paguar ne Ballkan ndoshta edhe me gjere duke qene se i di rrogat e disa gazetareve kryesore te disa rrjeteve si Claire Chazal e TF1 qe merr rreth 25 000 euro ne muaj por qe eshte gazetare e nje vendi prej 64 milion banoresh ndersa Fevzo eshte nje zhgarravites ne nje republike te pjerdhur prej 3 milion bagetish te imeta e te trasha. Nuk do te sosin ndonjehere çudirat ne republiken e çudirave te quajtur Albanistan. Kete vend e ka marre muti pergjithmone, nuk drejtohen me ky vend e keta njerez. Poshtersia, makuteria e servilizmi jane kthyer ne institucione kunder te cilave nuk ka derman. Ne fund te fundit duhet pergezuar edhe Fevzo se po ha buke edhe me Saliun edhe me Ramen, ndoshta ne te tjeret qenkemi budallenj. 30 000 leke ne muaj, nje shifer tronditese qe ta nxjerr veten qejfit aq sa edhe çunat qe kane bere leke me miell nuk jane asgje perballe kesaj shifre qe fitohet pa bere asgje, ah harrova duke ju mbushur trute shqiptareve me budalliqe. Me e forta eshte se shqiptaret kenaqen me keto budalliqe. Vend qe prodhon politikane, analiste, opinioniste, profesore, juriste plepash, depuete katunare, por qe nuk prodhon domate e speca, Albanistan hesapi………..kopshti zoologjik i Evropes.

  13. inspektori says:

    Te rroga lart shifra 30 000 duhet te jete 30 milion leke po me kaloi nga shpejtesia.

  14. baca says:

    po mire keto ky tufa pse nuk i shkrojti keto kur fevzo i sherbente berishes….

  15. REA says:

    kur Lirak Bejko digjej, ti Agron , nuk u ngrite ne mbrojtje te tij.Mos valle edhe ti degjove urdhrin e padronit tend?
    Dhe mendova atehere, si ka mundesi qe ky njeri inteligjent,pra ti Agron Tufa , te mos jesh i lire.
    Ne nje menyre apo tjeter, ti je nje Fevzo ne gjithe kuptimin e kesaj fjale, neologjizem i shqipes moderne

  16. raski says:

    O Agron e di populli shume mire se cfare gazetar hipokrit eshte fevziu. Mbeshtet gjoja kauzen e te perndjekurve politik ama kur ato po i vinin flaken vetes ne sy te botes dhe Shqiperise, ky po ate dite bente emisione live a dine te vishen shqiptaret.

  17. besniku says:

    Ti ke qene dhe mbetesh nje nga servilet me te ndyre te Sali Berishes. Po luan te njejtin rol qe po luan Fevziu. Sic thone edhe te tjeret, ku ke qene deri tani? Apo tani qe po mbytet anija, kerkon te dukesh “burre i mire!” Ti je nje nga te paret dhe te paktit qe ke patur dijeni per Katovicen, por s’ke folur kurre per kete. Je njelloj si neveritshmit Artan Hoxha (spiuni), Henri Cili (bytheq… dhe hajduti – do te bente mire te shkonte dhe te paguaje ato 100.000 euro qe u ka borxh shtypshkronjave ku boton librat e Fevzos dhe gazetat e tij), Artur Zheji (kumarxhiu, kurvari dhe hajduti), Frrok Qupi (komunisti dhe hajduti profesionist), Fahri Balliu (njeriu me i ndyre dhe me i peshtire qe ka pjelle ndonjehere ndonje grua, por mik dhe servil i sali Berishes, hajdut dhe mashtrues, spiun i sigurimit te shtetit, te ketij te sotmit qe drejtohet nga Sali Berisha, dora vete). Muti nuk lahet me shurre Z. Agron Tufa. Fol edhe ndonje fjale per cfare po ndodh ne KQZ, perse s’flet, fol edhe per zgjedhjet e 2009, fol edhe per 21 Janarin 2011, fol edhe edhe per zgjedhjet e majit 2011! Edhe ti nuk je nje gje tjeter, vecse nje krimb ne sherbim te Sali Berishes, dhe uroj qe Sali Berisha te jete akoma ne pushtet qe t’ju shkele me kembe dhe t’ju shurrose sic u ka bere tani e 21 vjet te tera. Po per protesten dhe vdekjen e dy te ish te perndjekurve ke folur ndonjehere Z. Tufa?

  18. m. m says:

    Zoti Tufa ! pavarsishr bindjeve tona te kunderta ,per ju personalisht gjithnje kam ndjere afeksion te vecante. Ne respekt te kultures dhe krijimtarise tuaj… por ne kete rast me duhet t’iu kundershtoj~ eshte ne te drejten e cilitdo te ndryshoje…sipas stines,sipas pushtetit,sipas temperatures ,madje…Per shemmbull perse saliu ndryshoj nga komunist njezet e kusur vite..(.dhe jo komunist dosido ),…ne demokrat,,,domethene u konvertua nga i kuq ne blu…dhe Bledi beka herezi (!)..? Mua s me duket i drejte ky qendrim i juaji. per te njetin fenomen s mund te kete dy arsyetime…apo jo ?

  19. geno says:

    Ore Tuf spiuni, po pse nuk ke folur me pare kunder Feviziut dhe Saliut e kunder PD, apo tani qe ranae nga pushteti, po stervitesh pr te shkuar me pushtetin tjeter sic e ke zakon qe nga koha kur te instrukturoi xhaxhi operativi o lyrash

  20. Lumi i Vlores says:

    Agron Tufa: mercenari që ndryshon sipas pushtetit

  21. dritani says:

    Nuk di pse me tingëllon si frustrim….
    Te jete Fevziu “viagër” më i efetshëm se të tjerët?!

  22. socialisti says:

    gazetat jane bere si ato mengjezoret ku analistet dhe gazetaret si guzhinjeret gatuajne ushqimin e perditeshem simbas shijes te cili do lexuesi.shkrime me prirje majtas,djathtas ne qender per nostalgjiker te cfar do lloje krahu biles dhe porno per pleqte qe kullojne syte me ore te tera duke i pare.gatime(shkrime) te embela te kripura pikante lindore apo perendimore porrr vetem 1 gazete qe me e mira sot me intraprendentja gazeta DITA me specialitetin e saj te preferuar MUTIn.bravo per arritjen

  23. Kerpaci says:

    Njeri mut e tjetri kak
    Mjere kujt i mbesin ne prag.

  24. sebastian says:

    Qeni fevziu. Ups. Blendi fevziu. Surratziu. Pederiu.
    Per lek te jep gruan I ziu.
    Ne te gjithe jemi sharlatane.

  25. qwe says:

    Gjithe ky artikull per Fevziun ?

  26. tomori i beratit says:

    O Agron Tufa.Nuk te heq asnje presje:Tije ME I PA CIP SE fvz.Te te njohim mire.Nje sahan lepires i pa skrupullt i saliut .I u servilose aq shume sa ……….. Pra ngadal o Tuf se edhe ti nga ajo Tuf ke dal.

  27. Thoma Note says:

    Pajtohem plotesisht me artikullshkruesin. Mbase do te ishte e dobishme te ishte shtuar ne artikull se spiunet, sidomos ata te trasheguar nga sistemi monist,nuk kane parti. Ata i sherbejne gjithmone pushtetit ne fuqi dhe per kete arsye, jo vetem mbijetojne, por paguhen shume mire. Fatkeqesia nuk qendron se bota eshte e mbushur me spiune; fatkeqesia qendron te amoraliteti i politikaneve qe per te qendruar apo per te fituar pushtet perdorin kryesisht kete kategori te percudnuar te species njerezore.

  28. abc says:

    paske lexuar Kac Myftarajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje