Messi do të transferohet në Inter Miami?

27 Nëntor 2022, 20:12Sport TEMA

Messi do të transferohet në Inter Miami?

Skuadra amerikane, Inter Miami, është në prag të transferimit të Lionel Messi-t.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte i lidhur me një rikthim në Barcelonë për të luajtur nën urdhrat e ish-shokut të skuadrës Xavi-it.

Por, sipas “The Times”, ai do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e MLS duke iu bashkuar ekskluzivitetit të David Beckham në fund të sezonit aktual (Beckham është pronar i Inter Miami).

Ylli argjentinas do të jetë futbollist i lirë në fund të sezonit kur i skadon kontrata me Paris Saint-Germain.

Kujtojmë që Messi është duke luajtur në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, Argjentinën, duke e kërkuar trofeun e vetëm që i mungon deri më tani.

Mbrëmjen e kaluar, ai shënoi një gol shumë të bukur në fitoren e Argjentinës me rezultat 2:0 ndaj Meksikës.

Ndërkaq, edhe me PSG-në, Messi po kalon momente shumë të mira, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 ndeshje në ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Lini një Përgjigje