Rexhep Qosja: Bashkimi Shqipëri-Kosovë do ndodhë. Neoliberalizmi ka sjellë varfërimin e tmerrshëm të të varfërve

23 Shkurt 2015, 21:52Rajoni TEMA

Akademiku Rexhep Qosja shprehet se bashkimi Shqipëri- Kosovë do ndodhë pashmangshmërisht një ditë. Deklarata e tij u bë gjatë emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës. 

 

R.Xh: Ndalemi pak në rajon, Tsipras në Greqi, ishte sipas jush njeriu ideologjik, njeriu me parime, njeriu se tregoi se kush guxon fiton, i një Europe prej së cilës duhet mësuar, qoftë nga ata që pretendojnë pushtetin si të rinj në Shqipëri edhe ata në Kosovë por që sdurojnë dot dhe kujtojnë se mund të bësh aleancë me këdo.

 

Rexhep Qosja: Unë mendoj se ai është një formacion i rëndësishëm jo vetëm për Greqinë, por edhe për Europën. E para sepse sjell një politikë të re, e dyta sepse sjell një etikë të re në politikë. Ne jemi mësuar të kemi politikë pa etikë. Emanuel Kanti thotë se herët a vonë politika pa etikë dështon. Ata sollën një etikë të re dhe në atë etikë të tyre, ata i sollën besimin popullit. E keni parë çfarë bën? 700 vetura të administratës së qeverisë së mëparshme i nxorrën në shitje, veturën 750 mijë euro të kryeministrit të mëparshëm e nxorrën në shitje. E dini se me çfarë shkojnë në punë ata? Me veturat e veta.

 

Rexhep Qosja: Atëherë na duhet të rikthejmë marksizmin?

 

R.Xh: Jo. Mendoj se në rradhe të parë ata janë socialdemokratë. Ata po mbrojnë dhe krijojnë një model të ekonomisë atdhetare, jo të ekonomisë neoliberale. Çfarë është ekonomia atdhetare? Mospajtimi me privatizimin e çdo gjëje. Neoliberalizmi ka sjellë varfërimin e tmerrshëm të të varfërve dhe pasurimin e paarsyeshëm të të pasurëve.

 

R.Xh: Kosovën si e shikoni 8 apo 10 vjet më pas, apo gjërat do të vinë drejt bashkimit, drejt bashkëpunimit në fillim në ekonomi e mandej në të gjitha. Çfarë shikoni ju përtej, çfarë shikoni ju që këta njerëzit që po ikin nuk e shikojnë?

 

Rexhep Qosja: Unë para ca kohësh shkrova se Kosova e sotme nuk është Kosova që kam ëndërruar. Pse? Sepse ka shumë padrejtësi në Kosovë, demokracia parlamentare është një mbulesë, një mbulesë e një realiteti politik jodemokratik. Në shtetin e së drejtës përfshihet edhe e drejta sociale, nuk përmendet kurrkund kjo. Të zbatohej kjo e drejtë sociale, njerëzit nuk do të iknin kaq lehtë, nuk është e lehtë të lësh shtëpinë, tokën, është shumë e vështirë.

 

R.Xh: Po ju nuk do e lini kurrë Kosovën?

 

Rexhep Qosja: Nuk do e lë natyrisht. Është lehtë ta duash Amerikën, Francën, Anglinë, Gjermaninë, janë shtete të mëdha dhe të pasura, por ta duash Kosovën dhe Shqipërinë bashkë është atdhetarizëm i vërtetë.

R.Xh: A është i pashmangshëm bashkimi i shqiptarëve?

 

Rexhep Qosja: Është mendim që e kam mbrojtur gjithmonë në shkrimet e mija, shqiptarët të bashkohen. Ideja e bashkimit të shqiptarëve është forca që e ka lëvizur historinë shqiptare. Kjo ide e ka çuar Kosovën tek liria dhe pavarësia që ka sot. Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në luftë me këtë ideal, me këtë ide të madhe. Mendimi për një jetë më të mirë të shqiptarëve është edhe arsyeja pse nuk mund të heqim dorë prej kësaj ideje, ideja e bashkimit të shqiptarëve, e cila pashmangshmërisht do të ndodh një ditë.

 

41 komente në “Rexhep Qosja: Bashkimi Shqipëri-Kosovë do ndodhë. Neoliberalizmi ka sjellë varfërimin e tmerrshëm të të varfërve”

  1. Wendy-B says:

    Po prit o xhaxhi Xhepi mos u nxito. Eshte akoma shpejt per bashkim. Nje dite do te ndodhi , por tani nuk jemi gati.
    jo per gje , por dhe vete kosovaret sikur se kane me shume qef kete pune, NA DUHET TE GJEJME GJUHEN E PERBASHKET PER SHUME DIVERGJENCA QE KENA.

    1. Kolonjari says:

      Komunistet e Kosoves ( si puna e ketij Qoses),ndryshojne vetem nga kjo pike me komunistet vlleho-greke shqiptare,sepse kosvaret kerkojne bashkimin,ndersa klani ortodokso-komunist I PS kerkon bashkimin me Gerqine.!!!

  2. bregu says:

    VETEM NE EUROPE ka bashkim!

    1. anna says:

      edhe ne Europe gjithsecili nga vendet i jep prioritet shume te madh vendit banoreve te vet

    2. refugjati says:

      Kete e thone vetem politikanet, ose kane frike nga evropa ose jane serb.gjithsesi vetem shqiptare te ndershem nuk jane.

  3. tfgs says:

    mua me piete mer gogol ne dua nje bashkim me sunitet e kosoves!!??

    1. eleΥΘeriskeΨi says:

      Beqirat nuk pyeten. Per juve vetem kollodoku ne marmite. Dhe ate shume e kini

  4. enter''""" says:

    Kurre nuk do te ndodhe, nuk ka bashkim me nje vend qe nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine.

    1. anna says:

      asgje thejsht nje komb dmth

    2. LISI says:

      Kur prinderite nuk i mbrojne femijte,te tjeret i adaptojne!

    3. niκο says:

      Enter .. Ne kemi urejtjen e perbashket per pedofilat gayrece .

    4. refugjati says:

      enter vetem shqiptare nuk je qe jep kete ultimatum. T i duhet te jesh ose grek ose i paguar nga udb -ja (zbulimi serb)

    5. albaniafirst says:

      enter””””, Kosova eshte krahine dhe pjese e pandare e Shqiperise. Bashkimi kombetar do ta beje vendin tone me te forte. Asgje nuk mund te pritet nga Europa qe ka luajtur me interest tona kombetare me shekuj. Vetem Gjermania dhe SHBA kane qene aleatet tone historikisht, por ne duhet te ndihmojme veten dhe te bashkohemi qe te kemi me teper ze per te kerkuar te drejtat tona. Le te fillojme nga keto forume duke ndaluar se shari njeri tjetrin. Le te injorojme provokatoret qe here pas here postojne sharje e fyerje per shqiptaret. Ne jemi kombi me i vjeter ne Ballkan dhe le ta tregojme veten si nje komb me tradita e vlera kombetare. Dhe te mos harrojme se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    6. illyrian says:

      Thene kjo nga nje … grek.
      LOL

    7. Mallakastrioti says:

      @@ Enter….largohu nga “Shtepia” e Shipetareve…ti je nje Serbe qe Vjelle vrere kunder Bashkimit Kombetare, por duket se eshte vone per Serbet akoma edhe per Shqipetaret e shitur te Serbia..BASHKIMI KOMBETARE NUK ESHTE VETEM OPSJON; POR CESHTJE KOHE:::ti @enter shko me mire dhe komento ne ndon je Gazete Serbe..mos na ndyje “Halene”…lol

    8. dino LLUKAS says:

      me vjen keq qe nje shqipetare thot qe kosovaret dhe shqipetaret nuke kane asnje gje te perbashket…!!!!!mos dote thuash se ne kemi zbritur nga planete te ndryshem…..!!!!

  5. Arianiti(Kaqanik) says:

    Se pari te pavarsohet e´clirohet kisha ortodokse shqiptare-nga krimneli janulla.

    1. berisha. says:

      Janulla eshte me shqiptar se keta bastardet myslimane qe u konverguan ne ortodoks brenda nates vetem se urrejne vetvehten.Gaboni kur kujtoni qe e bene per pensionin qe jep greku.Njoh shume vete qe e marfin ate pension ,por jane patriot .Keta tipu Turkofagos apo enter apo ku di une ,sjane as greke e as ortodoks ,keta jsnemyslimane qe urrejne veten por ska e bythe ta vrasin ,por e posbterojne dhe e degjenerojne.

  6. anna says:

    duhet bashkim te kemi nje madhesi me normale territoriale njehere per zhvillim ekonomik dhe sepse jemi i njejti komb

  7. gjoni says:

    Po Per Hallahun Po.
    Po akoma ketu je ti more.
    Merre ate Albino Kurtin e disa te tjere dhe ik tek vllaznit e tu ne Siri se kane shume nevoje per juve te mencurit.
    Ne kosove ka vtem nje pakice etnike shqiptare te tjeret jane mbeturina te otomaneve.
    Keshtu mendoj une.

    1. Pirro54 says:

      Po te kishe mend e te mendoje, do ta kishim me te lehte. Do te jepnim argumenta, qe per fat ka plot, dhe do te bindeshe. Po ti nuk ke as deshire dhe as tru… Ti dhe shoket e tu sahanlepirsa, jeni ca antiatdhetare qe dhe pa ju kerkuar njeri “mendjen” ju cani qesen tuaj me qelb per te ndyre e per te helmuar ambjentin. Fatmiresisht gjerat nuk varren nga ju dhe as nga nxitesit tuaj. Njesimi i gjuhes, i ekonomise dhe kultures jane hapat e duhura drejt bashkimit natyror. Keto kane filluar dhe shprehin deshiren e qellimin e popullit, marrin nga fuqia e shpirti i tij force e kjo eshte garancia per aritjen e qellimit.
      Juve nuk u mbetet gje tjeter vec ti kuisni henes…..

    2. refugjati says:

      ky eshte i njejti mendim me serbet edhe ti mund te jeshe serb

      1. greqisht says:

        Ai eshte beqir i janulles

  8. Tomori says:

    SHume qarte e sakte mendimet tuaja profesor Qosja. Jete te gjate dhe gjithnje krijues dhe atdhetar i flakte.

    1. refugjati says:

      bravo Tomori ky eshte edhe mendimi i im

  9. Dasareti says:

    Shqiperia dhe kosova do te bashkohen,I do qefi grekut dhe grekofoneve,serbo dhe serbofileve ose Jo. Vetem ata nuk e duan bashkimit e Kombit Shqiptar,sepse bashkimit I kombit tane,do t’ kerkoje llogari atyre per gjithe ato te keqja qe ja kane bere Kombit tone.

    1. refugjati says:

      FLM per komentin, sakte koment prej nje shqiptari

  10. Kosovari says:

    Xhunga,

    Aman merre e mbaje ne shtepine tande kete rexhon!
    Por, ne asnje menyre mos kerko te na dergoshe salon-n tuaj tek ne Kosove si kompenzim per kete.

    Te mbetet shembulli i par ei bashkimi te bastardeve…

    1. refugjati says:

      O kosovar( nuk e di a je shqiptare , serb,boshnjak turk maqedonas se edhe keta ne kosove quhen kosovare) por ne se je shqiptare mos e ngaterro prof Qosen me sali serbin, eshte nje dallim i madh mes tyre

      1. Kosovari says:

        refugjati,

        Po ti fali qe te dy (edhe rexhon edhe salon) dhe nese ke mundesi i merre me vete atje ku je refugjate.

        E perkatesia etnike ne kete rast nuk eshte shume me rendesi.
        Per kurreshtjen tende une jam shqiptare ne me shume se sa 10 breza.

        Shqiperia dhe Kosova do ishin shume me te bukura dhe me te pasura pa keta dy (qe Troncit do iu thoshin le…..).

  11. arben says:

    mos ardht kurr ajo dite qe te bashkohet shqiperia dhe kosova bashke se do te kete lufte civile dhe keshtu si jemi na kan dale boll probleme , kosova e vetmja zgjidheje eshte qr ti bashkohet prap serbis dhe sot qe flasim ne letra eshte dhe po avancon nga serbia prandaj mos te na nxjerrin zoerret dhe mushknit se po e shikojme per dite qe rraliteti eshte ndryshe qe 1 ne 3 kosovare kan pashaporta serbe dhe tregtine e bejne me ta ne te gjitha fushat e jetes .

    1. refugjati says:

      mos more arben mos u shpreh keshtu.

  12. Claus says:

    Dolen tashme “filozofet” e cunguar shqiptare per te na folur per neoliberalizmin!!!

    Me horizontin e tyre te ngushte behen vetem qesharake. Flasin dhe flasin per drone, per Islam, per Turqi, per tallava nacionaliste, flasin per idhullin e tyre Edi Rama, por marrin guximin te flasin edhe per socialdemokraci dhe Emannuel Kant!!!!

    Jane pika ku dhe me mijera vite-drite te presesh nuk mund te bashkohen kurre.
    Po aq e kane horizontin e tyre filozofik, gjejne dhe flasin ne publikun plot injorance te Shqiperise dhe Kosoves.

    U ngopen tashme me drone dhe tallava nacionaliste dhe tashme na hidhen tek Tsipras dhe neoliberalizmi, a thua se u mbiu ne dere dje dhe sot.

    A nuk eshte Rama nje produkt i ketij neoliberalizmi kur thote, se ne nuk kemi sindikata ne Shqiperi?
    Hajdeni se tek ne punedhenesi ben qejf, nuk as as ligje dhe as ide sociale.
    Perse nuk shkruan nje fjale per Ramen ky “filozof” nga Prishtina?

    Tani po kujtohet ky, kur Kosova po i boshatiset? Kujtuan se do t`ja mbushnin stomakun me drone dhe flamuj, me festime dhe torta sa pallati i kultures, por harruan qe shteti duhet te sjelle dhe pak ndjesi, pak zemer, pak pune dhe zjarr per tu ngrohur.
    Por per cfare shteti bej dhe une fjale?
    Shtete me sisteme shoqerore te tipit “Al-Pazar”, hesapi.

    Po me Kantin dhe socialdemokracine c`pati ky kafexhi prishtine?

    Po nuk e di ky qe Kanti eshte perfaqesuesi i botekuptimit Idealist, ku njeriu, feja dhe bota qe na rrethon jane te shkrire ne nje?

    Dhe nuk e ka patur fjalen per besimin Islam, por per besimin e krishtere qe ka nxjerre nje filozofi te tere nga ku mbeshtetet dhe doli dhe socialdemokarcia.

    I “prishi” keto raporte (njeri-fe-bote) revolocioni borgjez francez, i prishi keto raporte filozofia marksiste dhe ndoshta mire beri, por u prishen ne ate derexhe sa kemi arritur ne kete pike, sa dhe ti tashme e ke kuptuar qe te varferit po varferohen me shume.

    Dhe intervisuesja e dale nga sistemi ekonomik “al-Pazar” pyet:
    “Atehere duhet te rikthejme maksizmin?”

    Me kete injorance as e qeshura nuk te del.

    Nejse, ky kur ka bere ate filozofi qesharaka, hidhet perseri tek tallavaja nacionaliste.

    Hajde te bashkohemi dhe te formojme republike e madhe te “Al-Pazarit” ose me sakte “Albanian-Pazar” dhe pastaj do te jemi ne rregull, barkun do ta kemi plot!

    Lereni socialdemokracine, Kantin dhe Marksin ne qetesine e tyre, se nuk mund te merren ata neper goje nga filozofe te dale nga Republikat e “Al-Pazarit”.
    Kjo do re ishte puna me e mire qe do te beni.
    Pershendetje

  13. ropize says:

    ka ardhur koha qe rexhep qosja te dale ne pension .i kane rrjedhur trute.ky komunist i qelbur,enveristi poshter jep edhe mend .turp per kete lloj ekzemplari te keq.

  14. Alphade says:

    Kam pershtypjen se edhe ne Europe po te futemi , jo te gjithe por nje pjese e mire e kosovareve e kane
    mendjen te Beogradi se sa nga Tirana . Per kete deshmon tregetia prej 16 perqind qe bejne aktualisht
    Kosova ,ndersa me Shqiperine vetem 6 perqind ose me pak …!!! Megjithate nuk i dihet , koha do ta tre-
    goje ne se gaboj apo jo ….!?

  15. Iliri, Kacanik says:

    I madh je, Akademik Qosja. Per Bashkimin shqiptarë duhet të pyeten ata që e ndjejnë vehten shqiptarë, e jo grekët, sërbet, turqit e malazezët. Rroftë Shqipëria natyrale, Rroftë Kombi shqiptarë, jetofshin sa malet ata që e ndjejnë vehten shqiptarë.

    1. swansea says:

      Ilir kacanik.te ftoj qe te mos ja vish re cs idiotave ktu qe thon sbehet edhe jan kunder ata tipat noshta e ndjejne vetem grek,turq,malazez etj. Ata perfaqsojne 0.01 % popullsise se shqiperise kshu qe un dhe shqiptaret qe ndihet te vertet e duam nje bashkim.sic ka them heroi i madh i yni.bashkimi ben fuqine.e duam nje bashkim edhe riformatim qe politikes qe ne rrejne edhe vetem keshtu mund te ecim perpara.

  16. Augustus says:

    Nuk ka shance per bashkim me kelyshat Turk te Kosoves. Dita kur Shqiperia merr persiper Turko-Kosovaret eshte dita kur ky shtet merr fund totalisht.

    1. anna says:

      po gjithe ato vende kane qene nen sundim otoman jo vetem kosova pse vetem ata qenkan turko otoman kjo me cudit shume po ishe shqiptar qe dyshoj shume dhe po ishe racist ndaj kombit tend legjitimon gjithe racizmin idjot ndaj shqiptareve bravo te qofte

  17. CANI says:

    O njerz mose u merrni me do komentues shqipfolsa Grek apo Serrb qe jane kunder bashkimit Kombtare se bashkimi ka me ndodhe pore sa ma shpejt per neve shqiptaret ma mire.Gjeografikisht shqiptaret e kane vendin ma te mirin ne ballkan per ket arsye serrbet e greket na friksohen nga bashkimi se shume shpejt perparome ,edhe behem shumic dominuse ne ballkan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje