Vendosin rezervat, Spanja dhe Gjermania ndajnë nga një pikë

27 Nëntor 2022, 21:56Sport TEMA

Vendosin rezervat, Spanja dhe Gjermania ndajnë nga një pikë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e ditës me Spanjës dhe Gjermanisë.

Alvaro Morata dhe Niklas Fullkrug, të dy të ardhur nga stoli, ishin autorët e golave për ekipet respektive, në minutat 62 dhe 83.

Me këtë barazim, Spanja ruan kryesimin e Grupit E, me 4 pikë, e ndjekur nga Japonia dhe Kosta Rika me nga 3, ndërsa Gjermania renditet e fundit, me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjesh.

Në ndeshjet e fundit të grupit, Gjermania do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Spanja me Japoninë.

Lini një Përgjigje