Berisha, kampion i konceptit fisnor të grabitjes së shtetit, reforma do ta "eleminojë"

31 Korrik 2016, 09:22Politika TEMA

Nuk ka asnjë vend tjetër në Europe ku shteti të ketë pasë rënë në gjendjen që ndodhet sot shteti shqiptar. Dhe kjo sigurisht që ka arsyet e veta objektive dhe subjektive.

Demokracia nëpërmjet votës i gjeti shqiptarët të papërgatitur në vitin 1991. Ishin të shtypur, të varfër por të dhënë tërësisht pas botës perëndimore. Mëse 70 përqind të shqiptarëve tentonin të shkonin në Europe dhe Amerikë të lebetitur nga shteti i tyre armiqësor deri në fund me ta. Komunizmi shqiptar ishte krejtësisht një feudalizem ushtarak diskriminues, që vinte si pushtet politik, tërësisht nga patriarkalizmi barbar shqiptar dhe nga koncepti fisnor zonal.

Rënia e komunizmit nuk e eliminoi dot patriarkalizmin shqiptar si koncept në ndërtimin e shtetit, i cili tani nuk do mbahej më me anë të forcës së ushtrisë, policisë sekrete dhe burgut masiv, por me anë të forcës së parasë.

Por, ku do gjendej Paraja?

Sigurisht nëpërmjet korrupsionit shtetëror. Sërish, edhe parasë, i erdhi në ndihmë sëmundja e vjetër antishtet: koncepti fisnor, por tani në ndihmë të fitimit të parasë që duhet të lindë pushtetin politik. Dhe nga ky koncept fisnor korruptiv dallojnë shkoqur dy figura të errëta: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të dy të anatemuar shoqërisht sot, por që të dy brenda karakterit fisnor të drejtimit dhe grabitjes së shtetit.

Kampioni i parë i korrupsionit shteteror sipas konceptit fisnor, ishte Sali Berisha. Kudo me “kreshnikët” e zonës së tij, ai e pushtoi tërësisht hapësirën administrative, financiare dhe policore të Shqipërisë gjatë gjithë kohës që ka qenë në pushtet.

E njëjta gjë edhe me Ilir Metën. Kudo ky, në administratë, ka një koncept fisnor zonal, që drejton korrupsionin. Parti fisnore zonale që grabisin popullin dhe blejnë ose grabisin votat. Dhe, brenda këtij koncepti fisnor, po ta shohësh me vëmendje, vjen dhe ngrihet e gjithë piramida e korrupsionit dhe krimit të organizuar sot në Shqipëri.

Kjo në fakt është gjendja e sotme: koncepti fisnor zonal përbën epiqendrën e dy grupeve kriminalë në drejtimin e shtetit: Berisha – Meta.

Por këta janë në fakt edhe penguest e mëdhenj të Reformës shqiptare, edhe të akuzuarit e mëdhenj për simbiozën midis krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror.

Qe te dy janë drejt eliminimit ligjor.

Reforma në thelb është kundër tyre dhe këtë e dinë edhe ata. Kjo është arsyeja e aleancës së tyre të spikatur sheshit tani, por që nuk mund të ketë sukses, sepse Reforma drejtohet nga forca amerikano – europiano-perëndimore. Dhe reforma do të kryhet, dhe nuk do të ketë asnjë lëshim për taboret e krimit te organizuar në Shqipëri. Prandaj, Berisha dhe Meta janë të likuiduar.

Por, a do të vijojë koncepti fisnor lokal në organizimin shtetëror shqiptar?

Kjo Reformë pikërisht këtë ka në substancë të saj: eliminimin tërësor të simbiozëz korrupsion – shtetëror dhe krim – i – organizuar. Triumfi i Reformës, stabilizon për here të parë shtetin shqiptar jashtë konceptit fisnor zonal në Shqipëri, i cili ka ecur sipas lidereve, nga Mati në Labëri, dhe, nga Labëria në Tropojë e në Skrapar, në ecurinë e dhimbshme të shtetit abuziv dhe të padrejtë shqiptar.

Në fakt ky fenomen, që ndërkaq po mposhtet, nuk ka qenë deri tani vetëm një fenomen subjektiv, por ka qenë më shumë edhe një fenomen objektiv. Në një artikull të spikatur, gazeta New York Times, e ka analizuar këtë fenomen të konceptit fisnor në Shqipëri, që në vitin 1911. Edhe albanologët e mëdhenj gjermane e kanë vënë në dukje këtë fenomen shqiptar fisnor në funksion të organizimit shtetëror të shqiptarëve.

Tani jemi në mposhtjen reale të këtij fenomeni. Gushti i këtij viti ngre siparin për shtetin modern dhe të drejtë shqiptar. Të gjithë duhet të bashkohemi me këtë ndërmarrje të madhe.

11 komente në “Berisha, kampion i konceptit fisnor të grabitjes së shtetit, reforma do ta “eleminojë””

  1. Pa parti says:

    Pjerdh se lirohesh o avokat . Ngele tu servilos rames per nji post qe s do e marresh kurr

    1. JO PA PARTI,POR TI KE NGERNE CORBE SHQUPI E GATUAR NGA SUPERKRIMINELI SALI BERISHOVIC GJER TE KA PLASUR BYTHA!O MJERAN!

    2. babo says:

      LSI dh e Sali BErisha jane kanceri – terapia e vetme efikase eshte Reforma ne Drejtesi pike per pike sic eshte shkruajtur nga SHBA-BE.

  2. vjollca. says:

    Po ti zoti Ngela përse bën sehir tash 25 vjet meqë I dini këto fakte ju në politik jeni edhe avukat

  3. andromeda says:

    Më mirë vonë se kurrë avokat. Dikur i bëje temena shpellarit deri ditën që të flaku nga PD-ja. Një shqiptar i mençur nuk do priste t’ia impononin të huajt reformën në drejtësi e të vendosnin gurin e themelit të shtetit ligjor. E kemi pritë prej kohësh që kjo të ndodhte por me shpellarët Berisha-Meta kjo s’mund të realizohej dhe ti i analizon bukur shkaqet, por s’kuptoj se si mund ti rrëshkiste Ramës dhe taborrit të tij intelektuar (dhe ti incluso) që ta kishte bërë këte qysh në krye të herës, qysh se e mori pushtetin me një milion votat. Sovrani ia dha pikërisht që të laheshin hesapet me të shkuarën e një qeverisje kriminale, por Rama thoshte asokohe, ç’punë kam unë me drejtësinë, kryeministri merret me qeverisjen. Dhe muhabeti u trash për tre vjet, gjatë së cilës kohë Berisha-Meta i ujdisën punët që të zaptojnë pushtetin legjislativ dhe të mbrojnë ato ç’ka i kishin vjedhur këtij populli për 20 e ca vjet. Ndaj, them unë, shqiptarët janë të trashë dhe i shikojnë punët sot për sot dhe jo me perspektivë. U ndesh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të lëviznin ujrat e qelbur të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

  4. andromaqi says:

    Më mirë vonë se kurrë avokat. Dikur i bëje temena shpellarit deri ditën që të flaku nga PD-ja. Një shqiptar i mençur nuk do priste t’ia impononin të huajt reformën në drejtësi e të vendosnin gurin e themelit të shtetit ligjor. E kemi pritë prej kohësh që kjo të ndodhte por me shpellarët Berisha-Meta kjo s’mund të realizohej dhe ti i analizon bukur shkaqet, por s’kuptoj se si mund ti rrëshkiste Ramës dhe taborrit të tij intelektuar (dhe ti incluso) që ta kishte bërë këte qysh në krye të herës, qysh se e mori pushtetin me një milion votat. Sovrani ia dha pikërisht që të laheshin hesapet me të shkuarën e një qeverisje kriminale, por Rama thoshte asokohe, ç’punë kam unë me drejtësinë, kryeministri merret me qeverisjen. Dhe muhabeti u trash për tre vjet, gjatë së cilës kohë Berisha-Meta i ujdisën punët që të zaptojnë pushtetin legjislativ dhe të mbrojnë ato ç’ka i kishin vjedhur këtij populli për 20 e ca vjet. Ndaj, them unë, shqiptarët janë të trashë dhe i shikojnë punët sot për sot dhe jo me perspektivë. U ndesh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të lëviznin ujrat e qelbur të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

  5. MeteH says:

    Bravo Avokat.Saliu dhe Likja jane e keqa e madhe e krtij vendi qe tashme po mbrojne njei-tjetrin me dhembe te shternguara.Ndaj ata po hedhin vickla per ta sabotuare ate.Kjo reforme duhej bere e para sipas jush dhe Rames,por nuk u pranoi Meta juve si Min.Drejtesie pasi ju qe diten e pare do kerkonit te behej kjo reforme.Por a do ishte momenti i duhur?Kete duhet te na shpjegoni juve.A do pranonte SB,LB,LIKJA.Po faktori nd/kombetar a ishte i pergatitur sa sot?Mendoj se E.Rama gjeti kohen dhe partneret per ta mbeshtetur.Pra treshja po i bie murit me koke.E neqoftse do u sekuestrohet pasuria e paligjeshme kjo do e gezoi pa mase popullin e varfer shqipetar.Por merit keni dhe ju qe po e mbani me shprese popullin duke shkruar vazhdimisht ne gazeten TEMA SHUME TE DASHUR PER NE

  6. Zara says:

    Drejte e ka avokati, keshtu eshte historia dhe realiteti shqiptar. Por une dote shkoja njecik me tutje. Edhe nje pjese e popullit shqiptar ka faje per kete situate. Duke zgjedhur rruge te lehta per te jetuar, dhe duke gjetur bashkejetesen me te keqen si shpetim.
    Shqiptaret duhet te nxjerrin mesime dhe te perpunojne nje strategji per te ardhmen, qe Shqiperia te mos bjere me ne kete batak injorance dhe korrupsioni. Tani per tani zgjidhja eshte gjetur me mbikqyrjen e nderkombetare, qe per mua duhet te vazhdoje gjate.
    Shpetim do shikoja edhe hapjen e kolegjeve dhe shkollave te mirefillta perndimore, ne menyre qe kultura perendimore te ngulitet tek brezat e rinj qe do te cojne perpara vendin.
    Shqiptaret duhen te lene allishzhverishet e ti kthehen punes , librit dhe studimit. Kjo do ta evropianizoje vendin, per te cilin ka AQ shume nevoje.

  7. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016

  8. Spartaku says:

    Avukat Ngjela pershendetje! Kete here ke shkruar shume here me mire dhe sakt.Te gjitha shkrimet i ke bere mire,ti kane pranuar te gjithe progresistet,te kane falnderuar.Por sot,dhe jo vetem sot,ke folur shkoqur dhe kaq HAPUR,pa dorashka,sa Berishes,Bashes,dhe Metes u jane dridhur leqet e kembeve,pasi reforma ne drejtsi,eshte shpata e SAMURAIT mbi kokat e tyre.Te lumt avukat.Je trim,nuk te trembet syri,as nga bandat mafioze te Saliut,as te Bashpiderastit,e as Metesdredharakut.Vazhdo te na shkruash.Mos degjo gojet e liga,se ato i sponsorizon Berisha,Basha,Meta.

  9. Arturi says:

    Gusht, grusht – thote populli. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje