Në mbledhjen e fundit të KLD-së, Gjin Gjoni ka shkëmbyer disa replika me Aludin Malajn.
Debati u parapri nga një kërkesë e depozituar nga Malaj në KLD, një ditë para mbledhjes së 7 marsit 2016. Përmes saj, Malaj kërkonte që anëtari Gjin Gjoni të mos merrte pjesë në votimin ndaj tij, për shkak të ekzistencës së një konflikti interesi.
Në mbledhje, gjyqtari Gjoni është shprehur se pretendimet e Malajt nuk qëndronin dhe se kërkesa ishte pa shkaqe ligjore. Me të njëjtin arsyetim, në të njëjtën mbledhje, Gjoni nuk ka pranuar të votonte një raport të inspektoratit të KLD-së për vlerësimin e punës së Malajt në krye të Apelit.
Debati është zbardhur nga Panorama.
Alaudin Malaj: Ju falënderoj, zoti President, edhe juve zotërinj të KLD-së. Para se ta marr fjalën, unë faktikisht i kam paraqitur një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë për përjashtimin e zotit Gjin Gjoni nga kjo mbledhje. Meqenëse është kërkesë paraprake e imja, ju lutem dua të di a do të marrë pjesë zoti Gjin Gjoni në votimin tim apo jo?! Bujar Nishani: Po, zoti Gjoni, urdhëroni!
Gjin Gjoni: Atëherë, zoti President, unë jo nisur nga kërkesa e zotit Alaudin Malaj, sepse zoti Alaudin Malaj e di shumë mirë se çfarë kërkesash ka bërë dhe ku i ka nisur kërkesat e tij, kërkesa bazuar në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, në ligjin “Për organet kolegjiale”, në Kodin e Procedurës Administrative, e cila është një kërkesë e paligjshme, edhe po t’i referohesh kërkesës është akoma… kandidati, zoti Malaj, nuk e di që ka ndryshuar Kodi i Procedurave Administrative dhe i referohet ligjit të vjetër të Kodit të Procedurave Administrative, dhe nuk e di që ka një ligj të ri për mosmarrëveshjet administrative dhe për Gjykatën Administrative… Ja një minutë. Se e drejton Presidenti. …në mënyrë që të vazhdojë të shkruaj nëpër televizione dhe gazeta e të çojë informacione ditë për ditë, sa herë të ketë nevojë dhe të marrë edhe miqtë e mi se çfarë të botojnë dhe çfarë mos të botojnë. Unë, që të mos paragjykohesh, por jo për shkaqe ligjore dhe të uroj, të them të drejtën, jetë të gjatë dhe punë të mbarë edhe me gazetat që furnizon me material. Heq dorë dhe nuk marr pjesë në votim, por pjesën tjetër e shqyrton Presidenti i Republikës, nëse duhet të qëndroj në sallë apo jo. Faleminderit!
Alaudin Malaj: Një sqarim vetëm, zoti President. Unë ia kam marrë dorën, kam një 3 vjet që dëgjoj vetëm nga këto historirat, akuzat, kundërakuzat e historira të tjera. Unë kërkesën ia kam paraqitur Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të gjithë anëtarëve të KLDsë, pa përjashtuar askënd dhe e kam bërë publike kërkesën time për zotin Gjin Gjoni për këtë mbledhje. Më vjen keq sepse po ta shohësh kërkesën, kërkesa ime është fare e thjeshtë, është fare normale, fare administrative dhe ka të shprehur vetëm ligjshmërinë. Unë po të isha, nuk do të merrja kurrë pjesë, as s’do të bëhesha pjesë e debatit me askënd, as me zotin Gjin Gjoni, në qoftë se do të ishte në dorën time.
Bujar Nishani: Dakord, atëherë pas kërkesës së bërë nga zoti Alaudin Malaj, zoti Gjin Gjoni heq dorë me vullnetin e tij për të qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes në emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjithsesi, pretendimet e zotit Gjoni gjithashtu janë prezente në mbledhje. Unë do t’i kërkoja me mirëkuptim zotit Gjoni që, për të eliminuar çdo lloj situate psikologjike ndoshta, të qëndronte te zyra e kryetarit, deri sa të mbarojmë. (Zoti Gjoni del nga salla e mbledhjes.) …
Alaudin Malaj:(Gjatë paraqitjes së platformës së tij si kandidat për kreun e Apelit). Edhe një gjë tjetër, unë zoti President kam qenë kohët e fundit i akuzuar nga ILDKP-ja lidhur me pasurinë time. Ta sqaroj këtu me dy fjali. Nuk dua ta zgjas shumë. Kur bëri kallëzimin ILDKP-ja, unë s’kisha fare dijeni, nuk isha takuar asnjëherë. Ishte një rrugë ekstraligjore, ekstraadministrative. Të gjithë janë thirrur në ILDKP, kanë dhënë shpjegime, pastaj u është bërë kallëzimi. Rasti im ishte tipik hapur direkt në media, thjesht për të denigruar figurën time. Gjithsesi, e mora me qetësi. Do t’u kërkoj të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë që ta marrin me qetësi kur të bëhet kallëzimi për pasuritë e tyre. U paraqita pranë organeve të hetimit, me një hetim 4mujor. Nuk u hetova vetëm unë, u hetua edhe gjyshi im dhe mbas kësaj u vendos pushimi i çështjes. Sot që flasim bashkë, unë s’isha dakord me pushimin e çështjes për dispozitën ligjore që është pushuar çështja. Sot që flasim bashkë, Gjykata e Rrethit Durrës ka pranuar kërkesën time dhe është pushuar çështja ime, sepse fakti s’ekziston. Por çfarë do të thotë mes nesh fakti s’ekziston? Mes nesh fakti s’ekziston do të thotë se kallëzimi që është paraqitur ka qenë totalisht joreal dhe i pavërtetë. Kështu që e ndjeja këtë të nevojshme t’u diskutoja juve dhe përpara se… në qoftë se ju do të keni ndonjë dyshim lidhur me këtë, unë jam gati të përgjigjem para Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pastaj të votohet për mua për kryetarin e gjykatës. Kaq kisha. Faleminderit!
Lao, se keshtu te therrisnim ne shkolle ne juridik, kur mora vesh vite me pare qe ti ishe bere gjyqtar dhe kishe bere karriere sa nuk me ra qielli ne koke. Ti ke qene nje vcope gdhe qe pesat mezi i merrje ne fakultet dhe kokrra e kumarxhiut e pijanecit. Kushedi sa vendime idiote ke dhene sa njerez ke marre ne qafe dhe sa para u ke vjedhur. Po dhe Gjini nuk mbetet prapa. Keqardhje per te gjithe ne shqiptaret.
lao i keq?? lao burr i mire more, vjedh lek dhe here pas dhe e paguan tavolinen jo si ca te tjere. sa per idiot normal qe ska si te jet ndryshe. se mire qe ka mbaruar me 5, por edhe ne shkoll eshte futur me mik
po fajin r ka iliri qe te mbron se do ishe ne burg tani, se nuk dije te justifikoje ato pak 1 milion euro qe te gjeti ilkdp
Per Informacion te sakte: Gjin Gjonin e sheh disa here ne vit ne Barcelone sebashku me gruan por edhe vetem neper ambjente te shtrenjta sa dhe vete spanjollet e kane “zili”. Nje investigator spanjoll sebashku mik me nje shqiptar qe jeton nga 1996 ne Barcelone kane disa vite qe i bejne Video e Foto Gjinit dhe gruas se tij (per te cilen kane shkuar edhe ne Gjermani per materiale rreth saj ne periudhen para njohjes e lidhjes me Gjin Gjonin), si sillen e si jetojne dhe sa shpenzojne. Vertete nje Mafie shqiptare ngado t’ja nisesh te shohesh Video_t e Foto_t, nje Mafie e prodhimit: MADE IN SALI BERISHA.
Per Informacion te sakte: Gjin Gjonin e sheh disa here ne vit ne Barcelone sebashku me gruan, por edhe vetem neper ambjente te shtrenjta sa dhe vete spanjollet e kane “zili”. Nje investigator spanjoll sebashku mik me nje shqiptar qe jeton nga 1996 ne Barcelone kane disa vite qe i bejne Video e Foto Gjinit dhe gruas se tij (per te cilen kane shkuar edhe ne Gjermani per materiale rreth saj ne periudhen para njohjes e lidhjes me Gjin Gjonin), si sillen e si jetojne dhe sa shpenzojne. Vertete nje Mafie shqiptare ngado t’ja nisesh te shohesh Video_t e Foto_t, nje Mafie e prodhimit: MADE IN SALI BERISHA.
Degjojeni me kujdes kete Gjinin se ka dale nga Plepat ku dikur ne nxirnim kaptera dhe oficere rezerve.
Ndonje qe u servilos shume,u be edhe “kuader i rendesishem”
DY KRYEHAJDUTET PO BEJNE DEBAT SHOW ………………….
Që të dy burra të ndjerë,që të dy për të dhjerë,xhin xhoni me kandilin magjik aladini me ibrik,janë të pasur ore mik.Mirë bëjnë që tallin bythën me ne ,se në krye kanë o turakun e Saliut ,nishanin Bujar ,,,!
Po këtu pse nuk e botoni,,,,,,,,,,,,,?kom tim,,,,,,,,,,,,,,???????
Kur degjoj kete Alaudinin qe zihet me Gjin Gjonin, bindem 100% se vetem reforma ne drejtesi do ti heq keta dy te paafte. Njeri, si Alaudini komplet i paafte dhe skafist ne Vlore ne 97, dhe Gjini, nje njeri qe nuk di te shkruaj as merin e tij. SHBA, te lutem bej reformen ne drejtesi. Alaudini duhet te iki sesben, bashke me kete plehren tjeter!