PD: Qeveria të distancohet nga deklaratat e turpshme të Saimir Tahirit

4 Janar 2014, 12:21Politika TEMA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike doli në të parën konferencë për shtyp këtë vit për të komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas vrasjes së një të kërkuari nga forcat speciale.

“Po bëhen 5 ditë qysh se Ministri i Brendshëm brohoriti, rrahu shpatullat, e tha, bravo çuna, dhe e mbylli me gëzuar, vrasjen e një qytetari në kërkim, të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Prej 5 ditësh, asnjë reflektim nga ana e Ministrit të Brendshëm, i cili ka mbajtur publikisht qëndrimin më të papjekur në historinë e shtetit shqiptar.

Partia Demokratike i kërkon z.Tahiri të japë shpjegime e të distancohet menjëherë nga qëndrimi i tij mbi vrasjen e një qytetari nga policia, pasi sjellja e tij është një akt turpi për shtetin, për imazhin e vendit, dhe për vetë Policinë e Shtetit.

Është e pabesueshme që Ministri i Brendshëm të thotë bravo për një vrasje, ta konsiderojë policinë e shtetit si një organizatë që merr hak, dhe ta trajtojë ngjarjen si një çështje të brendshme, duke harruar ligjin dhe rregullat e shtetit,” tha zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.

“Partia Demokratike mbështet aksionet e policisë edhe kur ato sjellin pasoja ekstreme, nëse kjo është një masë e nevojshme për sigurinë e vetë policisë dhe të qytetarëve.

Partia Demokratike mbështet reagimin e policisë kur është proporcional dhe në kushtet e parashikuara në ligj.

Por është e pafalshme që Ministri i Brendshëm të predikojë vrasjen. Kjo nuk është sjellja e një ministri të një vendi që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian,” vijoi Bardhi.

Zëdhënësja e PD tha se sjellja e Tahirit flet për një sëmundje të rëndë të delirit të madhështisë.

Ajo tha se Ministri i Brendshëm është një rrezik publik pas këtyre deklaratave.

“Duke qenë se deklaratat e ministrave, përpara se të bëhen publike, kalojnë nga aparati qendror i Edi Ramës, për fat të keq, kjo histori delirimi me pushtetin përfshin dhe Kryeministrin e vendit.

Kjo e bën edhe më të rëndë situatën, dhe më të pashpresë zgjidhjen. Kur një ministër çmendet publikisht, nuk i kërkon dot as kryeministrit që të marrë masa, pasi ai vetë ka dhënë licencën për këtë dalldisje adoleshenteske.

Prej 5 ditësh, asnjë reflektim, as nga ministri dhe as nga kryeministri.

Partia Demokratike, edhe një herë kërkon reagim publik, shpjegim publik, dhe distancim publik të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, nga ky qëndrim tërësisht jo-europian i z.Tahiri”./ep

56 komente në “PD: Qeveria të distancohet nga deklaratat e turpshme të Saimir Tahirit”

  1. 1 says:

    hhahahaha,Saimir Tahiri ne keto momente qe po shkruaj komentin eshte ne konference shtypi,kurse keta japin kundergpergjigje akoma pa mbaruar ministri…

    1. Dibrani says:

      Kodi i Procedures Penale te R.SH. Neni 206 “Koha për kryerjen e kontrollit të banesës’, thote:
      Kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme organi procedues mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të bëhet tej këtyre caqeve.
      Gjykoje Ty z. minister, policia ishte ne zbatim apo ne shkelje te ligjit kur shkoi per te kontrolluar banesen e te kerkuarit ?

      1. Drejtesi says:

        Ik ore sharabajge!

        Del e na thua brockulla sikur policia vrau nje shtetas ne kerkim dhe te dyshuar.

        Ti je me kriminele se ai qe shtiu pa ju dridhur dora mbi punonjesin e policise qe vetem zoti i erdhi ne ne ndihme per ti shpetuar jeten.

        Ne vend qe ti dilni ne krah njerezve qe jane terorizuar nga keta kriminela,po beni akoma me shume terror ndaj tyre me keto deklarata shtypi!

        1. raimondi Vlonjati says:

          Ministri Tahiri eshte nje kalama i llastuar

          Duhet vete PS-ja te kerkoje shkarkimin e Tahrit nga posti i Minsitrit
          se ai eshte nje turp..

        2. ALpini says:

          Drejtesi kurve
          ketu jane fjalet e S Tahirit.Ka folur si njeri ordiner dhe kriminel duke e kthyer vrasjen ne vrasje kriminale.Gazmir Marku nuk u vra ne perpjekje me policine ,ate e vrane bandat e tepelenasve qe kane uzurpuar policine e shtetit.
          Saimir Tahiri kujton se do jete ne jete te jeteve minister,ka harruar idioti se kungulli nuk rrin gjate mbi uje.
          Sa e sa ministra sot jane pa pushtet dhe per ta nuk pjerdh njeri,duke filluar nga Bashkim Kopliku,Agron Musaraj,Luan Rama,Neritan Ceka,Igli Tosku qe kujtedo prej ketyre ju shkon dhe mund tja presesh veshin pa problem.
          Sajmir Tahiri me kete deklarate merr persiper autoresine e vrasesit qe mendoj dhe jam i sigurte qe eshte peshqeshi me i mire qe po i ben familjes se tij.
          Gjakmarrja dhe hakmarrja vazhdojne me breza,kete duhet ta dije gjithkush qe vret ose behet frymezuesi i vrasjes.
          http://oi42.tinypic.com/29ntmxl.jpg

      2. mergim tari says:

        O DIBRAN,

        Dmth ne oret qe nuk lejohet kontrolli personi qe eshte brenda mund te beje cfare ti doje qejfi, psh nese eshte nje kriminel, ngaqe nuk e lejon ligji futjen e policise ai mundet qe edhe te vrase njerezit ose edhe pengjet te cilet mundt ti kete ne shtepi.

        Mjaft o DIBRAN, se ti gejn nje rresht te nje neni dhe nuk i referohesh atyre te cilet kane te bejne me rrezikun potencial qe sjell nje kriminel i armatosur etj….

        DMTH sipas teje nje njeri i armatosur me mitraloze automatike etj, mundet te qelloje per ore te tera ne drejtim te popullit dhe policise dhe policia duhet te nderhyje vetem kur te vije ora e kontrollit te shtepise.

        Po CFARE FLET O DIBRAN.
        PO MJAFT O DIBRAN SE PO BEHENI QESHARAKE, KAPENI PAS CESHTJEVE QE NUK EGZISTOJNE SIC ISHTE PSH FOTOGRAFIA E ENVERIT, OSE PELLITJET PER VOTAT E KORCES.

        PO BOLLE SE PO E KTHENI POLITIKEN NE KOMEDI TE ZEZE.

        PO NUK JU VJEN TURP DHE NUK SHIKONI NE RADHE TE PARE SE SI U VRANE 4 NJEREZ TE PAFAJSHEM MU NE MES TE BULEVARDIT NE 21 JANANR DHE NE MENYREN ME TE PATURPSHME SALI PISI SHPERBLEN ME 2000000 (2 MILION EURO) GRUPIN E ZJARRIT. PSE NUK FLET PER KETO TI DIBRAN POR NA CAN BYTHEN ME TEORITE E “TEJKALIMIT TE FORCES SE ARYSETUAR” ETJ….

        NE VEND TE NGRIHENI NDAJ KESAJ BISHE TE FELLLIQUR, NA TREGONI SE SI U VRA NJE KRIMINEL QE NE FUND TE FUNDIT U VRA PASI THIRRJES SE POLICISE PER TU DOREZUAR JU PERGJIGJ ME ZJARR.

        PO PSE O DIBRAN, KUR POLICIA TE KERKON TE DOREZOHESH DHE TI I PERGIGJESH ME ZJARR, CFARE DUHET TE BEJE POLICIA, DUHET TE TE JAPE EDHE BUKE DHE PASTAJ TI TE VRASESH EDHE NDONJE OFICER POLICIE DHE PASTAJ POLICIA TE BEJE ELIMINIMIN E KRIMINELIT.

        PO BOLL O DIBRAN SE PO NA CANI BYTHEN ME BUDALLALLIQE…

      3. kol says:

        O Dibra p sikur larkqofte te cenohet familja apo shtepi jote, ne cfaredo ore qofte si do behet do presim mjezin. O dibra ka automatik tjetri si do behet, tia leme ta shkrepi dhe njehere ndaj teje, se ndaj policit ja beri bam?

      4. Be-X says:

        por mo DIBRAN,
        po, e ditke shume mire rregulloren, po axh SALEHU qe i ka shkelur 23 vjete me rradhe keto rregulla a do ta gjykosh?
        shko e tregoi policise se Nju Jorkut, oren 7 APO 20, ku vriten cdo vit 700 kriminela, edhe pastaj eja e shkruaj ketu tek “Tema”.
        nuk ia uroj asnjeriu te keqen, edhe nje krimineli, sepse duhet zene gjalle e t´i jepet drejtesise, por kur vriten Police, kur i behet thirrje te dorezohet, nuk ngelet gje tjeter vecse plumbit me plumbe!OR TEJ!

    2. kapterri says:

      Ka më të turpshëm se sa qëndrimi juaj ndaj krimit dhe kriminelëve që, në vend se ti dënoni i merrni në mbrojtje.Sepse ju vetë jeni superkriminelët e këtij vendi.

      1. yyy says:

        Sa keq qe nuk u bere minister ti kapterr i rilindjes

        1. mergim tari says:

          Ti qenke tama si ai
          YYP XHIXHI
          YYYYP XHIXHI

  2. Aljor says:

    Po per 4 vrasjet e 21 janarit pse P.Demokratike dhe vet Sali turpi,dekoroj dhe shperbleu vrasesit ? a nuk ju duket komedi qe ata qe vrane njerez te pa armatosur ne mes te bulevardit,tani merakosen pse u vra nje kriminel qe plagosi oficerin e policise dhe ju pergjigj asaj me kallashnikov.Mblidhni ore mendjen dhe mos u hiqni si engjuj.

  3. Teta says:

    Po per tritolin ne shtylle perse nuk reagoni, apo jua ka errur syte humbja.Duket se nje dore e zeze po kerkon te destabilizoje vendin me akte terroriste dhe sabotime.Parate e korrupsionit sot po financojne kete fushate.Por gjerave u duhet vene emri dhe fajtoret duhet te dalin perpara drejtesise.Kjo eshte detyre paresore e qeverise,qente le te lehin – punet te shkojne perpara.

  4. loni says:

    kush po flet PD,po saliu i shperbleu gardistet qe vrane me 21 janar 2011 ne mest te tiranes,dhe doli ne koference shtypi dhe i tha edhe kryetarit te opozites qe po dole edhe nje here ti o edi rama,do marresh denimin ekzenplaur,apo ne parlament qe i tha deputeteve socialis,jua bej prap si me 21 janar,nuk keni as turp moj putane e pd qe flisni dhe mbroni nje kriminel,po te hapesh zjarr ne france kunder policise te shfarosin pa pike meshire dhe askush nga partite politike nuk do ti dali ne krah nje krimineli qe sulmon policine e shtetit duke e mbrojtur ashtu sic veproni ju te felliqurit e pd..

  5. Mark says:

    Per te mbajtur pushtetin me dhune ju vrat 4 te pafajshem more te degjeneruar. Mbrojtja si i beni krimineleve tregon se cfare monstrash paskeni qene dhe vazhdoni te jeni.

  6. Daniel says:

    Te largohet sa me pare , Tahiri,paraqet rrezik te madh per Berishen ! Asnje fjale per dinamitin ne shtylle dhe kartonat e shkruar.

  7. razo says:

    Ne asnje vende te Evropes nuk del opozita ne mbrotje te nje krimineli qe desh vrau policat… Plehra! Ju jeni turpi i kombit edhe mos e harroni se sic premtuam pas 21 Janarit dhe sic votuam me 23 qeshore nuk ka amnisti per ju.

  8. eno says:

    PO CFARE ZELLI TE MADH KANE TE BROJNE KRIMINELET …………..

  9. Vini re se cfare niveli ka arritur PD.
    Ne vend qe te pergezoje forcat e policise qe asgjesuan nje kriminel bejne me faj policine dhe ministrin e brendeshem.
    Nuk cuditet njeri per kete reagim te PD .kJO PARTI PO TREGON CDO DITE QE ESHTE NJE PARTI E DESTABILIZIMIT TE SHQIPERISE.
    Prandaj qe veria duhet te marri masa te shpejta per eleminimin e kesaj veprimtarie anti kombetare.Sa me shpejt aq me mire.Me shume kurajo dhe me shume GUXIM.

  10. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Znj.Bardhi ju dhe qoftelargu e keni kuptuar demokracine gabim prandaj nderroni rruge e na perfaqsoni denjesisht ne parlament per ngritjen e cemimeve e te tjera
    Pse nuk shikoni te kerkoni falje per deklaratat e qoftelargut ne vite

    Eshte e vertete per mendimin tim qe ministri u nxitua nga urimi I cunave te repartit renea por po te shohim vendet me demokraci qe ne deshirojme te arrijme si pershembull Anglia apoAmerika po pate gjuajt policine me arme ne Amerike forcat ligjzbatuese te kerkojne per te vrare sikur gje tufe gjahtaresh shkojne per te gjuajtur 1 rose te eger apo ne Angli nja 2 vite me pare ne mos gaboj qe personi quhej I rrezikshem dhe I armatosur dhe policia e vrau ndonese me vone behet nji gjyq formal per te ligjeruar veprimin e policise
    Znj.Bardhi kujtova se viti I ri e mund te kishit ndryshuar por nji fjale e urte thote
    Dhia ben vetem keca nuk ben qengja prandaj po su shkri kjo bicim shoqate qe quhet pd ne kemi per te ngel te pa perfaqsuar ne parlament dhe ska cudi qe litri I naftes te veje sa nji dite pune
    ZOTI NA BEKOFTE

  11. Arti says:

    Pershendetje te gjitheve,disa fjale per Policine. Mendoje se Policia ka ber veprimin e duhur ne momentin e duhur,ka parandaluar nje krime tjeter dhe me te madhe ndoshta. Policia ka vepruar ne parimin e parandalimit te krimit, dhe detyr e Policise eshte parandalimi njerez, nuk ka qen qellimi i Policis te vrase, por qellimi ka qen PARANDALIMI. Dhe ne ket pike Policia ka vepru sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi.

    Fjalet qe do duhej ti perdorte Ministri do duhej te ishine keto, Policia krey detyren e vet te percaktuar me ligj, parandaloi nje krime.
    C’ka gjate parandalimit te vepres penale, njeriu mund ete arrestohet,te demtohet dhe te vritet,por qe ka kuptimin e parandalimit dhe perdorimit te forces ne baze te rrethanave te krijuara.

    Uroje Policine e Shtetit ne Parandalimin e Krimit.

  12. al says:

    Nuk behet ozitaduke idale kundra ligjit.ty mojzogez te kae vene qe te cosh frymen inatcore te sales,por tadish se kundervenia e ligjit eshte veper e denueshme.kur krimineli plagosi policin ju nuk u prononcuat se kujtoni sepolicia eshte prone e shtetit.mbeshtesnipolicin dhe ligjin sedo te jeni ne kritike te vezhdueshme nga opinioni.populli kerkon qetesidhekjovendoset me zbatim te rrepte te ligjit.sot eshte tahiri,neser vjennjetjeter minister por policia eshte organ kushtetues dhe ashtu do mbetet.nderroni strategji dhe ipnialternativase perndryshe sdojuvotojpopulli se jubinindesh me ateqekerkon populli pra shtetin ligjor.mos harroni sekfimi qe beteme protestuesit e parmatosur me 21 janar,ku gjakuakomanuk eshtethare do tevije dita qe disa politikane tuaj do dalin para drejtesise.shqiperia eshte vend i natos dhe do te shteti se sidoti pergjigjet krimit.

  13. ASTERI says:

    QE KANE RRJEDHUR FARE 2 B-te KJO ESHTE E QARTEPER SHQIPTARET E NDERSHEM
    KETA KRIMINELA PLUMBIN E KANE PAKE DHE FAMILJA E ATIJ KRIMINELIT DUHET TE FALENDEROJE POLICIN,KURSE P.D.-ja QE I KERKON TE DISTANCOHET MINISTRI DHE KRYEMINISTRI.JANE UDHEHEQES TE KESAJ ORGANIZATE KRIMINALE,PRANDAJ KETA DUHET TE IZOLOHEN.

  14. Drini says:

    KJo vrasjae nga polcia e nje njeriu qe nuk po dorzohej eshte fare e zakonshme ne nje shtet si amerika apo kanadaja.
    PD duhet te distancohet nga krimi kete kerkojme njerzit normal ne shqiperi.Mos tu dale ne mbrottje dalja ne mbrotje perben veper penale dhe kjo nuk mund te jete me nje parti politike pastal.

  15. viktor hoti says:

    Kur opozita ka mbetur te perfaqsohet jo nga gra por nga zogeza lum pozita nga ciu ciut o berishe . viktor hoti

  16. venezia . says:

    vetem ne shqiperi ,degjohet opozita te mbroje nje kriminel te armatosur,

  17. viktor hoti says:

    Viktor Hoti

    NJE BRITME E TE PASHPRESIT

    Ngjarjet e rënda të kohëve të fundit kanë ringjallur çështjen e dënimit me vdekje, ndoshta për ta zgjidhur përfundimisht. Një Kushtetutë e Re kërkon qëndrim të prerë e përfundimtar.

    Ka reaksion të natyrshëm ndaj realitetit tonë tragjik. Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk kanë ndodhur të tilla gjëra e në të tilla përmasa.

    Përdorimi i fëmijës si magazinë pjesësh këmbimi njerëzore, rrëmbimi i femrës për shitje, stabilimentet e rrjetet e shpërndarjes së drogës, përdorimi i armëve me rrezik kolektiv ose i eksploziveve e zjarrit në ambiente të përbashkëta, djegia e njeriut të gjallë, mohimi dhe kundërvënia totale ndaj autoritetit shtetëror dhe ligjit etj, etj, janë evenimentet që nuk mund të mos trondisin shqiptarin e ndershëm e ta bëjnë të humbasë çdo sentiment.

    Kjo katrahurë të shpie në pozita reaksionare, në kuptimin filozofik të fjalës. Na bëjnë të ngrëmë me lart Kanunin e Lekë Dukagjinit i cili nuk lejonte jo më torturën në asnjë formë edhe të vetë vrasësit po as edhe fyerjen e tij ndërkohë që vriste dhe i digjte shtëpinë, nuk lejonte prekjen e fëmijës dhe të gruas ndërsa gjakmarjen e lejonte vetëm për raste e kritere të përcaktuara taksativisht, shkelja e të cilave paguhej me kokë.

    Na bëjnë të ngremë lart 50 vjetët e shkuara, ku ashpërsia dhe arbitriteti në politikë shoqërohej me garanci absolute të jetës civile të njeriut, paprekshmërisë së tij, ku ligji ishte ligj dhe rendi rend. Gjatë këtyre 50 vjetëve nuk di në është vrarë ndonjë polic, një ndoshta por jo dy. Në rast se armët sot i ka kushdo, ato mbahen mbyllur e fshehur ndërsa gjatë 50-vjeteve depot e armëve ishin në çdo fshat e qëndër pune dhe administroheshin nga civilët e jo nga ushtria e megjithkëtë një pushkë nuk u zbraz.

    Thirrja “dënim me vdekje”, është britmë e dhimbjes së njeriut që ka humbur shpresën në shtetin, ndaj nuk pranon arsyetime teorike e politike. Dhe britmat janë atavizma të së shkuarës njerëzore kur nuk njihej gjuha si mjet komunikimi përgjithësisht e jo më gjuha e sofistikuar e salloneve europiane.

    Dy fjalë për Europën, Amerikën dhe vehten tonë.

    Europa është djepi i iluminizimit por edhe shtrati i sotëm i formave moderne të iluminizimit politik. Merrni qëndrimin e Europës lidhur me Bosnjën, shikoni si e dredh dhe e përdredh Europa me Miloshevicin në Kosovë. Shikoni sa tutet Europa për ndëshkimin e kriminelit Pinoçet ndaj të cilit vetëm Lordët mbajtën qëndrim të prerë, Lordët, atavizmat e Mesjetës para iluministe.

    Shtetet e Bashkuara janë tjetër gjë. Dredhjeve europiane në Bosnje i vunë kufirin tek thana me Dejtonin. Përdredhjeve në çështjen e Kosovës i vunë përpara NATO-n me paralajmërim, jo kinezçe, për ndërhyrje të drejtëpërdrejtë edhe pa visto të OKB-së. I njëjti qëndrim i prerë me Irakun, me Libinë etj.

    Dhe janë konsekuente jo vetëm jashtë, por edhe brënda. Për krime të rënda dënohesh me vdekje dhe do vdesësh patjetër edhe pas 15 vjetësh.

    Megjithkëtë ka mbetur diçka nga iluminizimi dhe sentimentalizimi i trashëguar nga Europa e herëshme. Njihet privilegji i të zgjedhurit, karrikja elektrike apo shiringa. Asnjë nuk mund t’i akuzojë për barbarinë e gjakut . Një vdekje fine, aristokratike e njëkohësisht moderne në kuptimin më shkencor të kësaj fjale .

    Fakti që Amerika është shtet federativ nuk është pengesë. Ai shtet që e sheh të domosdoshme e aplikon pa qënë nevoja të marrë leje ose të detyrojë shtetin vëllam të bëjë të njëjtën gjë. Federata Amerikane i ka zgjidhur me kohë problemet e unitetit federativ. Kjo ka qënë më e lehtë për të sepse njësitë e veçanta federale kanë qënë shtete foshnja pa egon e pleqve, shteteve tradicionale europiane. Shtetet amerikane njohën vetëm një luftë mes tyre, veriu me jugun për çështjen e madhe të skllavërisë dhe kaq. Europa akoma nuk është një njësi unitare alla amerikane, është akoma në fazën e konglomeratit ndërshtetëror. Pasojë e kësaj është pozita tërhiq e mos e këput.

    Europa mban qëndrim dhe merr vendime, nën trusninë e çdo anëtari për të shkëputur përfitime, statuse të veçanta, përjashtime nga detyrime të caktuara apo privilegje në të drejtat, mos cënimin e lidhjeve politike dhe interesave ekonomike jashtë Europës etj. Ndërsa Anglia ta zëmë nuk e ka problem kriminalitetin dhe e motivon heqjen e dënimit me vdekje, i a imponon Italisë problematike nën shantazhin e diferencimit ndëreuropian. Italia plot halle ekonomike e politike detyrohet të nënshtrohet. Atë që përfiton Italia e merr vrasësi mafioz që s’ka më frikë nga vdekja. Në këto pozita ka rënë edhe Belgjika ku ministra të cilët ulurijnë për të drejtat e njeriut dhe vlerën e jetës së tij, përkrahin kriminelë që shpërdorojnë fëmijët e i vrasin pastaj foshnjat.

    Edhe me Shqipërinë, Europa mbeti iluministe. Ajo u mjaftua me deklarata alla Ruso të të nderuarit Arbnori pa i kërkuar në se ishte i autorizuar të bënte deklarata të tilla. Dhe ky ia ktheu me të njëjtën monedhë. Nuk e shtroi fare në Kuvënd për ligjërim. Europa nga njëra anë na thotë të luftojmë terrorizmin dhe krimin e organizuar, nga ana tjetër na thotë se investitorët vijne vetëm po të ketë rend, na jep teori ç’është rendi dhe se rendi na u vendoska po të ketë bashkëpunim mes partive.

    Sipas Europës, partitë veç e veç, nuk mund të bindin vrasësit, terroristët dhe mafiozët. Po të jenë bashkë .pa dyshim ata do të binden e do të heqin dorë vullnetarisht nga e keqia.

    Në vënd që të bëjmë investime në ekonomi, po bëjmë investime në burgje, në vënd që të hapim fronte pune, rregullojmë gjykatat për të dënuar viktimat e papunësisë, në vënd që të na sjellin autobuzë falas, na sjellin autoblinda dhe antiplumbe, në vënd që të ndërtojmë shtëpi për të pastrehët shpenzojmë miliona në mos miliarda lekë për katërqind mijë referendume, zgjedhje e stërzgjedhje.

    Deri kur më, kështu.? Qeveritë venë e vinë, krimi vjen e shtohet. Na rroftë heqia e dënimit me vdekje.

    I nderuari Arbnori, me atë sens humori që më ka nga Shkodra dhe atë dell letrar që i dha natyra, do ta përcaktonte pozitën tonë: “Lakuriq me duar ndër xhepa” .

    A është ç’njerëzor dënimi me vdekje?

    Në një të parë po. Filozofi thotë se jetën ta jep natyra dhe vetëm ajo duhet të ta marrë, ndërsa fetari njeh monopolin e Zotit.

    Komiteti ynë i Helsinkit u drejtohet të drejtave të njeriut, pa na thënë për burimin e tyre, nga natyra, zoti apo shoqëria vetë. Këta miq të nderuar nuk kanë konceptin për termin “e Drejtë ” dhe pa dashur e konfondojnë me termin “moral “ose më saktë bëjnë sikur nuk e dijnë dallimin. Duke festuar 50-vjetorin e të Drejtave të Njeriut sipas OKB-së, këta miq heshtin për faktin se në këto të drejta njerëzore nuk ndalohet dënimi me vdekje. Siç duket vetëm Europa me Helsinkin bashkë është njerëzore, Kombet e Bashkuara të te gjithë botës janë ç’njerëzorë.

    Tatimi që Europa i vë Shqipërisë për dënimin me vdekje është pohim i paradoksit europian. Konseguenca në mendim e qëndrim kërkon që ky tatim t’i vihet edhe OKB-së, në të kundërtën duhet të dalim nga kjo organizatë ç’njerëzore ose të përjashtojmë ç’njerëzorët prej saj sikundër na kërcënojnë edhe ne me përjashtime.

    Në është se pretendohet që kjo është marreveshje europiane, në daç futu,në daç jo, atëherë argumenti i ç’njerëzores bie dhe mbetet marëveshja, kushti i bashkëjetesës që është tjetër gjë.

    ***

    Dënimi me vdekje i heq një njeriu gjënë më të shtrënjtë, të drejtën më të madhe, nënën e të gjitha të drejtave, jetën. Shoqëria nuk duhet ta bëjë këtë veprim ç’njerëzor. Nuk duhet ta bëjnë në Shqipëri 3.5 milion njerëz, nepërmjet ligjit dhe me anë të gjykatës, vetëm për krime tejet të rënda dhe në asnjë rast në gra e të mitur, sepse është ç’njerëzore. Prandaj duhet ndaluar ky dënim.

    Po një individ, një qen bir qeni, kush do ta ndalojë që kur t’i teket të grijë e të vrasë për motive ç’njerëzore të mirëfillta e shpesh pa asnjë motiv, të vrasë ose të djegë foshnja, që më vë dinamitin e hedh në erë një pallat të tërë, që me heq synë e foshnjës për ta shitur, që më ka ngritur laboratore për të shkatërruar rininë. Një individ i vetëm e ka faktikisht të drejtën të vrasë drejtpërdrejtë, pa Kode e ligje, pa procedurëra e avoketër, pa pyetur për Helsinkëra, një shoqëri e tërë nuk e ka. Ne mohojmë dënimin me vdekje të një ç’njerëzori nën emrin e njerëzores.

    Të nderuar idhtarë, po të sulmohet Shqipëria nga Millosheviçi do të veni të mbroni atdhenë ? Pa dyshim. Mirpo me këtë veprim ju miratoni vrasjen e djemve ushtare serbë dhe vrasja është ç’njerëzore.

    O shqiptar europian, po të të sulmojnë me thika e bazuke gruan dhe fëmijët a ju vetë, çfarë do bëni. A nuk do braktisni Helsinkin e llafollogjitë e do t’i përvisheni agresorit nën flamurin e një instituti të Kodit Penal që ma quajnë Mbrojtje e Nevojëshme? Pyetni Njazi Jahon se ua këndon mirë.

    Në qofshi konsekuente e në ua mban, bashkë me propozimin për heqjen e dënimit me vdekje kërkoni të hiqet nga Kodi Penal edhe ky institucion ç’njerëzor.

    Mblidhni ato mijëra firma e propozoni menjëherë ndryshimin e Kushtetutës sonë ç’njerëzore që na detyroka të vrasim. Sepse edhe të huajt qofshin edhe agresorë janë njerëz. Po është e qartë, as njerën e as tjetrën s’e bëni dot. Na del se ju vetë, në emër të Atdheut bile edhe në emër të lëkurës e të racës suaj do të keni të drejtë të vrisni. Shteti , ligji, gjykata, Shqipëria e tërë nuk ka të drejtë. E bukur logjikë e arsyetim konsekuent.

    Na del se agresori mund e duhet vrarë. Po çfarë emri të përbashkët kanë gjithë këta “të brëndëshëm “ që vrasin e presin ditën në diell e që mohojnë “din e iman “ ? A nuk janë edhe këta agresorë tashmë jo kundër shtetit e atdheut por kundër popullit vetë ?

    Të nderuar, lexoni mirë Kushtetutën.

    Ndër argumentet kundër dënimit me vdekje na jepet edhe Kushtetuta e cila e paska ndaluar një dënim të tillë me formulën: Jeta e njeriut mbrohet me ligj”.

    Kushtetuta thotë se jeta mbrohet me ligj e jo drejtpërdrejtë nga Kushtetuta. Atje thuhet: Mbrohet nga ligji dhe nuk thuhet “Garantohet” nga Kushtetuta. I është lënë ligjit të përcaktojë kur mbrohet e si mbrohet. Këtë stil e gjejmë edhe në drejtime të tjera. Mbrohet prona por mund të cënohet nga vetë shteti… sipas ligjit, etj, etj.

    Këtë gjuhë, këtë stil kushtetues ka mbështetur i nderuari Komision duke shpallur në nenin 4 pika 3 se dispozitat kushtetuese zbatohen drejtpërdrejtë përveç kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

    Specialistët tanë të nderuar të së drejtës kushtetuese me cilësinë e këshilltarëve të Komisionit nuk kanë vënë në dukje se ky stil ka qënë denoncuar që në shekullin e kaluar në kritikën e Kushtetutës së Gjermanisë duke u cilësuar si stil bizantin e makiavelik.

    Kushtetuta merret me çikërima, të karakterit thjeshtë teknik ligjor dhe lë pa zgjidhur problemet madhore, më madhorin: Të drejtën e ekzistencës së njeriut si qenie njerëzore, të drejtën të marrë frymë! Ka dhjetra paragrafe se si bëhet arresti e sa sekonda qëndrohet në birucë. Këto dispozita janë të zbatueshme direkt, janë taksative. Kjo ka rëndësi të madhe. Sa i përket në se duhet të jetosh apo jo, nuk ka ndonjë rëndësi, me të tilla vogëlsira le të merret ligji.

    Nuk kemi vetëm pak ditë që është miratuar Kushtetuta dhe ja menjëherë nuk jemi në një mëndje për përmbajtjen e saj në çështje të tilla madhore.

    Anëtarët e Komisonit Kushtetues dhe specialistët e shquar në dispozicion e bashkë me ta edhe Parlamenti ynë, nuk kanë patur parasysh se në këtë drejtim ka kënduar Sabri Godua. Sabriu e kuptoi që nuk ishte në gjëndje të ngrente Partinë Republikane në krye të shtetit, jo për paaftësi të tij. Duke mos qënë egoist në kuptimin e keq të fjalës dhe në këtë kuadër pa synime karrieriste, ai e kuptoi se duhet pritur kohë për partinë tij e idealet e saj.

    Dhe një inteligjent si ai, një nga njohësit më të mirë të biznesit në Shqipëri nuk mund të mos dinte se investimet kapitale janë baza e zhvillimit në ekonominë e tregut. Në politikë investimi kapital ka emrin Kushtetutë. Ai e la kryesimin e partisë dhe mori kryesinë e Komisionit. Kontributi i tij nuk ishte të bërit e Kushtetutës së mirëfilltë por krijimi i kushteve në perspektivë për realizimin e programit partiak të tij. Shqip : Në pamundësi për t‘i imponuar Parlamentit një Kushtetutë optimale alla republikançe, të paktën mos na bëhet një Kushtetutë e prerë alla socialiste.

    Ai dhe partia e tij kanë qënë konseguente në domosdoshmërinë adekuate të dënimit me vdekje, këtë çështje e la pa zgjidhur, e kaloi heshtaz. Baza e ekzistencës dhe kredibilitetit të programit të asaj partie, prona private, mori një zgjidhje as mish as peshk etj, etj. Një maxhorancë që kish përpara nuk mund të pranonte Kushtetutën, po qe se gjërat do të priteshin me sëpatën kushtetuese ashtu siç donte partia e ideali i tij. Ata që kërkonin sëpatë në këto gjëra janë foshnja naïve, në mos të rritur injorantë, para plakut dhe intelektualit Sabri.

    Ai foli shqip me parlamentin me maxhorancë të majtë dhe dibrançe me partinë dhe elektoratin e tij të djathtë. Avashni, me Kushtetutën e Re duhen zgjedhje të reja, të punojmë mirë dhe pastaj dimë vetë si i bëjmë ligjet.

    Këtë teknologji prej Godoje, e ka kuptuar siç duket miku im Mehdiu. E dëgjoni ç’farë kërkon? Këtë teknologji e kam paralajmëruar publikisht në “Koha Jonë” gjatë diskutimit të projekt-kushtetutës.

    Mbyllje

    Nuk ka vënd për fjalë dhe diskutime. Gjaku po derdhet jo maleve, pyjeve e skutave por në bulevarde. Fjalët gjak, vdekje, vrasje, djegie, eksplozion, këto fjalë të llahtarëshme mbretërojnë, përdhosin, përdhunojnë shtypin e median dhe bëhen burim i paçmuar të ardhurash për pronarët e shtypit tonë të lirë. Një shtyp e media e lirë që kullot në gjakun e nderin tonë.

    Në vënd që darkave të presë lajme gëzimi e shprese, Shqipëria e ngjethur, tërë ankth merr lajme zie.
    Të na rrojë….. Helsinki.
    _____

    Koha Jonë 13 Dhjetor 1998

  18. pelo says:

    Opozita te bej te veten, po heshtja nuk e shpeton dot kete minister te papjekur x mburrjet ne Facebook.

  19. leo england says:

    Ahaha, folen zuskat, bucet???? Po per qytetaret me duar ne xhepa qe vrau krimineli berisha apo nuk ke pare e degjuar gje???? Ju ne nje stan jetoni me plakun Mere dhe njesoj jeni, kriminele.

  20. tradita says:

    nuk mund te mbrohet nje kalama i tille ne rolin e ministrit te brendshem kur PS ka shume mjeshtra dhe te afte per kete post.

  21. gezim says:

    Ata police the 21 janarit ishin kriminel sepse vrane njerz the nje turme te
    Pakontrolluar te terbuar……keta police the sotem si nje turme asgjesuese the popullit arrin te vras nje kriminel ne menyre shtazarake per te terrorizuar popullin,kjo eshte shqiperia evropiane…..

  22. skelari. says:

    opozita ka te drejte. pavaresisht se kemi nje qeveri te majte duhet mare shembull nga e qeverisja 8vjecare e te djathteve. te pakten per rendin. nuk mund te rethohet te paralajmerohet e pastaj vritet krimineli. pse mos te bejne edhe keta sic beri pd? ka menyra plote.1-dalja maj taracave e te qellohet pa paralajmerim.2-aksidentet ose dalja per gjueti.3-c4 poshte makines. keto taktika mjafte eficente i perdoren per 8 vjete keto syrate te ndyra, qe sote dalin ne konferenca per shtyp si pa gje te keq. mbi ju nuk rendon vetem shkaterimi grabitja e pasurise se kombit per arsye fitim prurese personale, por mbi ju rendojne vrasje. ju duhet te perfundoni si (vllazeria-myslimane) ne egjypt. i nxoren te jashte ligjshem. i arrestuan, e i akuzojne per tradhti kombetare. identik e doni ju, por ska burra ky vend. plera

  23. . says:

    Akti “terrorrist” para pak ditesh eshte i frymezuar dhe nxitur nga Krimineli Ali Bisha, qe vazhdon te beje thirrje per revolta.

    Pse nuk arrestohet Ky “Kriminel Verior” i 97-tes, Gerdecit, 21 Janarit …

    Z.Rama, populli do te largoje nese nuk arreston kete Kriminel Kanuor Verior qe vazhdonte te provokoje perleshje dhe te djege perseri Shqiperine.

  24. pelivan says:

    Pd. mavria po uleret nga qe po i mbarohen kamikazet. Sa here qe sala kethen koken sheh, se s’ka asnje me nga soji qene t’i veje mbrapa…

  25. maloku says:

    o pd ku igjeni keto zdhense papagalle te bishes berisha siju erdhi keq per vrasjen e hajdutit te me fale familja e tij dhe per 4 e 21 janarit shperblu policine vet bisha uronte vitin e ri familirisht te qeshur kurse fam e 4 te vr te 21 jan ishin ne zi te uroj sali krimineli te jete viti i fundit per ty bravo policia ne mish kriminelave se imesovi te hane djersen e tjetrit

  26. Me ane te ketij komenti kerkoj nga te gjithe bashkombesit e mi,
    qe jetojne ne Shqiperi ,me ane te fb, te lajmerohen dhe te ngrihen
    ne kembe per te mbrojtur edhe nji here dinjitetin dhe familjet
    e tyre ,prej agresionit serb ,te instaluar ,ne te ashtuquajturen P D !
    Do te doja ,per te miren e kombit tone , per te ardhmen e femijeve
    tane ,per te treguar si gjithmone se jemi nji komb me dinjitet
    dhe kulture ,qe pak popuj e kane , te ngrihemi ne Mbrotje te
    qeverise se re ,sepse ajo po luftohet ashpersisht prej krimineleve
    berishiane.Po luftohet ne menyren me te pa bese ,qe dine ta bejne
    vetem ata qe nuk e duan Shqiperine.
    Per cfare taksash behet fjale ne parrullen e krimineleve terroriste
    ,kur vete restaurimi i asaj dige telapercjellesish ,kushton miliona !
    Per cfare taksash u vjen keq ketyre terroristave ,qe me shembjen
    e asaj dige telapercjellesish ,neqoftese do te binte pertoke pervec
    rreziqeve per jete njerezish, kushtonte miliarda leke borxh
    kontraktoreve malajzeze !Eshte shume e qarte se nuk behet fjale
    fare per ‘dhimbje’ndaj popullit ,sepse ate populli e ka pare ne 23 vjet
    mizerje per te ,dhe miliarda per ata qe humben pushtetin.
    Pra, dhe nji here,te ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia ne perkrahje
    te qeverise ,nji akt shume qytetare do te jete,gjithashtu edhe
    bota do te na ngreje me lart opinionin tone te perdhosur prej
    paraqeverisesve, dhe nji okej i forte per te bere perfundimisht shtet !

  27. . says:

    Policia beri nje pune “shume te mire” …. nuk do te thote “Bravo” moj e njollosur me boje ti buce e PD-se ?

  28. . says:

    Do ti kapim apo vrasim gjithe ata kriminele qe kane vrare …. iku koha qe ju sundonit me keta kriminele o parti buces e PD-se.

  29. landi says:

    o popull, dini te lexoni apo jo. Deklarata e PD nuk denon aktin e policise, por komentin qe ka bere saimiri i rames pas ngjarjes qe tha bravo cuna e gezuar. Pse ia fusni ne tym, mesoni te lexoni

  30. edison says:

    po si ka mundesi qe jane mbledhur gjithe injorantet tek tema. pd thote mbeshtet aksionin e policise dhe denon komentet idiote te tahirit. e kuptoni apo jo

  31. SHIFE KAN DAL TERRORISTET ME BO KOMENTE KTU
    SE KUJTOJN MBASE DO I SHPETOJN DENUMIT TE POPULLIT SHQIPTARE !
    JOOOOOOOOOOOOOOO OR JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    TERRORISTET E ALHAIDES TROPOJES E SHPELLAVE
    ASNJI NUK DO SHPETOJ -AQ SA SHPÜETOJ SADAMI E GADAFFI
    AQ MUNDET TE SHPETOJ EDHE BIN LADENI VICIDOLIT SALI BERISHA
    BENI EDHE CA KOH GAM GAM SA KTA TE PS-S PO E MARRIN PAK SHTRUAR
    PO TE KISH QEN NJI TJETER NE VEND TE TAHIRIT
    NJI QE TE ISHTE DY HER ME TRIM SE ENVER HOXHA
    JU KISHTE MARR ME LIBER SHTEPIE JUVE ME LISTAT E PD-SE GJITHE
    JU TERRORISTET E SILAMIKUT SALI BERISHA DHE JU KISHTE SHKERDHY ROBT
    NGA I PARI DERI KE I FUNDIT NE FURRAT E ELBASANIT JU KISHTE FUT BRENDA NJI NATE DHE KISHTE SHPETU SHQIPERIA NJIHER E PERGJITHMON
    NGA FARA ANTISHQIPTARE QE KAKARIT FORUMEVE AKOMA

  32. tani says:

    Kjo teta Silvi flet ne emrin e saj kete here si shume here te tjera.Po si ka mundesi qe kjo organizat fashiste sic eshte PD mban dy qendrime te kunderta per kriminelet!? Si ka mundesi qe ne 21 janar kriminelet dekorohen ,shperblehen per vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem kurse ne rastin e vrasjes nga policia te hajdutit ,te kriminelit i del ne mbrojtje,ben avokatin e kriminelit.Kjo ndodh vetem me PD kete organizate mafijoze ,fashiste qe duhet nxjerre jashte ligjit ,eshte simotra e AGIMIT TE ARTE NE GREQI!

  33. Ore ,njerez ,,,,,,,po si ka mundesi ,,,,,qe pd ja,nuk po
    mbeshtet kriminelin,por po mbeshtet policine………
    Dhe’ injorantet’nuk kuptojme.
    Dmth sipas ketyre te zgjuarve ,policia,nuk qenka
    Sajmiri,por policet……
    Policet qenkan portofol me vete ,dhe Sajmiri me vete
    ,,,,,,,,hajde merru vesh me keta te fundit qe policine
    nuk e quajne te drejtuar nga Ministri ,por ,nga ufot…..

  34. Gezimi says:

    As nuk i shtoj dhe asgje nuk i heq komentit tuaj Viktor Hoti!

  35. k uhh jtimi says:

    SALI.Tritoli.Burk qe te shpetoi shqiperia.

  36. Besa says:

    Ik moj shuruthull krimineli saliduhet lidh me listat ose ta hedh im keqe te e terbuar si xhaxhi I diktatorit te Korea veriut po po ket te bejm se e shofim se cfar opozite kemi cuan revolution dhe mbarojm kriminelet ok

  37. adela says:

    Me te vertete nje deklarate e turpshme e Ministrit te Brendshem. Thjesht nje kastravec i papjekur

  38. te vdekurit per pushtet says:

    posht PD

  39. gjon says:

    SIPAS ZEDHENSES SE PARTISE DEMOKRATIKE KRIMINELI PASKA TE DREJTE TE VRASE POLICIN…….. TURP I MADHE PER OPOZITEN………

  40. Sulo says:

    Pershendetje, Policia ka zbatuar ligjin. Bazuar ne aktet ligjore e nenligjore qe rregullojne veprimtarine e punes se policise se shtetit thuhet se, ne kushte flagrance policia me iniciative ushtron kontroll banese ne cdo kohe dhe jo vetem 07-20, Urime policia, nje vite te mbare per ju dhe familjet tuaja, gezuar 2014!

  41. opinionisti says:

    Z.Silvi mos kerkoni te interpretoni fjalet sipas interesave tuaja. Z. Tahiri bashke me polizine e shtetit po bene ate detyre ne harkun e (100)diteve,ne njekohe kur juve su mjaftuan 8 vjete me radhe,sepse nuk shikonit dhe nuk degjonit se u kish pushtuar korupsjoni. Pune te mbare Z.TAHIRI (JE NUMER 1.)

  42. opinionisti says:

    dibran o dibran ti je nje cop IDJOT. Mund te vish shume thjeshte ne Tirane,te pyesesh nje qytetar te thjeshte te ti shpjegoj mire ligjet.Jame i bindur qe ti je nje polic i pushuar nga detyra per pa aftesi .

  43. Pallumi says:

    Zogu Silvi ne Europe dhe USA po ngrite armen kunder policit ha koqen e plumbit ne lule te ballit.Kete thuaja dhe atij hajdarit qe te nxorri aty.

  44. x-y-z says:

    More si do ishte po te mos reagonte policia fare dhe polici babai 3 femijeve te vriteshe? Si do flisnim? Do thonim per polici qe sdi te beje deytyren. Me ate qe gjuan mbi policine apo plagos nje te tille dhe qe vjedh banese besoj se dialogu sdo kish vend. Ne cdo vend te botes plumbin do merrte. Edhe ata te Dajtit po ne Durres vajten ta zene te gjalle por e dime si vajti pastaj…

  45. nick says:

    DEKLARATA E TAHIRIT ISHTE E DREJTE . NJE KRIMINEL QE QELLOI POLICINE DHE PLAGOSI OFICERIN DHE PERSERI HAPI ZJARR ME POLICINE NUK DON ASGJE TJETER PERVEQSE PLUMBIN . KESHTU TE PERFUNDOJNE TE GJITHE KRIMINELAT. ASKUSH SMUND TE TALLET ME POLICINE E SHTETIT. PARTIA DEMOKRATIKE QE MORI NE MBROJTJE NJE KRIMINEL DHE PERBUZI NJE DEKLARATE BURRERORE TE MINISTRIT TE BRENDESHEM ESHTE PJELLE E KRIMIT DHE E NXITJES SE REVOLTES POPULLORE .

  46. Xhani says:

    E nxorren ket bucen e shemtut keta papapaaa c moster qe esh kjo me ate te lexume sikur e ka mikun brenda. Kete ka kohe qe s e qin burri vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje