INTERVISTA/ “Korrupsioni dhe fundamentalizmi mund të fundosin kombin shqiptar”

16 Tetor 2013, 19:02Rajoni TEMA
INTERVISTA/ “Korrupsioni dhe fundamentalizmi mund të fundosin kombin

Në një intervistë për gazetën Express në Kosovë, botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, flet për zgjedhjet në Kosovë, pritshmërinë e shqiptarëve nga politika dhe rreziqet që cenojnë më së shumti kombin shqiptarë aktualisht.

Ai thotë se korrupsioni dhe religjioni janë dy armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve sot.

“Ne nuk jemi dy vende të korruptuara. Ne jemi një komb i korruptuar, dhe kjo rrezikon të na damkosë si një komb pa vlera. Kudo ku ka shqiptarë në Ballkan vidhen vota, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kudo ku ka shqiptarë, ka probleme me qeverisjen, tribalizimin, tenderat, antivlerat në pushtet etj. Janë të gjitha produkte të një kombi, i cili nuk ka marrë seriozisht betejën me korrupsionin. Ende e trajton si çështje morale. Në fakt është çështje esenciale që ndan një shoqëri të zhvilluar nga një shoqëri primitive, pa rregulla dhe me kulte cubash”.

Baze thotë po ashtu se tendencat religjioze në Kosovë duhen ndalur me çdo kusht.

“Kosova është e “dënuar” të jetë një shoqëri pro-perëndimore, jo vetëm se ekzistenca e saj i detyrohet Perëndimit, por dhe se e vetmja mënyrë që të mbetet shtet, është të jetë perëndimor. Nuk mund të ketë një Kosovë anti-perëndimore me tendencë drejt botës arabe dhe lindore. Nuk kemi për ta lënë as ne si shqiptarë. Do të jetë fundi jonë i përbashkët…”

http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,123699 

Intervistoi: Shpend Limoni

Z. Baze, ju jeni e njihni situatën në Kosovë, po supozoj që edhe tani jeni duke përcjellë zhvillimet këtu, përfshirë edhe fushatën e zgjedhjeve lokale? Si ju duket Kosova e vitit 2013 në aspektin politik dhe në segmente tjera?

Kosova ka një zhvillim atipik politik në raport me historinë e saj, me problemet sociale që ka dhe pritshmërinë për të ardhmen. Kosova nuk ka një skenë politike bipolare, siç janë rëndom në Ballkan, por një spektër të copëzuar politik, që vërtitet mes krahinarizmit, historisë dhe radikalizmit. Aty mungon një front i qartë i pushtetit dhe opozitës dhe të gjithë kufijtë mes partive janë relativë. Është i vetmi vend i rajonit ku partitë janë pozicionuar ndaj njëra- tjetrës në raport me Luftën dhe vazhdojnë të përdorin atë hipotekë për kredo politike. Si rrjedhojë kemi tre parti të mëdha të dala nga UÇK, LDK, që vjen nga historia e përpjekjeve për t’u shkëputur nga ish- Jugosllavia përmes formalizimit të një shteti paralel, dhe parti të reja të parëndësishme.

Ky diferencim mbi këtë kriter, ka bërë që në Kosovë askush nuk e di para zgjedhjeve se kush do të jetë qeveria e nesërme, pasi mund të ndodhë që parti që bëjnë fushatë si opozitare, të jenë pjesë e pushtetit që luftuan. Kjo dëmton rëndë moralin në politikë dhe e bën të pakuptimtë betejën politike.

Kosova duhet të kultivojë praktikën e koalicioneve të mëdha parazgjedhore me profil të qartë opozitar dhe profil pushteti me qëllim që qytetarët të dinë nëse janë duke votuar për ndryshimin apo për statu quo-në.

Kjo do ta bënte më të shëndetshme politikën dhe më pak eksperimentale. Kështu siç është Kosova, duket sikur u bën oferta personale qytetarëve dhe jo oferta politike. Askush nuk e ka të sigurt që LDK nuk do bëjë koalicion me PDK, që AAK nuk do jetë dikur me PDK, që PDK nuk do jetë dikur me Vetëvendosjen, etj.

Kjo situatë, sidomos para zgjedhjeve parlamentare, duhet të marrë fund. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë nëse do votojnë për qeverinë apo për opozitën.

Edhe zgjedhjet vendore si këto të 3 nëntorit duhet të përdoreshin për një gjimnastikë demokratike në këtë drejtim. Por me sa duket moskomunikimi politik po bën punën e vet dhe po e mban të fragmentuar si opozitën, ashtu dhe qeverinë.

 

Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga z.Thaçi, këto pesë vite nuk ka arritur ta qeverisë vendin si duhet. A mendoni se kosovarët mund ta ndëshkojnë këtë subjekt pavarësisht se partitë opozitare kosovare nuk përbëjnë alternativë serioze?

Nuk mund të jap receta politike për kë duhet të votojnë qytetarët në Kosovë, por këmbëngul se qytetarët në Kosovë duhet ta dinë nëse janë duke votuar pushtetin apo opozitën. Me këtë copëzim të spektrit politik dhe mungesë komunikimi, opozita dhe pozita janë të ndara nga një kufi i paqartë. Qytetarët duhet të ndëshkojnë fenomene të tilla si korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, vjedhjen e votave, nepotizmin dhe tribalizimin në pushtet. Për t’i ndëshkuar këto, është e nevojshme të dinë për kë po votojnë.

 

Pse sipas jush LDK nuk ia ka dalë t’i bëjë një opozitë fortë Hashim Thaçit, sikur Rama që bëri me Berishën?

LDK është një shembull i qartë se si një parti të madhe historike e dërrmon tallja me idealin e saj. E krijuar si një parti demokratike, ajo injoroi fuqinë që të jep një lojë me rregulla dhe një funksionim demokratik i partisë, dhe zboi njëri pas tjetrit grupime intelektualësh dhe themeluesish, bazuar mbi raportin e dëgjueshmërisë që ata duhet të kishin me parinë e partisë. Kjo i hoqi LDK-së fuqinë që buronte nga intelektualët, sigurinë e një elite që mund të kontribuonte në shtetin e ri të Kosovës dhe mungesën e moralit për të qenë një opozitë e fortë. LDK po ashtu vuan tani modelin e qeverisjes së Prishtinës dhe projektimin e këtyre problemeve si model qeverisjeje në të ardhmen. Nuk besoj se ngjallin shumë shpresë duke u sjellë rrotull dy tri emrave. Vetëm një hapje serioze e partisë, një rithemelim formal i saj mbi vlerat që u ngrit në vitin 1989, mund ta hapë garën dhe të sjellë një brez të ri me vlera dhe pa komplekset krahinore, politike dhe ndoshta ideologjike që mbajnë peng atë parti. Ajo po drejtohet ende nga elita e fundit e ish- Jugosllavisë në Kosovë, ndërkohë që brezi i fëmijëve të tyre vlejnë më shumë se ata.

 

Dihet që dy vendet ngecin në zhvillimin ekonomik, ka korrupsion dhe shumë gjëra negative që përshkruhen shpesh në raporte të ndryshme ndërkombëtare. Kush i ka punët më keq sipas jush, Kosova apo Shqipëria?

Korrupsioni është i vetmi armik kombëtar që kemi si komb. Ai është kthyer në motiv për t’u marrë me politikë dhe për të qenë pjesë e pushteteve. Ai po shkatërron lirinë ekonomike dhe vlerat intelektuale, të cilat nuk depërtojnë dot në pushtet për shkak të standardit që kërkon një vend i korruptuar. Ne nuk jemi dy vende të korruptuara. Ne jemi një komb i korruptuar, dhe kjo rrezikon të na damkosë si një komb pa vlera. Kudo ku ka shqiptarë në Ballkan vidhen vota, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kudo ku ka shqiptarë, ka probleme me qeverisjen, tribalizimin, tenderat, antivlerat në pushtet etj. Janë të gjitha produkte të një kombi, i cili nuk ka marrë seriozisht betejën me korrupsionin. Ende e trajton si çështje morale. Në fakt është çështje esenciale që ndan një shoqëri të zhvilluar nga një shoqëri primitive, pa rregulla dhe me kulte cubash. Duhet t’ia heqim kombit këtë damkë. Nëse nuk e marrim si mision kombëtar, bëjmë gabim të rëndë, nuk është çështje pasurie personale, por çështje e një pasurie që nuk ka vlerë ne një vend që quhet vend cubash. Më lejoni t’u pyes ju se çfarë bën një shqiptar që ka dhjetë milion euro në bankë në uikend? Asgjë. Nuk ka ku të shkojë, nuk ka teatro, opera, kinematografi, resorte të mira, vende elitare apo mjedis perëndimor. Nuk të vlen pasuria në një vend ku komshiu nuk ka bukë të hajë. Ky është një vend me të pasur dhe të varfër dhe mungon populli mesatar midis. Duhet ta zhdukim këtë trashëgimi të korrupsionit. Duhet të bëjmë një shoqëri normale, ku diferencat të jenë të vogla dhe jeta më modeste. Askujt nuk i vlejnë pasuritë e paligjshme në një atdhe që nuk i shijon dot.

 

Çfarë janë elitat politike të Kosovës dhe Shqipërisë. A kanë kapacitete ato për t’iu ndryshuar për të mirë shoqëritë?

Shqipëria po shkon drejt një brezi të dytë politikanësh duke dalë nga tranzicioni i vitit 1990. Edi Rama dhe brezi i ri i socialistëve janë një risi, për të cilën nuk jam i sigurt si do mbijetojnë në një parti me bazë të fortë ideologjike të së majtës ekstreme. Brenda Partisë Demokratike nuk ka shenja jete pas Berishës. Basha është një kukull, i cili nuk ka bërë asnjë betejë në jetë të tij, dhe nuk gjeneron dot ende një brez të ri politik. Ai është një pasardhës që po i dorëzojnë një trashëgimi, por që nuk e ruan dot po vdiq i zoti i vërtetë i shtëpisë. Rama, ndryshe nga ai, e mori vetë Partinë Socialiste. Këtij ja kanë dhuruar dhe ende nuk e beson.

Por dhe aty do të ketë zhvillime, do ketë një brez të ri post-Berishë, dhe shpresojë që në zgjedhjet e reja të kemi konkurrentë që do t’i japin fund brezit të parë të politikanëve të tranzicionit.

Në Kosovë, kjo histori është paksa më pesimiste. Partitë e dala nga UÇK vazhdojnë të dominohen nga Thaçi dhe Haradinaj gati si parti krahinore dhe tribale. Nuk e them këtë në kuptimin negativ, por duke gjykuar mbi fuqinë politike që kanë ndërtuar mbi këto kritere. LDK është e atrofizuar tek lidershipi i vjetër, i cili më shumë mendon si të dalë në pension në karrige, se sa si të sjellë LDK-në në pushtet.

Vetëvendosja është i vetmi produkt i ri politik i këtyre viteve, të cilët kanë bërë një kombinim perfekt mes të dukurit nacionalistë, por duke i fituar pikët realisht si kritikë të qeverisë. Duke qenë të ashpër me korrupsionin dhe fenomene të qeverisjes, ata kanë mundur t’i faturojnë këto pikë si nacionalistë. Kjo bën të duket sikur në Kosovë ka ende terren nacionalizmi, por në fakt ka më shumë terren opozitarizmi. Rreziku i vetëm që vjen nga kjo parti, është shkelja e syrit për një tendencë myslimanizmi në Kosovë. Kjo është e pasinqertë, e pandershme, e padobishme, bile dhe e pafytyrë kur bëhet nga nacionalkomunistë që kanë një formim bazal ateist. Unë e respektoj shumë Albin Kurtin, por ai nuk duhet t’i jap asnjë shans përmes politikës së tij perspektivës fundamentaliste të Kosovës. Edhe si lojë është e rrezikshme, jo më si mënyrë të vepruari.

 

Cili është rreziku më i madh që iu kanoset më së shumti aktualisht shqiptarëve, çështjet religjioze, keqqeverisja apo ndonjë rrezik tjetër?

Mendoj se korrupsioni dhe tendencat religjoze shkojnë në harmoni me njëra- tjetrën pasi ushqejnë njëra- tjetrën dhe i japin shans njëra- tjetrës të zhvillohen. Religjozët hiqen si puritanë që do na shpëtojnë nga korrupsioni, kurse të korruptuarit si heronj anti-religjiozë. Armiku i të dyve duhet të jetë shteti ligjor dhe laik, një shoqëri properëndimore, ku feja është problem i brendshëm i qytetarit dhe jo i shtetit, dhe një shtet, i cili dikton rregulla loje të njëjta për të gjitha. Kosova është e “dënuar” të jetë një shoqëri pro-perëndimore, jo vetëm se ekzistenca e saj i detyrohet Perëndimit, por dhe se e vetmja mënyrë që të mbetet shtet, është të jetë perëndimor. Nuk mund të ketë një Kosovë anti-perëndimore me tendencë drejt botës arabe dhe lindore. Nuk kemi për ta lënë as ne si shqiptarë. Do të jetë fundi jonë i përbashkët. Lufta jonë e vërtetë civile!

65 komente në “INTERVISTA/ “Korrupsioni dhe fundamentalizmi mund të fundosin kombin shqiptar””

  1. enea says:

    Do dalin te gjitha sheshit. Kembanat qe po bien duhet te degjohen.

    1. xhonson says:

      Nuk ishte budalla Enver Hoxha,qe u RRUAJTI MJEKRRAT ketyre SHARLATANEVE DALLKAUKE dhe i coi ne kooperative te punonin si gjithe te tjeret!!!
      Shikoni se cfare FATKEQESISHE po i sjellin popullit me IDIOTESITE e tyre!!!

    2. Thika says:

      Jepni mendimin tuaj nese mendoni se zhurmat qe vijne si pasoje veprimtarise se feve Abrahamike duhet te vihen nen kontroll:

      http://jemizota.wordpress.com/dokumentet-e-rrjedhura-nga-ministrise-se-jashtme-greke/

    3. SHQIP says:

      Artikull i sakte.,Te lumte Mero-Enver Hoxha eshte patrioti i ketij populli qe po jeton ne paqe fetare akoma.,Por deri kur do jetoje kur ketu myslimanet jane shtuar me shume se ne Arabi.,Sinqerisht nese hecen me kete ritem nuk eshte per tradheti qe jugu ti bashkohet Grekut do shpetonte nga nje veri i trashe dhe Mysliman..Shpresojme qe brezat e rinj te ndergjegjesohen duke e larguar myslimanizmin nga kjo toke.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Mos te ishte per Enver Hoxhen, do flisnim gjuhe tjeter..Shif ashpersine e fqinjeve dhe influencat e tyre per te depertuar brenda shtetit, shto dhe armikun tone qe jemi vetvetja..Do ishim shperbere..

  2. WEB says:

    Sqaroje mero ,,,se tani do te etiketohesh si islamofob ,po shume u nxitove se kompletimi eshte ne ardhje ,xhamia e madhe ne tirane i jep fund njehere e pergjithmone enderrave shqiptare drejt perendimit ,dhe i hap rrugen orientalizimit ,kushdo qofte ai qe do te marre pergjegjesine ta ndertoje ne emer te bashkejeteses, i ka vene vulen cdo lloj perspektive

    1. shkodra says:

      Per WEB….persa i perket xhamise se madhe qe planifikon te filloje ne tirane dhe qe Ju e trajtoni si rrezik themelor qe shqiperia te shkase per nga kultura orientale islame,qe ne krye te heres them se GABONI…Ne shqiperi ka nje komunitet musliman rreth 65%.Jam i sigurt se jo te gjithe njerezit qe rrjedhin nga prinder me emer apo prejardhje muslimane,jane edhe ato muslimane.!!?? por nejse..pra,le te mendojme se rreth 35% e popullsise qe banon ne shqiperi ndahet ne te krishtere katolike dhe orthodokse te cilet,me bekimin e qeverive te mepareshme ndertuan bash ne mes te tiranes katedralet e tyre bile,per kete arsye moren edhe toke falas nga shteti…!!?? Tani pyetja vjen vetiu : 35% e shqiptareve kane dy objekte kulti ne mes te tiranes ndersa 65% nuk kane nje objekt te vetin ku mund te kryejne sherbimet e tyre shpirterore ( sepse kur ata shkojne te falen askush nuk i detyron ) ..!!??
      I nderuar WEB,luftrat kane filluar kur jane mohuar interesat e dikujt dhe te tjeret i kane perfituar nderkohe qe besimtaret muslimane ne shqiperi tregojne nje durim,maturi dhe atdhedashuri per tu patur zili…
      Dua t’ju kujtoj se kreret e komunitetit musliman nuk kane kerkuar tjetersimin e trojeve shqiptare sikurse ndonje tjeter… Une ju kuptoj se logjika juaj eshte ne madhesine e portofolit qe mbani parate por,sado i madh te jeni,jeni krejt i vogel perballe atij 65% te popullsise muslimane qe ekziston ne shqiperi me vullnetin e zotit dhe per deshperimin tuaj…. Shqiperine e ka falur zoti ne mes te europes dhe per jete te jeteve do te jete Shqiptare,Tolerante dhe Europiane…

      1. WEB says:

        Ashtu qofte shkodra ,ashtu qofte ,per jete te jeteve shqiptare ,tolerante ,dhe europiane , tre karakteristika qe nuk bejne pjese ne folklorin islam ,te paren e perdorin ,te dyten nuk e njohin ,dhe te treten e luftojne .Me pak fjale pezull midis dy orientimeve ,njerin sy ne meke dhe tjetrin ne bruksel ,megjithate te falenderoj per komentin

      2. coli says:

        shkodra sa keq me vjen qe nga shqiptar po ktheheni ne turko arab dhe mohoni atdheun ilirine kur u krijuan besimet ne bote edhe ne morem nje si cdo vend i botes dhe iliret te parettane zgjodhen kristianizmin veshjet ilire jane te ngjashme me veshjet romake kryeqyteti i botes antike bashke me greqine
        ADN jone nuk eshte arab as turk as jevg as rom e magjym dhe nuk arrij dot ta kuptoj si nje shqiptar qe i thot vetes jam shqiptar te asimiloj veten e vet ne jevg turk ,rom arab muhamexhan magjym,ata e kan fene e tyre dhe kan te drejt po ne qe s jemi mysliman mijra vjet kemi pas fe tjeter pse duhet ta ndryshojme dhe te mos kthemi tek te paret tane iliropellazge mijra vjet perpara raca me e vjeter e botes perse pastaj ne te jemi palestina europes kur ne jemi rac e bardh ariane cfar eshte ky 65 per qind jane mysliman qe thot ky shkodrani ku i gjen ti kto shifra kur per mua nuk jane as 10 per qind por pas viteve 1991 shume ja futen kot jemi mysliman pa ja pas haberin fare dhe s din t ken shku me u fal i her n xhami po thon kot jemi mysliman tani po e kuptojne adn e tyre qe s jan jevg e rome e turq e arab
        ne s kemi pse te mohojme shqiperin tone dhe te mohojme fene e te parve kur jane ndare nga zoti fet s kishim lidhje me fen myslimane qe ne na i futi turku as 2 vjet perpara kur ne kishim zotin tone besin ton fetal dhe jo mysliman jane dy gjera ju qe thoni jemi myslim,an o jeni jevg rom turq arab o te perzjer por shqiptar jo nga origjina se feja e t parve nuk tradhetohet kthehuni ne adn tuaj

        1. elinor says:

          E cuditshme si paskena qene ne nje mendje per sa i perket shifrave te pakten. E lexova komentin tand vetem mbasi shkruajta timin. Seriozisht!

      3. elinor says:

        Kush te tha ty shkodrani qe 65% e shqiptareve jane mysliman?? Pse kane emrat e tille? Ja p.sh. edhe mua m’kane thane qe jam mysliman dhe as qe e pjerdh hic ate fe. E sa te tjere mund te kete si une. Ndoshta pyetja qe duhet te shtrohet eshte sa myslimane ka qe e ndjekin fene aktivisht dhe qe u duhet nje xhami per t’u falur? Besoj se pergjigjia kishte me te surprizu, as 10% te popullesise!
        Hiqju fese sa je ne kohe. Fene e krijoi njeriu me gjuhen e zhvilluar nga vete njeriu. Mos beso budallalleqe librash te shenjte qe na i paska shkruar Krishti apo Allahu. Zoti nuk ka pune me fene. Ndricoju dhe mos lejo nje hoxhe matuf me te kontrollu mendjen.
        Po te flet nje tjeter shkodran.

      4. Vllaho says:

        WEB…. Shqiperia ka qene Dikur 65% Myslimane, Sot eshte e Sigurt qe eshte e kunderta 65% Kristjane po’ te kesh parasysh qe pjesa Derrmuse e Shqiptarve te Shqiperise qe jetojne ne Perendim ne Itali se ne Greqi Po e Po eshte Konvertuar ne Kristjane. Rastin me te fundit te Konvertimit e kam parà pak ditesh ketu ne Milano ku 1 Familje nga Vlora e tere u Pagezua dhe u kthye ne Origjinen e te Parve.

      5. @shkodra says:

        I nderuar shkodra,me vjen keq t’ju them se shifrat tuaja jane te gabuara.
        Se pari, ne vendin tone ka bektashij qe vertete besojne, me shume se islamike qe vertet e praktikojne fene tuaj. PRANDAJ, xhamia qe ju pretendoni nuk i duhet 65% te popullsise por ndoshta… nuk dua te vendos shifra qe mos t’ju ofendoj.
        Se dyti, censusi i cili parashikonte me te drejte klasifikimin fetar te popullsise shqiptare nuk duhej te sulmohesh me kaq egersi pikerisht nga fondamentalistet qe nuk donin qellimisht te dilte ne drite realiteti.
        Se treti, nese jeni te sinqerte me veten tuaj dhe me besimet e tjera ne Shqiperi, sidomos me bektashijte te cilet edhe pse duket sheshit qe jane me shume se ju (ne rastet e ceremonive), por edhe shume tolerante dhe aspak agresive, kerkoni te behet nje referendum ne Tirane por edhe ne Shqiperi per problemet qe ngrihen ne shkrimin e Meros.
        Se fundi, une mendoj se Mero ka te drejte ne ato qe shkruan dhe argumentat qe ju perdorni nuk e shtojne dot komunitetin tuaj.

        Shpresoj te me mirkuptoni,

        une jam
        Besimtar ne vetem nje Zot!

  3. scandal says:

    100%%%%%%%%%% e sakt s’ka q’ka ti shtohet bravo z.Baze…………

  4. Zabit says:

    Nje interviste e thelle, por dhe nje guxim i marr per ta quajtur krejt kombin te korruptuar. Zotni Baze mos te duken gjtihe shqiptaret si Berisha, Thaci, Nano, Meta, Rama, Ali Ahmeti etj. Sidoqfte hallall per guximin. E ketyre te shamijave ua ke be mire

    1. Edmondi says:

      Zabit, nuk eshte guxim i madh ky i Meros, por eshte e verteta lakuriqe qe duhet ta shohim ne sy dhe mos te na vije keq.

      Jemi vertet komb problematik, nuk respektojme shtetin dhe ligjin, kemi korrupsionin ne gjak, veprojme mbi baza klanore dhe fisnore, gjaknxehte dhe te paarsyeshem. Aq sa duket sikurt vetem diktaturat na bejne derman.

      Me nje fjale duhet te qyteterohemi o Zabit, se ndryshe kemi me ngel si ajo delja e zeze ne Ballkan.

    2. Milano 1 says:

      Qe jemi KOMB i korrptuar kjo as qe mund te vihet ne dyshym, por qe do te ndryshojme per mire shume shpjete edhe kjo sduhet te vihet ne dyshim. Persa i perket Besimeve fetare, qe jane nje pasuri per Kombin por nje problem per shtetin. Dhe te themi te drejten tani kemi nevojen per shtete, dhe nje shtet qe duhet te “normalizoje” Istitucjonet Fetare.

      Pershendetje

  5. lavdosh says:

    Kur Mero flet per fetare ekstremiste si rrezik per Shqiperine nuk e ka vetem me fene islame. Jam i sigurte qe edhe ekstremizmat e feve te tjera ( a ju kujtohen ata prifterinjte qe sulmonin rojet private me nje lloj histerie fashiste, apo ata kleriket katolike ne Veri qe perfitojne nga varferia dhe injoranca e popullit te atyre zonave) ortodokse, katolike, jane po aq te rrezikshme per Shqiptaret sa edhe ekstremistet islame
    Sot me shume se kurre shprehja Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria eshte me domethenese. Kesaj duhet ti shtojme edhe luften kunder korrupsionit
    Korrupsioni mund te vrasi cdo gje

    1. Taulant/Tirane says:

      Lavdosh,ke te drejte.Ka talibane islamike,por jane dhe keta talibanet krishtere qe vene fene para kombit…nuk ka ndonje ndryshim mes tyre

    2. Spice Boy says:

      Sqarohu mire, per cfare i genjejne Prifterinjt Katolik te varverit ??? ku e ke pare kete gje ti ???? Vetem ndihma kane marre…. Katolicizmit ne shqiperi nuk mund ti gjesh 1 trathti ketu e 2000 vjet……..ndryshe eshte fjala per orthodokset e muslimanet

  6. feniks says:

    Mero Baze ne Shqiperi dhe Rexhep Qosja ne Kosove jane YLLI POLAR ,QE TREGOJNE SE NGA DUHET TE SHKOJNE SHQIPTARET NE TE ARDHMEN E AFERT E TE LARGET!!!
    KORUPSIONI behet i rrezikshem vetem atje ku mungon SHTETI LIGJOR!!!
    Religjioni nxitet atje ku ka me shumice INJORANCE E MJERIM!!!
    Te dy keto KUCEDRA me shume koka,duhet te jene OBJEKTIVI I PARE i nje SHTETI LIGJOR!!!
    SHTETI NUK KA PUNE ME FETE!!
    Edhe angazhimet e politikaneve per ndertime xhamish apo kishash jane GABIM!!!
    Edhe vizitat e politikaneve ne ditet e festave ne ZYRAT E KOMUNITETEVE FETARE JANE GABIM:Janebere mitingje politike!!
    Politikanet mund te shkojne vetem si BESIMTARE ne KISHA E XHAMI SI GJITHE TE TJERET E JO SI ZYRTARE!!!
    KJO NUK ESHTE NDARJE E SHTETIT NGA FEJA,POR BASHKEJETESE NGA INTERESI!!!
    Perse duhet te UROJE PRESIDENTI,KRYEMINISTRI etj BESIMTARET PER FESTE???
    A nuk jane edhe ata besimtare si te tjeret???
    Me e NDYRE ishte edhe premtimi,qe u bente Sali Berisha(per interesa kriminale),qe KOMUNITETEVE FETARE T’U JEPTE FONDE NGA BUXHETI I SHTETIT,BILE EDHE UNIVERSITETEVE PRIVATE T’U JEPTE FONDE PO NGA BUXHETI I SHTETIT,ne vend qe te ndodhte e kunderta!!!
    Universitetet jane BIZNESE,pra ata duhet t;i detyrohen shtetit e jo e kunderta!!!
    Dhe kjo behej kur UNIVERSITETET SHTETERORE JANE COPE COPE!!!

    1. demokrat says:

      Ylli polar i Mero Bazes tregon Europen, ne respect te lirive civile dhe religjoze. Ylli fetar i Rexhep Qoses ka rendence te coje ne rastin me te mire drejt Azise se Vogel. Baze e shikon hapesiren shqipfolese Europiane, Qose me shamine e Erdoganit.

    2. albania eagle says:

      Bravo Feniks.I ke rene pikes ne ato qe shkruan.

  7. Dardan says:

    Gjdo gje e sakte vetem se Baze esht dashte te jape nje pergjigje me gjitheperfshirse jo vetem per Kosoven kur esht pyte nga gazetari per ekstremizmin fetare ne Kosove, Baze ashte dashte te tregoje edhe per rrezikun qe i kanoset Kombit Shqiptare dhe Shiperis nga ekstremizmi Ultra-Ortodokse

    Pra kombi Shiptare rezikohet nga dy ekstremizma fetare aje Islam dhe Ortodoks.

    1. Vllaho says:

      Dardan…. Ortodokset Shqiptar nuk jane Rrezik per Kombin Shqiptar, edhe Kurr skane qene, Rilindasit ORTODOKS jane Ata qe e kane Drejtuar Sakt me koh kete komunitet, Ti shih per Myslimant Shqiptae qe u Deklaruan Turq dhe u Shperngulen drejt Turqise dhe 1 krahine e tere sot quhet Sanxhak edhe Dikur pjes e Dardanise po’ e quajn veten Boshnjak dhe jane Total Asimiluar. Ky eshte Rreziku Real sot i Shqiptarve. per mos fol per dhith ata Xhihadiste qe kan shku Vullnetar me luftue ne Arabi Siri Egjipt Libi etjetj Ok … Hajt Tungat Dardan

  8. mirel says:

    Mire qe po diskutohet fondamentalizmi ne nje nivel me korrupsionin.
    Kjo eshte tashme thembra e Akilit nga ku mund te shembet shoqeria dhe kombi shqiptar.
    Kuptoheni sa nuk eshte vone.
    Rinia duhet te reagoje fort.
    Braktizni fene dhe besimin idiot.
    Te cdo lloj ngjyre.
    Duani Atdheun, ne kete menyre doni dhe veten

  9. Drenicak says:

    Kosova kurr me keq nuk i ka patur punt se sot qe eshte vershu nga injorantet qe hjekun dor nga Kombi dhe asimilohen ne turkoarab.
    Aktualisht sot Kosova eshte e pushtume nga arabizimi nuk guxon me fol haptas nese nuk je si ata zdrolanat me mjekrra qe naten i dhunojn vajzat e moshave 10 deri 15 vjeqare sepse feja simbas tyre u thot dhe ateo vajzat e kusherive te afert.
    Kto ndodhin kryesisht ne Mitrovice ,Prizren ne disa lagje te Prishtines e me gjer.

    1. hipno says:

      ke plotesisht te drejte e te lumte ajo goje

  10. katarakti says:

    Shkurt 10/10. Te lumte per zgjuarsine dhe guximin.

  11. Yplala says:

    Z Baze me duhet te them se je gabim ne lidhje me religjonin.Religjoni eshte shtylla kryesore e karakterit qytetare ne te gjithe boten.E keqja e pullit tone eshte se ka shume pak informacion rreth rendesis se prezences se Zotit tek populli yne kjo eshte jo vetem per faij te perfaqsuseve te fese ne Shqiperi por edhe te inercise komuniste qe vazhdone ta quaj religjonin “dogma Dhe religjoni ka perfaqsues te korruptuar ne mesin e tyre por kjo nuk do te thote se religjoni eshte i demshem per njeriun.me shume dije rreth Zotit me shume qytetari do te kete kombi yne

  12. maja piles says:

    per ty dardan. edi qe je ekstremist islamik nga maqedonia dhe sdo shum mend. po nje pyetje kam nxir nje te krishert qe te shaje dhe te beje krime si jy. jy duet te jeni krenare dhe ti mbroni ortodokset shqiptare qe kane dhene dhe japi per vendin e tyre nuk eshesi per nje cope buke keshtu dadan MOS NGATRO KARIN ME DOLLARIN respet per fete dhe njerzit shqipfoles kudo qe jetojne por mos percajne me ane te fese

  13. Fatmir says:

    Tungjatjeta z. Baze,
    analiza juaj eshte me shume vend, por shpresoj qe te kete rene ne veshin e duhur.
    Me daten 22.09.2013 ne adresen tuaj te e-mail-it ju kam derguar nje ‘artikull’, i cili prek disa tema, te cilat analizen tuaj e bejne edhe me kumptimplote.
    Pershendetje

  14. Daniel says:

    Kuptoheni mire ç’fare thote zoti Mero Baze ,te nderuar komentues,ne se nuk mundeni,heshteni. Ky perfundim nuk eshte vetem i Bazes ,por i gjithe Europes,veçse Mero e tha hapur pa doreza.

  15. vlora says:

    Eshte vone o Mero, eshte shume vone.

    Kush te mundet te iki se aty s’a me shprese. Fundamentalizmi i ka hedhur rrenjet aq thelle ne Kosove dhe Shqiperi sa nuk shkulet me.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Ke folur me “zarar” z. mero. Duhet te kesh degjuar se cjane ne gjendje te bejne xhihadistet.
      Shance per shpetim nuk ka, mos te te genjej romantizmi. Diktatura e e. hoxhes dhe e titos mundi vetem te permbante cok gyzel-et e ballkanit. Tani ne demokraci jane te lire te shprehin ate ckane qene dhe vazhdojne te jene.
      Ne vendet ku shkelin cok gyzel-et ne evrope, bejne qe te largohen vendalinjet nga ato lagje. Kurse per aty ku flet ti as qe behet fjale fare, aty jane vendalinje me firman te mahmut sulltanit. Ato zona kane qene dhe do mbeten patericat e ish perandorise osmane.

  16. Riva says:

    Mendoj qe keto ide dhe mendime te Z.Baze jane shkaku i prishjes se marredhenieve te tij me Z.Berisha,dhe jo ato per prishje pazaresh dhe qejfmbetjesh sic predikojne servilat e Berishes.

  17. erid says:

    Shume me vlere ky shkrim, cdo shqiptar duhet te shohe brenda vetes dhe te kerkoje te jetoje me djersen e tij sipas aftesive te tij dhe punes qe ben! Pa nje ndergjegje te tille eshte e veshtire te shkohet perpara! Kjo periudhe krize ne te gjithe Evropen na ben te reflektojme kudo ne kete menyre, por me shume dobi do te ishte qe “Elita” ta beje e para kete sakrifice, pa shembuj dhe masa shume te renda kjo nuk arrihet! Kjo Elite zgjidhet me vota te vjedhura dhe si e tille nuk mund te jete nje ELite shteterore, por vetem nje grup “cubash” qe marrin ne dore drejtimin e nje shteti pa e çare koken se ku do ta çojne, por vetem sa do te pasurohen ata vete! Keshtu fillon dhe vazhdon historia dhe perseritet i njejti cikel deri ne nje rrenim te pergjithshem ku asnje nuk eshte fitues! Vertet nje mrekulli do te duhej ne kete mes!

  18. jordanka says:

    Ne kohen e xhaxhit nuk kishim as religjon,as korupsion,ishte nje mrekulli e vertete.Tani,religjonin e korupsionin do i kemi ngjitur si muti pas kepuces.Ne asnje menyre religjoni nuk duhet te jete shtylla kryesore e karakterit qytetar te nje populli,ashtu si edhe korupsioni.

  19. plaku dhe deti says:

    Korrupsioni,klientelizmi,vjedhja e votave e aspekte te ngjashme me keto nuk jane vetem problem shqiptar ose kudo ku ka shqiptare.Jane probleme qe i has kudo,ne 2000 edhe Bush i biri fitoi zgjedhjet me nje rezultat qe jo pak e dyshuan.Ka korrupsion kudo,dy presidentet e Frances Shirak dhe Sarkozi u akuzuan per korrupsion,Kohl,greke e italiane,belge e hollandeze e dreqi me te birin.Korrupsioni eshte problem demokracie,mashtron Evropa duke treguar me gisht vende si ne,por keto sistemi i ka prodhuar.Gjeni nje tender te madh ne Evrope,ne kedo shtet qe te mos jete folur per korrupsion te mundshem?Kush e shpiku fenomenin”Berisha”,kush e mbeshteti dhe kush e keshilloi te terhiqej me lezet?Patjeter qe ne shqiptaret jo,ku na pyet neve ai?Beteja jone nuk eshte vetvetja,eshte te kemi respekt ndaj vetes dhe atje ku eshte e drejta te vendosim.Ndersa kur te heq per rripi bota ndodh ajo qe po ndodh,shtohen borxhet(se bota ka interes te jape borxhe),rritet uria,nuk mbarojne veprat e panevojshme dhe mbeten pa u bere ato te nevojshmet.Si pa gje te keqe ne grindemi per geget e zgjuar dhe geget e mençur,ca me keq kur hyjne ne loje ushtaret e Janullaqit,qe i bien daulleve te ndasive fetare.Quhet fondamentalizmi i krishtere dhe eshte po aq i rrezikshem sa ai islamik.

  20. Bert says:

    Bravo Baze, si gjithmone zeri kumbues i shqiptareve memecer!!!

  21. paul says:

    Te lumte Z Baze, shume me vend kto fjale.

  22. Skeptiku says:

    Ky djale te le pa fjale!Zoti te dhente force e shendet qe tja u thuash shqipove nga mengjesi ne darke keto,me shprese se do fillojme te veme mend.

  23. Qytetari says:

    Komentuesi,shkodra dhe dikush tjeter nder te tjera ankohen se ne mes te Tiranes eshte ndertuar Kisha per fene Ortodokse,ndersa per myslimanet nuk kane ku te falen. Po mire ore,shkodrani a te tjetret,po ajo Xhamia me minare bash mu ne qender te Tiranes a nuk eshte xhami? A nuk eshte ajo Xhami e vetme qe Enver Hoxha e ruajti me fanatizem,ku dhe nen interesimin e tije u shpall Monument Kulture. Ja pra ju placin syte,qe qenka mu ne qender te Tiranes. Ndersa sa per Kishen Ortodokse qe u ndertua bash ngjitur me Min e Mbrojtjes,cdo gje eshte bere me urdher dhe miratimin personal te sali berishes,si dhe emerimi ne krye te Kishes Ortodokse,Hiresise se tije Janullatos eshte bere me miratimin e ish kreut te shtetit sali berisha,si zbatuesi deri me nje te urdherave te Beogradit dhe Athines. Prandaj mos u ankoni se ka Kisha e ska Xhamia,i keni te gjitha peshqesh nga salia.

  24. Fanolist says:

    Politikanet dhe kleriket , ne hapsirat Shqiptare, me se shumti jane hipokrit e te demshem;me mangesi ne formim e personalitet.
    -Popujve te tjere mund t’i kete sherbyer feja ; por
    -Popullit shqiptar as i ka sherbyer as do t’i sherbej ndonjhere feja.
    -Ndikimet dhe rritja e aktivitetit fetar,sidomos me nderhyrjen (financimin) e huaj eshre vetem i demshem.
    -Popull shqiptar : Beso ne zot dhe te vetja, behuni me te vemendshem, me te zgjuar , ndryshe feja dhe politika do te na demtoi ne menyre te pa ndreqeshme.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria .

  25. vjosa says:

    Nuk ka kombe te korruptuara por qeverritare e politicane te korruptuar. Ismail Kadare e ka quajtur kete klase politike ,23 vjecare,ne te dy Shqiperite “vulgu shqiptar” qe i ka hipur ne zverk e po i merr frymen gjithe kombit .
    Kombi shqiptar qe njihet tashme si kombi i vetem ne Bote per tolerancen fetare, per unitetin e mrekullueshem edhe me tre fe, po shkaterrohet e percahet nga VULGU i poltikaneve.
    Me duket se Mero keshtu jep nje ndihmese te cmuare ne zgjimin e nderjegjes mbarepopullore te te gjithe Kombit qe te bashkojne forcat per heqjen qafe te Vulgut……

  26. kirurg says:

    Sakte z. Mero, sikur te ka folur Zoti ne vesh! Dhe me guxim. por… Staturen e te tille vizionari te mencur dalluam edhe tek kryetari i Vetevendosjes, A.Kurti. Por papritur, u sqarua se armik kishte shpallur vec korrupsionin, kurse FONDAMENTALIZMIN cuditerisht e toleroka. Ai kujton se me keto fiton vota. Ndoshta ne Kosove, por jo ne Shqiperi. E di, atij i duhen votat ne Kosove, jo simpatizantet ne Shqiperi, se duhet te jete ne kuvend e qeverisje neser. Po ata mjekeroshet qe sot mund t’i japin fondet e votat, neser ne qeverisje do t’i shkurtojne pantallonat, qe t’i duket litari me te cilin e kane lidhur.Keshtu na humbi nje mendje vizionare, nga te rrallat qe mund te artikulojne nje vizion dhe nje emergjence kombetare. Faleminderit, z. Mero per cfare ben sot. Kush e di nese edhe ti nuk do te na humbasesh neser? Ne nuk jemi popull me shume fat…

  27. Volteri says:

    Analize e persosur politike dhe sociologjike:

    Nuk mund të ketë një Kosovë anti-perëndimore me tendencë drejt botës arabe dhe lindore.
    Këto fjalë vlejnë edhe për shqiptarët në Shqipëri.

    Le të kujtojmë së bashku Rilindasin e madh Pashko Vasa dhe fjalët e tij figurative:
    “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”.

    Mos të harrojmë dhe vargjet e Naim Frashërit:
    “Jak, o ditë e uruar, Që lind nga perëndon”

    Të lumtë pena, o Mero!

  28. emigranti says:

    Deri me sot kishim degjuar per shtete apo qeveri te korruptuara, por jo per kombe te korruptuara.
    Dhe kjo thenie eshte jo thjesht thenie idiote, por shume keqedashese.
    Qe te mos e zgjas po citoj vetem thenien e nje njeriu te madh dhe Meroja ta marre si postulat : ” Nuk ka popuj te mire apo popuj te keqinj, por popuj te qeverisur mire dhe popuj te qeverisur keq”.

  29. Diktatory says:

    Ishte koha kur perndija vendosi te bente nji qenije me llogjik dhe inteligjenc mbi dhe.Pasi kish caktu planetin Tok me pare per te kriju kopshtin e Edenit po sillej verdall se cila nga kafshet e meritonte te behej qenije me vetedije.Me pare kishte zhduk dinosauret nga faqja e dheut,si te padenje per te rrojt ne bashksin e kafshve sepse kishin tendenca diktatoriale.Pasandaj e provoi qe ti jepte vetedije,ndergjegje delfinit,por peshku mbete peshk dhe experimenti i zotit me delfine deshtoi.Atehere zoti mendoi që do ti jepte tru asaj kafshe qe perpiqej dhe ishte puntore,dhe duke fluturu mbi dhe pa majmunin diku nga afrika.I pelqeu sepse ai po perpiqej me kemb e me duar te bente dicka per vete dhe grupin e tij ,Puna e beri majmunin njeri thote nji kok e madhe,dhe kshtu u kry.Majmuni u kthy ne njeri.Dhe perndija flutronte mbi cdo pjes te globit,shifte majmuna,i kapte,u injektonte trunin dhe ata beheshin njers.Më pare,majmunet,si pasoj e perpjekjeve te tyre kishin arrit te evoluonin dhe te shmangnin bishtin,gje qe u be edhe shkas qe Zoti ti zgjidhte si kandidat fitues per me u bo njerz.Vetem ne territoret shqiptare kishin qellu ca majmun dembela kriminela qe nga pertacija nuk e luanin bythen prej vendit dhe bishti i kishte xan rronj te thella e nuk i hiqej.Kur u hap lajmi se majmunet qe do futeshin ne komunitetin njerzor duhet te plotsonin kushtin qe te ishin pa bisht,ose bishtrënë,atehere shqiptart,si qënije dobiçe dhe e korruptume der ne gen,vendosen qe te presin bishtin.Keshtu kushti i Bashkimit Njerzor Botnor plotsohej.Paçka se ata majmune ne shpirt ngelen!Zoti flutroi mbi ballkan,i pa ata pa bisht,ju dha trunin dhe tak u bon shqiptart “njers”.
    Tamom me te hudhme,alla shqiptarce.
    Por ata nuk e dinin se Zoti pasi i boni majmunt njers kishte ne plan te rikthehej ne Tok pas njifar kohe per te pa se ç kan bo ato qenije qe ai i boni njers.
    Dhe kush esht qenije e degjenerume,e korruptume,kriminele,si shqiptart do shkojn ne ferr!
    Se te mashtrosh perendine,gje qe e beri shqiptari,esht krimi ma i rënd!
    Prandaj per shqiptart s ka shpetim!
    Esht me zot kjo gje………

  30. Diktatory says:

    Ishte koha kur perndija vendosi te bente nji qenije me llogjik dhe inteligjenc mbi dhe.Pasi kish caktu planetin Tok me pare per te kriju kopshtin e Edenit po sillej verdall se cila nga kafshet e meritonte te behej qenije me vetedije.Me pare kishte zhduk dinosauret nga faqja e dheut,si te padenje per te rrojt ne bashksin e kafshve sepse kishin tendenca diktatoriale.Pasandaj e provoi qe ti jepte vetedije,ndergjegje delfinit,por peshku mbete peshk dhe experimenti i zotit me delfine deshtoi.Atehere zoti mendoi që do ti jepte tru asaj kafshe qe perpiqej dhe ishte puntore,dhe duke fluturu mbi dhe pa majmunin diku nga afrika.I pelqeu sepse ai po perpiqej me kemb e me duar te bente dicka per vete dhe grupin e tij ,Puna e beri majmunin njeri thote nji kok e madhe,dhe kshtu u kry.Majmuni u kthy ne njeri.Dhe perndija flutronte mbi cdo pjes te globit,shifte majmuna,i kapte,u injektonte trunin dhe ata beheshin njers.Më pare,majmunet,si pasoj e perpjekjeve te tyre kishin arrit te evoluonin dhe te shmangnin bishtin,gje qe u be edhe shkas qe Zoti ti zgjidhte si kandidat fitues per me u bo njerz.Vetem ne territoret shqiptare kishin qellu ca majmun dembela kriminela qe nga pertacija nuk e luanin bythen prej vendit dhe bishti i kishte xan rronj te thella e nuk i hiqej.Kur u hap lajmi se majmunet qe do futeshin ne komunitetin njerzor duhet te plotsonin kushtin qe te ishin pa bisht, bishtrënë pra,atehere shqiptart,si qënije dobiçe dhe e korruptume der ne gen,vendosen qe te presin bishtin.Keshtu kushti i Bashkimit Njerzor Botnor plotsohej.Paçka se ata majmune ne shpirt ngelen!Zoti flutroi mbi ballkan,i pa ata pa bisht,ju dha trunin dhe tak u bon shqiptart “njers”.
    Tamom me te hudhme,alla shqiptarce.
    Por ata nuk e dinin se Zoti pasi i boni majmunt njers kishte ne plan te rikthehej ne Tok pas njifar kohe per te pa se ç kan bo ato qenije qe ai i boni njers.
    Dhe kush esht qenije e degjenerume,e korruptume,kriminele,si shqiptart do shkojn ne ferr!
    Se te mashtrosh perendine,gje qe e beri shqiptari,esht krimi ma i rënd!
    Prandaj per shqiptart s ka shpetim!
    Esht me zot kjo gje………

  31. sn0m says:

    nje koment per kta qe i msojne tjetersimit te tokave.
    Me llogjike shqiperia ka qene e krishtere para se te behej muslimane. Si rrjedhim tokat shqiptare kane qene te krishtera, me vone u vodhen me shpat e zjarr nga jevgjit e azise.
    Keshtu nuk behet fjale se katedralet jane ngritur ne toka te tjetersuara por behet fjale per virusin e zi qe i ka kthyer shqiptaret, sidomos ata te kosoves ne zombi shkretetire.

  32. I. LL. Y. R. Y. C U. M- SH K O D R A N I says:

    NJE DITE NE NEW YORK ISHA DUKE BISEDUAR ME NJE KOLEGE NGA PERENDIMI. NE PYETJE ISHIN MAREDHENJET “Vellaznore” ne mes TURQISE DHE LIDEREVE SHQIPTARE.

    PAS DISA BISEDAVE NE MES TE TJERASH ME THA: A E DIN CILI ESHTE DALLIMI NE MES TURQISE DHE VENDEVE TE TJERA TE SHTETEVE ARABE? TURQIJA ESHTE ANTARE E NATOS NE TE CILAT GJINDEN BAZAT USHTARAKE TE PERENDIMIT. SIKURESE KETO MOS TE EKSISTONIN TURQIA DO ISHTE SIKURESE VENDET TJERA TE LUNDJES TE AFERM.
    PRANDAJ ME TURQINE DUHET MARDHENJE TE MIRA REGJIONALE POR JO VELLAZNORE. JO ME FUNDAMENTALISTIN ERDOGANIN. NUK DUHET HARRUA KUSH KRIJOJ KOSOVEN THE GJATE HISTORISE MBESHTETI SHQIPERINE.

    PERSE NE DITEN E BAJRAMIT SHQIPTARET MBUSHIN RRUGET E SHQIPERISE. PERSE NUK FESTOJNE NEPER XHAMIJA POR NEPER RRUGA. KU E NDIJEJNE VEHTEN ME TE KENAQUR LIDERET MUSLIMAN SHQIPTARE TE LUTEN RRUGAVE E JO MBRENDA NE XHAMIVE.

    TRI RELIGJIONE TE SHQIPETAREVE JANE PASURIA ME E MADHE. TRI RELIGJIONE POR JO FUNDAMENTALIZEM. NE KETE DREJTIM SALI BERISHA PATI SHKUA SHUME LARG. DUKE I NDARE SHQIPTARET NE GRUPACIONE “vellazrore” jo ne baze te gjakut, por ne baze te religjionit.

    DASHTE ZOTI DHE QOFTE LIDERI I MBRAM SHQIPTARE QE I BENE KETO GJERA

  33. dajti says:

    tung c pun kina me jevgjit dhe romt e magjypt e azise indise arabis ne se kuptoj ata e kan fene vet myslimanizmin tash e 14 mije vjet perpara ne kemi tash e 100 000 vjet perpara fen dhe besimet tona qe ska as i lidhje me fen myslimane se ka u fut ktu ec e merre vesh kta mejrosha qe si kena par kurre rrugve t tirones e kto femra t mbulume nga koka te komfshet po na kthejn 200 vjet perpara e n arabi po ne jene europian merr njerez s jena jevgj apo e haruat ADN tuj ILIRIA civilizim dhe qytetrin europina mijra vjet perpara dhe jo arabi dhe jevgjeri tmerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr u prish raca jone mori fund u skartis me jevgj e magjym hoxha flet arabisht e asnjo se kupto

  34. si gjithmone superintelekt z.Baze je i vetmi ne shqiperi qe trajton te verteten qe shqiptaret i vjen marre ta degjojne u befsh 100 vjec

  35. Musliman says:

    Shoku Baze. Ka shume burra te mencur qe perpiqen te shpjegojne, ne mos ty, te tjereve qe mund te kuptojne, se sa e gjere dhe e pasur dhe origjnale eshte feja Islame dhe sa natyrshem integrohemi ne te ne shqiptaret por dhe miliona njerez ne lindje e perendim.
    Ne fakt kokave si puna jote u duhet dhe nje pergjigje nga koka si puna ime:
    Nese ke mendimin qe ceshtja fetare eshte baze per lufte civile nder shqiptaret, bujrum kujt tia mbaje, cirruni sa te doni tu i mbush menjen veteve se sdo lini musliman te kendoje ne keto troje. Nese ju eshte mbushur mendja se jeni shume te forte, lufte do keni, dhe e dini mire qe vec asaj si trembemi. O degjoni burrat me arsye, o behuni gati per luften e Meros. Pastaj dua ti shoh ca trima e trimeresha qe vec ketu a ne ndonje media tjeter dine te lehin, se sa u vlen lekura e gjaku.

  36. FEDE says:

    BRAVOOOOOOOO!
    QOFTE NJI KEMBANE VEPRIMI!

  37. alb says:

    e ke gabim Mero, vendi rrezikohet vetem nga korrupsioni dhe hajdutlleku jo nga rruga e zotit sic mendon ti. perendia i udhezon njerzit te behen te ndershem, te respetueshem. un di shum njerez qe me pare ishin te paudhe me lloj lloj vesesh, por tani qe praktikojne fene islame kane ndryshuar si nata me diten, te urte te zoti nuk nxjerrin nje fjale te keqe nga goja

  38. drini says:

    O Albo kosovari, feja vetem e shkaterron nje popull. Ajo feja e “edukuar” i nis djemte per xhihad dhe i meson te mos zhvillohen neper shkolla por te rrahin grate sa te mundet. Eshte pokerisht kjo fe qe mohon kombin dhe enderron per kalifate!
    Ju shofte emri i Shqiptarit dhe mos i gjet derman shpirti atij qe mundohet te shkaterroje ate qe na lan trashegim te paret tane, emrin Shqipetar!

  39. besi says:

    Tezat e z.Baze se korrupsioni dhe fundamentalizmi islamik munde ta fundosin kombin shqiptare jane te qendrueshme por per dallim nga z.Baze une mendoj qe korrupsioni eshte rreziku i vetem i cili nese nuk luftohet nga elitat politike ka per te na fundosur,fundamentalizmin une e shohe si pasoje te korrupsionit politik i cili eshte duke u munduar te marre terren qdo dite dhe per mua kjo eshte normale sepse te gjithe fete permese misionareve te tyre mundohen ne forme te ndryshme te shtrijne ndikimin e vet, vetem se per ne tingellon me frikshem kjo puna e fundamentalizmit islamik per faktin e njohur qe e ka shtratin me te pergatitur dhe kontekstin gjeopolitik ku ndodhemi.Korrupsioni prodhon kaos dhe varferi dhe ne nje shoqeri kaotike dhe te varfer jo misionet fetare te qfaredo lloji qe do te shihej si shpetimtare por edhe nje narkodiler po te vinte e ti ofronte qofte edhe nje thes miell ne pjese e mire e njerezve do ti shkonin pas.

  40. musliman apo turkoshak, shqiptar jo e jo

  41. I.Troplini says:

    Nese vendi ame do te bente realitet ate program me te cilin u votua qeveria shqiptare, do i jepnim ndihmesen me te madhe jo vetem vetvetes dhe popullates shqiptare ne vendin tone por asaj ne Kosove dhe te gjitha trevave ku flitet shqip. Shqiptaret kane nevoje per nje shembull suksesi,per ate qe se kane perjetuar kurre dhe e kane enderruar gjithmone. Ajo eshte te berit realitet te shtetit ligjor shqiptar.
    Kjo do te ishte ajo force mbareshqiptare qe do ti mbyllte deren analfabetizmit dhe injorances qe dalngadale po mberthejne trevat shqiptare sikur te ishim ne vitet e para te pasluftes se dyte boterore ku 95% e popullates nuk dinin shkrim e kendim.Injoranca eshte brumi nga i cili “piqet” radikaliteti islamik apo i krishtere.
    Nje deshtim i koalicionit qeverises ne Tirane, do te ishte nje barre e madhe ne kurrizin e te gjithe shqiptareve. Ideja se me shqiptare nuk behet shtet, do bente qe vija e ndarjes ndermjet nesh te behet edhe me e dukshme. Te vetmit “fitues” te kesaj situate do ishin dallkauket e korrupsionit dhe mjekrrat, ferexhete dhe pantallonat trecerekshe te atyre qe sa vijne e po ndihen me komod ne kete realitetin shqiptar. Shqiptaret kane qene ne histori armiqte me te medhenj te vetvetes. A do vazhdojme edhe ne te ardhmen keshtu??

  42. ZQK says:

    Mero, ke vene piken mbi i.
    Je patriot i vertete!

    Kur do vesh kandidaturen per President se ai jari me musteqe e nishan na flliqi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje