Alibeaj: Berisha dhe Meta i janë bërë pengesë gjithë shoqërisë, po e mbajnë me furka Edi Ramën

10 Maj 2023, 09:31Politika TEMA

Alibeaj: Berisha dhe Meta i janë bërë pengesë gjithë

Enkelejd Alibeaj tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë oksigjeni që po mban në këmbë regjimin e Edi Ramë.

I ftuar në emisionin “Now” ai tha se Rama ka zgjedhur të quaj kundërshtar koalicionin “Bashkë fitojmë”, pasi ata i ka mundur disa herë dhe do i mundë sërish.


“Nëse sot ka një varg shpëtimi, oksigjen për Edi Ramën është dyshja Sali Berisha, Ilir Meta. Janë ata që i janë bërë pengesë gjithë shoqërisë dhe e mbajnë me furka Edi Ramën. Prandaj ai ka zgjedhur ata të dy si kundërshtarë. i mundi në 2013, i ka mundur dhe herë të tjera.


Është pikërisht kjo asfeksi e spektrit politik që do vazhdojë edhe në këtë situatë. Nëse ka një mënyrë për të rrëzuar regjimin, rrëzo arsyet e tij dhe arsyet se pse mbahet në këmbë regjimi i Edi Ramës Është vetëm te Sali Berisha dhe Ilir Meta”,-tha Enkelejd Alibeaj në Euronews Albania.

1 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Po tregon veten se nuk je për drejtues partie.Edi Rama do jetë atje sa të jeni ju që nuk keni haber se nga duhet filluar për ta rëzuar me voto Ramën.Nuk e mban Berisha dhe Meta Ramën por ai ka forca të mbahet vetë.Ju jeni për tu mbajtur me furka.Më vjen keq prisnja se do e filloje nga Saliu por po i ngatëron të gjithë sepse nuk je për politikan.Më 15 jep dorëheqjen dhe shiko ndonjë punë tjetër...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje