Standardi i dyfishtë i Infatinos, mbështet Katarin për ‘One Love’ por pozon me shiritin e gjithëpërfshirjes

24 Nëntor 2022, 17:01Sport TEMA

Standardi i dyfishtë i Infatinos, mbështet Katarin për ‘One

Shiriti i kapitenit ‘One Love’, që simbolozon gjithpërfshirjen sëbashku me homoseksualitetin, është bërë një temë e gjërë diskutimi në Botërorit e Katarit. Kjo sepse vendi arab nuk e lejon dhe për këtë shumë kombëtare janë kundër. Duke qenë se u kërcënuan nëse e mbanin dje Gjermania bëri një tjetër gjest. Duke mbyllur gojën si mesazh për FIFA-n që mbështet Katarin në këtë çështje.

Mirëpo një foto e publikuar dje teksa luhej ndeshja mes Gjermanisë dhe Japonisë ka bërë shumë përshtypje.

Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser iu bashkua nismës “OneLove” dhe për këtë arsye kishte vendosur shiritin në ndeshjen debutuese të “Pancerave”. Por ajo që bëri pështypje ishte se presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pozoi me ministren duke sinjalizuar shiritin.

Një qëndrim që ka ngritur menjëherë një valë kritikash ndaj Infantinos për standardet e dyfishta që ushtron, si censor i nismës në cilësinë e presidentit të FIFA-s dhe si mbështetës i saj si (gjoja) qytetar i thjeshtë.

 

Lini një Përgjigje