Gazeta DITA
Tri ditë më parë publiku u njoh me një përplasje mes IKMT (ish-INUK) dhe Bashkisë së Tiranës, me ç’rast u mor vesh që i pari kish padit të dytin dhe anasjelltas.
Ndoshta nuk do t’ia vlente vëmendja, sikur prej tri ditësh zyrtarë e drejtues ministrish të mos ishin duke dalë dhe përsëritur në publik me një këmbëngulje të pazakontë deklarata për rastin.
Një institucion qeveritar që padit Lulzim Bashën është një goxha lajm kur e sheh si titër në TV apo titull në portale.
Por është zhgënjyese kur mëson që Lulzim Basha u padit për… një gropë themelesh tek Rruga e Elbasanit.
Qeveria ankohet që nuk ia del dot të ngrejë akuza e padi për 21 janarin, Gërdecin, Rrugën e Kombit, apo përqindjet e Argitës të denoncuara publikisht nga bizneset e huaja.
Sipas saj nuk ke ç’ti bësh sistemit të drejtësisë.
Por qytetarët do ishin të kënaqur sikur qeveria të kishte së paku të njëjtin vullnet dhe vendosmëri që dëshmon në këtë rast.
Përfytyroni sikur ky presion publik për një themel godine të bëhej për Lulin e vrasjeve në Bulevard, dhe atë të procesit pending të vjedhjes në Rrugën e Kombit.
Përfytyroni sikur përditë të dalë një zyrtar qeverie, apo ministër dhe të kërkojë vazhdimisht drejtësi për 21 janarin. Pale të shpenzojë kohë dhe energji për të ngritur një padi për ish-ministrin e brendshëm të vrasjeve.
Por kjo nuk ndodh.
Ndodh që varreja e qeverisë bie e gjitha me zhurmë mbi një mizë në rrugë.
Dhe meqë jemi këtu, janë duke gënjyer. Pronarët japin disa dokumenta që rrëzojnë deklarimet e institucioneve.
Dokumentacioni sugjeron qartë që godina në fjalë (që është ende në fazë grope-themelesh) nuk është as pa leje të rregullt dhe as 1 mijë metra truall siç tha fillimisht IKMT.
Nuk është as 11 kate siç tha këshilltari i kryeministrit Shkreli.
Nuk është as në rrugën që rrezikon fëmijët e Zyber Hallulit siç tha sot institucioni në varësi të Ministrisë së Mirëqenies.
Leja është e rregullt, sipërfaqja e truallit të zënë nga struktura është vetëm 358 metra, ndërtesa është 9 kate mbi tokë dhe nuk ndodhet në pozicionin që pretendon ministria.
Pse gënjehet dhe kush fshihet pas kësaj?
Pronarët denoncojnë në DITA që pak kohë përpara se të fillonte kjo histori, u është paraqitur gjysëmzyrtarisht një person i prezantuar si inspektor i INUK, i cili ka përdorur edhe emrin e një përfaqësie diplomatike dhe u ka lënë të kuptojnë se duhet të paguajnë për ndërtimin e saponisur në të kundërt ai do bllokohet, siç edhe po ndodh.
Presioni publik ka nisur pasi pronarët kanë refuzuar ofertën dhe kanë këmbëngulur që kanë leje të rregullt.
Pjesën tjetër publiku e di.
Por ndërkohë presim që dikush që është ende i përgjegjshëm të bëjë transparencën mbi arsyet e vërteta të këtij shpenzimi energjish në një drejtim të padobishëm për qytetarët e për më tepër joligjor.
shume zhurme shum zhurme per hiq gje jemi kernaqur me kesi problemesh qe behen per te thene se po merremi me gjera serioze e qe na bejne te qeshim nje here ne dite dhe te qajm 7 here.
hahaha….e di si eshte kjo pune??? me demokraci…qellimisht ka gjithmone disa te verteta….hahaha…..po sikur psh Gazeta Dita te jete mik me ndertuesin e pallatit….perderisa e mbroka me kaq detaje?????? ……ju dhjefsha mu ne demokraci dhe liri fjale….ok DITA???
Mire mo mire edhe miq mund ti kete Dita po a qendrojne faktet sa me siper?Apo jo?
A ti je koqe. E keqja eshte se vetem ti nuk e di. Merr ca mend nga Hysa merr. Ose mos shkruaj se na bere per te vjelle.
Boll me ndertime, boll se na moren frymen. E shkaterruan kete qytet, E kane bere si monster te pashoqe ne gjithe evrope e Azi!
Boll me atrikuj te blere nga firma ndertimi, kompani nafte e kompani celularesh!
Paska shku ky e i ka thene atyre etj etj, na plasi trapi, barbare dreqi boll na zut diellin e ajrin!
O Gregor i trashe, Faktet jane paraqitur. Njera ane eshte hedhur ne gjyq per shperdorim detyre.
Ana tjeter qe do te mbrosh ti zotrote, thote qe nje dikush ka takuar pronaret edhe eshte prezantuar si lloj edhe sorollop, por keta te dy nuk kane dashur te paguajne.
Tani ti do te besosh ate qe eshte reale, qe jane hedhur ne gjyq per shperdorim detyre apo do te besosh nje dikush ka bere dicka por qe nuk thuhet edhe ky eshte fakt.
Trashesia e njerezve ne Shqiperi nuk ka fund!
shifeni n fotografi ate tipin me ate jelekun fosforishent qe perdorin puntoret e ndertimit neper bot.
shifeni sesi i rri gatitu me nderim ushtarak lul bashkatarit.
ky tip,ky shkerdhat,ky debil,ky pleher pordhacor,ky esht nji shqiptarqiq tipik qe e kan cu ate vend ne ate gjendje.
ai,nji bicim roje,a polici bashkijak,per me majt vendin e punes i serviloset lul bythqirit.
nuk ka karakter shqiptari.
osht komplet loqe kari
kshtu esht shumica e popullit shqiptar.
gatitut
dje sot neser
eee komb bythqimash.
shifni grekt sesa krenar jan. edhe ja kan mor paret europs edhe po i tregojn zerin e trash asaj.
kurse shqiptart ngelen tipa te nenshtru si pedera si ky tipi gatitu.
O gazetar qe vetem gazetar nuk je . Keshilltari kryeministrit tha 11 kate dhe tha qe dy jan nen toke .nese ke bere arithmetike ne fillore mundohu ta besh diferencen 11-2 . Fakti tjeter qe qekan me leje te rregullt bie poshte se bashkite nuk mund te japin dot leje per sa kohe nuk ka hyre ne fuqi ligji i urbanistikes . Gzetar kokbosh
Esht e paligjshme qe nje organ i emeruar si Inuk te dal mbi nje organ te zgjedhur si bashkia. Kjo vlen pavarsisht emrave. Nese duam shtet.
Bobo cfare budallalleqesh. Po pse o Kol(q)i gjykata kushtetuese qe eshte e emeruar nuk del dot mbi bashkine tende qe eshte e zgjedhur! Shko lexo ndonje ligj a liber e boll fole traplleqe
Nuk vlen per Gjykatat
Atyre u buron legjitimiteti nga Parlamenti dhe ketij te fundit nga populli.
Nuk krahasohen Inuqet e Rames qe ua ndrron emrin cdo dy muaj me Gjykaten Kushtetuese.
Nejse me ke flas dhe une.
Po deshem me bo shtet, shteti behet sipas ligjeve.
Nese jo, nje mut si Berisha do perfundojme pavaresisht maskes se bukur dhe fjaleve te zgjedhura
Anton ke shume te drejte ne llogari, po ashtu i bente dhe Edi kur e kishte bashkine. Me rrena njoni e me rrena tjetri. Persa i perket ligjit te urbanistikes qe nuk ka hyre ne fuqi ja ke fut kot! S’ka pase ndonjehere Shqiperia qe nga diktatura, vakum ligjor. Ligji i ri kur hyn ne fuqi shfuqizon te vjetrin, nese lejohet te hyje ne fuqi nga Gjykata Kushtetuese etj etj. Te rrime drejt e te flasim drejt kur bie fjala per koncepte juridike! Mos rrime shtremet e flasim shtremet se vetem genjejme veten!
O “pirun”, nuk na prish pune servilizmi i policit te Bashes.
Na prish pune Basha, berisha dhe Prendi qe vrane me 21 janar dhe Prokuroria qe se çan derrin t’i vere para pergjegjesise ligjore.
Shqiptareve u prish pune kjo mazhorance qe po e heq zvarre reformen ne Drejtesi, se kane hallin e vet kur te zbresin neser nga kali.
Na prishin pune shume halle te tjera qe vijne gjithnje nga politika.
Per aresye sigurie, Amerikanet nuk duan me ndertime te tjera dominuese, 20 metra prane tyre.
Tani le te Dali ajo bythe e ti tregoje ligjin e urbanistikes alla shqipetare atyre.
Basha tha: ta fillojne nje here me nje projekt 9 kate para se te cfaqet filmi “the american sniper”, po e hengren, hidhni dhe dy kate te tjere , beheni me 11 kate. Kati i 11 te behet me frengji. Po pyeten amerikanet, u thoni qe asht projekti I olsit, vellait te kryeministrit.
Po bene zhurme zini nga nje vrime miu e mos u ndjeni.
Por ka edhe nje mundesi tjeter, qe luli tu thote amerikaneve qe nese duan siguri te gjejne nje vend tjeter per ambasaden, fjala vjen ne bathore.