FOTOT/ Kuqezinjtë të “blinduar” në Beograd

13 Tetor 2014, 15:39Sport TEMA
FOTOT/ Kuqezinjtë të “blinduar” në Beograd

Kombëtarja shqiptare është blinduar nga masa të rrepta sigurie në Beograd.

Përfaqësuesja kuqezi është përballur me një prezencë të shtuar të forcave policore sapo ka mbërritur në aeroport, ku pjesë e operacionit për të garantuar sigurinë kanë qenë madje edhe forca speciale të policisë serbe, që kanë shoqëruar në një rrethim të hekurt delegacionin shqiptar deri në hotelin ku akomodohet përfaqësuesja kuqezi, raporton gazetari i Super Sport, Ylli Aga .

Me akomodimin në hotel kombëtarja është përballur me një atmosferë krejtësisht të qetë dhe normale  dhe interesimin e madh nga ana e mediave vendase.

Asgjë e jashtëzakonshme ndërkohë për sa i përket atmosferës së përgjithshme në Beograd, ku të paktën në pamje të jashtme ende nuk ndihet vigjilja e ndeshjes me Shqipërinë.

Ndërkohë, në kampin kuqezi entuziazmi është i lartë për arritjen e një rezultati historik përballë një kundërshtari të vështirë.

 

Sokol Kushta ne Beograd

 

20 komente në “FOTOT/ Kuqezinjtë të “blinduar” në Beograd”

  1. mono says:

    Ta fusim dhe Kushten te lozi neser, se ai ua di telat… ?

    1. raimond vlonjati says:

      Sokoli eshte Engjelli Mbrojtes i fitores se Shqiptareve kunder serbeve

      Urime dhe shume Fat Kombetares sone !

      Hajde se do fitojme !

      1. meritoni says:

        o gabelat shki,nuk e dine qka eshte sporti!

        sportistat me u blindu?
        veq vllaznit e turkofagisit e bojne!

  2. ylberi says:

    Kuq e zi vetem fitore ishalla dhe vetem fitore..ju uroj nga zemra.

  3. . says:

    *********************************************************************************************

    Fajin e kemi “Ne”,

    24 vjet nje popull me arme ne dore, droge, rrebela qe shkaterronin vrisnim njeri-tjetrin ku mbare rajoni dhe bota na shikonte.

    Keshtu e katandisi popullin per cerek shekulli, Krimineli Sali Bisha, prandaj dhe n’a trajtojne keshtu, faji nuk eshte i tyre por i joni.

    *********************************************************************************************

  4. fredi guri says:

    FORCA KOBI SHQIPTAR VETEM FITORE NA BENI KRENARE SIC JEMI

  5. ago says:

    Komenti jot me duket jashte arsyes ,serbeve nuk u rreh shume per drogen ,rrebelat ,apo qe i kthejme armet njeri tjetrit ,deri sa keto pune jane per konsum te brendshem nuk shqeteson monotonine e serbeve ,puna eshte diku tjeter,,,,,,,,kosova

  6. fieraku4u says:

    NA NDERONI DJEMA, ME FITORE OSE TE PAKTEN BARAZIM….

  7. amerikan says:

    Heem..! Ky eshte ne te njejten kohe nje presion psikologjik per djemte tane … Kujdes cuna ! Mbani te fiksuar idene se cdo gje do te ndodhe Brenda 90 minutave ne fushe dhe as mos e cani koken per te tjerat…
    Keni jo 1 ,2 apo 100 aresye per te bere te pamunuren por 1001 aresye qe kete ndeshje ta fitoni . Bravo I qofte atij bisnesmenit nga Zvicra E NEN SHEMBULLIN E TIJ TE VEPROJNE EDHE BISNESMENET E TJERE. NE PAMUNDESI JEPNI ZEMREN, DHE KETE E KENI CUNA TA DINI MIRE..
    Na nderoni , nderoni vehten, nderoni flamurin , nderoni shqiptarine, nderoni te rennet, nderoni nenat qe ju kane lindur.
    E vini re ???!!! SOKOL KUSHTA asnjehere nuk harrohet ..per ate gol te mrekullueshem te viteve e viteve me pare .. ndaj behuni te paharrueshem situatat tani jane shume e me shume frymezuese se ne kohen e Kushtes… beni te pamunduren behuni heronjte e dites.
    SUKSESE…

  8. arif says:

    A dashte zoti behet 1 gol si i kushtes. Dhe 1 barazim minimo. Forca shqiperi

  9. amerikan says:

    NJE MERAK KAM PER DE BIAZIN..
    Ai eshte Italian dhe si I tille nuk mund te futet dot ne shpirtin e shqiptarit per kete ndeshje… TEKNIKALITETET KANE PESHEN E TYRE POR ZEMRA , ZEMRA NE KETE NDESHJE KA SHUME SHUME ME TEPER RENDESI…Do te desha shume qe inspirimin djemte tane ta marrin nga thellesia e zemres se tyre , nga ndonje person I gjetur posaqerisht nga federata per kete ndeshje.. Eshte me shume rendesi kjo dhe shpresoj qe djemte fjale te tilla qe dalin nga zemra e cdo shqiptari per fitore tju vijne ne vesh pergjate tere lojes ..
    Por gjithesesi.. djema , konsultojuni me shqiponjen qe e keni ne gjoks . Ajo do tju flase me bukur , do ju beje fluturues te papermbajtur dhe triumfues. Fluturoni se bashku me te dhe mahnitni boten . Kjo me teper se ndeshje sportive eshte nje beteje qe nuk mund te mbyllet vecse me FITORE.. FITORE FITORE…

  10. bobi says:

    Ne kete lajm thuhet se ne Beograd nuk ndihet fare atmosfera e pragndeshjes, te Top Channel po ashtu thuhej se nuk kishte ndonjefare entuziazmi per kete takim…. atehere natyrshem shtrohen pyetjet: Per çfare situate te tensionuar pretendohej nga federata serbe e futbollit dhe te arrihej deri ne moslejimin e tifozeve shqiptare ne Beograd ?!! Po vezhguesit qorre te UEFA-s a bene ndonje vezhgim ne terren para se te dergonin rekomandime per ndeshje pa tifoze kundershtare ?!!

  11. Frida Hoxha says:

    dy gola , nje per ne e nje per Kosoven do bejne keta djemte

  12. Edhe sporti mund te shperdorohet says:

    O Njerez…
    lerini djemte te luajne futboll
    dhe mos i ngaterroni me politika dhe ideologjira, qofte edhe atdhetarizma!

    Eshte loje, eshte sport, po munden te tregohen te zote, le te barazojne, pse jo, edhe te fitojne, por te mos i shtyjme te mendojne se po luftojne perballe ndonje armiku, kurren e kurres me situata te tilla…

    Ngaqe u sollen dhe u inkurajuan keshtu, serbet tashme jane shtyre nga e keqja, nga jo-qytetaria, nga urrejtja ndaj popujve te tjere…Ne nuk duhet te sugjerojme rrugen e barbarise e te urrejtjes por te gares dhe suksesit qytetar.

    Kemi 4 pike, nuk jane pak, por nuk duhet te fluturojme: edhe sikur te humbasim ne Beograd, nuk eshte humbje kombetare, por thjesht humbje e skuadres sone ne futboll! Kaq. Asgje me shume…

    Serbet ia nxijne fytyren vetes kur pengojne e nuk garantojne sportdashesit shqiptare ne stadiumin atje, por ne duhet te rrefehemi se dime te falim te shkuaren ne politike e ideologji, ne dime te falim ata qe vune pasionet mbi aresyen dhe te kerkojme rrugen e jetes ne paqe…

    Sukses skuadres sone, edhe ne Beograd…
    Edhe nese luajme bukur e ndeshkohemi prej rastesive, serish le ta pranojme,
    edhe nese humbasim, nese serbet shfaqin nje skuader me te mire, asgje nuk ndryshon…Portugalia humbi me Shqiperine pa emer ne futboll, dhe gara vazhdon!
    Brazili humbi kupen ne fushen e vete, u mbyte ne lote, por e kemi pare: tashme jane te qeshur si me pare! Futbolli s’mbaron kurre, si edhe jeta!

  13. drejtesia says:

    Suksese ekipi tone kombetar,po luajtem si dy ndeshjet e para dhe me ndihmen e zotit do te marim nje rezultat pozitiv,edhe njehere suksese te na beni krenar.

    1. $ says:

      dmth po fituam behemi krenare
      po humbem behemi krenare per serbin!!!!!

  14. $ says:

    krenar si vend i botes se trete

  15. $ says:

    krenar per nje truk te organizuar nga Uefa
    me skenar

  16. $ says:

    futbolli eshte truk si politika

  17. $ says:

    tregohuni njerzve si del ndeshja te kapin leke
    kaq beni per kombin
    flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje