Sulmi ndaj policisë, pranga 8 banorve të Lazaratit. Në pranga dhe gruaja e Gate Mahmutajt

9 Tetor 2014, 13:39Kronika TEMA

Policia ka arrestuar 8 banorë të fshatit Lazarat, të cilët dyshohen se janë autorë të sulmit të djeshëm ndaj policisë. Dyshohet se këta përsona kanë nxitur nxënsit e  shkollës Muhamet Gjollesha në Lazarat dhe së bashku kanë sulmuar policinë me sende të forta.

Ndër të arrestuarit është edhe gruaja e Gate Mahmutaj , një prej personave të arrestuar nga policia gjatë aksionit antikanabis në fshatin Lazarat.

Natasha Mahmutaj është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datën 08.10.2014 në qendër të fshatit Lazarat ku një grup nxënësish dhe disa banorë të fshatit Lazarat kanë sulmuar me sende të forta punonjësit e policisë që kryenin shërbim në këtë fshat.

Çaush Koçiu, vjeç 21, banues në Lazarat, Gjirokastër. 

Altin Bejko, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër.

 Elton Gërveshi, vjeç 37, banues në Lazarat Gjirokastër. 

Marjana Mahmutaj, vjeç 45, banuese në Lazarat, Gjirokastër. 

Natasha Mahmutaj, vjeç 40, banuese në Lazarat, bashkëshortja e Gate Mahmutaj.

Arnold Boci, vjec 19, banues në Lazarat, Gjirokastër. 

Gurim Toti, vjec 20, banues në Lazarat, Gjirokastër. 

Kanan (Adnand Cako), vjec 25, banues në Lazarat, Gjirokastër”  thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka kundërshtuar dhe deklaratat e deputetit Roland Bejko se sulmi ndaj policisë erdhi pasi një nga punonjësit kishte ngacmuar motrën e një gjimnazisti.

Sipas policisë banorët e fshatit nuk kanë bërë asnjë kallzim penal në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të tilla .

8 komente në “Sulmi ndaj policisë, pranga 8 banorve të Lazaratit. Në pranga dhe gruaja e Gate Mahmutajt”

  1. Andreas says:

    oooooo Gate, c’bejne keta mooooo ? te futen dhe gjineken ne biruce !
    ooooooooo Gateeeeeee mavriaaaaa

    1. bleri says:

      Po ca behet andej, dhe grate dalin e luftojne shtetitn imagjino ca i ka bere saliu ktyre si i ka bere, gjenerala te gjithe, sa mire qe shtetiti eshte i fort dhe aty tashme.

      1. lenci says:

        Shyqyr qe erdhi dita qe te mos ket me gate po te ket shtet, shyqyr qe shqiperia po merr form.

  2. xhevriko says:

    Cojani mahmutit, mahmuten te biruca,ajde shote mahmuti ajde!!!

  3. robert says:

    Kjo protesta e lazaratit mund te ishte cdo gje , po kerkesa qe te iki policia eshte krejtesisht idiote, shteti eshte pronar i ketij vendi se ku e con e ku se con policine eshte tager i tij, po te coheshim edhe ne te thonim qe sduam police rrugore, ose sduam tatimore, ose sduam kete apo sduam kete , idiotllik me te madh smund te benin

  4. arberia says:

    Te burgosen sepse keto jane banditet e saliserb fashistit qe keshtu e kerkon e deshiron te perfundoje populli shqiptare ai ska te ngupur me gjak vrasesi….te hetohen se kush eshte nxitesi Visho Ajazi Lila, apo Lul Bashici apo saliserb trop[ojani te tere antishqiptare…Z.lLALLA beje detyren ose largohuni..
    Ku je o Enver Hoxha se vetem ty te kerkon populli…ngriju shiko se cbejne antishqiptaret qe sa qe gjalle as guxonin ta mendonin…paske qene i drejte, i forte e shume patriot…por kane lulezuar me kanabasin edhe antishqiptaret ne sherbimin e UDB qe komandohen nga saliserb antishqiptari…Ngrihu e tregoju vendin se ku e kane se k/prokurori nuk guxon se e vret saliu…por duhet arrestu saliu qe te heshte perfundimisht korrupsioni,droga e vrasja,vjedhja e tradhetia…..oh sa e madhe paskesh qene ajo shprehja…o sh.Enver….5 vjete te qane e 5 vjet te shane e tere jetes do te kerkojne….edhe ato te punesuar ne partite fashiste e shtetin kapitalisto-fashist….te kerkojne per punesimin,per uzinat e fabrikat per shenmdetsine,per qetesine per bujqesine e per mbrojtjen…..por shkollove nje antishqiptare saliserbin nga Tropoja e te ka shkaterru te gjitha ato qe nuk mund ti benin ndaj,jush…shtetet me te fuqishme te te gjithe botes….kete e bene vetem pas vdekjes tendo O sh.Enver,nda sot populli te kerkon…???fjale ngushelluese per ne por e pa shprese …a ka fuqi mbinatyrore te sjelli ne jete????se kjo bene punen e arte ate qe kerkon tere populli shqiptare….

  5. Fiori says:

    @ Robert, nje korrigjim te vogel, “pronari” i nje vendi eshte populli sovran i cili nuk mund te mbaje me ne kurriz koston qe i japin trafikantet e Lazaratit. Pershendes qendrimin e policise se shtetit qe me vendosmeri po tregon se “Shqiperia po behet”

  6. Shiko sa mire ne burg …Aty tok me shoket , lozni beni me njeri tjetrin , mos u zini … he ju keqen nena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje