Alibeaj: Rama ka bashkëpunuar me Metën dhe Berishën për të asgjësuar PD-në

16 Prill 2023, 16:10Politika TEMA

Alibeaj: Rama ka bashkëpunuar me Metën dhe Berishën për

Kryetari i komanduar i PD ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.

Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Alibeaj tha se PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.

"Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon.

Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën.

Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh", deklaroi Alibeaj.

7 Komente

  1. d
    den

    O Alibej, ti vazhdon ne avazin e te pareve te tu. Per cfare blerje flet more . A ka njeri me mend ne koke te bleje PD jo vetem tani ku eshte katandisur por edhe me pare. Ju te blere keni qene qe ne nisjen tuaj.Ju keni qene e jeni te mbaruar. Per te ardhmen nuk di se cfare te them pasi edhe mund edhe te mos jeni fare si force politike. Ju keni qene e jeni KAP CA TE KAP ne te gjithe udhetimin tuaj si force, ndaj dhe jeni katandisur ne kete derexhe sic jeni. Nje force qe nuk pranon gabimet e saj qe nuk ben nje MEA KULPA te forte nuk ka shanse qe te mbijetoje. Nuk mbaj mend njehere te vetme te keni pranuar humbjen si nje force politike e pergjegjshme por gjithmone qe humbisni keni te njejten refren Na i vodhen zgjedhjet EDI RAMA. Tani keni dale ne nje version te ri qe doktori me me Meten e kane shitur PD tek EDI RAMA. Me fal ta them por vetem nje diletant ne politike mund ti thote keto marrina.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ten Siao Ping

      Po po Rama ju ka fajin at qendra mos luaj

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Lere Ramen zoti Alibej. E keqa e Partise Demokratike eshte Sali Ram Berisha , njeriu i Ramiz Alise dhe Xhelil Gjonit. Ai ka zbatuar platformen e tyre. Si ka mundesi qe nuk u hapen dosjet e Spiunave te Sigurimit ???? Si ka mundesi qe te gjithe Drejtuesit e P.D - se , kryetare , Antare Kryesie Deputete Ministra Prefekte , Ambadadore , Drejtues te Policise se Shtetit Prokurore Gjygjtare ishin Spiuna te Sigurimit te Shtetit qe i vuri Saliu ..?????.Si ka mundesi te gjithe katundaret e Saliut kapen te gjithe pozitat e Shtetit ?,,,,,????. Prandsj me njez te tredhur nuk behet as Partia dhe as Shteti . Pse veproi Saliy keshtu do e thote HISTORIA.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          O Ali Bej, betejen ti e ke me Sali Sheqere Vuk Berishen, jo me arumunin Edwin Kristaq Ramen.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Mesa dihet Rama ka bashkepunuar me Bashen per asgjesimin e LSI dhe ja arriten qellimit ne 2021

            Përgjigjjuni
            1. A
              AI

              As deputet nuk del mbas 2 vjetesh....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                O Alibej, ah sikur te mos ish ne P.D si shoku i Argites se Sali Kermes ....!!@@. Pranadaj nuk e ke besuseshmerine e plote. Berisha pefaqdon Anti Amerikanizmin , perfaqson Rusine , Serbine dhe Kinen . Njeriu i Saliu Spiuni Fevziu..etj. te fala Gjenerslit famekeq te 97 Spiujit Qukapiku Shaban Kade Memia Xhevdet Mehmeti i Llugajt ADN - ja e krimit boteror, nipi i Kadi Mehmetiy qe vra Bajram Currin. Maloket e Ssliut Spiuna e Kriminela shkatarruan Kombin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje