(E PERDITESUAR)- Qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që do i japë asaj përveç asistencës teknike, edhe një shumë prej 300 milionë euro për tre vite.
Kreu i delegacionit, Nadeem Ilahi, tha se me qeverinë shqiptare është arritur një marrëveshje për bashkëpunimin, por sipas tij, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN në Uashington.
“Ekonomia pritet ta rimarrë veten në mënyrë modeste në vitin 2014, por stanjacioni i kreditimit, bilancet e rënduara të firmave, dobësia e partnerëve tregtarë dhe rënia e dërgesave të emigrantëve pritet ta kufizojnë rritjen në rreth 2 përqind.
Programi i ri ekonomik i autoriteteve do të synojë të mbështesë rigjallërimin e ekonomisë dhe një rritje të qëndrueshme afat-mesme nëpërmjet zbatimit të reformave strukturore krahas forcimit të stabilitetit makroekonomik. Në mënyrë të veçantë, qeveria kërkon të shmangë tendencën rritëse të borxhit publik dhe të hedhë themelet për uljen e qëndrueshme të tij, si dhe për të rikthyer besimin e bankave për të kredituar duke reduktuar kreditë nën-standard.
Buxheti i vitit 2014 është në përputhje me një proces fillestar të korrektimit fiskal, por duke qenë njëkohësisht i vetëdijshëm ndaj një ekonomie të dobët. Një përpjekje e besueshme dhe ambicioze për korrektim do të ndikojë në përmbysjen e trendit rritës për borxhin publik. Masat lehtësuese për shtresat në nevojë do të zbatohen përmes shpenzimeve buxhetore të shënjestruara. Konsolidimi fiskal do të duhet të vazhdojë në afatin e mesëm dhe në vitet e tjera të programit do të nevojiten masa për të sjellë borxhin publik në një trajektore rënëse,” vijoi zyrtari i FMN.
Sipas FMN, problem mbetet sektori i energjisë dhe sistemi i pensioneve.
“Sektori i energjisë elektrike dhe sistemi i pensioneve përbëjnë rrezik për situatën fiskale. Autoritetet planifikojnë të ndërmarrin reforma gjithëpërfshirëse në afatin e mesëm për t’i bërë këto sektorë të qëndrueshëm dhe për t’i sjellë më pranë praktikave më të mira ndërkombëtare. Partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Botërore, pritet që të japin asistencë”.
Kurse ministri i Financave, Shkëlqim Cani, duke bërë një ekspoze të gjendjes ekonomike e fiskale në vend, deklaroi se “rritja ekonomike për vitin 2013 është diku tek 1,3%. Vitin e ardhshëm parashikohet të shkojë në 2%, që është përsëri shumë larg dëshirave tona”.
Sipas ministrit, “përmirësimi i klimës së biznesit do të jetë bazë për rritjen ekonomike. Në një periudhë afatmesme, e rëndësishme do të mos krijojmë detyrime të tjera shtesë. Qeveria është e zotuar që të shlyejë një pjesë të faturave të papaguara ndaj biznesit, gjithsej 35 miliardë lekë fatura totale (350 milionë dollarë). Së bashku me FMN-në, jemi duke u përpjekur të hartojmë një politikë të rritjes ekonomike, njëkohësisht që punohet për uljen e borxhit kombëtar”.
Ka disa mënyra se si mund të përmirësohen financat e shtetit, por zoti Cani bëri të qartë atë që është mënyra e tij e preferuar.
“Rritja e bazës së tatueshme është e vetmja zgjidhje, pasi zgjidhja e dytë është shumë e dhimbshme dhe mbase e pamundur, ajo e shkurtimeve”.
Në këtë kuadër, ministri i Financave foli për një sërë masash, duke nisur nga “masa për rritjen e pagesës së taksave dhe uljes së korrupsionit. Administrimi i doganave nga “Crown Agent” rrit efikasitetin dhe ul korrupsionin. Do të kryejmë kontrolle më të shpeshta për të ulur mundësinë e abuzimit me pagesat e TVSH-së, ndërsa FMN do të ndihmojë me futjen e një sistemi të ri në tatime”.
Në marrjen e fjalës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme.
“Marrëveshja me FMN ofron garanci financiare me kosto të ulët për vendit. Në këtë mënyrë ajo forcon besimin e investitorëve të brendshëm e të huaj, duke pasur efekte pozitive në rritjen e besimit. Mbështetja financiare e FMN dhe BB sjell reduktim të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe njëkohësisht, shmang tkurrjen dhe interesat e larta me të cilat Shqipëria do të përballej në tregjet e tjera financiare”, komentoi Fullani.
Guvernatori gjithashtu shtoi se “sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm dhe i aftë që të përballojë goditje. Banka e Shqipërisë është e angazhuar që në kuadrin e rekomandimeve të përmirësojë infrastrukturën mbikëqyrëse për t’i siguruar ekonomisë një sistem bankar sa më të shëndetshëm dhe fitimprurës”.
Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp të autoriteteve shqiptare me FMN dhe BB, fjalën e mori edhe ministri i Energjetikës, Arben Ahmetaj foli edhe për domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit energjetik në vend.
“Duhet të ndryshojmë modelin dhe të fokusohemi në uljen e mospagesave”, deklaroi Ahmetaj, i cili duhet të administrojë një prej sektorëve më problematikë dhe me më shumë borxhe të mbartura të ekonomisë shqiptare.
Megjithatë, ministri vlerësoi se ““Crown Agent” do të jetë efektiv në funksionimin e plotë të doganave”.
Sipas tij, “investimet e huaja nuk po pengohen nga shkalla e lartë e tatimeve, por nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe burokracive”.
Bravo: kesaj radhe i kemi pa interes?
Po ca rendesiw ka…ne skemi buke per te ngrene. Duhen qe temarri fryme ekonomia se jemj zhytyr si mos me keq!
Leket hua jane gjithmone me interes..Por ti dhe une, ti puthim kemben FMN-se qe ne keto kohe te veshtira financjare po te japing hua..
Pa interes
Ore I zgjuar
Pyet nje cike cfare reformash dhe masa
Te sugjeruara nga FMN Kane firmosur.
Ku shkel FMN vetem rrumpalle ka.
Lali,
FMN nuk eshte Jesus Krishti. Ajo nuk jep asnje kredi pa nje norme interesi te caktuar. Edhe nona qe eshte None, nuk ja jep babes pa interes.
Sali Berishen nje ore e me shpejt ne Pranga, ai hajdut kriminel duhet te pergjigjet para Popullit per punet e pista qe ka ba kunder tije ne te gjitha drejtimet.
Pavaresisht se ky eshte nje borxh i madh por eshte emergjente per te mbushur nje cik gropen qe ka krijuar qeveria saliste. Rripi duhet shtrenguar se edhe ashtu i liruar nuk shkon se te bien pantollonat.
ME CFARE KUSHTESH?!ME CFARE INTERESI?!
FUCK ALL!
mrekulli , bravo rama dhe te shkojne per te mirene shqiptareve .
Ehhh lajmi jepet sikur keto leke po jepen qyl. Mos harroni qe eshte BORXH. FMN-ja njihet si nje institucion qe ka futur ne krize shume vende te botes se trete nga interesat e larta qe merr. Shpresoj shume qe Edi ta menaxhoje shume mire Shqiperine dhe ta rimekembi vendin por me cfare kam pare deri tani me duket se ska bere asgje. Me duket shume i paafte. Qofsha i gabuar.
BrAvOOO….. Me ne fund…
Tani do jetojme si mbret ….. Per nja dy vjet e gjys
Me interes dhe kushte si te duan çifutet me siguri ?
Po shkoni edhe kerkojini ne vendet islamike po te doni, sepse ata kane para boll..
Pse ne vendet islamike? Nga dole ne kte konkluzion? Apo çdo shqiptar qe permend çifutet eshte islamik.
Ekonomisti,
Gjermanet thone : Wer bezahlt, befehlt. Ai qe paguan,urdheron ! FMN nuk eshte institucjon bamires.
Sa perqind do te shkoje rritja e borxhit?sa do te jete interesi?Nuk qenka problem marrje e borxhit?Pse,atehere,nuk pushuat se ankuari per qeverine tjeter qe u tregua mjaft e kujdeshme ne marrjen e borxheve?
Me keto borxhe Rama ka per qellim te plotesoi disa nga premtimet pompoze gjate fushates elektorale,me ane te cilave fitoi zgjedhjet dhe plotesoi ambicjen e ti qe te behej kryeminister me cdo kusht.
Shqiperia po ndjeke rrugen e Greqis shteti zhvillohet me pun vizione dhe mire qeverisje jo me borxhe ndersa me ket borxhi ishqiperis shkon ne 7 miliard euro kjo do te thote 70% e GDP.se Edi Rama me borxhe po mendon ti realizoje premtimet elektorale dhe zhvillimin e shqiperis
Lum lumi,
Borxhi publik aktual i Shqiperise, sipas faqes ne Internet te Ministrise se financave eshte :
Borxhi publik total = 872miljarde e 235 miljon leke te reja ose 8 miljard e 720 miljon dollare.
Nga te cilet :
Borxhi publik i brendeshem 500miljard e 228 miljon leke te reja ose 5 miljarde dollare.
Borxhi publik i jashtem : 371 miljard e 629 miljon leke te reja ose 3miljarde e 716miljon dollare.
Vetem per interesat e ketij borxhi qeveria ne vit duhet te paguaje 58 miljon e 600mije leke te reja ose 586 mije dollare.
Ekonomia eshte matematike dhe jo opinion.
Me se do ti paguajme ne te gjitha keto pare ne valute?? Perse kaq shume borxh?
Biznesit u duhen lare borxhet, biznesi duhet mbeshtetur, biznesi ketu, biznesi atje. Refren qe ka filluar qe diten e pare te marrjes se qeverise.
E per cfare biznesesh behet fjale? Cilet biznese na qenkan ne dite te zeze qe qeveria merr me urgjence kredira nga FMN dhe BB? Perse nuk na i thone, te pakten pese emra, jo me shume.
Do te paguajme bizneset, perseriste dhjetera here Cani tek Babaramo, nuk ka dite ku Ramen nuk e ze gjumi per biznesin i cili na qenka bllokuar dhe nuk po investoka dot ne vend.
Nuk e di se per cfare biznesesh behet fjale, por jam i sigurte se jane biznese ndertimi rrugesh dhe pallatesh, asgje me shume. Bizneset e tjera jane tragtare.
Aq keq na qenkan keta biznese? Deri tani nuk kam degjuar ndonje falimentim.
Ato para qe Rama kerkon te shlyeje, ato biznese e kane nxjerre ne rruge te tjera. Tek puna e zeze per punetoret, tek pagesat nen dore, tek evazioni fiskal, droga etj,etj.
Pra kjo zhurme e Rames me duket pak e ekzagjeruar per te mos thene zhurme qe behen zakonisht nga qeveri te djathta, se vetem qeverite e djathta jane mbeshteteset e forta te bizneseve.
Eshte paradoksale kur lexon emrat qe kane marre dy partite e medha. Per mendimin tim PS duhet te quhej „demokratike“ dhe PD „socialiste“.
Per 300 milion borxhe ndaj bizneseve zhurmon Rama me Co. ku te gjej rast dhe kjo me duket tejet absurde.
Edhe njehere: Bizneset i kane nxjerre ne rruge te tjera parate, se nuk do te „zihen“ edhe sot e kesaj dite se kush do te marre tenderat e qeverise.
Kam pershtypjen se kerkon ti lahen borxhet kompanive qe ka lene pa paguar kur ka qene kryetar bashkie, se qeveri ne bote pa borxhe te brendshme nuk mund te kete.
Peza thote: Konsumoni, konsumoni, konsumoni.
Rama dhe Cani thone: te lajme borxhet ndaj bizneseve.
Hajde dhe merri vesh keta „specialiste“ ekonomie. Keta nuk dine ku te levrojne parane.
Berisha e dinte mire qe bizneset qe nuk paguheshin e nxirrnin parane ne rruge te tjera, ndersa ky do te hiqet me „katolik se Papa“ duke bllokuar investimet e metejshme per te lare borxhet.
Le te beje nje moratiorium per larje pas 5 vjetesh te borxheve. Bizneset nuk jane te huaja qe do te tremben sepse te gjitha bizneset e huaja jane paguar nje me nje, si Bechtel-Enka dhe kompani.
Bizneset shqiptare vetem emrin kane „si te zene ne pune“, se ekonomikisht veprojne si ne shekullin e 18.te
Eshte nje zhurme qe nuk e kuptoj.
Parti me emer te majte, por me program te djathte hesapi.
Hani pini e kendoni sa te jete lala gjoni
sa dorleshuar jane roshtildet kete e di gjith bota,. fmn,banka boterore,banka federale e usa dhe shumica e bankave te gjith botes jane te tyre.ashtu si gjith pasuria e botes ne keto 200 vite .
Per mendimin tim shfrytezimi me efficience i ketij fondi eshte nje detyre me perparesi absolute e qeverise aktuale. Po ashtu kushtet apo interesi i vene nga FMN duhet te shikohet me kujdes nga specialistet perkates qe e njohin mire ekonomine e tregut.
Te me fale lexuesi per nje shembull nga investimet e mija familjare ne fushat e Real Estates. Ne fillim me investimin e pare humba rreth 6 vjet kursimet e mija. Ne rastin e dyte para kater vjetesh investova perseri por kete radhe fitova reth tre fishin e humbjeve te investimit te pare.
Me kete rast dua ti bej nje sugjerim qeverise aktuale se sa rendesi ka vendosja e specialisteve te zote me experience Perendimore apo Amerikane qe e njohin realisht dhe nga afer ekonomine reale te tregut.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Keto 300 milion jane pa interes per 4 vjet pastaj te rrjepin lekuren fare.Askush nuk te thote se sa do jete kesti vjetor i pageses, por FMN eshte fajdexhiu me i keq ne bote.
FMN-ja esht ai kryqi qe fetaret i falen dhe presin shpetim prej tij dhe harojn qe ai kryq esht dhe “platforma” ku kryqezon shtetet qe i besojn e i falen duke i shtrir doren per “shpetim” Kryqezim dhe vdekje e ngadalt esht “kaloresia” e tyre deri sa te te marin gjithcka, pra edhe jeten ! SRB tani passi e hodhi Shqiperin ne prehrin e saj po bertet se ju “dhimbsen” shqiptaret se e di mir ku do i coj kjo rug dhe don te laj duart si Pilati sepse familjen e ka siguruar per 20 breza e na ben heroin tani !Shqiperia ngriti per 50 vjet vepra qe do i kishin zili shum e shum vende qe sot nuk jan ne ate dit halli tonen dhe ato vepra u hodhen ne er pa meshir me “predikusin” Gramoz Pashko dhe zbatusin Sali Berisha ku na dehen me “cekun e bardh” e mashtrime te paprecedenc! A keni menduar vall kujt i sherbeu kjo katastrof!!! ??? Koha tregon vet se te kujt kalkulime jan kto !Esht nje “shah” me levizje mjaft te llogaritur e me lojtar te shitur ne kuriz te viktimes !Borxhi filloi e bashk me te edhe zgjedha pa mbarim!!!
300 000 000 ( MILION ) EURO GRABITI. LUL BASHA VETEM NGA RRUGA ,,,,,,,, IMAGJINONI CFARE PO NDODH NE SHQIPERI ,,,,,,,,, DREJTON OPOZITEN ,,,,KRYETAR BASHKIE KRYEKRIMINELE TE PADENUAR ,,,,,,,KUR DO VENDOSET DREJTESI ,,,,, PA PERMENDUR. TE GJITHE ISH MINISTRAT DHE BASHKEPUNETORET E KRYEKRIMINELIT SALI BERISHA ME FAMILJEN E TIJE ,,,,, MARRIN BORXH ACOMA PER TE MOS I CUAR PARA DREJTESISE ,,,,, KISHIN KOHE PER TE NDERRUAR NGA PRESIDENTI KLD ,,,,GJUKATAT PROKURORIA ETC ETC ,,,,,VOTAT I KISHIN PER TE KRYER TE GJITHA REFORMAT ,,,,,DUKE MOS DENUAR KRIMINELET REALE HUMBEN STATUSIN DHE PRAPE VAZHDOJNE. ME PRRALLA ,,,,,,,