Gjosha shmang komentin nëse duhet të vijojë bashkëpunimi OSBE-Qeveri

21 Shtator 2015, 12:16Politika TEMA

Në mesin e debatit për pranën e OSBE-së në Tiranë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka vlerësuar kontributin e organizatës në Shqipëri, por ka shmangur komentin nëse bashkëpunimi me qeverinë shqiptare duhet të vijojë edhe më tej.

Bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me OSBE ka qenë dhe është i mirëpritur.

Ne kemi mirëpritur edhe raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Janë një sërë rekomandimesh të dhëna nga këto institucione.

Ka shumë pune për të bërë si nga institucionet shqiptare ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare për të bashkëpunuar sëbashku dhe për të plotësuar të gjitha rekomandimet e dhëna.Është një punë e mirëpritur, ka qenë e mirëpritur dhe do të mbetet e mirëpritur gjithmonë”, tha ajo.

Në një prononcim për Ora News, Gjosha vlerësoi reformën në drejtësi si çelësin për hapjen e negociatave

Ajo shprehu bindjen se qeveria dhe opozita do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ti dhënë qytetarëve besimin e mirëpritur tek drejtësia”.

Në monentin që ne flasim është një punë intensive që po bëhet për reformën në drejtësi. Ky do të jetë çelësi i suksesit për vendin, çelësi i hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Kam bindjen që për prioritet madhor për vendin siç është reforma në drejtësi opozita dhe qeveria do të gjejnë gjuhën e përbashkët për ti dhënë qytetarëve besimin e mirëpritur tek drejtësia”, u shpreh Gjosha.

3 komente në “Gjosha shmang komentin nëse duhet të vijojë bashkëpunimi OSBE-Qeveri”

  1. ganiu says:

    gjosha mos asht valle e partis se ili nets? eh kjjo parti duhet me u shkrie si parti hajdute ndoshta para zgjedhjeve duhet me u shti ne burg iliri me shptu vendin dhe pastrue politiken..saper kete gjoshen kjo nuk asht vecse nji ushtare e bindun e ilir mets qe ban vetem me pastrue shpin sesa per politik asht katastrof dhe te injoron vendin me t’perfaqsue nje politikane e tille turp per shqipnin.

  2. Europe says:

    Eshte vertet nje manikin ,qe zbaton urdhera .

  3. Kariz Matik says:

    E po ku do tregohet fukaralleku i retorikes profesioniste. Ne vetem dy fjali standarte ka permendur pese here fjalen “mirepritje”. Ec e thoni po deshet qe s’i kemi buzekuqkat e politikes me pupla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje