Analiza e "Shekullit" të Kokëdhimës: Arsyet e ndarjes me Ramën!

1 Gusht 2016, 09:46Politika TEMA

Gazeta Shekulli në pronësi të botuesit Koço Kokëdhima ka publikuar sot një analizë të gjatë ku shpjegon arsyet e ndarjes së ish-deputetit socialist me kryetarin e PS, njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama. Arsyet sipas gazetës janë, divergjencat e mëdha për reformimin e PS-së dhe legalizimi i kanabisit.

Reformimi i PS-së dhe përplasja me Ruçin

Në mungesë debati dhe interesi nga lart, Kokëdhima e zbatoi modelin e tij reformues në Vlorë, domethënë në bazë. Gjë që krijoi në mënyrë të paevitueshme përplasje. Por përplasja Kokëdhima-Ruçi më kot u interpretua si një ambicie e supozuar e Kokëdhimës për postin e Ruçit. Lidershipi i PS-së mendoi ta likuidonte platformën dhe reformën e Kokëdhimës, pa bërë zhurmë, pa bërë transparencë, domethënë pa debat në parti që mos t’u bëheshin “reklamë” tezave të Kokëdhimës. Teza vërtet “subversive”. Janë gjithë këto elemente divergjencash të njëpasnjëshme që e bënë çdo ditë e më të dukshëm hendekun ideologjik midis kryetarit të PS-së, Rama, dhe Kokëdhimës.

Prekja e Kushtetutës, përplasja më serioze Kokëdhima-Rama

Nuk është sekret se mandati i Kokëdhimës u godit politikisht dhe aspak juridikisht. Në këtë goditje pas shpine që iu bë atij, nuk është e ndaluar të mendohet se rolin kryesor mund ta ketë luajtur lidershipi i PS-së. Kur e gjithë Shqipëria e pranon sot se e gjithë drejtësia është nën influencë politike, përsa Gjykata Kushtetuese do t’i kish shpëtuar një mëkati të tillë?

Debarti për reformën në drejtësi

Debati i fundit, përplasja kryesore dhe më serioze nga gjithë të tjerat mes Ramës dhe Kokëdhimës, është për mua ai mbi Kushtetutën. Nuk është e pamundur që për shkak të këtij debati është larguar edhe më shumë Kokëdhima nga Rama, ose anasjelltas. Sipas Kokëdhimës, u cenua Kushtetuta në favor të të huajve nën petkun e reformës së drejtësisë.

Ashtu siç ndodhi më parë me plehrat, me armët kimike, me kanabisin, kështu i ka ndodhur fare thjesht Kokëdhimës me kryetarin e PS-së edhe në rastin e reformës në drejtësi. Por në debatin mbi këtë reformë, Kokëdhima nuk ka deklaruar kurrë se ajo nuk është e nevojshme.

Ashtu siç është i pathemeltë e i pavërtetë dhe pohimi se ka një bashkërendim të sinkronizuar e të supozuar midis Kokëdhimës, Metës dhe Berishës kundër Ramës në reformën e drejtësisë. Kur Kokëdhima, Berisha (që gjithmonë ka kërkuar skalpin e Kokëdhimës) dhe Meta, u gjendën në të njëjtën llogore në dosjen e armëve kimike, pse askush nuk pa aty asnjë komplot? Në të njëjtën mënyrë, tre politikanë që s’janë të së njëjtës parti mund të ndajnë fare mirë të njëjtin opinion mbi disa aspekte themelore të reformës në drejtësi.

Legalizimi i Kanabisit

Në fillim të verës 2014, Rama kryen të famshmin operacion militaro-policor kundër Lazaratit. Ndryshe nga afera e armëve kimike, kësaj here kryeministri ka me vete opinionin. Cili guxon dhe i thotë sërish jo? Kokëdhima. I vetëm fare, si një eremit në shkretëtirë, ai vazhdonte me të tijën. Ishte gabim fatal, krim kombëtar, sipas tij, t’i bihej me shqelm asaj që mund t’i jepte sovranit popull me miliarda euro dhe me mijëra vende pune nga eksporti shtetëror i një bime që blihet shumë nga vende të pasura, të cilat e fusin në ciklin e prodhimeve farmaceutike.

20 komente në “Analiza e “Shekullit” të Kokëdhimës: Arsyet e ndarjes me Ramën!”

  1. ali qyteza says:

    Kjo eshte nje paraqitje e ftohte e te gjitha fakteve (Kokeforta ka thene dikur Balzaku) te kesaj marredhenie midis Kocos dhe Rames. . Kronologjia e te gjitha ngjarjeve qe pervec “Burimit” , dhe te gjithe analistet e tjere, me dhe pa floke, mund ta shihnin dhe ta paraqisnin. Nuk u mungojne aftesite, por profesionalizmi dhe paanesia. Askush nuk eshte i interesuar te nxjerr te verteten, sepse kane interesa per te bere te kunderten, ta shtremberojne ate.

  2. anna says:

    Ana Xhei Liku analiz me fakte dhe ne hart kohore te sakte, percillet qart sesi idealet dhe perzgjedhja e zgjidhjeve me te mira jane vene ne funksion te popullit dhe vendit, ka dal hapur cdo here ne vendimet te cilat konsiderohen jo te mira. Si sulmi ndaj lazaratit ku mund ta perdornim si logjistik biznesi ne perdorim te kanabisit faraceutik, miliona te ardhura te parashikuara, si per koncesionin e rinasit qe ishte kundra ja doli dhe aferat e tyre, si iden dhe reformimin e struktures politike te ps prap idea e tij e cila doli te jete e domosdoshme, e asnje tjeter si ai nuk diskuton haptazi pradaj nga ‘injoraca’ sulmon.. E shume veprime te tij, qe pakuptuar populli apo vendi do eci drejt ketyre mendimeve dhe ideve te hartuar nga Kokedhima

  3. Ona says:

    epo me ne fund nje analiz e qarte dhe e duhur. Per mediat dhe gjithe lexuesit. Se deri dje thonit Rama ben si te doj Kokedhima, keq bashk e keq jo. Vizioni dhe cdo veprim dhe fjale e then nga Kokedhima , po e tregon koha sa te drejt ka. Respekte

  4. Kjo eshte me te vertet “Analiza e “Shekullit””, per te qartesuar ceshtjen me te diskutuar dhe shtremberuar te momentit. Ka nje analize per te gjitha gjerat qe kane ndodhur, qe duhet te jepen fakte per te kunderten, dhe jo llafe kot. Jane miq apo s’jane, kane prishje interesash te fshehte apo jo? Kur te kundershtohen qendrimet e Kokedhimes me “te verteta” te tjera, atehere mund te flasim per prishje pazaresh.

  5. a.f. says:

    Nuk mbrohen dot qelbesirat nga disa komente mercenaresh. Kokedhima eshte kontigjent i krimit dhe e ka vendin pas hekurave!

  6. asd says:

    “Shekulli” i vjedhjeve.

  7. Proletari says:

    Gjithecka ka bere KK ka qene teresisht ajo qe trubetojme per 25 vite .crrenjosja e oligarkeve . Baroneve qe u bene te tille pasi lane bagetite e filluan me parcelat e monopolizuara nuk u pelqeu kjo gje .u hiqte miljonat pushtetin . U cenonte egon e bosit termeteve me shoke. KK do jete jo vetem deputet p.o. dhe super fitues ne kete qark.

  8. aleko says:

    kokedhima nder te paktet biznesmes serjoz e vizionar qe ka vendi.e ka treguar vetenne mjafte ceshtje delicate kur demonet e politikes shqipetare merrnin vendime qe binin ndesh me interest e shtetit Sovran shqipetare…

  9. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Kokdhi, po ullumet qe bet me Ramiun per Himaren kur do ti nxjerresh?

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      “zullumet”

  10. Wow says:

    Eshte fakt se figura e Kocokodhimes ne PS vetem dobesoj rezultatet e zgjedhjeve, sidomos ne Sarande ne vitin 2013 ps ne Sarande u rrezikua seriozisht vetem e vetem se mori pjese nje figure e bastarduar dhe unclear.

  11. Erisa says:

    Z.Kokedhima eshte nje njeri me gjykim te drejte dhe te hapur.Tani po e kuptojne te gjithe searsyetimi i tij ishte i drejte.PS duhet te jete gjithmon e bashkuar dhe me vizione te qatra per te ardhmen.

