Shqipëria e humbi edhe ndeshjen e radhës me Zvicrën, duke mbetur sërish në vendin e parafundit në grup.
Ndeshja u nda me rezultatin 2-1 për zviceranët, që ishin më të qartë dhe skuadra më superiore në fushë.
Ata arritën në këtë mënyrë të kualifikohen për në botërorin e Brazilit.
Ndeshja ka nisur me ceremoninë e lamtumirës së Kombëtares nga mesfushori Klodian Duro. Ashtu siç pritej, në përbërjen e formacionit titullar të Zvicrës janë edhe tre shqiptarët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.
Në minutën e 4-të, Shaqiri fiton të parën goditje nga këndi për Zvicrën, të cilën e ekzekuton vetë. Loja ndalet për shkak të një faulli në sulm.
Në minutën e 8-të, Rama gjuan nga jashtë zonës, por Salihi në pozicion jashtë loje devijon topin.
Në minutën e 11-të kombëtarja jonë merr një goditje këndi, por ekzekutimi i saj nuk shënoi asnjë problem për miqtë.
Në minutën e 16-të Agolli arrin të depërtojë deri pranë zonës së rreptësisë, pason tek Rama që tenton të godasë nga 16 metra, por topi mbetet tek një mbrojtës. Spastron mbrojtja zvicerane.
Rasti më i pastër vjen në minutën e 20-të kur kombëtarja shpëton për mrekulli.
Shaqiri nis një kundërsulm. Shumë pranë portës, ai nuk godet, por jep një kros në zonë. Stocker godet me kokë, por topi godet shtyllën. Cana spastron zonën përpara se Stocker të godiste sërish.
Në minutën e 27-të, kombëtarja ekzekuton një goditje dënimi nga shumë larg zonës, por pa problem për zviceranët.
Ndeshja vazhdon me një ritëm të ulët, ndërkohë që kombëtarja shfaqet tepër e dobët, duke mos e vënë në provë portierin e kombëtares zvicerane.
Në minutën e 31-të, Shaqiri shpërthen sërish, pason në mënyrë të shkëlqyer tek Xhaka, i cili heziton përpara portës në mënyrë të pashpjegueshme dhe humbet këtë rast.
Në minutën e 40-të, Bulku kroson në zonë. Topi kalon në goditje këndi. Agolli kroson në shtyllën e parë, por topi largohet nga mbrojtja.
Në vazhdimin e aksionit Agolli kapet në pozicion jashtë loje.
Në nisje të pjesës së dytë, brenda pak sekondash Rama realizon të parin rast të pastër për Shqipërinë.
Goditja e tij largohet nga portieri.
Por zviceranët godasin menjëherë dhe në minutën e 48-të shënon Xherdan Shaqiri.
Xhaka godet nga jashtë zonës, topi devijohet dhe përfundon në këmbët e Shaqirit, që e ka shumë të lehtë që të shënojë për Zvicrën.
Lojtarët tanë protestojnë duke pretenduar se Shaqiri e mori topin me dorë. Cana ndëshkohet me karton të verdhë për protestë.
Por sërish, kur kombëtarja jonë bën një rast të mirë, ndëshkohet.
Pak minuta pasi Salihi godet traversën pas një topi të shkëlqyer nga Cana, vjen goli i dytë i zviceranëve në minutën e 78-të.
Autori i golit të dytë është Lang, që përfiton nga një amulli në mbrojtjen shqiptare. Qendërmbrojtësi është shumë pranë portës.
Në minutën e 88-të kombëtarja jonë merr një penallti, pasi Roshi pengohet në zonë nga portieri Benaglio.
Salihi e kthen në gol këtë penallti duke goditur me mjeshtëri.
Tre minuta shtesë për kombëtaren, e cila nuk ka shanse që të barazojë.
Shqipëria
Etrit Berisha, Andi Lila, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Ervin Bulku, Shkëlzen Gashi (Odise Roshi), Ergys Kaçe, Amir Abrashi (Jahmir Hyka), Hamdi Salihi, Valdet Rama (Mehmeti)
Zvicra
Diego Benaglio, Steve von Bergen, Michael Lang, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Gökhan Inler, Granit Xhaka, Valon Behrami, Valentin Stocker (Fernandez), Xherdan Shaqiri (Mehmeti), Haris Seferoviç
Faleminderit TemA dhe suksese me gjithe zemer.
<bForca çunat e Kombëtares, Jari osht me JU!
http://bit.ly/GUerzO
Granit xhaka faleminderit
Nuk luhet me nje sulmues nqs do te fitosh ndeshjen o trainier leshi.
DeBiazi duhet te jape doreheqjen.Nqs nuk jep doreheqjen vete, FSHF nuk duhet ti rinovoje kontraten.Eshte nje trainier qe nuk ka bere asgje per kete kombetare.Jemi ne vend te parafundit ku kemi qene gjithmone dhe me nivel loje qe behet gjithnje e me i keq nga ndeshja ne ndeshje.Skemat e tij jane te pallogjikshme.Luajme me nje sulmues kur na duhet te fitojme ndeshje. Ne 3 ndeshjet e fundit kemi bere 2 gjuajtje ne porte ne total gjate pjeseve te para. Lojtaret nuk bejne presion ndaj kundershtarit kur ka topin por terhiqen te gjithe ne gjysem fushen tone.Shperqendrim total gjate goditjeve te denimit apo te kendit.Pervec skemave te gabuara, ne kombetare vazhdojne te thirren madje edhe aktivizohen lojtare te nivelit amator(Dallku,Teli,Ujkani).Duket se FSHF ka qejf te paguaje shuma te majme per nje trainier qe fiton vetem ndeshje miqesore.DeBiazi pati shansin te na tregoje se kush eshte dhe na tregoi qe eshte trainier i nje niveli nen mesatar.Eshte koha qe ti jepet shansi dikujt tjeter.Fshf mos beni gabim te vazhdoni me DeBiazin.
Po e percjelli lojn me emocione te jashtzakonshme .
Une e dua fitoren e kombtares por me vje keq qe disa shikus ne stadium po i fyejn vllezerit tan Xhaken ,Shaqirin .
vellezrit e tu jane shqiptare e luajne per zvicren a thua se jane ndonje rrace superiore zviceranet e jo te ndihmojne kombetaren tone te realizoje enderren e nje kombi. ndaj mos i mbroni keta tradhetare
Fisnikeri e larte e treguar nga Granit Xhaka, nuk shenoi as ne ndeshjen e pare dhe as sot. Respekte Granit!!
Rendesi ka qe De Biazi te rinovoje kontraten. Kombetaren ketu e kemi, De Biazin ta mbajme. I thoni atij Dukes te mos e leshoje se i duhet
Ekip yne i ngjan nje ekipi kooperativash me i dobet se ekipet e kooprativave bujqesore para 1990s. Ekip pa lidhje, pa oragnizim, pa organizator, lojtare qe gabojne pasime elementare. Zvicra luajti me gjysme serbatori dhe nuk dha maksiomumin.
Pse vazhdon ky DUKA? Prap ne vend te parafundit. Asnje investim. Me stadium shekullor. Ekipet zinxhire akoma me te mbaruara…
Shume e rejte cka thoni ..Ekipe zinxhire ska se ska me leke, ska shtet…Federata? Shikoni fqinjet tane cilet kane presidente federate? Mali i Zi Dejan Savicevic ish lojtari madh i Milanit dhe Crevena Zvezdes…Kroacia Davor Shuker ish lojtar i Realit dhe Arsenalit…Po Shqiperia? Duka nje shites fiqsh drejton futbollin..Boooo
Xhaka eshte vertete njeri me integritet. Jo sepse nuk i shenoi Shqiperise, se kjo s’ka rendesi fare, por per mesazhin qe dhuroi ne fund te ndeshjes “sporti nuk eshte politike, eshte pune, kurse Shqiperine e kam ne zemer”. Bravo dhe faleminderit Granit!
Shqiptaret?!
Gabim!
Kosovaret.
Gati sa nuk na shqyet Shaqirin, nga inati, zilia e shpirtligesia shqiptare e Shqiprise!
zhdukni canen dhe duken qe te shifni futboooll
Shaqiri nga sot ka vdekur per mua Xhakes i lumt
Per te share eshte kombetarja jone ,ne rradhe te pare…
Si gjithmone ,shqipatri fajin e kerkon tek tjetri,kurre te vetja..
Edhe kesaj radhe u pa qarte superioriteti apsolut i Lojtarve Shqiptarve te Kombetares Zvicran edhe pse luanin pa ndezur asnje motore Shqiperi prape deshtoj Xhaka Shaqiri dhe Behrami ishin komplet indiferent dhe kjo prap nuk e ndihmoje Shqiperin ne duhet te jemi mirnjohes ndaj ketyre quna qe nuk na poshtruat 8 me 0 edhe pse munde ta benin pa problem ket rezultat. edhe njeher u pa se nuk mjaftone vetem te flaseshe bukur Shqipe por duhet te jesh ekspert dhe profesionist i mire.
Shqiptaret e zvicres(kombetares) jane profesioniste e njerez te talentuar qe kane nje kariere brilante. I uroj nga zemra per me shume suksese. I pyes keta kritiket nevrastenike a e keni pare se si eshte dhjamur truri i Dukes qe ka uzurpuar kariken e Federates? Atij turjuni neper forume po patet bythe. Mos u merni me kosovaret e Zvicres
hahahaha…De Biazi ankohej per fatin e keq ne humbjen e pare Po tani c do na thote per fatin e keq?
De Biazi -Fati I keq(korrupsioni i federates)
0 -3 .
mos i nen qmoni shaqirin as xhaken por vlersonivet vehteveten e edhe ata qe ikeninnuk jeni ne ghendje 3futbollistti formoni e lereni maekipin e edhe ata qe ikeni nuk e japin maksimuminthua se jan dikushi e ne fakt sjan askushi po ky asht mentaliteti shqiptar
Akoma paska shqiptare qe i bien vrangallit te patriotizmit te genjeshter. Mblidhni mendjen nje here e mire: Nuk behet as Shqiperia dhe as Kosova me mentalitetin e tejkaluar dhe primitiv se shqiptare te vertete jane ata qe jetojne dhe s’bejne asgje per Shqiperine apo Kosoven. Shqiptare te vertete jane ata qe punojne kudo, qe bejne emer te mire per vehte dhe rrjedhimisht per komunitetin dhe kombin shqiptare. Aleksander Moisiu u be mjeshter i madh i skenes ne Austri, dhe prape ne mburremi me te.Si ai ka plot shqiptare te merguar prej kohesh qe kane bere emer personal dhe ne mburremi me ta. Pse duhet te jete ndryshe me futbollistet? Asnje nga ata s’ka mohuar kombesine dhe me sa di une jane krenar per flamurin kuq e zi. Kaq duhet dhe mos te kerkojme me shume. Pse duhet qe djemte shqiptare te Zvicres te mos kontribojne per ekipin dhe shtetin qe i ka vleresuar? Bile do thosha qe te jepnin me shume. Pse duhet te vine te luajne ne Shqiperi e te behen skllever te mentalitetit: o me me mua o je tradhetar. Shqiperia dhe Kosova kane kampionatet e tyre ku me qindra futbolliste japin kontributin e tyre. Ka nje kombetare dhe nje federate qe nuk shfrytezuan nje nga rastet me te mira per kualifikim. Nuk ua kane fajin shqiptaret e Zvicres. Shume thuhet per federaten shqiptare dhe kreun e saj. Ata s’jane te imunizuar ne se nje shtet i pergjegjshem fillon seriozisht te merret me sportin shqiptar si me manaxhimin ashtu dhe investimet ne infrastrukture.
ndeshja mbaroj fituan pa diskutim me te miret.endra jone u duk ne dy ndeshjet e para.une jam i bindur se ne po te kishim mare tre pik dy ndeshjet e para me siguri kjo ndeshje do ishte nje rezultat pozitiv per ne.atehere do shikonim qe keta jan apo jo patriot.te bejne nje patriotizem qe ska vlere kjo nuk duhej tja kerkonim ketyre cunave.suksese kombetares se jane te gjithe cuna te rinj.