  12. Celino says:

    Faktet jane kokeforte dhe kete radhe flasin per Kokedhimen! Ne Sarande rezultati ishte 5 me 0, fal Kokedhimes. I beri “manita” te gjithe kundershtareve, nga te gjitha krahet.

  13. sokoli says:

    Kocua ua beri 5 me 0 ne Sarande. Fal tij u arrit nje rezultat i shkelqyer.

  14. Moisi Golemi says:

    Kokedhima eshte biznesmen. Dhe si i tille, nuk ka skrupull. Eshte edhe politikan, se fundmi. Dhe si i tille, nuk ka skrupull. Pra, po diskutohet per dike qe nuk ka skrupull dyfish. Pra, kot, hic, zero vlera si njeri.
    Pregatitu Kokdhim, se do e ndashe qeline e burgut sebashku me Meten.

  15. Askushi says:

    Koco ti po me frymezon shum sidomos me kohen E dudhes Enverit .kishte ca filma te bukur ne ate kohe ti Koco duhet ti mbash ment si filmi mesonjtoria kur ishte ai lypsari e thot (mishi tretet kocka mbetet )e kerkonte lemosh pastaj thoshte nuk e helmoj Stefan Bardhin e kam vedha .ose nje filem tjeter shqiptar Pjeter mos me mer ne qaf o Pjeter ,dhe ai i thot memecit i erdhi goja . Ta edhim ne vot me ke nqjan ti idhe ne vot te deputetet e sarandes me ke nqjon ti se po ta edhesh ne Vlor .Vlonjatet me nje qind firma do thon se ti nqjan me Soll Lilin . Kurse ai tjetri qe ke ne kra nqjan me Robert cumcakezin .po te pakten Roberti punon ,ta dish ti e te tjeret po beri shuren roberti ne mal ju te tjeret me vrap shkoni ne fush ta mbushni goden bile dhe ziheni me njeri tjetrin kush ta mbushi i pari ta pij kaq shum po zieni ju sa po beni dhe popullin xhelos se nuk po i lini as nje pik ,ska qje duron populli pijeni ju pijeni ju befte mir,po doni ndonje fazolet ja u jep populli te fshini buzet.po shyqyr qe eshte Roberti shpirt mir se te ishte Amzaji ,se ata te Amzahit e han me lug vjen pak er po e han nuk bejne naze ju jeni me mir se jeni me te kulturuar me got ok Soll lili ok pijeni popullit mos i jepni nga ilaci i Robertit pijeni ju befte mir e trimat e Soll lilit

  16. aqif tahipi says:

    Koqoja e zgjodhi vete se kujt drejtimi polituik i perket .Eshte bashkuar me salen dhe meten kunder ps dhe rames.Nuk kemi pse mos ta shohim me sy kritik kete rreshtim antireforme +antizhvillim te ketyre politikaneve.Eshte zgjedhja e tyre per interesa politike dhe personale. Prandaj demokracia eshte e vlefshme pasi ka zgjedhje te ndryshme ,ne kete rast rama dhe ps ka zgjedhur krahun pro amerikan dhe pro be .Shumica e njerezve e thjeshte mendojne se vetem nderkombetaret (shba dhe be)mund ta permbysin nga rrenjet korrupsionin ne drejtesi ,ekonomi dhe ne krejt sistemin politik.

  17. Moisi golemi ne fund tradhetoi. Por “Skenderbeu” ishte dhe eshte zemergjere. Do ta fal prap tradhetarin.

  18. Bledi says:

    Po lereni kocon ne pune te vet SE NUK ja Ka falur njeri keto QE ka

  19. Kristi says:

    Me ne fund nje analize e drejte dhe shpjeguese mbi ceshtjen e momentit! Nuk ka me shtremberime,kjo eshte e verteta.! Reformimi i PS Vlore nuk u pranua nga shume anetare sepse kerkonin te vazhdonin te ishin akoma te perkedhelurit e sistemit. Si rrjedhim ju sulen Kocos per ti heq mandatin,pra PS nuk i dha mbeshtetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje